Kronikë
-
Tre komuna të Gramshit janë pa energji elektrike për shkak të rrëzimit të dy shtyllave elektrike. Për rrjedhojë, kanë mbetur pa energji rreth 2000 abonentë. Siç njofton CEZ Shpërndarje, ka qenë moti i keq, që ka bërë që të ndërpritet energjia në 46 kabina. 20 Korrik 2013, 22:48
-
Shqipëria, destinacioni më i lirë
20 Korrik 2013, 20:55
për pushime në Evropë"Business Insider" propozon si destinacionin turistik më të lirë për pushime në Evropë Shqipërinë. Buxheti ditor për një turist mund të jetë 23 deri në 27 euro. Çmimet në Shqipëri, thuhet në artikull, janë më të lira se sa në Itali dhe Greqi.
-
Durrës, humb në plazh 15-vjeçari
20 Korrik 2013, 20:42
me probleme mendoreËshtë zhdukur pa gjurmë sot pasdite një i ri 15-vjeçar me probleme mendore. Denoncimi për të humburin u bë nga familjarët.
-
Vlorë, Ujë i Ftohtë, bie nga varka
20 Korrik 2013, 20:20
dhe mbytet fëmija 12-vjeçaËshtë gjetur sot pasdite në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë trupi i pajetë i një fëmije 12-vjeçar. Mësohet se si shkak i mbytjes së fëmijës ka qenë një shëtitje me varkë. Duke pedaluar, fëmija ka rënë në ujërat e thella të detit Jon.
-
Greqi, arrestohet lideri shqiptar
20 Korrik 2013, 18:09
i “Bandës me Kallashnikovë”Media dhe policia greke e emërtuan “Banda me Kallashnikovëve” sepse armë kryesore kishin Kallashnikovin, me të cilën kryenin krimet. Sot u arrestua lideri 26-vjeçar i bandës.
Mars 2013, nga 25 vjet burg 5 shqiptarëve të bandës -
Korçë, Pojan, banorët 4 km rrugë
20 Korrik 2013, 16:13
për të mbushur ujë të pijshëmQindra banorë në fshatin Pojan të rrethit Korçë përballen çdo ditë me mungesën e ujit të pijshëm. Prej vitesh, banorëve të Pojanit iu duhet të përshkruajnë 4 kilometra rrugë çdo ditë për të mbushur ujë të pijshëm në fshatin Plasë dhe Pendavinj.
-
"France 2": Shqipëria, tokë
20 Korrik 2013, 15:59
premtuese për turizëm, investime“Shqipëria është një copë toke premtuese për operatorët turistikë, si dhe për investitorët e huaj”, cilësohet në emisionin e njohur francez, "Envoyé Spécial" (France2). Më tej shpjegohet se vendi i Shqiponjave është shumë afër Francës, megjithatë ajo është injoruar deri tani nga turistët. (Në foto: Prezantueset e programit televiziv".
-
Korçë, zyra e ndërmjetësimit
20 Korrik 2013, 14:25
mundësi për zgjidhjen e konflikteveZyra e ndërmjetësimit në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor të Korcës është një mundësi e mirë për zgjidhjen e konflikteve mes palëve përpara se të mbërrijnë në dyert e gjykatave.
-
Burgu i sigurisë së lartë në Fier
20 Korrik 2013, 13:59
vonon përfundimi i punimevePunimet për ndërtimin e burgut të sigurisë lartë në rrethin e Fierit, ishte parashikuar të përfundonin në muajin maj të këtij viti, por mesa duket një gjë e tillë nuk do të ndodhë. Godina e cila ndodhet në aksin rrugor Fier-Marinzë ende nuk ka përfunduar, ndërsa punimet vijojnë me intensitet të ulët.
-
Metrologjia pranon: Pikat e
20 Korrik 2013, 14:08
karburanteve vjedhin konsumatorinKonsumatori shqiptar prej disa kohësh po vuan dhe vjedhjen që i bëhet në pikat e shitjes së karburantëve, në Tiranë dhe disa qytete të tjera të shqipërisë.
-
Luarasi: Të vendoset një moratorium
20 Korrik 2013, 04:03
për krimet brenda familjesShoqëria civile ka kërkuar dje njëzëri për t’i thënë “STOP” fenomeneve të vrasje të femrave. Iris Luarasi, përfaqësuese e shoqërisë civile dhe njëkohësisht drejtuesja e shoqatës “Qendra këshillimi për gra dhe vajza” ka kërkuar që shteti të vendosë një moratorium për të gjitha krimet që ndodhin brenda familjes.
-
Shkodër, plazhi i Prekalit këtë
20 Korrik 2013, 13:49
verë më i preferuari nga pushuesitNdërsa vazhdimisht është folur për Shirokën dhe Zogajn në liqenin e Shkodrës, lumenjtë, Buna e Drini e në veçanti, bregdetin e Velipojës, këtë radhë do të ndalemi tek një miniplazh i cili së fundmi po tërheq së tepërmi vëmendjen e komunitetit të shkodran.
-
Burri dhunon gruan shtatzënë
21 Korrik 2013, 07:25
kërcënon se do djegë shtëpinëDhuna në familje shton raste te reja; një rast i ri është shënuar në Durrës. Asllan Hoxha 37 vjeç ka dhunuar gruan e tij, Enkeleda Hoxha pesëmuajshe shtatzënë. Burri e ka dhunuar gruan e tij në sy të fëmijës së tyre 15 muajsh.
Qytetarët protestë përpara Ministrisë së Drejtësisë
VIDEO/Moto ‘Ndalo Dhunën Ndaj Gruas’
Kodi Penal, si dënohet krimi dhe dhuna në familje
Gra të vrara -
Itali, pranga 28-vjeçarit shqiptar
20 Korrik 2013, 11:40
u kap me 3 000 doza kokaineNjë 28-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike. Shqiptari u arrestua në flagrancë pas një një jave hetimi nga policia e Perugias.
-
Krujë, tregu i fruta-perimeve në
20 Korrik 2013, 11:10
mes të pluhurit dhe papastërtisëTregu i qytetit turistik të Krujës, zhvillohet në mes të një rrugice, ku pluhuri dhe papastërtitë janë prezente gjatë gjithë ditës. Në të dy anët e kësaj rruge janë vendosur tregtarët me prodhimet e tyre, duke filluar nga zarzavatet e deri tek prodhimet e bulmetit, si gjalpi, djathi, gjiza e qumështi.
-
Gjirokastër, Ura e Bibos, jashtë
20 Korrik 2013, 11:05
listës së monumenteve të kulturësUra e Bibos ose më saktë një nga tre harqet e saj të dikurshme, ende ka mbetur jashtë listës së monumenteve të kulturës. Propozimi i bërë 4 vjet më parë nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare, ka mbetur pa përgjigje nga Këshilli Kombëtar i Restaurimit.
-
Mirditë, sherri për HEC, qëllohen
20 Korrik 2013, 11:00
me armë punëtorët e një firmeMbi kaskadën e lumit Fan në Qafë Mollë të Mirditës ka nisur të ndërtohet hidrocentrali, por punimet nga firma turke kanë ndeshur kundërshtimin e banorëve të Qafë Mollës, pasi sipas tyre, kompania turke po gllabëron toka pa dëmshpërblyer banorët.
-
100 vjet nga Traktati i Londrës
20 Korrik 2013, 10:29
Shqiptarët e Italisë takim në MilanoNë kuadër të 100-vjetorit të mbajtjes së Traktatit të Londrës, shoqata “Scanderbeg Parma” në bashkëpunim me më shumë se 40 shoqata shqiptare në Itali, vijnë së bashku në një konferencë me temë “Shqipëria 100 vjet Komb i Ndarë”.
-
Kamëz, digjet banesa 2-katëshe
20 Korrik 2013, 09:07
dyshohet zjarrëvënie e qëllimshmeNjë banesë 2-katëshe në Kamëz është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm, dhe gazetari ynë Arsen Rusta raporton se nga flakët një person është lënduar lehtë. Paraprakisht dyshohet se flakët janë shkaktuar nga shpërthimi i një bombule gazi. (Në foto banesa e djegur)
-
Mbyllet tenderi për ilaçe në QSUT
20 Korrik 2013, 07:51
Kosova: Kursyem 2.8 mln euroMinistri i Shëndetësisë Halim Kosova në një takim të zhvilluar dje me drejtuesit e spitaleve, ka bërë me dije se ka përfunduar tenderimi për furnizimin me medikamente për spitalet. Ai gjithashtu është shprehur se brenda muajit korrik ilaçet do të jenë në spitale.