Kronikë

  • Në kuadër të vizitës zyrtare në Itali, Kryetari i Kuvendit të ShqipërisëIlir Meta u prit në Universitetin “Sapienza” të Romës nga Rektori i këtij universiteti prof. Eudenio Gaudio dhe më pas mbajti një leksion e zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit “Sapienza”. 
  • Fotolajm/ Trajleri përplaset me
    trafikndarësen, kaos në autostradë

    Përplasja e një trajleri me trafikndarësin në autostrdën Tiranë-Durrës ka shkaktuar kaos në qarkullimin e automjeteve. Trajleri u përplas pranë kthesës së Gërdecit, e për pasojë i kanë rënë në rrygë dy kontenierë duke bllokuar trafikun.  FOTO

  • Durrës, treni shtyp për vdekje një
    grua të moshuar, s'dihet identiteti 

    Një grua rreth të 60-tave identiteti i të cilës ende nuk dihet, ka humbur jetën mesditen e sotme pasi është përplasur për vdekie nga treni udhëtarëve Tiranë-Durrës. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur Mbikalimi i Flagës në afërsi të Sukthit.

  • Manjani: Jam përkrahës i goditjes 
    së korrupsionit, kemi plot dosje

    Pas takimit të mbajtur në Presidentë me NIshanin ministri i Drejtësisë Manjani tha se lidhur me gjyqtarët e Korruptuar  dhe konkretisht prokurorin e Fierit do të merren masa të ashpra dhe konkrete .Manjani pohoi se se ai do të vazhdojë axhendën që kishte nisur paraardhësi tij, Nasip Naço.  VIDEO

  • Basha: Me 8 dhjetor përballjen pa
    kthim për largimin e kësaj qeverie

    Kreu i Demokratëve vijon turin  "Fjalën e kanë qytetarët" Këtë herë ai u takua me banorët e fshatit Paçram, nga ku bëri të njëjtën thirrje që më 8 dhjetor të nisë “një përballje pa kthim për largimin e kësaj qeverie”.  VIDEO

  • Me kanabis dhe heroinë, në pranga 
    3 persona në Vlorë dhe në Tiranë

    Rreth 36.5 kg kanabis janë sekuestruar në një kamion në qytetin e Vlorës. Policia ka vënë në pranga kultivuesin Adem Alushi 59 vjeç nga qyteti I Sarandës. Ndërkohë edhe në Tiranë janë vënë në pranga dy persona pasi në makinë i'u gjetën një sasi dozash heroine.  FOTO

  • Fier, Prokurori në pranga! 300 
    mijë lekë për lirinë e të dënuarit

    Arrestohet prokurori Petrit Vukaj në Fier nën akuzën e korrupsionit pasi në premtim të lirisë i mori 300 mijë lekë familjarëve të një të dënuari. Ndërkohë sipas burimeve nga Task-Forca pranë Krimeve të Rënda, Vukaj është një nga 24 prokurorët nën procedim penal për korrupsion, hetimet ndaj të cilëve pritet të finalizohen shumë shpejt.

  • Si i mashtroi Sokol Mjacaj policët
    ja "mbathi" pas vrasjes së çekëve

    Vetëm 14 orë pasi kishte vrarë dy turistët çekë, Mikael Svatos 27 vjeç dhe të dashurën e tij Ana Kosinova 36 vjeçe, i riu Sokol Mjacaj është arrestuar nga agjentët e policisë, por shumë shpejt ai u ka ikur atyre. Dy agjentët civilë që e kanë ndaluar, kanë rënë pre e një rengu të kurdisur nga autori i vrasjes së dyfishtë, për të cilin policia gjatë atyre orëve kishte mobilizuar një pjesë të madhe të efektivëve të Shkodrës dhe repartet speciale, me qëllim lokalizimin dhe arrestimin e tij. 

  • SHISH: 87 xhami jashtë kontrollit 
     KMSH: "Janë në zona të thella"

    Pas shifrave alarmante të xhamive jashtë kontrollit të deklaruara në raportin e SHISH, ka reaguar Komuniteti Mysliman duke theksuar se shumica e 89 xhamive ndodhen në zona të thella të Shqipërisë dhe jo në kryeqytet apo qytetet përreth. Burime nga SHISH: 17 fëmijë shqiptarë kanë mbetur jetimë në Siri.

  • Letra/Kupa: Duan t'më dënojnë 
    për grekët, s'e sulmova burgun

    Ilir Kupa i arratisur nga burgu i Trikallës në Greqi në Mars të 2013 dhe i arrestuar në Shqipëri në 24 Janar 2015 me anë të një letre dërguar gazetës “Shqiptarja.com” tregon se si ai së bashku me 7 shokët e tij u arratisën nga burgu. Sipas Kupës burgu u sulmua nga jashtë dhe askush prej tyre s’kishte armë.

  • Vendimi i qeverisë/ Gjeneralëve e 
    kolonelëve u hiqet pagesa milionëshe

    Qeveria rrëzon statusin e ushtarakëve me gradë madhore. Këshilli i Ministrave ka vendosur për rrëzimin e statusit të miratuar në vitin 2004 nga ish-qeveria “Nano”. Ky status u jepte ushtarakëve me gradë madhore, kur dilnin në lirim, një shpërblim me aq paga se vite shërbimi kishin. 

  • Pr.ligji i ri i qeverisë/ Ish-ushtarakët
    si rritet pensioni për vitet e panjohura

    Gazeta Shqiptaja.com zbardh pikat e draftit për pensionet e ish ushtarakëve. Shfyqizohet statusi i ushtarakëve me gradë të lartë. Janë me mijëra ushtarak të cilët janë liruar nga detyra dhe nuk u njihen vitet e punës nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore. Shkak për këtë janë humbja e dokumenteve gjatë viteve të rënies së diktaturës. 

  • Lëndët kimike, ja rregullat
    e reja për hyrjen në Shqipëri

    Ndërsa në Lindjen e Mesme e veçanërisht në Siri është duke u rritur tensioni i luftimeve, Shqipëria do të ndalojë me ligj importin e çdo lënde kimike, përfshirë armët kimike, që dy vjet më parë ngritën në këmbë shqiptarët në një betejë të fituar me qeverinë e cila refuzoi shkatërrimin e armëve kimike siriane në vendin tonë. Për të shmangur një situatë të ngjashme me atë të nëntorit 2013, qeveria ka hartuar një projektligj "për menaxhimin e kimikateve" ku ndalon importin dhe eksportin e çdo lënde kimike

  • Djali i vogël me kancer, Gjermania
    i lejon qëndrimin familjes shqiptare

    Një lajm i mirë për familjen azilkërkuese shqiptare Likaj në Gjermani. Asaj i është lejuar qëndrimi në Gjermani dhe në këtë mënyrë i mundësohet trajtimi mjekësor, Renit 12-vjeçar, djalit të sëmurë me kancer.

  • Lezhë, arrestohen 3 ish-punonjës
    të Hipotekës, në kërkim një note

    Policia e Lezhës ka arrestuar këtë të enjte, 3 ish-punonjës të Hipotekës në Lezhë, nën akuzën e " Falsifikimit të dokumenteve" dhe "Shpërdorim detyre". Po ashtu nga operacioni i koduar "Hipoteka" 3 ish-punonjës të tjerë do të procedohen në gjendje të lirë, ndërkohë që një ish-noter nga Tirana është shpallur në kërkim.

  • Bari, arrestohet 26-vjeçari me
    drogë në kamionin me pizhama

    Një 26-vjeçar shqiptar i quajtur Sami Zoto, është arrestuar dy ditë më parë nga policia italine në Bari për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Ai ishte ndalur në port sapo kishte mbërritur me traget nga Durrësi. I riu kishte fshur në kamionin e tij me pizhame, 26 kilogramë marijuanë dhe 1 kilogramë heroinë.

  • Vrasja në varrezat e Sharrës
    Prokuroria 47 vite burg për autorët

    Prokuroria e Tiranës, kërkoi 47 vjet burg për dy bashkëautorët e vrasjes së Altin Cullhaj në afërsi të varrezave të Sharrës. Prokurori Naim Tota kërkoi nga togat e zeza dënimin me 30 vjet burg për Eriglend Tafajn dhe 17 vjet burg për bashkëpunëtorin e tij, Jurgen Gjozja.

  • ​Nga Korça në Tiranë me 12 kg
    kanabis në makinë, dy të arrestua

    Dy persona, njëri 27 vjeç dhe tjetrit 30 janë kapur në flagrancë nga Policia e Tiranës me 12 kg kanabis sativa. Olger Myrtezai, 30 vjeç dhe Sokol Durmishllari, 27 vjeç, të dy të lindur në Ersekë dhe banues Korçë u ndaluan në Yzberisht. Pas kontrollit në makinën me të cilin udhëtonin nga Korça për në Tiranë u gjet 12 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

  • Kush është zëvendësuesja
    e Mark Frrokut në Kuvend

    Mirela Ferracaku mund të bëhet deputetja më e re e Kuvendit, pasi mandati i Mark Frrokut mund t’i kalojë pikërisht asaj, e cila ndodhet e treta në listën e kandidatëve të Partisë Kristian Demokrate për Qarkun e Shkodrës.

  • ​Rama: Bashkë me Malin e Zi
    do ndërtojmë ‘Korridorin e Kaltër’

    Shqipëria dhe Mali i Zi fimosën një 'Memorandum Mirëkuptimi' për të ndërtuar Korridorin e Kaltër. Lajmin e dha vetë kryeministri Edi Rama.  "Kemi besim se do të finalizojmë studimin e fizibilitetitit dhe financimin e projekteve të infrastrukturës dhe të katër akseve të rëndësishme rrugore në Shqipëri", tha Rama.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv