Kronikë
-
Një inspektor i policisw, i cili nuk raportonte për mbjelljen e lëndës narkotike Kanabis Sativa në zonën që ai mbulonte është arrestuar nga kolegët e tij. 28 Korrik 2015, 12:02
-
Vlorë, babai fsheh kanabisin
28 Korrik 2015, 11:07
në çorape, ja çon djalit në burgDisa ditë më parë një grua u arrestua pasi bashkë me ushqimet e përgatitura në shtëpi i çoi djalit të saj në burgun e Peqinit edhe kanabis. Ky rast duket se nuk e ka frenuar 60-vjeçarin nga Vlora, i cili gjatë takimit me djalin e tij në burgun e ri të qytetit bregdetar i çoi edhe 14.4 gram kanabis.
VIDEO -
Hetuesit rikthehen në Lazarat
28 Korrik 2015, 10:53
Nga u qëllua efektivi Basha?Dokumentimi me prova i vrasjes së efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha në Lazarat më 24 qershor ka rikthyer hetuesit e Krimeve të Rënda në Lazarat. A1Report ka mësuar se pas identifikimit të armës me të cilën u vra Basha, pritet që hetuesit të nxjerrin rezultatin e distancës dhe vendit nga ku dyshohet se vëllezërit Aliko kanë qëlluar mbi autokolonën e RENEA-s.
VIDEO
FOTO -
Prita në Rinas,grabitësit braktisin
28 Korrik 2015, 10:36
makinën, mbajnë 100 mijë eurotPolicia e Fushë-Krujës zbuloi në orët e vona të natës makinën e grabitur të kambistit Cen Hyseni, ngjarje e ndodhur dje rreth mesdite në Rinas. Burime policore thanë se mjeti tip BMW që iu mor me dhunë kambistit është gjetur i braktisur në afërsi të lumit Tërkuzë në Nikël të Krujës.
-
Asgjesohen 2916 rrënjë Kanabis
28 Korrik 2015, 10:07
mbjellë në 27 parcela, asnjë i kapuNë Shkodër dhe në Tepelenë vetëm ditën e djeshme janë zbuluar dhe asgjesuar 2916 rrënjë lëndë narkotike e llojit Kanabis Sativa. Droga u zbulua e mbjellë në 27 parcela.
-
Vlorë, arrestohet 23-vjeçari, fshehu
28 Korrik 2015, 09:47
kanabisin në sediljen e autobusitBlutë e qytetit bregdetar arrestuan në portin e Vlorës Julian Hoxharën, pasi gjatë kontrollit në autobusin e agjencisë së udhëtimeve “Arjani Travel” në brendësi të sediljeve të fundit u gjetën dhe sekuestruan 5 pako të mbështjella me qese telefoni me lëndë narkotike brenda.
-
Ristani denoncon grabitjet në PD
28 Korrik 2015, 09:19
hajdutët 'hakmerren' me vilën e tijVila verore në plazhin e Gjirit të Lalzit e deputetit te Partise Demokratike Arben Ristani është thyer dhe vjedhur gjatë mbrëmjes së të hënës nga persona ende të paidentifikuar.
VIDEO -
Në familjen Abeshi mbahet zi
28 Korrik 2015, 08:05
për dajën e dhimbje për nipinBanesën dy katëshe të familjes Abeshi e ka pllakosur zija. Teksa i afrohesh, dëgjon zëra njerëzish rreth ngjarjes që tronditi familjen Abeshi.
-
Vrasja në Itali, nëna e Memës: Daja
28 Korrik 2015, 07:35
nuk u vetëvra per MarjonMasakra ne Itali, flasin per gazeten Shqiptarja.com nena dhe babai i Marjo Memes, te dyshuarit nga drejtesia italiane si bashkepunetor ne vrasjen e Ismail Lulit me 21 korrik. Vera Mema: te rinjte e lane Marion vetem dhe u larguan. Daja ne Shqiperi nuk u vetevra per ngjarjen ne Itali. Vrasjen e Ismail Lulit marjos ja tregoi e motra.
Deklarata e Amberës tërbon qytetarët në Facebook
Itali - Vrasja, në mes Kanuni dhe ISIS
Igli Meta e Marjo Mema kontradiktorë
Ambera: Igli vrau për mua, do ta pres
Rrëfimi i shqiptarit: Si vrava shokun
Fjalët e nënës së Ismailit / Babai i vrasësit: Nuk më besohet!
Përcillet për në banesën e fundit Ismail Luli
Video/ Zemërimi i të afërmve, gurë 2 të dyshuarve
-
Tiranë, zbardhen 43 mijë veprime
28 Korrik 2015, 07:55
5 mijë prona u kthehen pronarëveAgjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave ka zbardhur të gjitha vendimet e marra që nga viti 1993 duke krijuar një regjistër ku pasqyrohen në total më shumë se 43 mijë veprime me pasuritë e paluajtshme në tërë territorin e vendit.
