Kronikë
-
Kryeministri Edi Rama mori pjesë pasditen e sotme në Panairin e ideve në Muzeun Historik Kombëtar, në aktivitetin me temën “Shkolla, qendër komunitare”, ku shprehu mbështetjen e qeverisë së tij për nxitjen e idejeve të reja, por edhe për realizimin e projekteve.
VIDEO 10 Qershor 2015, 20:43
-
Mirditë, tentoi të përdhunojë
10 Qershor 2015, 18:39
44-vjeçaren arrestohet 38-vjeçariPolicia e Mirditës ka arrestuar një 38-vjeçar pasi ka tentuar të përdhunojë në rrugë një 44-vjeçare.
-
Korçë, mungesa e tregut të shitjes
10 Qershor 2015, 17:37
fermerët:Kemi tonelata qershi stokTonelata me qershi mbeten stok në fshatin Dvoran të qytetit të Korçës. Dhjetëra fermerë janë gjunjëzuar si pasojë e mungesës së tregut duke rrezikuar që në pak ditë prodhimi i tyre të kalbet. Ndryshe nga çdo vit tjetër ata tregojnë se asnjë tregtar shumice nuk ka treguar interesin më të vogël për marrjen e prodhimit të tyre.
VIDEO -
Video/Kapen me drogë rivalët e
10 Qershor 2015, 17:26
Aldo Bares, njëri thyen këmbënRivalët e bandës së Lushnjës janë goditur ditën e sotme nga anti-droga në qytetin bregdetar të Durrësit, duke i kapur me rreth 1.5 kg heroinë. Në operacionin e koduar “Smart” u vunë në pranga 4 persona mes të cilëve Saimir Taullai, vëllai i Baki Taullait, i cili u ekzekutua nga banda e Lushnjës në korrik të vitit 2005. Bashkë me Taullain sot janë arrestuar edhe Afrim Demiri, Kastriot Zaimi dhe Laert Haxhiu, 23 vjeç, ky i fundit i dënuar për vrasjen e "Iriqit", anëtarit të Bandës së Lushnjës. 23-vjeçari Haxhiu tentoi të arratisej u hodh nga 3-4 metra lartësi.
VIDEO
FOTO -
A.Starova:Deklaratat e ministrit grek
10 Qershor 2015, 16:54
qesharake, politika duhet të reagojëKryetari i Këshillit të Atlantikut të Veriut Arjan Starova në një intervistë për A1 Report, flet për deklaratat e ministrit grek të mbrojtjes, duke i konsideruar si qesharake. Starova thotë se klasa politike shqiptare duhet të bëjë një reagim të fortë në lidhje me këtë çështje.
Negociatat për detin, ministri grek tregon muskujt: Ushtrinë në kufi
VIDEO -
Rritet me 2.000 L trajtimi financiar i
10 Qershor 2015, 16:47
familjarëve të Dëshmorëve të KombitKëshilli i Ministrave miratoi disa ndryshime në vendimin nr. 151, datë 25.04.2002 të Këshillit të Ministrave “Për statusin “Dëshmor i Atdheut”, të ndryshuar, që përcakton procedurën që duhet ndjekur për dhënien e statusit “Dëshmor i Atdheut”, si dhe trajtimin financiar për familjarët e dëshmorëve. Ky ndryshim konsiston në rregullimin e masës së trajtimit financiar për familjarët e dëshmorëve të atdheut, numrin e të trajtuarve, si dhe përmirësimin dhe lehtësimin e procedurës për përfitimin e këtij statusi.
-
Ligji për Arsimin e Lartë, Rektorët e
10 Qershor 2015, 16:37
privatit:Ky ligj cilësor e rrit cilësinëKomisioni i Edukimit dhe Medias zhvilloi sot një seancë dëgjimore me Rektorët e Universiteteve Private lidhur me ligjin për Arsimin e Lartë, të cilët e vlerësuan si mjaft të mirë dhe sipas tyre rrit cilësinë në Arsimin e Lartë.
-
Tiranë, arrestohet 35-vjeçari
10 Qershor 2015, 16:25
Vasil Rabeli, kërkohej për vrasjeNga ana e sherbimeve te Seksionit të Kërkimit të Drejtorise së Policisë Tiranë, u bë kapja e personit në kerkim Vasil Rabeli, 35-vjeç i dyshuar per vrasje. Ky shtetas ka qenë i shpallur në kërkim pasi , Prokuroria Tiranë ka rifilluar procedimin penal për ngjarjen e ndodhur në vendin e quajtur Liqeni i thatë, ku është qëlluar me armë zjarri shtetasi A.D i cili ka gjetur vdekjen disa ditë më pas.
-
Vrasja e Dritan Lamajt, shtyhet
10 Qershor 2015, 16:12
gjyqi ndaj Arben Frrokut në ApelGjykata e Apelit shtyn për në 12 qershor gjyqin ndaj Arben Ferrokut. Seanca u shty me kërkesë të avokatëve të Frrokut të cilët kanë dorëzuar një raport mjekësor për klientin e tyre. Prokurori kërkon në Gjykatën e Apelit fajësimin e Frrokut për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj.
-
Vlorë,jepnin vërtetime Kemp-i për
10 Qershor 2015, 16:02
lekë,pranga mjekëve e 2 infermierveDy mjekë dhe dy infermierë të spitalit psikiatrik në Vlorë përfundojnë nën arrest nën akuzën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës. Sipas hetimeve të Prokurorisë së Vlorës ka rezultuar se në bashkëpunim me njëri-tjetrin 4 bluzat e bardha në Vlorë merrnin 50 mijë lekë në këmbim të lëshimit të dokumentit mjekësorë të vlefshëm për përfitimin e KEMP-it.
-
Familja Leka viziton Kumanovën
10 Qershor 2015, 15:19
Të zbatohet marrëveshja e OhritFamilja mbretërore Shqiptare ka shkuar ditën e sotme në Kumanovë të Maqedonisë, ku kanë takuar banorët e lagjes së Trimave dhe kanë parë nga afër gjendjen atje, pas ngjarjeve të rënda të ndodhura pak kohë më parë.
VIDEO -
Akuza e PD, Gjykata e Lartë: Ndreu
10 Qershor 2015, 15:06
e Ndoka të dënohen nga KuvendiGjykata e Lartë ka reaguar pas akuzave ndaj saj për pushim e çështjes penale ndaj deputetëve Pjerin Ndreu e Arben Ndoka, duke sqaruar se dosja Strazimiri ku Ndreu e Ndoka u paditën se ushtruan dhunë ndaj kolegut të tyre Gent Strazimiri është një shkelje që i përket kuvendit ta zgjidh në mënyrë administrative dhe ndaj deputetëve për të njëjtën çështje nuk mund të ketë dhe proces administrativ dhe penal
-
Masakra në Krujë,vëllezërit pranojnë
10 Qershor 2015, 14:31
krimin: Arben Çeku na qëlloi i pariDëshmi kontradiktore kanë dhënë policinë e Krujës vëllezërit Besnik e Danjel Kora lidhur me vrasjen e tre pjesëtarëve të familjes Çeku, ngjarje e ndodhur mëngjesin e së shtunës në Thumanë. Ndërkaq, gjatë deklaratës, një prej vëllezërve Kora ka thënë se i pari që ka hapur zjarr ka qenë 44-vjeçari Arben Çeku. Këtë gjë e ka pohuar vetë Daniel Kora, pasi ky i fundit ishte qëlluar me një plumb në këmbë duke pretenduar se është plagosur nga 44 vjeçari.
VIDEO
Masakra në Krujë, Prokuroria jep detaje nga vrasja e trefishtë -
Protestë pa leje kundër "arsimit"
10 Qershor 2015, 14:22
Policia shoqëron 7 prej studentëveProtesta e paligjshme që studentët zhvilluan këtë të mërkurë para Kryesisë së Kuvendit ka çuar në shoqërimin e 7 prej tyre në ambientet e komisariatit numër 2 në kryeqytet. Sipas policisë, të rinjtë janë shoqëruar pasi kanë përfunduar tubimin para zyrave të Kuvendit, ku kërkuan të mos miratohet ligji i ri për arsimin e lartë.
VIDEO -
Gjermani, rritet eksodi i
10 Qershor 2015, 12:26
shqiptarëve, të dytët pas SirisëNumri i shqiptarëve që kërkojnë azil në Gjermani është rritur gjatë muajit maj. Ministria e Brendshme gjermane ka deklaruar se pothuajse 5 mije shqiptarë kane kërkuar azil në Gjermani gjatë muajit maj. Për pesë muajt e parë të këtij viti, rreth 16 mijë shqiptarë kanë kërkuar azil, duke u renditur të tretët pas kosovarëve dhe sirianëve.
-
Nxirret nga Liqeni Artificial një trup
10 Qershor 2015, 11:36
i pajetë, dyshohet të jetë mbytuNxirret nga liqeni artificial i kryeqytetit një trup i pajetë i cili dyshohet të jetë mbytur 3-4 ditë më parë sipas bluve të kryeqytetit.
-
Novoselë, s'i mjaftoi dënimi...i riu
10 Qershor 2015, 11:01
dhunon sërish nënën 55-vjeçareNjë 29-vjeçar i dënuar me 8 muaj burg për dhunë në familje dhe ndodhej nën mbikëqyrjen e shërbimit të provës, ka shkelur këtë vendin duke ushtruar sërish dhunë fizike ndaj nënës së tij 55-vjeçare. Në këto kushte policia arrestoi në flagrancë në banesën e tij në Novoselë të riun Nertil Murati.
-
Gjykata e Lartë pushon çështjen
10 Qershor 2015, 09:54
Ndreu dhe Ndoka të pafajshëm
Reagon Gjykata:Le t'i dënojë KuvendiGjykata e lartë pushon çështjen penale në ngarkim të deputetëve Pjerin Ndreu e Arben Ndoka, duke i dhënë atyre pafajësi. Ndreu e Ndoka u akuzuan se goditën për shkak të detyrës deputetin e opozitës Gent Strazimiri, ndërsa prokuroria kërkoi dënimin e tyre me 8 muaj burgim për Ndreun dhe 1 vit për Ndokën.
VIDEO -
Intervista/ Becchetti: Do kthehem
10 Qershor 2015, 09:20
në Shqipëri kur të më respektojnë"Nuk do të ndodhë asnjë “tërmet” për Agon Channel, kush ka pasur ndërmend të më trembë po merr rezultatin e kundërt", -ka deklaruar kështu nga Londra me telefon për agjencinë italiane të lajmeve AND Kronos Francesco Becchetti, pas lëshimit të një urdhër arresti nga Prokuroria shqiptare. Reagimi/ “Tirana shkeli marreveshjet per investimet”. Becchetti: Agon ecën përpara, ndaj meje po merret hak. Do nis arbitrazh ndërkombëtar kundër qeverisë shqiptare
-
Ekstradohet në Itali Alban Elezi
10 Qershor 2015, 09:01
Rekrutonte luftëtarë për në Siri38 vjecari Alban Elezi, shqiptari nga Kavaja i akuzuar për terrorizëm është ekstraduar nga Interpol Tirana nga Shqipëria drejt Italisë.
Drejtonte celulën e ISIS, burg Elezit