Kronikë
-
Banorë të ndryshëm të Marinzës dhe Zharrëzit gjatë ditës janë marrë në pyetje nga prokurorët në kuadër të hetimit të nisur nga organi i akuzës ndaj kompanisë “Bankers Petrolium” e cila mëngjesin e së mërkurës provokoi shpërthime të puseve të naftës në Marinzë, duke sjellë dëme kolosale.
VIDEO 2 Prill 2015, 20:35
-
Tiranë, policia rrugore heq veturat e
2 Prill 2015, 20:28
braktisura që zinin hapësirat publikePolicia rrugore nisi aksionin për heqjen e mjeteve të braktisura apo të vëna në shtije, të cilat ishin lënë në hapësira publike nga pronarët e tyre. Aksioni pritet të vijojë disa ditë, ndërsa policia rrugore tha se do të vijonte edhe në bazë të njoftimeve të qytetarëve.
VIDEO -
Deputeti Astrit Veliaj së shpejti
2 Prill 2015, 19:36
në Gjykatë për ndërtim pa lejeProkuroria e Përgjithshme bën të ditur se hetimet ndaj deputetit të Partisë Demokratike Astrit Veliaj kanë përfunduar dhe se ky i fundit do të paraqitet si i pandehur në Gjykatën e Lartë së shpejti.
-
Durrës, ngacmoi seksualisht të
2 Prill 2015, 18:37
miturën 9-vjeçare, pranga 49-vjeçaritNjë 49-vjeçar është prangosur në Durrës pasi akuzohet se ka kryer vepra të turpshme me një të mitur 9-vjeçare.
-
Rama:Vendet s’dallohen për shkak
2 Prill 2015, 18:38
të asaj që kanë, por për atë që dinëEdi Rama ka zhvilluar në ambientet e Kryeministrisë një takim me të rinjtë fitues të projektit “Ëndërr ime”. Gjatë fjalës së tij kryeministri theksoi se vendet nuk dallohen për shkak të asaj që kanë, por për shkak të asaj që dinë.
VIDEO -
PDIU: Ngjarja dje në Marinzë
2 Prill 2015, 18:09
kambanë alarmi, rrezikohen njerëzit“Ngjarja e përsëritur e Patos-Marinzës kërkon reflektim rrënjësor të masave të sigurisë si edhe përmirësimin e mirëqenies së banorëve të zonës.” Ky është qëndrimi zyrtar i PDIU, e cila thekson se ngjarja e djeshme në Marinzë ku operon kompania "Bankers" është një kambanë alarmi.
-
Nishani: Diktatura nuk ra vetë, e
2 Prill 2015, 17:48
rrëzuan të rinjtë antikomunistëNë kuadër të ditës përkujtimore presidenca ka zhvilluar një aktivitet për të përkujtuar e nderuar pas vdekjes katër të rinjtë që vdiqën në ngjarjen e 2 prillit në Shkodër. Nishani ka thënë se pavarësisht atyre që thuhen, diktatura në vend është shembur nga të rinjtë antikomunistë që donin lirinë.
-
Londër, sekuestrohen 14 kg
2 Prill 2015, 17:39
kokainë, pranga 3 shqiptarëvePlot 14 kilogramë kokainë janë sekuestruar nga policia londineze, ndërsa në pranga kanë përfunduar tre shqiptarë. Në prangat e policisë britanike kanë përfunduar Mirsad Brahimi 28-vjeç, Bledar Doka 32-vjeç dhe Brunilda Krasniqi 35-vjeç.
-
Hetohet pasuria e Frrokut, Akuza:
2 Prill 2015, 16:33
Krijoi para përmes prostitucionitPasuria e Mark Frrokut do të kalojë nën sitën e prokurorisë e cila bënë me dije se ka dyshime se Frroku ka krijuar të ardhura me aktivitetin e paligjshëm të prostitucionit në shtetin belg.
VIDEO -
Vlorë, parkingjet me pagesë KLSH
2 Prill 2015, 16:07
dhe APP kërkojnë dokumentet publikeKontrolli i lartë i shtetit dhe Agjencia e Prokurimit Publik kanë paraqitur mesditën e sotme një kërkesë për informacion lidhur me koncensionin e parkimeve.
VIDEO
Ja dokumenti/ Prefektja në Vlorë firmosi koncesionin e parkingjeve -
Shpërthimet e gurores në Herraj
2 Prill 2015, 15:54
rrezikojnë shembjen e shkollësShpërthimet e një guroreje rrëzë malit të fshatit Herraj, kanë dëmtuar shkollën 9 vjeçare të fshatit duke rrezikuar shembjen e saj, duke rrezikuar jetën e nxënësve çka ka bërë të pamundur vijimin e mësimit në këtë shkollë.
VIDEO -
Gjuetarët kundër moratoriumit të
2 Prill 2015, 13:25
gjuetisë:Sezoni të çelet në 1 shtatoELBASAN/ Qindra gjuetarë u mblodhën në Kodër Krastë të Elbasanit dhe kërkuan që të mos shtyhet moratoriumi për pengimin e gjuetisë dhe sezoni të çelet në 1 shtator të këtij viti. Ata nënshkruan një peticion drejtuar Kryeministrit Edi Rama, Ministrit të Mjedisit Lefter Koka, Kuvendit të Shqipërisë dhe Shoqatës së Ambientalistëve dhe të Mjedisit.
FOTO -
Sëmundja e pishave prek edhe
2 Prill 2015, 13:24
Parkun e Llogarasë, nis aksioniPishta disa vjeçare të “Parkut të Llogarasë” po rrezikohen të zhduken nga sëmundjet që i kanë prekur ditët e fundit. Specialistët e Drejtorisë së Pyjeve sqarojnë se është hartuar një plan masash për të ruajtur këto pisha karakteristike për këtë park.
-
Lezhë, përhapet virusi "Adria' në
2 Prill 2015, 12:32
zonat kënetore, prek edhe njeriunZonat kënetore të qytetit të Lezhës janë bërë epiqendra e një virusi të ri i cili quhet “Adria”. Ky fakt është bërë publik nga Instituti i Shëndetit Publik.
VIDEO -
Elbasan, KURUM heq filtrat e ajrit
2 Prill 2015, 12:24
Banorët zgjohen mes tymit e ndotjesElbasani është zgjuar i mbuluar nga një re e madhe tymi të shkaktuar nga industria e rëndë. Impianti i përpunimit të skrapit të kompanisë Kurum mund të konsiderohet tashmë një ndër ndotësit më të mëdhenj për qytetarët e Elbasanit.
Këto pamje janë marrë nga kamera e televizionit A1 REPORT gjatë 1 Prillit.
VIDEO -
Tre gazetat më të mëdha suedeze
2 Prill 2015, 11:23
promovojnë turizmin në ShqipëriTre gazetat më të mëdha në Suedi "Dagens Nyheter", me një tirazh prej 900 000 kopjesh, "Sydsvenska Dagbladet" me 300 000 dhe "Helsingborgs Dagblad" me 200 000 kopje, kanë botuar artikullin e gazetares Lind mbi turizmin shqiptar dhe potencialin në të ardhmen.
-
L'Express: Shqipëria është perla
2 Prill 2015, 10:53
e Ballkanit, vendi që duhet vizituar!
Rama: Lajm i mirë në prag sezoni turistik“Shqipëria, perla e re e Ballkanit”. Kështu e ka cilësuar revista prestigjioze franceze L’Express vendin tonë në një artikull të përgatitur lidhur me vendet turistike që duhen vizituar në prag të sezonit turistik të verës, duke e renditur Shqipërinë në vendin e tretë në botë.
-
ARRSH: Probleme për lëvizjen
2 Prill 2015, 10:45
e automjeteve në dy segmenteAutoriteti Rrugor Shqiptar njoftoi të enjten se qarkullimi i mjeteve paraqet vështirësi në aksin Krumë-Qafë Prush dhe Kukës-Peshkopi si pasojë e rrëshqitjeve masive.
-
Shpërthimet e 'Bankers', banorët
2 Prill 2015, 10:07
rikthehen në shtëpitë e dëmtuara
Bankers 1 muaj aktivitet e pezulluaNjë ditë pas panikut që përjetuan banorët e Marinzës në Fier, pasojat e shpërthimeve në puset e naftës ku punon kompania kanadeze “Bankers Petroleum” janë akoma prezente. Disa vatra gazi janë ende aktive pranë shtëpive të banorëve të këtij fshati. Disa prej 60 familjeve të evakuuara kaluan natën tek të afërmit e tyre, ndërsa një pjesë tjetër e banorëve në vendet e përcaktuara nga autoritetet lokale.
VIDEO
FOTO
Video/ Pak momente pas shpërthimit
'Bankers', Braçe: Transparencë, ngjarja s'mbyllet këtu, duhet hetim
Zv/presidenti i Bankers: Plan emergjencash, ankesat më vonë
Shpërthimet në puset e naftës, Mjedisi pezullon aktivitetin e "Bankers" -
Elbasan, automjeti përplas
2 Prill 2015, 09:50
motoçikletën, vdes 19 vjeçariNjë aksident rrugor me pasojë vdekjen e një 19 vjeçari ka ndodhur ditën e djeshme në Elbasan. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Gjyralë, ku automjeti tip “Fiat” me targa AA 914 JB që drejtohej ga Dritan Barolli 34 vjeç ka përplasur një motoçikletë tip “Honda” pa targa dhe që drejtohej Xhenard Kanaçi.