Kronikë
-
Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendos të miratojë kërkesën e prokurorisë për arrestimin në flagrancë të gjyqtares së Lezhës Parashqevi Ademi. Vendimi unanim i mbledhjes së jashtazkonshme për këtë çështje u bë pjesë e një debati në KLD për afatet ligjore te shqyrtimit të kërkesës së organit të akuzës. Mungesa e zëvendës kryetarit të KLD duket se e fut këtë institucion në ngërç, por për anëtarin e KLD Artan Broci kjo nuk është e vërtetë për sa kohë ka një vendim të Gjykatës Kushtetuese që rrëzon shkarkimin e Elvis Çefës. Sipas tij vendimi është i qartë dhe parashikon rikthimin e tij në detyrë
VIDEO 13 Qershor 2015, 10:16
-
Tropojë, pranga të dehurit të
13 Qershor 2015, 09:55
armatosur, qëlloi disa herë në ajëEfektivët e komisariatit të Tropojës kanë arrestuar mbrëmjen e kaluar një person i cili ka qëlluar disa herë në ajër me pistoletë. Në orët e mbrëmjes në sallën operative Komisariatit të Tropojës, ka ardhur një telefonatë se në qëndër te fshatit Cernicë, një person po qëllon me armë zjarri.
-
Bashkiakët e rinj, ja personeli
13 Qershor 2015, 02:47
që emërojnë e shkarkojnëDrejtuesit e rinj të pushtetit vendor ashtu siç edhe ishte parashikuar do të jenë të plotëfuqishëm për emërimin dhe shkarkimin e personelit në bashkitë e reja.
-
Stërvitja ushtarake, Italia bëri
13 Qershor 2015, 07:43
bashkë Shqipërinë e GreqinëPavarësisht akuzave nga pala greke, paralajmërimeve nga ministrat e Mbrojtjes dhe të Jashtëm grekë për acarim të marrëdhënieve me Shqipërinë, kjo nuk e ka penguar flotën detare greke të jetë prezente me një anije luftarake në stërvitjen rajonale “ADRION LIVEX 2015”.
-
Devoll,shpërthen bombula e gazit
12 Qershor 2015, 20:55
në banesë,pëson djegie 43 vjeçarjaNjë bombul gazi ka shpërthyer në një banesë në fshatin Mancurisht të Devollit nga ku ka mbetur e lënduar një grua me inicialet E.M 43 vjeç.Policia e devollit bën me dije se shtetasja ka marrë plagë të rënda në trup në përpjekje për të fikur zjarrin që ka përfshirë banesën.
-
Rama: T’i japim Vlorës statusin
12 Qershor 2015, 19:20
e një prej plazheve më të bukuraNisi sot zbatimi në terren i projektit të vijës bregdetare të Vlorës, apo i njohur ndryshe Lungomare. Pas lidhjes së kontratës me një prej kompanive më prestigjioze ndërkombëtare të përzgjedhura nga Komisioni Europian dhe me financimin tij, projekti hyn në fazën më të rëndësishme, i cili përfshin infrastrukturën e vijës bregdetare të Vlorës.
-
Shqiptarët e Maqedonisë nesër
12 Qershor 2015, 18:46
në protestë kundër GruevskitNjë lëvizje politike shqiptare, Besa, ka planifikuar një protestë në Shkup të shtunën më 13 qershor, për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Nikola Gruevskit dhe marrjen përsipër të përgjegjësisë nga ministrat shqiptarë etnik. Fokusi i kësaj proteste do të jetë rasti kontroversial, i quajtur “Monstra” nga autoritetet, në të cilën gjashtë shqiptarë etnikë u dënuan me burgim të përjetshëm për vrasjen e 5peshkatarëve. Besa këmbëngul që gjykimi ishte i organizuar me motiv politik nga Gruevski.
-
Greqi, shqiptari thyen rekord, vjedh
12 Qershor 2015, 17:17
sende prej 40 mijë € në 16 banesaPolicia e Athinës arrestoi një 30-vjeçar shqiptar për vjedhjen e 16 banesave. U sekuestruan para, bizhuteri, pajisje elektro-shtëpiake, laptopë.
-
Idrizi:Fashistët Greqia i ka te Agimi
12 Qershor 2015, 17:12
i Artë, ne bazohemi te të drejtatGjatë takimit elektoral në njësinë Nr .5, kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi komentoi edhe deklaratat provokuese të ministrit të Jashtëm Grek Kotzias, sipas të cilit PDIU qenka pasardhëse e forcave neonaziste, duke theksuar se neonazizmi mbretëron në parlamentin grek e jo në frymën evropianiste që PDIU përçon.
-
Skandali me ilacet,të dyshuarit
12 Qershor 2015, 16:52
boshatisën llogaritë para arrestit
Arkiva-Lajmet për skandalin e ilaçeveTë arrestuarit për skandalin e rimbursimit me receta fiktive kanë boshatisur llogaritë bankare para arrestimit. Kjo konfirmohet për A1 Report nga Prokuroria e Tiranës e cila një ditë më parë ka sekuestruar 4 llogari bankare të administruara nga Hysen Roci, administratori i farmacive të përfshira në këtë skandal në kryeqytet.
VIDEO -
Hetuesit:Në llogaritë e Becchettit
12 Qershor 2015, 15:50
gjetëm më pak se 100 mijë euro
Arkiva-Lajmet për çështjen 'Becchetti'Hetuesit e policisë dhe të prokurorisë gjejnë më pak se 100 mijë euro në llogaritë bankare të Francesco Becchettit dhe të njerëzve apo kompanive të lidhura me të. Ky është rezultati i verifikimeve të kryera nga hetuesit në bankat e nivelit të dytë në vendin tonë për sipërmarrësin italian. Burime nga grupi i hetimit zbuluan për A1 Report se në llogaritë e verifikuara nuk janë zbuluar shumat e qarkulluara nga njerëzit e Becchettit. Në këto llogari shumica e të cilave ishin bosh, nuk kishte më shumë se 10 apo 15 mijë euro në secilën apo shuma të përafërta në lekë.
VIDEO -
Vlorë, tentuan të korruptonin
13 Qershor 2015, 10:00
Gjykatën, arrestohet personi i 3Policia e Vlorës, në vazhdim të hetimeve të operacionit të djeshëm, ku u arrestuan për korrupsion aktiv, Robert Petoshati, shofer në Gjykatën e Apelit të Vlorës dhe Gjolek Xhaferraj, vëllai i një personi nën gjykim, ka arrestuar edhe një person të tretë në këtë çështje. Nga policia e Vlorës konfirmohet se i arrestuari i tretë është Myqerem Çela, nga Selenica e Vlorës. Gjatë arrestimit Petoshatit dhe Xhaferrajt, janë sekuestruar: 20.000 EURO dhe 207.200 lekë dhe sendet e tjera si aparate celulare.
VIDEO
Visha:Të ndalen sekserët, pse hesht Zaganjori?
Korrupsioni, pranga gjyqtares e avokatit në Lezhë
Si u mbrojt gjyqtari Doda në 2 gjyqet e përjashtimit -
Korrupsioni në drejtësi, Visha: Të
12 Qershor 2015, 15:27
ndalen sekserët,pse hesht Zaganjori?Avokatët që luajnë rolin e sekserit me prokurorët e gjyqtarët duhet të ndëshkohen pasi është momenti që drejtësia shqiptare të dalë nga ky udhëkryq. Është ky reagimi i kreut të Avokatëve Penalist Saimir Visha një ditë pas arrestimit të gjyqtares dhe avokatit në Lezhë, të cilët u kapën në flagrancë duke ndarë 200 mijë lekë për një vendim.
VIDEO -
Ndërron jetë në spital 50-vjeçarja, u
12 Qershor 2015, 14:57
aksidentuan para dy ditësh në KorçëNjë 50-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin e Korçës pasi u aksiddntuar nga një 20-vjeçar me inicialet A.H i cili udhëtonte me motor.
-
Gjirokastër, mer flakë banesa, nuk
12 Qershor 2015, 14:51
dihen shkaqet, s’ka të lënduaFlakët e zjarrit kanë përfshirë mesditën e sotme një banesë në lagjen “18 shtatori” në Gjirokastër. Zjarri ka rënë në katin e katërt të banesës, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve.
-
Çfarë ndodhi në Kumanovë?
12 Qershor 2015, 13:27
Euronews: Paqartësi për sulminRrjedhoje e problemeve nderetnike apo organizim i sherbimeve sekrete maqedonase? Kesaj pyetjeje perpiqet t’i jape pergjigje nje reportazh i Euronews ne Kumanove. Tek shqiptaret dhe maqedonasit e qytetit ne veri te Maqedonise mbreteron dyshimi dhe paqartesia per ate qe vertet ka ndodhur.
VIDEO -
Fotolajm / Shqip flet mirë, tashmë
12 Qershor 2015, 13:01
Lu ka mësuar ti bjerë edhe daullesAmbasadori Amerikan Donald Lu përveç të folurit të gjuhës shqipe, të cilën duket se e përvetëson nga dita në ditë është duke mësuar edhe luajtjen me veglat muzikore shqiptare.
-
Tiranë, një 21-vjeçar me motor
12 Qershor 2015, 12:30
përplaset me autobusinNjë 21-vjeçar është përplasur me një autobus teksa udhëtonte motor. Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Ali Demi”. Përplasja e motorit të drejtuar nga i riu me inicialet K.M., u aksidentuar me autobusin me targë TR 57 18 U.
-
Himarë, tryezë me arbëreshët
12 Qershor 2015, 12:28
Kokëdhima: Rrisim bashkëpuniminNjohja me atdheun të parëve, forcimi i bashkëpunimit në sektorë të ndryshëm në dobi të zhvillimit ekonomik dhe integrimit. Ky ka qenë qëllimi i takimit të organizuar në Himarë nga Ministria e Zhvillimit Urban me pjesëmarrjen e një përfaqësie nga arbëreshët e Italisë.
-
Grabitet një bankë në Shijak
12 Qershor 2015, 12:08
autori largohet me 100 mijë lekëNjë filial banke e nivelit të dytë në qytetin e Shijakut ka rënë pre e grabitjes. Nga informacionet paraprake mësohet se, grabitja është kryer nga një person i maskuar dhe i armatosur.