Kronikë
-
Pas dy seancave të shtyra, Gjykata e Apelit hapi këtë të premte procesin në të cilin Prokuroria e Apelit të Krimeve të Rënda kërkon dënimin me burg të përjetshëm për Arben Frrokun dhe anulimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që e shpalli të pafajshëm biznesmenin për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj në shkurt të 2013-ës.
VIDEO 12 Qershor 2015, 11:35
-
Video/ Kreu i LSI Shijak revoltohet
12 Qershor 2015, 11:09
nga gjoba...gurë makinës së tijNjë gjobë e vendosur ndaj kreut të degës së Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim ka sjellë reagimin e çuditshëm të kryetarit Eduard Lala i cili në shenjë “revolte” ka hedhur një gurë mbi xhamin e makinës së tij.
VIDEO -
Fotolajm/ LGBT kërkon vëmendje?
12 Qershor 2015, 10:50Një flamur i madh shumëngjyrësh i komunitetit LGBT është shpalosur të enjten në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në kryeqytet. Një element që tingëllon cuditshëm kur Dita ndërkombëtare e këtij komuniteti ka kaluar tashmë, e madhe me atë rast u bë edhe një marshim paqësor në rrugët e kryeqytetit.
-
Tentoi të fuste ilegalisht shtatë
12 Qershor 2015, 10:41
shqiptarë në Britani, dënohet çekuNjë shofer çek është dënuar me burg pasi u kap duke futur ilegalisht shtatë emigrantë shqiptarë në Britaninë e Madhe. Shqiptarët ishin fshehur në kamionin e Zdenek Hercik, por u kapën nga zyrtarët e kufirit. Shtatë shqiptarët ishin fshehur në mobiliet që ndodheshin në kamion.
-
Qytetari shkon për t'i qarë hallin
12 Qershor 2015, 09:41
Kryekomunari e rreh me grushteKryetari i komunës Ballgat në Lushnjë, Shërbet Sharka, është prangosur nga policia teksa pas një debati të çastit ka goditur me sende të forta në kokë një 62 vjecar.
VIDEO -
Kakavijë, sekuestrohen 20 kg
12 Qershor 2015, 08:38
Mariuanë, në pranga 55 vjeçariRreth 20 kg lëndë narkotike është zbuluar dhe sekuestruar gjatë natës së sotme në pikën kufitare të Kakavijës. Mariuana është gjetur në makinën tip Citroen me targa IEM 1162, e drejtuar nga shtetasi Vangjel Kananaj nga Fieri.
FOTO -
Korrupsioni, si u mbrojt gjyqtari
12 Qershor 2015, 07:30
Doda në 2 gjyqet e përjashtimitPesë muaj para arrestimit të gjyqtarit të Sarandës Rasim Doda,dy palët e konfliktuara që zhvillonin gjyq me të, kanë zhvilluar disa gjyqe të tjera për përjashtimin e këtij gjyqtari, nga dosja që ai kishte në gjykim.
-
Restaurimi i “Hamamit të Krujës”
11 Qershor 2015, 23:01
Rama u përgjigjet komentuesveTë shumta kanë qënë reagimet negative pas fotove të publikuara nga kryeministri për restaurimin e Hamamit të Krujës. Dje kryeministri Rama ka shkruar në statusin e prezantimit "Hamami i Krujës trashëgimi e shekullit 15 si e lanë barbarët e 23 qershori 2013 dhe si u kthye në identitet në 18 muaj"
-
Elbasan, gjenden 40 predha gjatë
11 Qershor 2015, 21:36
punimeve në lumin Shkumbin40 predha artilerie dhe murtaje me gjatësi 50 cm, janë gjetur në shtratin e lumit Shkumbin në Elbasan. Një zbulim i tillë është bërë gjatë punimeve për devijimin e një degëzimi të lumit në afërsi të fshatit Mirakë të Librazhdit, i cili do të përdoret për vaditjen e tokave bujqësore.
VIDEO -
Ekzekutohet në atentatin e dytë
11 Qershor 2015, 21:49
me snajper i dënuari për vrasjeSHKODER/ Ekzekutohet me snajper ne oborrin e baneses se tij Xhabit Shega i njohur ne Shkoder si Vil Shega. Ne gusht te 2014-es u tentua te vritet po me snajper, por mundi t'i shpetoje plumbave nga kalaja e Rozafes ne drejtim te baneses se tij poshte Kalase. 51-vjeçari në vitin 2002 Shega ka vrare nje person dhe sipas policisë ka bërë 12 vite burg duke dale në vitin 2014.
FOTO
VIDEO -
FOTOT/ Ja si përfundoi në pranga
11 Qershor 2015, 21:28
gjyqtarja e Lezhës dhe avokati i çështjes200 000 lekë për të fituar dënimin me kusht. Ky është pazari që ka avokati iu ka bërë në emër të gjyqtares, dy të akuzuarëve në qytetin e Lezhës.
-
Tiranë, grabiti kazinonë në 25
11 Qershor 2015, 20:44
sekonda, arrestohet autori 24-vjeçaRreth një muaj nga grabitja e një kazinoje tek rruga e Dibrës në kryeqytet policia e Tiranës arrestoi autorin 24-vjeçar Liridon Sinani nga Tropoja por me banim në Tiranë.
VIDEO -
Astrit Beci: Ika për transparencë
11 Qershor 2015, 20:43
pasi bëra transparencëDrejtori i FSDKSH Astrit Beci është i qetë teksa i përgjigjet pyetjeve të Javanews.al, vetëm pak minuta pasi i ka dërguar tekstin e dorëheqjes ministrit të shëndetësisë Ilir Beqja
-
Video/ Përjashtohet polici, fyen
11 Qershor 2015, 19:02
shoferin: Do të të këpus në mes!Një efektiv i Policisë Rrugore është përjashtuar nga Policia e Shtetit pasi ka fyer një drejtues makine të cilin e kishte ndaluar me pretendimin se kishte bërë shkelje.
-
Sulmoi dy gra në Britani, 12
11 Qershor 2015, 17:58
vjet burg për 19-vjeçarin shqiptaNjë i ri shqiptar, është dënuar me 12 vjet burg. Edison Mulaj, 19 vjeç, sulmoi dy femra në rrugë duke përdhunuar njërën pre viktimave të tij. Ngjarjet kanë ndodhur në shkurt dhe mars të këtij viti, ndërsa 19-vjeçari kishte mbërritur në Britaninë e Madhe vetëm nëntorin e kaluar.
-
Plagoset në fytyrë duke luajtur me
11 Qershor 2015, 17:41
çifte, 7-vjeçari dërgohet në TiranëNjë 7-vjeçar është plagosur rëndë me armë gjahu ndërsa po luante. Ngjarja ka ndodhur sot në Morin rreth orës 15:30, ku i plagosuri është M.S., i cili ka marrë dëmtime në fytyrë.
VIDEO -
Shkupi bllokon zyrtarët shqiptarë
11 Qershor 2015, 16:28
për turin në Bashkinë e KërçovësQeveria maqedonase po përpiqet të bllojë turin ekonomik dhe kulturor të Kerçovës, i parashikuar për të nisur sot. Turi pritet të zhvillohet në Komunën e Kërçovës
-
I arrestuari për drogë, Saimir Taullai e
11 Qershor 2015, 16:18
rivaliteti me Baren e bandës së LushnjësSaimir Taullai i arrestuar nga policia në Durrës për trafik të lëndëve narkotike nuk ka qenë i panjohur për drejtësinë shqiptare. Në arkivën e lajmeve për grupet e strukturuara kriminale janë të ruajtura edhe faktet të cilat e lidhin emrin e Saimir Taullaut, me një grup tepër të rrezikshëm krijuar në qytetin e Lushnjes dhe drejtuar nga Aldo Bare që në fillim të viteve ‘90.
-
Prostitucioni, 4 persona në pranga
11 Qershor 2015, 16:10
në Cërrik, mes tyre edhe një turk4 persona, mes tyre edhe një shtetas turk janë arrestuar në Elbasan për prostitucion. Policia në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata” ka zbuluar një rrjet prostitucioni që ushtronte prej më shumë se 6 muajsh aktivitetin në qytetin e Cërrikut. Burime të Policisë bëjnë të ditur se në kuadër të operacionit të koduar “Mesnata” u arrestuan në flagrancë katër persona, njëri prej të cil[ve një shtetas turk që jetonte në Elbasan si resident i punësuar në një kompani turke.
-
Laç, pelegrinazhi në Kishën e Shna
11 Qershor 2015, 15:49
Ndout,policia:Ja rrugët që bllokohenPër të siguruar mbarëvatjen e pelegrinazhit te Kisha e Shna Ndout në qytetin e Laçit me datat 12 dhe 13 qershor, Drejtoria e Policisë së qarkut Lezhë ka marrë të gjitha masat. Në bazë të një plani masash të detajuara policia ka bërë të ditur se për krijimin e kushteve në zhvillimin normal të këtij aktiviteti fetar, janë marrë të gjitha masat për Sigurimin e rendit e qetësisë publike, rritjen e sigurisë rrugore dhe parandalimin e aksidenteve automobilistike.