Kronikë

  • ‘Dhuro gjak, dhuro falas, dhuro shpesh”, nënë këtë moto janë ngritur sot në të gjithë vendin qendrat e dhurimit të gjakut në kuadër të ditës botërore për dhurim gjaku. Ariana Deliana përfqësuese e Kryqit të Kuq Shqiptar sqaron se me kalimin e viteve është ulur numri i dhuruesve me pagesë dhe është rritur numri i dhuruesve vullnetarë. Deliana po ashtu bënm thirrje edhe për dhurim gjaku për të ndihmuar fëmijët talasemikë.  VIDEO
  • Video-skandali në QSUT, 16 muaj 
    burg të rinjve që abuzuan me shoqen 

    16 muaj burg të konvertuar dhe në punë publike është dënimi i Gjykatës penale të Tiranës për tre të rinjtë e përfshirë në video-skandalin në urgjencën e Tiranës, ku ata ngacmuan seksualisht shoqen e tyre e cila ishte pandjenja dhe po merrte serum.  VIDEO

  • 20 mijë euro për gjyqtarët, në 
    burg shoferi sekser i gjykatës Vlorë

    Robert Petoshati shoferi i kryetares së Gjykatës së Apelit në Vlorë së bashku me Myqerem Celën do të qëndrojnë në burg nën akuzën e korrupsionit me 20 mijë euro për llogari të një çështje gjyqësore, ndërsa arrest në shtëpi është vendosur për Gjolek Xhaferrin.  VIDEO

  • Rama: Vila qeveritare në Sarandë
    kthehet në mjedis për komunitetin

    Vila qeveritare në Sarandë nuk do të jetë më pronë shtetërore, pasi do t’i kalojë Bashkisë Sarandë me qëllim që të kthehet në EkoKampus me kopshte dhe shkolla të gjelbra dhe mjedise komunitare. “Për çfarë na duhet vila qeveritare në Sarandë? Do e bëjmë kampus arsimor. Vila do të bëhet kopsht dhe pranë saj do të ndërtohen dhe shkolla 9-vjeçare dhe gjimnaze. Do të jetë një shembull i rilindjes urbane”, u shpreh Rama gjatë një takimi elektoral në Konispol.  VIDEO

  • ​Rruga Tiranë-Durrës “bëhet” me
    katër korsi, të gjithë drejt detit

    Me rritjen e temperaturave, fundjavat në Tiranë janë kthyer në ditë qetësi. Rrugët nuk janë të mbingarkuara siç ndodh gjatë ditëve të javës, ndërsa vërehet gjithashtu reduktimi i lëvizjeve në rrugë i këmbësorëve. Kjo pasi, shumë qytetarë zgjedhin t’i kalojnë ditën e fundjavës në bregdet dhe për shumicën e tyre zgjedhja është Durrësi, qyteti më i afërt bregdetar.

  • Burg gjyqtares,Prokuroria:Ademi
    lekët në çantë, avokati në çorape
    PDF- Ja kërkesa e prokurorisë

    “Lekët që policia i gjeti gjyqtares Parashqevi Ademi u vunë në çantë dhe ajo do denonconte këtë veprim”. Ishte ky reagimi i avokatit të Ademit në përfundim të seancës ku u vlerësuan masat e sigurisë ndaj gjyqtares dhe avokatit Gjovalin Ndokaj për të cilët Krimet e Rënda vendosën arrest me burg.  VIDEO

  • Foto/ Ja si do të duket obelisku  
    kuq e zi në qendër të Kavajës

    Kavajës i është rikthyer edhe njëherë identiteti si qyteti i parë që solli demokracinë në vitet 90’. Tashmë ka përfunduar në qendër të Kavajës edhe Obelisku i ri i cili simbolizon kombin shqiptar me ngjyrat kuq e zi. 

  • “Rinas 2015”, asgjësohen 7500 bimë
    kanabis sativa, shtatë të arrestua

    Policia ka arrestuar shtatë persona në flagrancë gjatë një operacion për asgjësimin e bimëve narkotike. Në kuadër të operacionit “Rinas 2015”, policia zhvilloi një kontroll në vendin e quajtur Përroi i fshatit Qerrekë në Krujë, ku u zbuluan gjashtë parcela të mbjella me 7500 rrënjë bimë narkotike të dyshuar të llojit cannabis sativa.  FOTO

  • Nishani në Berlin, KLD pa 
    nënkryetar, vendimet në rrezik

    Mungesa e nënkryetarit të KLD dhe rikthimi i presidentit Nishani në limitet e fundit nga Gjermania, gati dështuan mbledhjen e institucionit më të lartë gjyqësor për të vendosur dhënien e lejes prokurorisë për arrestimin  gjyqtares së Lezhës të ndaluar në kushtet e flagrancës duke marrë ryshfet. 

  • Patentat e reja, test droge e 
    alkooli për aplikantët e rinovim

    Para se të jepet provimi i lejes së drejtimit për makinat, çdo kandidat do të kalojë në një komisioni shëndetësor i cili do të përcaktojë sëmundjet, gjëndjen psikologjike dhe a është i aftë për të drejtuar një makinë. Matet niveli i varesise se alkoolit dhe varesia nga drogerat, testi percakton kush eshte i afte per te marre patentet.  VIDEO

  • Kërcënimi ndaj prokurorit të Fierit 
     zbuloi sekserët e gjykatës Vlorë

    Një hetim i nisur nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për kanosjen e prokurorit të Fierit Çlirim Sino, ka zbuluar aferën korruptive në gjykatën e Apelit Vlorë, duke sjellë dhe arrestimin e shoferit të kryetares së kësaj gjykate Alma Liçaj. 

  • Arrestoi kolegun, kushëriri GPS
    e Lap Top për survejimin prokurorit 

    Altin Dumani, ish-drejtuesi i parë i njësisë Task-Forcë në Tiranë dhe momentalisht prokuror Apeli në kryeqytet është mbajtur për disa ditë në survejim të plotë nëpëmjet një mekanizmi elektronik GPS dhe një Lap-Topi. 

  • Fotolajm/ Krijohet Akademia e
    Aktivizimit, ndryshojmë komunitetin

    Të apasionuarit pas biçikletave kanë ndërmarrë një nismë mjaft interesante duke vënë në pah rëndësinë që ka përdorimi i biçikletave dhe përfitimet që sjell në mjedis e komunitet. Një grup të rinjsh kanë krijuar sot Akademinë e Aktivizimit me të cilën synojnë që të sjellin ndryshime thelbësore.  FOTO

  • Kapen 2 autorët e grabitjes së
    bankës në Shijak, sekuestrohen arma

    Janë vënë në prangat e policisë së Durrësit dy grabitësit e një filiali të një banke të nivelit të dytë në Shijak. Ervin Varaka dhe Jonni (Gentjan)Doda vodhën ditën e djeshme në filialin e bankës në Shijak nën kërcënimin e armëve, një shumë prej 100 000 lekë të reja.  VIDEO  FOTO

  • Tiranë, ekstradohet në vendlindje 
    bullgarja e kërkuar për trafik droge

    Ekstradohet bullgarja e akuzuar për trafikim të 4.1 kilogramë heroinë. Nina Sahatchieba 35 vjeçe, banuese në Bullgari është e kërkuar në vendin e saj për veprat penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”. 35-vjeçarja nga rajoni Ruse i Bullgarisë ishte arrestuar pak muaj më parë në Rinas, në tentativë për të kaluar kufirin në drejtim të Shqipërisë. 

  • Zyra e re në Policinë e Durrësit 
    Tahiri: Denonconi në çdo kohë

    Ministri i Punëve të Brendshme Saimir Tahiri, nga inaugurimi i zyrave të reja të shërbimit për qytetarët në Policinë e Durrësit, tha se përmes këtij shërbimi shmanget korrupsioni ndërsa qytetarët vihen në komunikim të drejtpërdrejt me oficerët duke i dhënë fund pritjes në radhë. 
    VIDEO

  • Lirohen 3 nga 4 falsifikatorët e
    pijeve, shisnin raki dëllinje për Xhin

    Lihen të lirë tre nga katër personat e arrestuar në flagrancë për falsifikim të pijeve alkoolike. Gjyqtari Artan Lazaj vendosi lirimin e tyre, duke lënë në burg vetëm një nga të arrestuarit që prodhonin dhe shisnin raki dëllinje në vend të xhinit.  VIDEO

  • Vidhen 80 mijë € metrazhe...nga
    vëllai i pronares së rrobaqepësisë

    Një vjedhje e organizuar sistematike përgjatë një periudhe të gjatë kohore na vëllai i pronares dhe tre punonjës të tjerë të një rrobaqepësie në Shkozet është zbuluar pas “zhdukjes” së rreth 80 mijë eurove metrazhe.  Në pranga ranë magazinieri Franesko Haxhi  38 vjeç, shoferi Sokol Stafa  25 vjeç, magazinieri Denis Llula   24 vjeç, si dhe menaxheri i rrobaqepësisë Haxhi Dibrani 48 vjeç, të gjithë banues në Durrës.

  • Expo Milano, pavioni shqiptar
    mahnit me shijen e verës Kallmet 

    Trashëgimia kulturore e verës shqiptare të zonës së veriut është promovuar në panairin Expo Milano, në një event të titulluar “Kallmet, një vresht, një verë, një vend”. Të pranishmit patën mundësi të shijojnë cilësinë dhe shijet e gjashtë llojeve të ndryshme të verës Kallmet, verë e cila la mbresa për shijen autentike të saj.

  • Milva Ikonomi komandohet drejtore
     e FSDKSH, deri në emërimin e ri

    Zëvendësministrja e Shëndetësisë Milva Ikonomi do të jetë nga dita e sotme në krye të Fondit të Sigurimeve të Detyrueshme të Kujdesit Shëndetësor në vend të Astrit Becit i cili dy ditë më parë u tërhoq nga ky pozicion.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv