Kronikë
-
Policia britanike apelon për gjetjen e një adoleshenti shqiptar i cili rezulton i humbur prej 5 ditësh. Mario Bibaj është parë për herë të fundit në Hastings të shtunën me datë 6 gusht. 12 Gusht 2016, 19:49
-
Aksident në Itali, humbet jetën
12 Gusht 2016, 19:48
një 37-vjeçar shqiptar në RiminiNjë 37-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në Rimini për shkak të një aksidenti rrugor, pasi motori me të cilin po udhëtonte është përplasur me një makinë tip Volkswagen.
-
Asgjësohen 1884 rrënjë kanabis në
12 Gusht 2016, 18:22
Tiranë e Tepelenë,në kërkim autorëtNë vijim të operacionit kundër kultivimit të drogës policia ka asgjësuar ditën e sotme 1884 rrënjë kanabis të lokalizuara në Tiranë e Tepelenë.
-
Shkodër,banorët të traumatizuar për
12 Gusht 2016, 18:05
vrasjen e punonjësit të OSHEE-sëNjë ditë pas vrasjes së punonjësit të OSHEE-së, Zamir Velaj në fshatin Oblike të Shkodrës, banorët janë shprehur se ishte një fatkeqësi ajo që i ndodhi të riut. Sipas banorëve, Velaj ishte një person i qetë dhe punëtor.
VIDEO -
Gjirokastër, banorët në protestë: Të
12 Gusht 2016, 17:36
punohet në infrastrukturë e ujësjellësBanorët e Fshatit Golem në Gjirokastër kanë protestuar sot për mungesën e investimeve në këtë fshat. Ata kanë kërkuar nga Bashkia të investohet në këtë zonë pasi kanë probleme me furnizimin me ujë të pijshëm dhe infrastrukturën rrugore.
VIDEO -
Vdekja e të riut në Sharrë, shoferi
12 Gusht 2016, 17:24
i fadromës nuk kishte leje drejtimiBurime nga prokuroria pohojnë për Report Tv se drejtuesi i mjetit tip fadromë që akuzohet se aksidentoi për vdekje të riun nga Tropoja Ardit Gjokaj në landfillin e Sharrës nuk ka pasur leje për drejtimin e këtij mjeti.
-
ABI Bank me rritje pozitive në
12 Gusht 2016, 17:13
3-mujorin e dytë të 2016-ësTiranë, më 05. 08. 2016 - Banka Amerikane e Investimeve (ABI Bank) vazhdoi të mbajë një pozicion rekord në treguesit më të rëndësishëm të sistemit bankar në gjysmën e parë të vitit 2016. Ky është një vazhdim i rezultateve pozitive të tre mujorit të parë të këtij viti në mjaftueshmërinë e kapitalit, fitimshmërinë, dhe rritjen e depozitave dhe aktiveve të bankës.
-
Tetovë, shkrimtari s'e paguan të riun
12 Gusht 2016, 16:55
shqiptar për punën, i thotë: Do t'paditi“Miq dhe armiq. Të heshtësh do të thotë të bëhesh pjesë”, kështu e mbyll revoltën i dizenjuesi maqedonas Ilir Bajrami pasi tregon eksperiencën e tij të hidhur me shkrimtarin Arlind Farizi. Nëpërmjet një statusi në facebook ai tregon sesi një shkrimtar i punësuar edhe si profesor në Universitetin Shtetëror të Tetovës shmanget duke mos pranuar të paguajë detyrimet e tij ndaj punës së kryer. Sikur të mos mjaftonte historia zhgënjyese shkrimtari e ka kërcënuar atë se do ta padisë.
-
Electronic Beats Albania, sjell
12 Gusht 2016, 17:04
festën në plazhin e LlamanitMuzika më e mirë e momentit luajtur nga artistë të njohur do të jetë këtë fundjavë në një prej plazheve më të pëlqyera dhe të frekuentuara. Electronic Beats Albania vijon turin në bregdet, duke ftuar të gjithë të rinjtë dhe adhuruesit e muzikës në plazhin e Llamanit. Ritmet e DJ-ve do të jenë shoqëruesit e duhur për të gjithë ju gjatë paradites të kësaj të shtune.
-
OSHEE rrit pagat për 5200 punonjës
12 Gusht 2016, 16:22
shtesë 48% për elektricistëtOSHEE ka rritur pagat për rreth 5,200 punonjës. Qeveria ka miratuar fondin dhe strukturën e re të pagave për punonjësit e Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë. Fondi i pagave të shoqërisë në vitin 2016, pëson një rritje prej 28.73% në krahasim me vitin 2015.
VIDEO -
Fasada e stadiumit, IMK: Nuk u prish
12 Gusht 2016, 16:13
asnjë element, do rivendoset çdo guInstituti i Monumenteve të Kulturës pas lajmeve për prishjen e fasadës së stadiumit ‘Qemal Stafa’ ka reaguar përmes një deklarate për mediat duke sqaruar se nuk është prishur asnjë element prej guri.
-
Itali, u kapën me 2 ton marijuanë
12 Gusht 2016, 15:54
arrestohen 5 skafistë shqiptarë5 shqiptarë janë arrestuar pasi u kapën nga policia italiane ndërkohë që po shkarkonin rreth dy ton marijuanë nga skafi me të cilin kishin kaluar Adriatikun, raporton Corrriere Adriatico. Në vend të pritësve që do të merrnin mallin shqiptarët kanë gjetur në vendin e shkëmbimit forca të shumta policore.
-
Taksa për rrugën e Kombit, banorët
12 Gusht 2016, 14:57
në protestë: Do bllokojmë rrugënBanorët e Kukësit protestuan sot kundër taksës në Rrugën e Kombit duke kërkuar përjashtimin nga taksa pesë euro për shkak se ajo rëndon shumë ekonominë e tyre. Protestuesit thanë së e kundërshtojnë taksën e rrugës pasi sipas tyre përbën një zhvatje të xhepave të tyre.
VIDEO
FOTO -
KLSH kallëzon Luzin, KQZ:
12 Gusht 2016, 14:16
Çështja u pushua në 2015-ënKontrolli i Lartë i Shtetit ka kallëzuar penalisht kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lefteri Luzi. Shkak për padinë e KLSH është bërë dështimi i projektit pilot të votimit elektronik në zgjedhjet parlamentare të 2013-ës në qarkun e Tiranës dhe atë të Fierit, që sipas KLSH i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm prej 2.6 mln euro. Pas padisë së ngritur nga KLSH ka reaguar dhe KQZ. Sipas KQZ, akuza nuk ka gjetur shkelje dhe se hetimet janë mbyllur nga vetë Prokuroria në vitin 2015.
VIDEO
KLSH kallëzon në prokurori kryetaren e KQZ, raporti i plotë
-
Sarandë, motori përplaset me bordurën
12 Gusht 2016, 13:49
plagosen dy të rinjtë nga KosovaNjë aksident ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë, ku një motor me të cilin udhëtonin dy të rinj nga Kosova, me banim në Angli është përplasur me bordurën.Burime nga policia bënë me dije se, rreth orës 11:30, në aksin rrugor pranë vendit të quajtur “Qafa e Hartës” Ksamil, motori tip “Yamaha” me targë AM150, për shkak të humbjes së kontrollit është përplasur me bordurën anësore të rrugës dhe për pasojë kanë mbetur të dëmtuar dy të rinj.
-
Prishja e fasadës së "Qemal Stafës"
12 Gusht 2016, 13:50
Artan Lame kërkon ndjesë në FacebookKreu i ALUIZNIT, Artan Lame, kërkon ndjesë për prishjen e fasadës së "Qemal Stafës", gjatë rikonstruksionit për ndërtimin e stadiumit të ri "Arena Kombëtare".
-
VIDEO Policia rrugore arreston 14
12 Gusht 2016, 12:36
drejtues mjetesh,vendos 1804 gjobaPolicia Rrugore, gjatë 24 orëve të fundit, ka vendosur gjithsej 1 804 masa administrative, duke arrestuar në flagrancë 14 drejtues mjetesh.
VIDEO
-
Vlorë, Gjykata jep arrest me
12 Gusht 2016, 12:16
burg për grabitësin e Bankës
VIDEO/ Si u grabit Banka në VlorëMe kërkesë të Prokurorisë së Vlorës, gjykata ka caktuar masën e sigurisë "arrest ne burg" për shtetasin Kostandinos Shakaj, i dyshuar si një prej autorëve të vjedhjes së një banke të nivelit të dytë, ngjarje e ndodhur në 11 korrik 2016.
VIDEO
Vijojnë kërkimet për autorin e dytë -
Berat, dy të mitur plagosin
12 Gusht 2016, 11:43
me armë gjahu një 64-vjeçaNjë person ka mbetur i plagosur me armë gjahu në Berat. Sipas njoftimit të policisë, R G, 64 vjeç, banues në Berat, është paraqitur në Sallën e Kirurgjisë të Spitalit Rajonal Berat, i goditur me armë gjahu në bark.
VIDEO -
Dëbohet nga Italia si mbështetës ISIS
12 Gusht 2016, 12:16
Sajmir Hidri ngre padi në StrasburgSajmir Hidri është biznesmeni shqiptar që u dëbua nga drejtësia italiane pak ditë më parë, i akuzuar për nxitje të urrejtjes fetare dhe për shkak të aktivitetit të tij propagandistik në mbështetje të Shtetit Islamik (ISIS). Pas dëbimit të tij, mediat italiane raportojnë se Hidri po përgatit një padi drejtuar Gjykatës së Stasburgut, ku pretendon pavërtetësinë e akuzave në ngarkim të tij.
VIDEO