-
Ligji i ri i Turizmit, për investitorët
27 Korrik 2015, 23:04
strategjikë prona shtetërore nga 1 €
PDF - Ligji i ri për Turizmin në ShqipëriKuvendi ka miratuar sot me 79 vota pro ligjin e ri për turizmin e cili parashikon të zhvillojë e ta kthejë atë një nga sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë. Ligji përcakton qartë se në fokus ka standardizimin e këtij sektori duke e bërë atë sa më atraktiv. Ky ligj ka si synim edhe nxitjen e investitorëve strategjikë duke parashikuar parashikon krijimin e lehtësirave për ta.
VIDEO -
Itali, 33-vjeçari shqiptar kapet me
27 Korrik 2015, 20:15
400 gr kokainë dhe 14 mijë euroPolicia italiane ka arrestuar një 33-vjeçar shqiptar në Venecia, pasi u kap me 400 gramë kokainë. Luan Tahirja rezulton me precedent të mëparshëm kriminal. Gjatë kontrollit në banesën e tij, përveç drogës u gjetën dhe 13 930 euro dhe disa dokumente false.
-
Aksident në Rrugën e Kombit
27 Korrik 2015, 19:50
10 persona të plagosur rëndëDhjetë të plagosur rëndë, mes të cilëve dhe dy fëmijë 12 dhe 14 vjeç është bilanci i një aksidenti të ndodhur në Rrugën e Kombit në segmentin Milot-Rrëshen. Të gjithë të plagosurit janë pjesë e dy familjeve, një nga Fushë-Kruja dhe një nga Kosova e cila kishte ardhur në Shqipëri për pushime.
VIDEO
FOTO -
Arrestohet shoferi i Tom Doshit i
27 Korrik 2015, 19:00
dehur s’iu bind patrullës së policisëPolicia e kryeqytetit ka arrestuar pasditen e sotme shoferin e familjes së deputetit Tom Doshi, 32-vjeçarin L.S.Ai u arrestua pasi nuk i është bindur sinjalizimit të policisë për të ndaluar.
-
DASH: Një deputet i parlamentit
27 Korrik 2015, 17:56
i dënuar për trafik prostitucioniPDF - Raporti i DASH për trafikimin 2014Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qënive e njerëzore Shqipëria vazhdon të konsiderohet si një vend origjine dhe destinacion i trafikimit të personave kryesisht të femrave dhe fëmijëve si dhe i punës së detyruar për fëmijët. Ajo që bie në sy në këtë raport është evidentimi i faktit se një deputet shqiptar megjithëse ishte dënuar më parë për lidhje kriminale me trafik, vazhdon të jetë pjesë e Kuvendit.
VIDEO -
Videolajm / Aksident në Lezhë,
27 Korrik 2015, 17:22
një nga makinat përfundon në kanalDy automjete janë përplasur gjatë pasdites së sotme në aksin rrugor Lezhë-Laç në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Shën Kollit”. Në aksident u përfshinë një automjet tip “Benz” dhe një tjetër tip “Opel”.
VIDEO -
Lezhë, aplikimi për pasaporta
27 Korrik 2015, 17:05
një 'ferr', radhë të gjataprej ditëshMungesa i internetit në zyrat e ALEAT në Lezhe ka shkaktuar kaos, teksa qytetaret vijojnë të presin prej ditësh për të aplikuar për pasaporta Shumë prej aplikuesve vijnë në mesnatë për të zënë radhën.
VIDEO -
Policia arreston kamerieren “Ela”
27 Korrik 2015, 16:56
makthin e pronarëve të lokaleveKamerierja e cila ishte kthyer në makthin e pronarëve të lokaleve në Tiranë është arrestuar nga policia. E ndaluar është E. Malaj, 30 vjeçe me banim në Tiranë. 30-vjeçarja dyshohet si autore e grabitjes së xhirove ditore në disa lokale ku ajo shkonte për të punuar si kameriere.
-
Divjaka,1 prej bukurive natyrore më
27 Korrik 2015, 16:56
pak të dëmtuara nga dora e njeriutPlazhi i Divjakës është një prej bukurive natyrore më pak të dëmtuara nga dora e njeriut në vendin tonë. Deti është i cekët dhe i shkëlqyer për pushime me fëmijë të vegjël dhe familjen. Ky plazh ka një shtrirje prej 15 km, rëre të bardhë e kufizuar nga pylli me pisha dhe është një destinacion i frekuentuar nga mijëra pushues nga Shqipëria qendrore dhe ajo jugore.
-
Greqi, shqiptari u vra me plumb
27 Korrik 2015, 16:42
në kokë dhe djegie të gjenitaleve21-vjeçari shqiptar i vrarë para tri ditësh në Larisi me plumb pas koke duket se është ekzekutuar për xhelozi. Sipas policisë një nga pistat ku po hetohet është ajo shpagimit për shkak të rivalitetit seksual. Nga të dhënat e parë mësohet se autorët kanë qenë të paktën dy persona, të cilët në momentin e ekzekutimit e kanë ulur në gjunjë.