Kronikë
-
Tre lëvizjet e ditëve të fundit kundër grupit KÇK, nisma ligjore për hetimin dhe ndëshkimin disiplinor të abuzuesve shkon në Kuvend, KLGJ dhe KLP do ngrenë struktura për këtë detyrë
19 Dhjetor 2019, 10:09 -
Do vinin bombë në ndeshjen Shqipëri-Izrael, pushohet akuza për berberin i akuzuar si pjesëtar i një organizate terroriste
19 Dhjetor 2019, 10:06Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur të pushojë hetimet për Ergys Faslinë dhe Bekim Protopapa, shkodranët që u arrestua katër vite më parë si të dyshuar në skenarin për vendosjen e tritolit në ndeshjen e futbollit mes Shqipërisë dhe Izraelit, që do zhvillohej në stadiumin “Loro Boriçi”.
-
-
Shkrihen 'Krimet e Rënda'/ SPAK nis zytarisht detyrën, betohen te Meta 8 prokurorët (FOTO)
19 Dhjetor 2019, 09:56Struktura e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK) 'ndez motorët'. 8 prokurorët janë betuar mëngjesin e kësaj të enjte në Presidencë tek kreu i shtetit, Ilir Meta. Me ngritjen e SPAK janë shkrirë automatikisht Gjykata e Krimeve të Rënda dhe Prokuroria e Krimeve të Rënda pas 15 vitesh nga krijimi i tyre dhe në fokus të tij do të jenë hetimet pasurore të cilat do të çrrënjosin grupet kriminale duke ju bllokuar asetet.
-
-
Komuniteti rom në Sarandë në protestë: Bashkia ka lekë të zbukurojë qytetin, po për ne jo
19 Dhjetor 2019, 09:26Ata refuzojnë të kthehen në banesat e tyre tek ish-kinoteatri në Cukë pasi ato janë të dëmtuara në strukturë dhe ka filluar të bien copat e para të suvasë.
-
Nis punën Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar! Ndryshojnë tabelat, vulat e uniformat, por jo ndërtesa
19 Dhjetor 2019, 09:02Me 16 gjyqtarë dhe në të njëjtën godinë ku u dhanë vendimet për Krimet e Rënda për 15 vite me radhë, nis sot punën Gjykata e Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
-
'Tapë' në timon, përplasi për vdekje këmbësorin, arrestohet 33-vjeçari në Elbasan
19 Dhjetor 2019, 08:37Një aksident me vdekje ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Elbasan-Cërrik. Nuk dihet ende indetiteti i viktimës, ndërkoëhë që drejtursi i mjetit B.Q., 31 vjeç, është arrestuar nga policia.
-
Gjendet i prerë me thikë dhe i djegur pronari i një lokali në Korçë! Fqinjët: Ja bënë famijarët e ish-gruas, nuk i donte shqiptarët!
19 Dhjetor 2019, 08:30Pronari i një lokali në fshatin Mborje në Korçë është gjetur i pajetë nga bashkëfshatarët e tij rreth orës 07.15 të mëngjesit të sotëm. Flamur Duci, 45-vjeç është gjetur pranë lokalit të tij ky dyshohet se është vrarë nga dy persona që i kanë zënë pritë në afërsi të lokalit rreth orës 06:30 të mëngjesit të sotëm.
-
Njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
19 Dhjetor 2019, 07:41Temperaturat do të jenë me rënie në mesditë.
-
Kuvendi miraton 'anti-shpifjen'! Shoqata e gazetarëve tregon hapat e radhës: Do e dërgojmë në Gjykatën e Strasburgut
18 Dhjetor 2019, 22:07Protesta e organizuar paraditen e sotme nga disa shoqata gazetarësh përpara selisë së Kuvendit për të ndaluar miratimin e paketës anti-shpifje, nuk ka arritur të pengojë votimin e saj, nga 82 deputetë.
-
Fëmijët e kryeqytetit dhurojnë lodra për bashkëmoshatarët në Durrës dhe Thumanë, që u prekën nga tërmeti
18 Dhjetor 2019, 21:59Fëmijët e kryeqytetit janë solidarizuar me bashkëmoshatarët e tyre të zonave të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Qindra nxënës të shkollave të Tiranës i janë përgjigjur thirrjes së kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe kanë dhuruar një pjesë të lodrave apo pajisjeve të tyre mësimore për moshatarët e tyre në Durrës, Thumanë, Laç apo Lezhë.
-
Vidhet kabulli elektrik, shëtitorja e ‘Lungomares’ në Vlorë mbetet në errësirë! Dëmtohen edhe dekoret e fundvitit
18 Dhjetor 2019, 21:10Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur mbrëmjen e sotme përgjatë shëtitores së Lungomares në Vlorë. Persona të paidentifikuar kanë vjedhur kabullin e energjisë, duke lënë në errësirë shëtitoren e cila është mjaft e frekuentuar nga turistët.
-
Korçë- Prej 7 muajsh në kasolle, familja që u dëmtua nga tërmeti i 1 qershorit: Djali bashkë me familjen ikën te vjehrri
18 Dhjetor 2019, 19:42Banorët ne fshatin Floq të Korçës të prekur nga tërmeti i 1 Qershorit ankohen se ende nuk kanë marrë dëmshpërblimet për banesat e dëmtuara. Në total në fshatrat e Korçës u dëmtuan 75 shtëpi.
-
Me 80 vota pro dhe 9 kundër, Parlamenti emëron kreun e ri të AKEP
18 Dhjetor 2019, 19:29Tomi Frashëri është drejtuesi i ri i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, (AKEP).
-
Hiqen vizat për kinezët, tashmë mund të vijnë në Shqipëri vetëm me një pasaportë
18 Dhjetor 2019, 18:10Këshilli i Ministrave ka vendosur të heqë vizat për shtetasit kinezë. Vendimi është marrë në mbledhjen e zhvilluar mesditën e djeshme. Tashmë shtetasi kinezë i shtohen listës së vendeve që mund të lëvizin pa vizë drejt Shqipërisë, vetëm me një pasaportë.
-
Banesat me qira, qeveria përcakton procedurat e blerjes nga shteti
18 Dhjetor 2019, 18:01Me propozimin e ministrit të Financave dhe Ekonomisë, Këshilli i Ministrave vendosi dje të përcaktojë procedurat për blerjen e banesave në tregun e lirë, të cilat do të përdoren për programin e banesave sociale me qira.
-
-
KLGJ zgjedh gjyqtarët që marrin në dorë dosjen e bujshme pas 'shkrirjes' së Krimeve të Rënda!
18 Dhjetor 2019, 16:58Këshilli i Lartë Gjyqësor ka votuar caktimin për 18 gjyqtarët që do të jenë pjesë e Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar që nis nesër funksionimin. 5 nga gjyqtarët e caktuar u zgjodhën me stausin e përhershëm ndërsa 13 të tjerët janë të përkohshëm. Krijimi i kësaj gjykate mbyll përfundimisht funksionimin e Gjykatës së Krimeve të Rënda.
-
Faqja e njohur godet AMA-n dhe AKEP, u mbyll faqet dhe lëshon një mesazh të FORTË
18 Dhjetor 2019, 16:34Autorësinë e këtij veprimi e kanë konfirmuar vetëm administratorët e Anonymous Albania të cilët sqarojnë se ky vendim vjen në shenjë proteste kundër paketës së 'Anti Shpifje', që i jep të drejtën AMA-s që të bllokojë mediat dhe t'i gjobisë ato.