Kronikë
-
Dy grupe adoleshentësh u arrestuan mbrëmë nga Policia e Tiranës, pasi grabisnin supermarkete, banesa, çanta e sende personale të qytetarëve. (Në foto sende të vjedhura) 17 Gusht 2012, 13:17
-
Pagat e reja, sa lekë do të
17 Gusht 2012, 12:19
marrin mësuesit e mjekëtPërcaktohet struktura e re e pagave për të gjithë punonjësit e sistemit shëndetësor, përjashtuar ata të parësorit, sistemit arsimor parauniversitar dhe administratën e qeverisjes vendore. Drejtori i gjimnazit do marrë 70 mijë lekë të reja në muaj, shefi i shërbimit në spitalet publike 150 mijë lekë në muaj.
PDF- Si ndryshon paga e mjekeve -
Mashtroi turistët në Egjipt, arrest
16 Gusht 2012, 18:59
shtëpie për pronaren e “Pasha Holiday”Gjykata e Tiranës lë në arrest shtëpie 26-vjeçaren Marselinda Kërtoci, pronaren e agjencisë “Pasha Holiday” e cila shpalli falimentimin në kohën kur kishte nisur për pushime rreth 190 turistë shqiptarë në Sharm el Sheik të Egjiptit.
-
Elbasan, ekspertiza: I ati i
16 Gusht 2012, 18:14
Beqirit u vra, s’vdiq nga infarktiNezir Beqiri nuk ka gjetur vdekjen nga infarkti, siç u njoftuar një ditë më parë, por nga dhuna e ushtuar ndaj të moshuarit. Konfirmimi nga rezultatet e autopsisë që ekspertët mjeko-ligjorë kanë kryer në trupin e të moshuarit. (Foto: Nëna e Gentianit vë kujën në shkallët e pallatit pasi merr lajmin e vdekjes së djalit e bashkëshortit)
-
Korçë, shembin shtëpinë e
16 Gusht 2012, 15:26
Gërmenjit, monument kultureShembet gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së mërkurës shtëpia e patriotit Themistokli Gërmenji, ku në vitin 1916 u shpall Krahina Autonome e Korçës.
-
Vrasja, masë lehtësuese për
16 Gusht 2012, 10:13
Nazimen, burg me afat 30 ditoGjykata dha masën e sigurisë "Arrest me burg për 30 ditë" për Nazime Vishën në lidhje me akuzën për vrasjen e 45 vjeçarit Fiqir Muça 3 ditë më parë. Seanca gjyqësore nisi rreth orës 10:30 të ditës së sotme, e udhëhequr nga gjykatësi Neritan Cena.Avokatja: Të gjykohet në gjendje të lirë. (Në foto Nazime Visha pas hekurave në Gjykatë).
Dëshmia e 18 vjeçarjes: E vrava, do më trafikonte në Kosovë -
Minatorët në Bulqizë, dita e 3-të
16 Gusht 2012, 09:48
e protestës, ACR s’i lë të punojnëVijon dita e tretë e protestave të minatorëve të Bulqizës të cilët nuk janë lejuar nga ACR që të punojnë në galerinë D. Rreth 66 minatorë protestues, janë punonjës të firmës “Tur-Alba” të nënkontraktuar nga ACR. (Foto arkiv)
-
Vlorë, i vë flakën vetes e hidhet
16 Gusht 2012, 09:29
nga kati i pestë, vdes gruajaNjë shtetase nga fshati Babicë e Madhe në Vlorë i ka vënë flakën vetes dhe më pas është hedhur nga kati i pestë i pallatit ku banonte. Ngjarja ka ndodhur rreth orëve të para të mëngjesit të sotëm, ndërsa bëhet fjalë për 65 vjeçaren Nazire Mersini. (Foto akriv)
-
Tiranë, injorojnë semaforin, dy
16 Gusht 2012, 08:44
automjete përplasen te ShallvaretNjë aksident fatmirësisht pa viktima ka ndodhur sot në mëngjes në Urën e Lanës që lidh pallatet Shallvare me zonën e Ish-bllokut. Një automjet tip Benz është përplasur me një golf 4. Dyshohet se njëri nga mjetet nuk respektuar semaforin.
-
Vrasja, familjarët e Nazimes:
16 Gusht 2012, 08:18
Sms erotike? I ka bërë FiqiriuNjë ditë pas publikimit të SMS-ve intime mes 18 vjecares Nazime Visha dhe viktimës Fiqiri Muca, familjarët e vajzës mohojnë që ajo t’i ketë shkruar ato. Ata deklarojnë se Nazime Visha nuk ka patur celular. Nazime Visha vrau 45 vjecarin Fiqiri Muca.
-
Elbasan, ekzekutimi në krevat
16 Gusht 2012, 07:49
dialogu i vrasësve me policëtVritet me 7 plumba brenda në banesën e tij, Gentian Beqiri, i cili një muaj më parë sapo kishte dalë nga burgu për shkak të përfundimit të afateve të paraburgimit. Beqiri njihet si autori i vrasjes së pronarit të hotel “Univers” në Elbasan Sokol Çapja.
-
Zjarri në Dajt, rëndohet situata
15 Gusht 2012, 20:53
Ushtria në punë:Parku në rrezikMinistria e Mbrojtjes (MM) bëri të ditur se 185 ushtarë dhe 10 mjete të Forcave të Armatosura janë duke punuar për të shuar flakët në fshatin Priskë e Madhe, në Komunën e Dajtit, ku “në rrezik është edhe vetë Parku Kombëtar i Dajtit”. Sipas Ministrisë, situata e flakëve “është përkeqësuar edhe më shumë pasditen e sotme, ku vatra e zjarrit është shpërndarë në një sipërfaqe edhe më të madhe”.
-
Shuhet Xhaferri, Shqipëria
15 Gusht 2012, 19:38
dërgon mesazhe ngushëllimiShqipëria dërgon mesazhet e para të ngushëllimit ndaj familjarëve të Ish-kryetarit i PDSH-së në Maqedoni dhe njëherazi kryetar nderi i kësaj partie, Arbën Xhaferrit, i cili u nda nga jeta sot pasdite në moshën 64-vjecare.
-
Ndërron jetë Arbën Xhaferri, u
15 Gusht 2012, 17:02
godit nga hemoragjia cerebraleKryetari i nderit të Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH) në Shkup, ka ndërruar jetë pasditen e sotme në moshën 64 vjeçare, si pasojë e hemorragjisë cerebrale. Lajmin e konfirmoi mjeku i tij, Sllobodan Damjanoski.Një javë më parë u gjet në shtëpinë e tij në gjendje kome.
-
“Qemal Stafa”, ndeshja Shqipëri
15 Gusht 2012, 15:36
- Moldavi i besohet gjeneratorëveNdeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Moldavisë do të luhet sonte në orën 20 e 30 në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Kjo ndeshje i është besuar gjeneratorëve për shkak se CEZ shpërndarje nuk ka pranuar t’i japë energji stadiumit kombëtar.
-
Më 27 gusht nis shpërndarja
15 Gusht 2012, 15:04
e librave nëpër shkollaNë fillim të javës së ardhshme nis shpërndarja e teksteve shkollore në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme në mbarë vendin.
-
Kukës, përplaset furgoni me
15 Gusht 2012, 14:51
Golfin, plagosen 6 personaGjashtë persona kanë mbetur të plagosur rëndë si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot në hyrje të autostradës. 3 kilometra nga qyteti i Kukësit. Aksidenti ndodhi rreth orës 14:00 në vendin e quajtur Ura gjashtëmetroshe.
-
Gjirokastër, mbetjet pushtojnë
15 Gusht 2012, 14:25
ambientet e jashtme të spitalitMund të konsiderohet si spitali i vetëm në vend, ku mbeturinat spitalore, nuk trajtohen në një zonë të vecantë apo por në rastin më të mirë, bashkohen me ato urbane në një zonë pranë shtratit të lumit Drino.
-
Vrasja, celulari i viktimës me
15 Gusht 2012, 13:09
250 sms e foto me NazmijenNjë tjetër këndvështrim i historisë së vrasjes së 45-vjeçarit Fiqiri Muça nga 18-vjeçarja Nazmije Visha është zbuluar nga një investigim i të përditshmes “Panorama”, ku mësohet se viktima dhe autorja e krimit kanë shkëmbyer mesazhe intime dhe foto me njëri-tjetrin.
-
Elbasan, SHKB pezullon
15 Gusht 2012, 22:50
2 drejtues, arreston 2 policëSHKB kërkon shkarkim e 2 drejtuesve të Policisë dhe arrestimin e dy policëve roje. Gentian Beqiri u vra brenda në apartamentin e tij në katin e 8-të të pallatit në lagjen nr 10 të Elbasanit. Kjo banesë zyrtarisht duhej të ishte e mbrojtur nga dy policë, të cilët nuk duhej të lejonin që Gentian Beqiri të largohej nga banesa pasi ishte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.