Kronikë
-
Dy shqiptarë të moshës 33 dhe 35 vjeç kanë humbur jetën mbrëmjen e së dielës, pasi teksa tentonin t’i iknin policisë italiane e cila u ishte vënë pas, janë hedhur në një humnerë. 10 Nëntor 2015, 10:10
-
Ikën Drejtoresha e Lojërave të Fatit
10 Nëntor 2015, 20:47
e zëvendëson djali i Filip ÇakulitZhani Çakuli, djali i Filip Çakulit, do të jetë drejtori i ri i Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit pas dorëheqjes së Luneda Sufali, e emëruar në këtë post prej tetorit të vitit 2013 kur qeveria "Rama" erdhi në pushtet.
-
Tiranë, tregtarët në protestë kundër
10 Nëntor 2015, 09:06
gjobave e kontrolleve të tatimorëveTregtarët që ushtrojnë aktivitetin e tyre në tregun çam dhe atë të Medresesë në Tiranë janë ngritur këtë mëngjes me protesta kundër aksionit të qeverisë në luftën kundër informalitetit. Ata thonë se nuk i përballojnë dot gjobat e larta ndëshkuese dhe shprehen se po trajtohen më keq se në diktaturë.
VIDEO -
Mashtruesi që "peshkonte" vajzat
10 Nëntor 2015, 08:00
për videoklipe dënohet me 2 vite burgNjë 23-vjeçar ka mashtruar 3 vajza të reja, duke i gënjyer ato se do i punësonte si figurante në videoklipe të ndryshme që ai lmonte me këngëtarë vendas. Ky person mësohet të jetë njeriu që shfaqej në mjedise të ndryshme dhe si menaxheri i kompanisë “Ami Event”, në pronësi të Ermal Mamaqit dhe Amarda Toskës.
-
Financimi/ Vila qeveritare në
10 Nëntor 2015, 08:15
Sarandë kthehet në Eko-KampusBashkia e Sarandës ka nisur procedurën për kthimin e rezidencës qeveritare në një kampus të ri, ku do të ndërtohen ambiente sportive dhe institucione arsimore. Për financimin e projektit do të akordohen 2 mln euro. Tenderi më 30 nëntor. Afati për përfundimin e projektit do të jetë 13 muaj.
-
UNESCO, Besiana Kadare: Kosova
9 Nëntor 2015, 22:44
mund të aplikojë vetëm pas 2 viteshAmbasadorja e Shqipërisë në UNESCO ka shfaqur zhgënjimin me votimin e djeshëm. Besiana Kadare thotë se Kosova mund të aplikojë për anëtarësim në UNESCO vetëm pas dy vjetësh.
-
Intervista, Beqaj: Cilësia e ilaçeve
9 Nëntor 2015, 22:07
është e garantuar, në treg s'ka falseMinistri i Shëndetësisë, Ilir Beqja duke rrëzuar akuzat e opozitës thotë se, autoritetet garantojnë çdo qytetar për cilësinë e çdo ilaçi që hyn në tregun shqiptar dhe se ndryshimet ligjore nuk kanë cenuar cilësinë e barnave. Beqaj gjatë intervistë në emisionin “5 pyetje nga Babaramo”, u shpreh gjithashtu se projekti i qeverisë për kontrolli mjekësor bazë për të gjithë qytetarët nga mosha 40 deri në 65 vjeç do t’i heqë vendit një barrë të madhe që vjen nga kurimi i sëmundjeve në një fazë të vonuar.
-
Fier, arrestohen për korrupsion
9 Nëntor 2015, 20:44
2 punonjës të QKR-së dhe 3 të tjerëDy punonjës të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit në qytetin e Fierit janë vënë në pranga pasi akuzohen për “korrupsion pasiv”, ndërsa janë arrestuar edhe 3 persona të tjerë. Sipas policisë të arrestuarit u merrnin lekë personave që aplikonin në zyrën e QKR-së Fier.
-
Ku u depozitua rëra e ndotur
9 Nëntor 2015, 20:09
në bregdetin e Durrësit?Vija bregdetare nga plazhi i Hekurudhës deri në sektorin Iliria e cila u mbulua nga vaji dhe hidrokarburet dy ditë më parë është pastruar e gjitha. Por mister mbetet vendi ku është depozituar rëra e mbledhur. Kreu i bashkisë së Durrësit Vangjush Dako tha një ditë më parë se rëra do të depozitohet në fushën e mbetjeve urbane, por në fakt përveç mbeturinave aty nuk gjendet asnjë gjurmë e rërës së ndotur.
-
Raport-progresi i KE: Dënime
10 Nëntor 2015, 08:15
për korrupsionin në çdo nivel
PDF/Raporti i plotë i KomisionitKomisioni Evropian publikon raport-progresin e Shqipërisë për vitin 2015 për përmbushjen e 5 prioriteteve kyçe në rrugën e vendit tonë drejt hapjes së negociatave për anëtarësim në BE. Theksi në këtë raport vihet tek reforma në drejtësi, reformë e cila sipas Komisionit Evropian duhet të vijojë vetëm përmes dialogut mes forcave politike në vend. Raporti: Duhen dënime përfundimtare në të gjitha nivelet në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Meta: Reforma në drejtësi do t'i hapë rrugë investimeve të huaja
Gjosha: Duhet ende punë për të ndërtuar shtet ligjor
KE kritika Turqisë mbi të drejtat e njeriut dhe demokracinë
Raport-Progresi vlerëson Kosovën për MSA-në, kritikon opozitën -
Anglezët e bllokuar në Egjipt,lejohen
9 Nëntor 2015, 19:41
fluturime nga Londra për t'i marrëRrëzimi i aeroplanit rus në Sinai të Egjiptit që shkaktoi 224 viktima në 31 tetor dhe dyshimet se avioni u rrëzua nga ISIS me bombë bëri që Anglia të pezullonte fluturimet drejt Sharm El-Sheikh, aeroporti nga u nis dhe avioni rus për në Saint Petersburg por vetëm pak minuta pas nisjes u rrëzua në zonën e Sinait. Pezullimi i fluturimeve para disa ditësh solli bllokimin e qindra turistëve anglez në Sharm El-Sheikh.
FOTO
VIDEO -
Letra, Nasip Naço: Kërkohet nivel
9 Nëntor 2015, 19:20
tjetër bashkëpunimi mes aktorëveIsh-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço në letrën dërguar kryeministrit Edi Rama flet për një nivel tjetër bashkëpunimi të të gjithë aktorëve. Kjo është edhe arsye e largimit të tij nga posti që mbante që prej shtatorit të vitit 2013, ku Naço thekson se, akti i dorëheqjes "të ndihmojë në krijimin e klimës së bashkëpunimit të kërkuar për reformimin e sistemit të drejtësisë".
-
Kodheli: Pajisja në Ministrinë e
9 Nëntor 2015, 18:55
Mbrojtjes, përgjoi opozitën në 2011Çështja e përgjimit të opozitës në 2011-ën ka përfshirë në debate ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli dhe deputetët e PD në komisionin parlamentar të sigurisë. Gjatë diskutimit të “Planit afatgjatë për zhvillimin e Forcave të Armatosura 2016-2025”, ministrja Kodheli u shpreh se pajisja e përgjimit e blerë gjatë kohës që në pushtet ishin të djathtët, ka përgjuar deputetët e opozitës së asaj kohe.
-
Naço në vend të kryeprokurorit
9 Nëntor 2015, 18:10
Llalla? Pengesë Reforma në DrejtësiNga sot, ish-ministri i Drejtësisë Nasip Naço është përfolur prej kohësh dhe për të marrë postin e numrit një të akuzës. Vetë Naço nuk e ka konfirmuar asnjëherë këtë ambicie, por karriera e tij e shkuar si prokuror dhe një njohës i mirë i këtij institucioni kanë bërë që të përflitet si një zëvëndësues i Llallës në rast të një ndërprerje të mandatit të kryeprokurorit aktual.
-
Kontrolli teknik i automjeteve
9 Nëntor 2015, 17:02
shoferët protestojë për rradhëtShërbimi monopol i kolaudimit të makinave, koncesion që prej vitit 2009 mbahet nga kompania zvicerane SGS, nuk po i garanton shqiptarëve standardet e duhura. Një vrojtim i kryer nga “Shqiptarja.com” në disa pika të kompanisë nëpër Shqipëri zbardh radhët e pafundme të mjeteve në pritje të kolaudimit, ku shpesh drejtuesit zënë radhë që një natë më parë.
FOTO -
Numër rekord / 200 mijë shqiptarë
9 Nëntor 2015, 16:22
aplikojnë për Lotarinë AmerikaneÇdo vit, mijëra shqiptarë provojnë fatin me lotarinë amerikane që hapet nga 1 tetori deri më 3 nëntor. Sipas të dhënave të publikuara nga Departamenti Amerikan i Shtetit plot 198,625 aplikantë kanë plotësuar 100 mijë aplikime, personalisht ose si familje, për t’u zhvendosur në vendin e ëndrrave.
-
Vitrina, gjyqi ndaj Myqerem Tafajt
9 Nëntor 2015, 16:32
Prokuroria kërkon 10 dëshmitarëIsh-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj do të përballet në gjyq me dëshminë e ish-anëtarëve të Agjencisë së Akreditimit Publik. Me këtë vendim Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë i hapi rrugë prokurorisë të vërë përballë Tafajt anëtarët e këshillit të akreditimit të cilët 4 vite më parë i sugjeruan atij të mos akreditoj programet e universitetit “Vitrina’, sugjerim që sipas hetimeve rezulton të mos jetë respektuar nga ish-ministri.
-
Kultivonin 11 mijë rrënjë kanabis
9 Nëntor 2015, 16:21
në bashkëpunim me policin rrugoNjë punonjës policie dhe dy banorë të Lapardhasë dyshohet se në bshkëpunim me njëri-tjetrin kanë kultivuar mbi 11 mijë rrënjë kanabis sativa. Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme ka arrestuar në flagrancë Ilir Jaho, 34 vjeç, banues në Lapardha, punonjës policie, me detyrë trupë shërbimi pranë Sektorit të Qarkullimit Rrugor në Berat. Ndërsa janë shpallur në kërkim J.J., dhe K.J., të dy banues në Lapardha.
-
Ristani: Transparencë për djegien
9 Nëntor 2015, 15:27
e laboratorit të kriminalistikësPartia Demokratike ka kërkuar edhe këtë të hënë hetim të plotë për djegien e laboratorit kriminalistik, pak ditë më parë. Përmes një deklarate për shtyp Arben Ristani i kërkon prokurorisë impenjim maksimal në zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje, ndërsa ngre një sërë pyetjesh, të cilat lënë hapësirë për të dyshuar sipas PD-së.
-
Shpifja, Gjykata e Lartë ende pa
9 Nëntor 2015, 15:14
vendim për çështjen Tahiri-PalokaKolegji Penal i Gjykatës së Lartë, i kryesuar prej gjyqtares, Arjana Fullani ka vendosur këtë të hënë të pezullojë procesin e gjykimit ku po shqyrtohej padia për shpifje e ministrit, Saimir Tahiri ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka. Në këtë seancë ku palët ishin në pritje të vendimit përfundimtar pas mbylljes së gjykimit, Kolegji Penal bëri publik vendimin e ndërmjetëm për pezullim të procesit.