Kronikë
-
Faqja online e Ministrisë së Arsimit është sulmuar nga RedAnons_AL pak orë para mbajtjes së protestës së paralajmëruar nga lëvizja “Për Universitetin”, kundër Ligjit për Arsimin e Lartë. 10 Nëntor 2015, 21:21
-
Ndocaj mban premtimin, takon të
10 Nëntor 2015, 21:09
afërmit e 22-vjeçarit të vrarë në ItaliDeputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë, Eduard Ndocaj ka takuar sot familjarët e 22-vjeçarit të vrarë para pak ditësh në Itali, në një ngjarje me rrethana të dyshimta. Ndocaj ka mbajtur premtimin e dhënë para disa ditësh, ku u shpreh se do të ofronte avokatin e tij dhe se do të paguante të gjitha shpenzimet për procesin ligjor.
-
Përplas për vdekje këmbësoren 48
10 Nëntor 2015, 19:46
vjeçare, shoqërohet në polici italianiStefano Franceskini udhëtonte me një makinë me targa AA 096 ML ka përplasur këmbësoren 48-vjeçare me inicialet V.K duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.
-
UKT, vidhnin ujin e pijshëm nga
10 Nëntor 2015, 20:14
rrjeti i Ujësjellësit, disa të shoqëruaNdërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve në Tiranë njofton se në kuadër të operacionit të përbashkët me Policinë e Shtetit për goditjen e abuzuesve me ujin, janë shoqëruar në polici disa persona. Taks Forca e ngritur pranë UKT, bashkë me policisë bëri të mundur kapjen dhe shoqërimi i disa shtetasve, të cilit ishin administratorë hoteli, sallë dasmash, objekti ndërtimi dhe të një lavazhi.
-
Rama në Lushnjë: Nga 2016
10 Nëntor 2015, 20:02
investojmë 300 mln € në bujqësi“Qeveria do të investojë në 3 vitet e ardhshme 300 milionë euro, fond i cili do të jetë në dispozicion të fermerëve dhe sipërmarrësve agrobujqësorë”. Ky është premtimi i kryeministrit Edi Rama për fermerët, duke lançuar programin e ri të qeverisë në mbështetje të sektorit bujqësor. Gjatë inspektimit të një fabrike të përpunimit të fruta-perimeve në Lushnje, investim i ardhur si rrjedhojë e përfitimit nga skemat mbështetëse të Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor, kreu i qeverisë tha se fondi prej 300 milionë euro do të bëhet efektiv duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm.
-
Tiranë, incident me kameramanin
10 Nëntor 2015, 19:18
pezullohet shefi i komisariatit nr.4Shefi i komisariatit nr.4 në kryeqytet, Fatmir Lleshi, u pezullua nga Drejtoria e Policisë së Tiranës, pas incidentit me një kameraman të një televizioni në Tiranë.
-
Tiranë, i përndjekuri që alarmoi
10 Nëntor 2015, 18:30
policinë zbret nga vinçi pas një oreNjë ish-i përndjekur vuri në alarm policinë e kryeqytetit pasi për një orë qëndroi në majë të një vinçi në një lartësi të konsiderueshme. Vinçi ndodhej në një pallat në ndërtim e sipër pranë Gjykatës së Lartë, ndërsa Xhemal Zhuri vazhdimisht bënte veprime që cënonin sigurinë e tij. Zhuri: Zbres vetem nese takoj zv/drejtorin e Policise Altin Qato. Kjo, tantativa e dyte per tu vetehedhur nga vinci.
VIDEO -
Prostestojnë studentët e Durrësit
10 Nëntor 2015, 18:22
kundër reformës për arsimin e lartëAta shprehen se kjo platformë është kundër interesit të studentëve dhe familjeve të tyre, duke bërë që t'u imponohet vetëm familjeve që kanë kushte të mjaftueshme financiare për të dërguar fëmijët e tyre në shkollë.
-
Raporti, Basha: Rama përgjegjës
10 Nëntor 2015, 18:10
për mos hapjen e negociatave me BEKryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka cilësuar progres-raportin e Komisionit Evropian për Shqipërinë, raport që vlerëson me seriozitet shqetësimet e mëdha dhe problemet e thella që po kalon vendi. Lideri i opozitës tha se, dështimi për hapjen e negociatave është “kursi i gabuar politik” i mazhorancës qeverisëse.
VIDEO -
Qeveria, Meta: Falenderoj Naçon
10 Nëntor 2015, 17:16
që i hapi rrugën këtij ndryshimiKryetari i Kuvendit, Ilir Meta ka deklaruar se ndryshimi i ministrit të Drejtësisë do t’i shërbejë impulseve të reja për sa i takon reformës në drejtësi, por dhe luftës ndaj korrupsionit. Meta, i cili prej disa muajsh përdor frazën “impulse të reja” duke iu referuar ndryshimeve në qeveri, i pyetur nëse ky ndryshim do t’i hapë rrugën ndryshimeve të tjera, nuk e pohoi por as nuk e mohoi një gjë të tillë.
Dorëheqja e Naços, takime intensive të ministrave me Metën dhe Ramën -
Hakerat i vjedhin 215 mijë euro
10 Nëntor 2015, 16:50
kompanisë së ilaçeve në TiranëNjë vjedhje e pazakontë është kallëzuar një ditë më parë në Policinë e Tiranës ku me anë të një e-maili janë vjedhur 215 mijë euro. Pre e vjedhjes me anë të mashtrimit kompjuterik nga hakerat ka rënë financierja e një depoje farmaceutike në kryeqytet e cila pas një e-maili ka transferuar paratë në një bankë të nivelit të dytë në Bullgari.
-
Rama: Media nuk mund të
10 Nëntor 2015, 16:42
sillet si lulja mos më prekGjatë konferencës së përbashkët për shtyp me ambasadoren e BE-së në Tiranë, kryeministri Edi Rama tha se reforma në drejtësi nuk ka të bëjë me emra të përveçëm. I pyetur nëse ndryshimi në qeveri ka të bëjmë me reformën në drejtësi, Rama tha se kjo reformë është e vonuar dhe theksoi se ka ardhur nga “dëshira e qeverive të kaluara për të bashkëjetuar në mëkat”. Ndërsa puyetjes nëse Meta është kryeministri i vërtetë i qeverisë, ai iu përgjigj duke thënë se është kjo gjë është sajesë.
-
Konferenca gjyqësore në 14 dhjetor
10 Nëntor 2015, 16:28
30 gjyqtarë për 4 vendet e KLD-sëKur ende mungon një afat se kur do të kalojë reforma në drejtësi gjyqtarët kanë vendosur të mos ndikohen prej saj por të caktojnë 14 dhjetorin për të kryer zgjedhjet në Konferencën Gjyqësore, zgjedhje nga ku do të dalin katër anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Këto zgjedhje ishin planifikuar për më 26 tetor, por u shtyn me argumentin se do të pritej më parë reforma.
-
Durrës, ja si bëhet trajtimi i
10 Nëntor 2015, 16:03
hidrokarbureve të anijeve /FOTONgjarja e 3 ditëve të shkuara, kur një pjesë e mirë e plazhit të Durrësit u ndot nga mbeturinat e hidrokarbureve të një anije deri tani fantazëm, ka ngritur edhe shqetësimin nëse ekzistojnë struktura për trajtimin e mbetjeve të lëngëta të anijeve që vizitojnë portin e Durrësit? Shqiptarja.com ka bërë një vëzhgim në portin detar të Durrësit ku ushtron aktivitetin e saj prej më shumë se 20 vitesh firma "Pastrimi Detar" e cila merret me pastrimin e akuariumit të portit detar, me trajtimin e mbetjeve të lëngëta si dhe me larjen e teshave të hotelerisë së trageteve.
-
Djegia e flamurit grek, Dule takon
10 Nëntor 2015, 15:30
Tahirin: Zbuloni autorët e ngjarjesKreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule ka zhvilluar sot një takim me ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri ku i ka shprehur shqetësimin lidhur me djegien e flamurit grek në selinë e Bashkimit Demokratik të Minoritet Etnik Grek, Omonia në Sarandë, ngjarje e cila ka ndodhur një ditë më parë.
-
Bujar Nishani dekreton Cahanin
10 Nëntor 2015, 15:08
komandant të Forcave TokësorePresidenti i Republikës Bujar Nishani njëkohësisht Komandant i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura i dorëzoi sot në mesditë Gjeneral Brigade Nazmi Cahanit dekretin e emërimit si Komandant të Forcave Tokësore.
-
"Pulëbardha" tek stadiumi, Nano
10 Nëntor 2015, 14:52
hedh në gjyq Bashkinë e TiranësXhoana Nano hedh në gjyq Bashkinë e Tiranës, e cila rreth një javë më parë vendosi të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën që kompania "Joy Trave" kish lidhur me Ministrinë e Financave për të shfrytëzuar ambientet e stadiumit Dinamo për biznes.
-
Vrau dy turistët çekë, Prokuroria:
10 Nëntor 2015, 13:45
Të dënohet përjetë Sokol MjacajBurg përjetë kërkoi Prokuroria e Shkodrës për Sokol Mjacajn, të riun i cili vrau dy turistë çekë në Dukagjin. Vendimi për të do të mësohet më 16 nëntor, kur pritet të shprehet Gjykata e Shkodrës.
-
Shkatërroi pronën publike, Akuza:
10 Nëntor 2015, 13:34
1 milionë lekë gjobë deputetit të PD1 milionë lekë të rinj është gjoba që prokuroria e Përgjithshme kërkon të paguajë deputeti i Partisë Demokratike Astrit Veliaj, i vënë nën akuzë për prishje të pronës publike. Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë do të marrë vendim për deputetin më 20 nëntor.
-
Vdes në rrethana misterioze babai
10 Nëntor 2015, 11:26
i Franc Konomit, gruaja: E vranë!Babai i Franc Konomit i njohur si një nga krerët e bandave më të forta të Tiranës është gjetur i vdekur në banesë në rrethana misterioze dy ditë më parë. Dyshimet e policisë janë se Stefan Konomi 78 vjeç të ketë vdekur nga një atak në zemër. Por bashkëshortja e të ndjerit, Kristiana Konomi dyshon se i moshuarit të jetë vrarë për hakmarrje ndaj të shkuarës së djalit të tyre të ekzekutuar, apo për qëllime grabitje.