Kronikë

  • Procesi ndaj tre te pandehurve Ndrea Prendi, Margarit Kume dhe Agim Llupo, të akuzuar për ngjarjet e “21 janarit” ka vijuar edhe këtë të mërkurë me pyetjen e dëshmitarëve të akuzës.
  • Gjykata e Elbasanit, burg pa afat
    për pedagogun e gazetarisë Koti

    Gjykata e Elbasanit lë në burg pedagogun e gazetarisë Isidor Koti, i arrestuar në flagrancë për mitmarrje. Gjatë seancës gjyqësore pedagogu i gazetarisë, Isidor Koti i ka mohuar akuzat e ngritura nga organi i akuzës ndaj tij. Isidor Koti: “Këtu është pjell e krimit por unë nuk jam pjesë e saj”.(Në foto, Isidor Koti gjatë shoqërimit për në Gjykatë)

  • Privatizimi i Dhërmiut, Shoqata:
    Punimet nisën pa u marrë leja

    Shoqata “Bregdeti” dhe Komunitetit himarjot, kanë reaguar të shqetësuar pas vendimit të qeverisë për dhënien me koncesion për një periudhë 30 vjeçare firmës “Eurokontakt” për shfrytëzim të plazheve të Dhërmiut dhe Perivollit. Reagimi, pas publikimit në të përditshmen SHQIPTARJA.com, e cila zbardhi vendimin sekret të qeverisë.

  • Universiteti Part- Time, nisin
    regjistrimet për 9300 vende

    Të gjithë ata që duan të nisin studimet e larta me kohë të pjesshme, mund ta bëjnë atë duke filluar që nga dita e djeshme e deri më datë 10 tetor. Ministria e Arsimit dhe Shkencës, ka shpërndarë nëpër universitete udhëzimin që detajon afatet, procedurat dhe rregulloren që duhet të ndjekin këta të rinj.

  • Sindikata e arsimit denoncon:
    Mësuesit largime masive

    Transferime masive dhe pa asnjë kriter, duke shkelur jo vetëm kontratën e punës, por edhe kriteret që përcakton ligji i ri i arsimit parauniversitar. Kjo është situata me të cilët janë ndeshur mësuesit në këtë fillimviti shkollor është denoncuar nga sindikata e arsimit, që i kërkon ministrisë së Arsimit të ndërhyjë dhe të ndalë këtë “reformë”.

  • FOTO LAJM/Letrat e Kadaresë
    drejtuar Nexhmije Hoxhes

    Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka patur guximin t`i kërkojë Nexhmije Hoxhës një shtëpi gjatë rregjimit, por jo dorëshkrimin e veprës së tij.

  • Lirimi i Xhakes, Abdiu: Gjykata
    të shkrihet dhe ndjekje penale

    Ish-kreu i Kushtetueses deklaron se gjyqtarët e Durrësit që kanë gjykuar vrasësin e kryekomisarit të Shijakut mbajnë përgjegjësi penale për faktin se nuk kanë publikuar vendimin e arsyetuar për një vit e gjysmë. Vendimi shkruhet me ngut gjyqtari bëhet edhe sekretare! (Foto: Faksimile e vendimit dhe Neritan Tabaku) / Ruçi: Killeri në fushatën tuaj, Berisha: E liroi Spahiu
    Vendimi: Xhakja ishte ne Gjermani kur ndodhi vrasja
    Ndaj gjyqtarit Neritan Tabaku, nisi procedim penal
    Qeveria, 5 mln lekë familjes së Adem Tahiraj, u vra nga Ilir Xhakja

  • Lutja e Kadaresë për Nexhmijen:
    Më ndihmo për shtëpinë dhe librat
    FOTO LAJM/ Letrat e Kadaresë

    Shkrimtari i njohur Ismail Kadare ka patur guximin t`i kërkojë Nexhmije Hoxhës një shtëpi gjatë rregjimit, por jo dorëshkrimin e veprës së tij. Të paktën kështu ka deklaruar avokati Aranit Roshi, i cili gjatë seancës së djeshme i ka treguar gjykatës të gjitha letrat që Kadare, i ka dërguar Nexhmie Hoxhës, lidhur me këtë çështje.

  • Vrasja e kryekomisarit, policët që
    ishin me Tahirajn pyeten sërish

    Fatmir Hoxha dhe inspektori i zonës Kastriot Gosturani që kanë qënë të pranishëm kur Ilir Xhakja, ekzekutoi me armë zjari kryekomisarin Adem Tahiraj, (ne foto) janë marrë sërisht në pyetje nga ana e Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

  • Nertian Tabaku: Pse e nxorra
    të pafajshëm Ilir Xhakjan

    Ilir Xhakja, ka fitur lirinë pas një interpretimi spektakolar të provave nga ana e Gjykatës së Durrësit dhe falë dëshmisë së dhënë nga ana e inspektorit të zonës ku kishte ndodhur krimi, Maksut Zhiti.  Vendimi i Neritan Tabakut, është zbardhur në kohë rekord dhe për këtë vlen të dallosh gabimet e shumta ortografike në të, por edhe tek vendosja e emrin të tij, ku Neritan Tabaku, rezulton si kryesues i trupit gjykues por edhe si sekretare.(ne foto fFaksimile e vendimit të Gjykatës së Durrësit e Neritan Tabaku, gjyqtari)

  • Lirohet shoferi i kamionit, s’kishte
    dijeni për drogën, 1 në pranga
     

    Shoferi i kamionit në të cilin u sekuestruan mbi një ton kanabis në portin e Durrësit është lënë i lirë, ndërsa është prerë urdhër-arresti për 3 persona të tjerë, nga të cilët vetëm njëri është vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

  • Zyrtari i Min. së Shëndetësisë
    aksidenton për vdekje 7 vjeçarin

    Një fëmijë 7 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti automobilistik në superstradën Tepelenë- Levan. Fëmija ka qenë duke kaluar në krahun tjetër të autostradës, në drejtim të fshatit ku ai banonte, teksa është goditur nga mjeti me drejtues shtetasin Petrit Ponari, drejtor i Burimeve Njerëzore pranë MSH, ndërsa mësohet se është shoqëruar në polici.

  • Zbardhet vendimi që liroi
    Xhaken, vrasësin e kryekomisarit

    Gjyqtari Neritan Tabaku, ndaj të cilit tashmë ka nisur procedimi penal për shpërdorim detyre, ka zbardhur vetëm pak ditë më parë vendimin e marrë prej tij që çoi në lirimin nga burgu të Ilir Xhakjes. Vendimi i marrë më 9 shkurt të vitit 2011 është bërë publik, pas më shumë se një viti, vetëm pasi prokuroria e Tiranës njoftoi nisjen e procedimit penal ndaj tij.

  • Metropolia Katolike e Veriut:
    Kush vret për gjak, shkishërohet

    Metropolia e Shkodrës, Sapës dhe Lezhës shpalli sot  dekretin që shkishëron të gjithë katolikët shqiptarë që kryejnë vrasje apo marrin gjak. Fenomeni i gjakmarrjes, i shtrirë më së shumti në zonat veriore të banuara nga shqiptarët katolikë, si dhe rritja e rasteve të vrasjeve për gjakmarrje, kanë sjellë reagimin ekstrem të Kishës Katolike. Shpallja e dekretit do të bëhet të dielën në kishën e "Shen Shtjefnit" ne katedralen e qytetit të Shkodrës.

  • Kryesindikalisti: Policia me duart
    lart para krimit, nuk ka kushte

    Uniformat blu punojnë në mbingarkesë, pa karburant, pa shpërblimin mbi orët suplementare dhe dietat. Alarmi jepet nga kryetari i sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta. Në një intervistë për A1Report, kryetari i Sindikatës së Punonjësve të policisë i bie kambanës së alarmit për situatën kritike të krimit dhe realitetin e vështirë në të cilin gjenden uniformat blu. (Në foto, kryetari i sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadetin Fishta)

  • Gafa e Ujësjellësit, dëmton
    kabllon, Tirana 4 orë pa drita

    Pothuajse gjysma e Tiranës mbeti pa energji elektrike. Njoftimi erdhi nga CEZ shpërndarje, e cila sqaroi se si pasojë e një dëmtimi të kabllos kryesor 20 kilovolt të furnizimit me energji elektrike, nga ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve Tiranë, kanë mbetur pa energji elektrike zona të ndryshme të kryeqytetit.

  • Korcë, arrest me burg Myrtezait
    vrau të vëllanë e gjyshin e gruas

    Gjykata e Shkallës së Parë e Korçës ka dhënë masën e sigurisë ”burg”,për 33 vjecarin Romeo Myrtezai, i cili akuzohet për vrasjen e vëllait të tij, Dritan Myrtezain, 30 vjec, si dhe gjyshin e bashkëshortes,Fatmir Muhaxhirin 63 vjec

  • HEC-i Ashtës, Berisha: Kryevepra
    energjitike e Shqipërisë

    Kryeministri i vendit Sali Berisha, Kryetarja e Parlamentit të Austrisë Prammer ishin të pranishëm sot në inaugurimin e HEC-it të Ashtës. Berisha: Do bëj gjithçka për të lehtësuar klimën e biznesit. Prammer: Investimet do vazhdojnë

  • Tiranë, grabitet lokali i basteve
    sportive, 1 në pranga, 2 në kërkim

    Një lokal bastesh sportive është grabitur mbrëmjen e djeshme në rrugën “Irfan Tomini” në Tiranë. Sipas policisë rreth orës 22.50’ të 17 shtatorit, Maringlen Cani në bashkëpunim me dy persona, dyshohet se kanë hyrë në lokalin e lotove sportive “Joy Lloto”, dhe kanë marrë shumën prej 100 mijë lekë.

  • Kavajë, grabitet me maskë
    argjendaria në qendër të qytetit

    Një argjendari është grabitur mëngjesin e sotëm në qendër të qytetit të Kavajës. Nga të dhënat e para të policisë mësohet se grabitësi i maskuar ka hyrë me armë zjarri tip automatik brenda në argjendari dhe pasi ka kërcënuar shitësin ka marrë një pjesë të bizhuterive që ndodheshin në dyqan.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv