Kronikë

  • Një 18-vjeçar u arrestua nga policia e Tiranës pasi drejtonte një Porsche pa  qenë i pajisur me leje drejtimi. I riu me inicialet L.T u arrestua në flagrancë rreth orës 04:20 të mëngjesit në rrugën “Siri Kodra”. 
  • Priten 17 pemë mbi 50-vjeçare
    në Laprakë, në pranga punëtori

    Xhemal Mullaj u arrestu pasditen e së martës nga komisariati i policisë numër 3, pasi rreth mëngjesit në rrugën “Dritan Hoxha” duke qenë përgjegjes për kryerjen e punimeve janë konstatuar prerja e rreth 17 pemëve dekorative mbi 50 vjeçare që ndodheshin në territorin perrreth qëndrës së Laprakës.
     

  • Kapen 2 tutorë të prostitutave te 
    "Jordan Misja", një prej tyre grua

    Policia arrestoi Mimoza Daltin dhe Fran Gecajn, ndërsa shpalli në kërkim 44-vjeçarin Arian D dhe 50-vjeçarin Përparim D, të dy me abnim në Tiranë, si bashkëpunëtorë në këtë veprimtari të paligjshme.

  • Kërkohet drejtori i OSHEE Lezhë 
    urdhëroi t'i rilidhet energjia 1 hoteli

    Drejtori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në qytetin e Lezhës është shpallur në kërkim nga policia për shpërdorim të detyrës. Gjergj Malshi akuzohet se më 29 korrik të këtij viti ka urdhëruar në mënyrë arbitrare përgjegjësin e OSHEE të zonës së Shëngjinit dhe elektricistin që të rilidhin energjinë elektrike në një hotel.  VIDEO

  • Pranga administratores së agjencisë 
    I vodhi qytetarëve 5800 € të biletave

    5800 euro ka përvetësuar administratorja e një agjencie turistike në Shkodër, para të cilat i ka marrë duke mashtruar tre qytetarë. Policia e Shkodrës arrestoi 28-vjeçaren Anisa Kopliku e cila ia ka marrë këto para qytetarëve në këmbim të biletave të avionit për udhëtime jashtë vendit ne kete sezon vere. 

  • 46 mijë rrënjë kanabis brenda 2015
    janë asgjesuar vetëm në Gjirokastë

    Janë zbuluar dhe asgjësuar me djegie 3658 rrënjë bimë narkotike e lloit Kanabis Sativa. Nga këto 3215 rrënjë janë asgjësuar në qarkun e Shkodrës, ndërsa 543 rrënjë të tjera janë asgjësuar në Skraparë.

  • Përdhunoi 24-vjeçaren dhe e vodhi
    në kërkim 22-vjeçari nga Durrësi

    Një 22 vjeçarë me banim në fshatin Manëz të Durrësit është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritur.

  • Kishin 3 doza kokainë në makinë
    pranga dy persona, një në kërkim

    2.5 gramë Kokainë sekuestroi Policia e Vlorë në një makinë ndërsa vuri në pranga dy persona dhe shpalli në kërkim një të tretë.

  • Durrës, kapet Muhamedi shitës
    droge, arsenal armësh në banesë

    Një 21-vjeçar banues në Durrës u arrestua në flagrancë pasi policia zbuloi në banesën e tij armë dhe municione luftarake. Muhamed Bibi u arrestua pas hetimeve 2 mujore. Policia thotë se Biba merrej edhe me shitjen e lëndëve narkotike kanabis dhe heroinë.

  • Korçë, polici merr peng 'armikun'
    e vëllait...për një borxh 8 mijë lek

    Një efektiv i Policisë së Korçës u arrestua nga kolegët e tij pasi kish marrë peng për rreth një orë, kish dhunuar e kërcënuar me jetë një person i cili i kishte 80 mijë lekë borxh vëllait të tij dhe nuk ja shlyente prej dy vitesh. Po ashtu në pranga nga strukturat e Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat ra edhe vëllai i policit bashkëpunëtor në pengmarrje.  VIDEO

  • Ndihmë! Duam të vijmë në atdhe 
    Apel nga Mynihu i azilkërkuesve

    Ajo që duam është vetëm të kthehemi në Shqipëri. Ju lutem na ndihmoni”. Është ky apeli që i ka dërguar ambasadës gjermane një familje shqiptare e cila mori rrugën drejt Mynihut me shpresën për të përfituar azil ekonomik. Ambasada: Te merkuren dhe te enjten kthehen ne Shqiperi 195 azilkerkues. S'ka azil ekonomik, shpenzimet e kthimit paguajini vet.  VIDEO

  • Unaza e Madhe, shteti u jep
    qiranë e strehimit 106 familjeve

    Shkon nga nga 76 në 106, numri i familjeve që preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe të Tiranës, të cilëve shteti merr përsipër t’u paguajë për dy vjet qiranë e banimit. Zhbllokohet situata per ndertimin e rruges. Shteti u jep parate e qirase se strehimit familjeve qe do u shemben shtepite. Lista me emrat qe perfitojne nga vendimi.

  • Tallashi 'i vë flakën' Pyllit të Sodës  

    Pylli i Sodës u përfshi nga flakë të konsiderueshme zjarri pasditen e së hënës të cilat u përhapën masivisht si pasojë e një sasie të madhe tallashi të hedhur në këtë zonë. Sipas shefit të zjarrfikësve, dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme nga personat që kanë hedhur tallashin.  VIDEO

  • OSHEE: Nga 3 234 kontrolle
    18 raste për vjedhje energjie

    OSHEE në bashkëpunim me Policinë e Shtetit gjatë javës që lamë pas ka kryer 3 234 raste kontrolli për “Evidentimin dhe vënien para drejtësisë të autorëve të vjedhjes së energjisë elektrike, si dhe për ndërprerjen  e lidhjeve të paligjshme të energjisë elektrike”.

  • ​Athinë, arrestohet shqiptari, mori
    peng supermarketin me armë lodë

    Një 30-vjeçar shqiptar që jeton në Greqi ka arritur të marrë peng për disa minuta punonjësit e një supermarketi. Shqiptari rreth orës 06:00 ka hyrë me armë lodër duke neutralizuar tre punonjësit. Ai ka kërcënuar stafin, duke urdhëruar një punonjëse femër që t’i lidhte duart një tjetër punonjësi mashkull.

  • Shkodër, 56-vjeçari rrihet rëndë në
     oborrin e pallatit, s'dihet agresori

    Një 56-vjeçar është dhunuar rëndë në oborrin e pallatit ku  banon në lagjen “Naim Gjylbegu” në qytetin e Shkodrës. Z.Xh., u godit dhunshëm me sende të forta rreth orës 16:55. 56-vjeçari u dërgua në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku ndodhet në gjendje të rëndë.

  • Ish-oficeri belg 'blen' vdekjen në
    Shqipëri për t'i shpëtuar burgut

    Një mjek shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet, një vit më parë i ka dhënë certifikatë false vdekje një ish-hetuesi të policisë gjyqësore. Ish-oficeri e inskenoi vdekjen për të shmangur dënimin e mundshëm nga drejtësia belge e cila kishte nisur ndaj tij hetimin për pastrim parash dhe aktivitete kriminale. Pas nje viti ish-kolegu e njohu 52 vjecarin belg ne nje kafe ne Antverp, aty u arrestua dhe tashme eshte denuar nga Gjykata me 1 vit burg dhe 500 euro gjobe.

  • Apeli i zjarrfikësve: Kini kujdes 
    nga bombolat e gazit pa kolaudim 

    Shperthimi ne embeltoren ne Don Bosko/ Kreu i Shërbimit Zjarrfikës së Tiranës, Shkëlqim Goxhaj thote për A1 Report se pronari i pastiçerisë ka goditur me çelës bombolën pasi bashkëshortja e tij nuk kishte mundur të hapte dot gazin. Gazi ka rrjedhë dhe dyshohet se ka qenë një cigare që ka shkaktuar shpërthimin. Ne brendesi te lajmit, informacion per gjendjen shendetesore te 21 te plagosurve. VIDEO FOTO

  • Shqiptarët mes emigrantëve që
    tentojnë Britaninë përmes Le Mansh

    Mes emigrantëve që përpiqen të kalojnë kanalin e La Manshit për të arritur Britaninë e Madhe ka edhe disa shqiptarë. Një foto e postuar së fundmi në rrjetet sociale tregon dy të rinj shqiptarë që pozojnë me disa refugjatë afrikanë. Në foto, dy djemtë shqiptarë shfaqen duke bërë me duar shqiponjën e flamurit, të shoqëruar në këtë nismë nga bashkëmoshatarët afrikanë, që duket se nuk e kanë pasur fare problem të vendosnin duart në formën e duhur.

  • "Shqiptarët autoktonë në Ballkan"
    e thotë edhe "Historia 6" e Serbisë 

    Historia e klasës së gjashtë në Serbi tregon se shqiptarët janë vendas të Ballkanit dhe që serbët kanë rrëmbyen tokat e tyre.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv