Kronikë

  • Shqiptarët të kënaqur në çdo shtet ballkanik ku jetojnë dhe paqesim të nacionalizmit serb. Kjo është analiza që bën gazeta serbe e Blic, mbi Ballkanin e ri që po përpiqen të krijojnë Gjermania, Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.   VIDEO
  • Lushnjë, Rama inspekton punimet 
    në aksin rrugor që lidhet me Beratin

    Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë sot në Lushnjë  duke u ndalur në rrethrrotullimin e Savrës në rrugën e cila lidh Lushnjën me Beratin. I pritur nga Kryetari i bashkisë Lushnjë Fatos Tushe, si dhe ndërtuesit e rrugës, ai ka inspektuar nga afër punimet që janë kryer në këtë aks tepër të rëndësishëm që lidh 2 qarqet.

  • Frroku mbetet në burg, avokati:
    S’mund të hetohet në dy vende

    Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura me argumentin se cenohet sekreti i hetimeve, Gjykata e Lartë nuk ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë “arrest me burg”. Avokati i deputetit, Mark Frroku ka kërkuar edhe njëherë që klienti i tij të lejohet të marrë pjesë në punimet e Kuvendit pasi është përfaqësues i 20 mijë zgjedhësve.

  • Pranga gjyqtares dhe avokatit
    kapen duke marrë 200 mijë lekë 

    Një gjyqtare dhe një avokat në qytetin e Lezhes janë arrestuar në flagrancë teksa merrnin 200 mijë lekë nga një shtetas në këmbim të një vendimi civil në favor të tij. Ky është arrestimi i dytë në më pak se një javë, ku po për korrupsion u prangos dhe gjyqtari i Sarandës Rasim Doda.  VIDEO

  • Regjistrimi i fëmijëve në çerdhe e
    kopshte nga data 22 - 30 qersho

    Nga data 22 deri më 30 qershor të gjithë prindërit do të kenë mundësi që të regjistrojnë fëmijët e tzre për në çerdhet dhe kopështet publike në kryeqytet. Burime nga Bashkia e Tiranës kanë bërë me dije se vendimi për afrimin e datës së regjistrimeve nga gushti në qershor bëhet për të shmangur radhët e gjata dhe problemet e konstatuara ndër vite.  VIDEO

  • Skandali i ilaçeve, dorëhiqet Astrit
    Beci, pas Tiranës në sitë 9 Drejtori

    Dorëheqja e kreut të fondit të sigurimit shëndetësorë Astrit Beci për t’i hapur rrugë hetimeve është zhvillimi i fundit në lidhje me dëmin ekonomik nëpërmjet rimbursimit fiktiv. Burime për A1Report nga Prokuroria bëjnë me dije se pas Tiranës hetimet janë shtrirë dhe në 9 drejtori rajonale, ndërsa prej dy ditësh është sekuestruar dhe serveri qqndror i rimbursimit.  VIDEO

  • Ministri grek:Zgjidhje për problemet
    me Shqipërinë, PDIU parti fashiste

    Ministri i jashtëm grek, Nikos Kotzias, ka deklaruar se ka ndërmend t’i propozojë palës shqiptare një zgjidhje paketë për gjithë problemet në marrëdhëniet dypalëshe. Sipas tij, zgjidhja do të jetë realiste, shpresëdhënëse dhe në dobi të të dy popujve
    VIDEO

  • Arrestimi i rivalëve të bandës së
    Lushnjës, zbardhen detaje të reja

    Sasia e 1.5 kilogramëve heroinë që iu gjet dje gjatë arrestimit në Durrës grupit të, Saimir Taullait, rivalit të bandës së Lushnjës, ishte marrë në Kosovë dhe kishte si destinacion tregun vendas. Ky fakt është pohuar nga vetë të arrestuarit sot gjatë marrjes në pyetje në prokurorinë e Durrësit, përpara se ata të niseshin drejt Prokurorisë së Krimeve të Rënda.  VIDEO

  • ​Përkrahën autorët e masakrës në
    Thumanë, në pranga edhe një tjetë

    Policia ka arrestuar një tjetër person si i përfshirë në vrasjen e trefishtë të ndodhur të shtunën në Thumanë. Uniformat blu kanë arrestuar një tjetër ndihmës për autorët e ngjarjes që është Sandër Gjona, 29 vjeç banues në Laç.

  • Tiranë,bllokohen 20 thasë me ilaçe 
    të skaduara të hedhura në Bovillë

    Policia e kryeqytetit ka bllokuar 20 thasë me ilaçe të skaduara që ishin hedhur në Bovillë, larg zonës së ujësjellësit,  nga persona ende të paidentifikuara. Zbulimi i sasisë së ilaçeve të skaduara është bërë nga ana e efektivëve të komisariatit Nr 5 të cilët kanë nisur edhe hetimet për zbulimin e personave të cilët i kishin hedhur ato.

  • Masakra, burg për 3 anëtarët
    e familjes Kora: Ishim të dehu

    Gjykata e Krujës ka dhënë masën “Burg pa afat” për tre pjesëtarët e familjes Kora, të cilët akuzohet për ekzekutimin e trefishtë të ndodhur të shtunën në Thumanë, ku mbetën të vrarë tre pjesëtarë të familjes Çeku.“S’mbajmë mend asgjë nga ajo ngjarje pasi kemi qenë në gjendje të dehur", - kaq mësohet të kenë thënë dy djemtë e familjes Kora përpara trupit gjykues VIDEO
    Arkiva - Lajme te tjera për masakrën

  • Çlirimi i gazit në Marinzë,Bankers: 
    Dëmshpërblimi po ecën me shpejtësi

    Rreth dy muaj pas çlirimit të xhepit të gazit nga zonën e Marinzës, Kompania “Bankers Petroleum” është drejt fundit të dhënies së dëmshpërblimeve për dëmet e shkaktuara në banesat e banorëve të kësaj zone. Ndërsa bëhet me dije se procesi i dëmshpërblimeve po ecën me shpejtësi, Menaxheri i marrëdhënieve me komunitetin pranë kësaj kompanie , Adriatik Golemi, në një intervistë për A1 Report bën më dije se në zonën A “Bankers Petrolium” ka zhdëmtuar 45 banesa, kurse në zonë B, 46 banesa.  VIDEO

  • 2 javë pa ujë,120 familje në Shkodër
    në protestë:Do bojkotojmë zgjedhjet 

    Rreth 120 familje të fshatit Oblike të Shkodrës prej 2 javësh janë pa ujë të pijshëm. Duke marrë shkas nga kjo situatë ata kanë zhvilluar një protestë në qendër të fshatit ku kërkojnë rikthimin e ujit të pijshëm. Banorët kërcënojnë me bojkot të zgjedhjeve nëse kërkesa e tyre nuk merret parasysh.

  • Ankthi i Pupo-s: Becchetti ende
    s'më ka paguar gjithë detyrimin

    Nga dhjetori deri në maj drejtoi emisionin quiz “Një këngë për 100.000” për Agon Channel, por kontrata e tij tani ka përfunduar. “Fillova të punoj sërish për RAI-n”, thotë këngëtari Pupo. “Mora vesh që Francesco Becchetti ka patur ca probleme, më vjen keq. Me të fola kur nënshkrova kontratën në Romë dhe në festën e përurimit në Tiranë; gjithnjë ishte i këndshëm dhe i përzemërt”.

  • Gjykata: Becchetti fitoi miliona
    euro me arbitrazhin fals për HEC 

    Shqiptarja.com ka siguruar dosjen e Gjykatës për urdhër-arrestin e Becchetit dhe sekuestron e pronave të tij që lidhen me dokumentet false me të cilat Beccheti fitoi miliona euro përmes arbitrazhit të stisur për HEC-in e Kalivaçit. Sipas prokurorisë Bechetti ka stisur një konflikt me një kompani tjetër “Energji”, duke krijuar dhe dokumenta fiktive, lidhur me punimet që janë kryer në HEC e Kalivaçit. Ndërkohë që sipas prokurorisë komunikimet për kryerjen e punimeve në Kalivaç kishin nisur përpara se kompania të themelohej e rregjistrohej në QKR. “KGE” nuk ka ekzistuar para datës 9 korrik 2007.  VIDEO
    ARKIVA - Të gjitha Lajmet për urdhër arrestin e Becchetit dhe sekuestrimin e Agon Channel

  • Intervista/ Becchetti:Ja origjina e
    parave të mia, nuk e mbyll Agon-in

    Francesco Becchetti përgjigjet në telefon nga studioja e tij në londër. Toni i zërit të tij është ai i një njeriu që e di se beteja është e gjatë dhe se tani jemi vetëm në fillim. “I lexova akuzat, nuk kanë asgjë, janë të gjitha sajime”, thotë për dokumentat e Prokurorisë shqiptare. Në fakt, ndaj atij që themeloi të parin televizion italian jashtë Italisë në një kapanon në periferi të Tiranës ekziston tashmë një urdhër arresti ndërkombëtar, nxjerrë nga Gjykata shqiptare.

  • Pushimi çështjes,Strazimiri:Gjykata
    "shpërndarëse", kaligrafia e Ramës

    Teksa sot Gjykata e Lartë dhe verdiktin e saj, duke pushuar çështjen ndaj deputetëve socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Ndoka, për konfliktin me depueteti demokrat Gent Strazimiri, ky i fundit ka reaguar nëpërmjet një status në faqen e tij në rrjetet sociale “Facebook”.

  • 3 kate pa leje,pranga pronares 
    e inxhinierit, sekuestro pallatit

    Dalja nga projekti duke shtuar 3 kate më tepër ka çuar në arrestimin e pronares së një firme ndërtimi dhe inxhinierit të saj, gjithashtu edhe në sekuestrimin e pallatit 10-katësh. Arrestimi i tyre u bë pasi nga verifikimi i dekumentacionit rezulton se kanë shtuar në objektin me leje i cili ishte parashikuar të ishte 7-katësh edhe 3 kate të tjera duke e ngritur objektin në 10 kate.  VIDEO

  • Nishani: Isa Boletini ishte krenaria
    në orët më tragjike të shqiptarisë!

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani i shoqëruar nga delegacioni zyrtar shqiptar mori pjesë sot në ceremoninë solemne të rivarrosjes së eshtrave të Heroit Kombëtar, Isa Boletini, e cila u mbajt në Stadiumin “Adem Jashari” të qytetit të Mitrovicës, në Republikën e Kosovës.

  • Komisioni i Ekonomisë miraton
    ligjin për hekurudhën Tiranë-Durrës

    Komisioni Parlamentar i Ekonomisë dhe Financave miratoi të mërkurën marrëveshjen me BERZH-in për projektin e detajuar të linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, si dhe vlerësimin financiar/ekonomik të të gjithë rrjetit hekurudhor në Shqipëri.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv