Kronikë

  • I ngarkuari i qeverisë federale gjermane për hapjen e dosjeve të ish-sigurimit të shtetit Stasi, Roland Jahn ka filluar vizitën e tij disa ditore në Tiranë. Duke folur në një aktivitetet të zgjeruar në ambasadën gjermane, Jahn tha se eksperienca gjermane ishte që edhe dosjet për figura publike ne politike, apo fushat ta tjera të publikoheshin, farë solli largimin e tyre.  VIDEO
  • Qendra "Don Bosko", Kisha
    protestë kundër aferave të Gjykatës

    Qendra edukative “Don Bosko” ka reaguar me një protestë në ambientet ku ndodhet prej 23 vitesh ndaj vendimit të gjykatave shqiptare të cilat ja kanë kthyer këtë pronë pjesërisht ish-pronarëve. Për drejtuesin e kësaj qendre Don Matteo di Fiore, drejtësia nuk duhet të përulet para presionit për ndërtim pallatesh. VIDEO  FOTO

  • Skandali/ Lulzim Basha hap
    14 tendera me 504 milionë lekë

    Para se të largohet nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nxituar që brenda një muaji të zhvillojë jo një e dy, por plot 14 tendera, që në total kalojnë shifrën e 500 milionë lekë të reja.

  • Skandal në Lushnje, mësuesi 62
    vjeç pranon abuzimin me nxënësen

    Një mësues 62 vjeçar nga qyteti i Divjakës është vënë në pranga nga policia e Lushnjës për abuzim seksual me dhunë ndaj një nxënëse të tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në shkollën 9 vjecare “Hysen Malko” në fshatin Kryekyq të Lushnjës, ku 62 vjecari Demir Hoxha banues në Zharnec të Divjakës ka kryer me marrëdhënie seksuale me dhunë me 12 vjecaren me inicialet A.K. .  FOTO  VIDEO

  • Lushnje, mbollën 800 rrënjë Canabis
    në banesa arrestohen kultivuesit

    Policia e Lushnjes ka asgjesuar në Lushnje rreth 800 rrenjë bimë narkotike dhe ka arrestuar në flagrancë dy shtetas që kishin kultivuar në banesat e tyre, në vazo lulesh, bimët narkotike të dyshuara si kanabis sativa. Po kështu janë zbuluar  në Sarandë 640 rrënjë Canabis Sativa, në Krujë 1418, dhe Shkodër 570 rrënjë të tilla.
     

  • Tiranë, tentoi të korruptojë policin
    me 500 lekë, arrestohet 21-vjeçari 

    Nga ana e Komisariatit të Qarkullimit Rrugor Tiranë, në bashkëpunim me Seksionin e Anti-Korrupsionit Tiranë, në vendin e quajtur ura pranë Drejtorisë së Policisë Qarkut Tiranë, rreth orës 15.35, është arrestuar në flagrancë Romeo Terolli.

  • Lezhë, kreu i qarkut me delegacionin
    polak, diskutojnë për bashkëpunimin

    Një delegacion nga rajoni i Nisas në Poloni që kryesohej nga sekretari Cesllav Baran ka zhvilluar një vizite ne rajonin e Lezhës në kuadër te zbatimit te marrëveshjes se bashkëpunimit mes dy rajoneve.

  • Vijojnë operacionet antikanabis në 
    ​Shkodër, asgjesohen 570 rrënjë

    Nga puna e Efektivëve të Komisariatit të Policisë Shkodër, në vijim të operacioneve antikanabis, për evidentimin dhe asgjesimin e bimëve narkotike të mbjella, u ushtrua kontroll i imtësishëm territori në disa zona në Qarkun e Shkodrës ku në fshatin Bene, të komunës Shllak, në Shkodër u gjetën dhe u asgjësuan 9 parcela me gjithsej 570 rrënjë bime narkotike Canabis Sattiva.

  • KLD drejt riformatimit, mbarojnë
    4 mandate, në garë 35 gjyqtarë

    Këshilli i Lartë i Drejtësisë është drejt rikonfigurimit dhe zgjedhjes së katër anëtarëve të rinj. Kjo konfirmohet nga Këshilli Ekzekutiv i Konferencës Gjyqësore të cilat janë mbledhur këtë të martë për të diskutuar se kur do të votohen përfaqësuesit e rinj të gjyqtarëve në KLD.

  • Krujë, asgjesohen 14 parcela 
    me kanabis me 1418 rrënjë 

    14 parcela me rreth 1418 bime narkotike janë bllokuar dhe asgjesuar sot nga policia e Krujës në në fshatin Kurcaj komuna Nikël. 

     

  • Brindisi, arrestohet shqiptari i
    dënuar në Vlorë për trafik droge

    Një shqiptar është arrestuar në Brindisi të Italisë, pas dënimit në Shqipëri për trafik droge.Bledar Ismailaj 30 vjeç nga Vlora ishte dënuar me 7 vjet burg për akuzën e trafikimit të drogës. Lajmi u  bë publik edhe nga mediat italiane të cilat raportojnë se Ismailaj, i cili ishte në kërkim ndërkombëtar,  përdorte  identitet fals për tu fshehur në Itali. 

  • Rënia e Lazaratit, trefishohet 
    çmimi i kanabisit dhe marijuanës  

    Bllokimi i Lazaratit dhe operacionet antidrogë në të gjithë vendit gjatë vitit të kaluar dhe gjatë këtij viti kanë rritur çmimet e marijuanës të kanabist apo nënprodukteve të tjera si marijuana çokollatë, apo vaji i hashashit.  VIDEO

  • Prostitucioni, Prokuroria: 20 vite
    burg Osjajt, shfrytëzoi të miturat

    Shfrytëzoi për qëllime prostitucioni tre të mitura në qytetin e Shkodrës, prokuroria e krimeve të rënda kërkon 20 vite burg për Xhevahir Osjan, i arrestuar në Qershor të 2014-ës.
    Osja akuzohet se me anë të mashtrimit ka shfrytëzuar tre të miturat me iniciale B.M, F.K dhe G.B për qëllime prostitucioni, duke i siguruar klientë e më pas përfitonte të ardhurat. Për të faktuar përfshirjen e Osjes në shfrytëzimin e tre të mituareve prokuroria ka administruar dhe dëshminë e minorenes me iniciale F.K, ku ajo sqaron se 23 vjecari i siguronte vajzave klientët.  VIDEO

  • Shkodër, qarkullonte pa leje drejtimi
    të automjetit arrestohet 52 vjeçari

    Policia e Shkodrës ka arrestuar në flagrancë  52 vjeçarin Rasim S,  banues në Shkodër, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin e tij. Shtetasi po qarkullonte me mjetin tip “Mitsubishi fuoristrad” me targa TR 6244 F  në segmentin rrugor “Sheshi i Teatrit-Dobraç”, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Dobraçit. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale  "Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt" parashikuar nga neni  291 i Kodit Penal.

  • Beqaj: Po rikonstruktojmë dhe 
    modernizojmë Poliklinikat e vendit

    Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ka inspektuar punimet për rikonstruksion në Poliklinikën e Specialiteteve nr. 1 në Tiranë nga ku ka deklaruar se tashmë është hapur një kantier i shëndetësisë për të përmirësuar dukshëm shërbimin shëndetësor. 630 mijë dollarë sipas Ministrit po investohen pikërisht për ndërtimin dhe rikontruksionin e Poliklinikave. Ai ka thënë ndër të tjera se investime të tilla si vënia në punë me pajisje moderne dy Poliklinikat e tjera të Specialiteteve në Tiranë janë demonstrim i faktit se qeveria, sipas tij, është në drejtimin e duhur për të përmirësuar ndjeshëm kujdesin Parësor në qytetin e Tiranës.

  • Tiranë, vidhte navigatorët e
    makinave, arrestohet 35-vjeçari

    TIRANË- Është arrestuar nga policia e kryeqytetit 35 vjeçari Ingrid Zeqo pasi vidhte navigatorët ë automjeteve.

  • Denoncimi, punonjësi i bashkisë
     i vë flakën varrezave të Tufinës

    Varrezat e Tufinës janë përfshirë nga flakët, pasi punonjësi i bashkisë që merrej me pastrimin e ambientit përreth, ka ndezur zjarr për të djegur barin, që siç duke ishte rritur së tepërmi. FOTO

  • Gjykata kthen të miturën tek nëna
    'Prerja e flokëve tullë s'është dhunë'

    Një ditë pasi policia lëshoi urdhër mbrojtjeje për të miturën 10-vjeçare e cila pretendon se dhunohej psikologjikisht nga nëna e saj, Gjykata e Shkallës së Parë në qytetin e Korçës ka rrëzuar kërkesën e policisë dhe kërkon kthimin e vajzës tek nëna.

  • Kakavijë, sekuestrohen 18 kg drogë 
    në makinë, policia pranga drejtuesit
    Krujë,asgjesohen 1418 rrënjë kannabis

    Policia kufitare e Kakavijës në bashkëpunim me atë greke ka sekuestruar 18 kg lëndë narkotike mbrëmjen e djeshme në makinën e një shtetasi. FOTO

  • Niset Kontingjenti i 2 Paqeruajtës
    shqiptar me mision në Afganistan

    Në kuadër të misionit të NATO-s “Resolute Support Mision”, është nisur për në Kabul, Afganistan, Kontingjenti i Dytë Paqeruajtës i përbërë nga 30 trupa, efektivë të Batalionit të Parë të Këmbësorisë në Vaun e Dejës. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv