Kronikë

  • Banorë të fshatrave Gorisht dhe Mërtiraj, kanë protestuar sot ndaj një firme që bën nxjerrjen e naftës në këto zona, pasi sipas tyre ka pezulluar në mënyrë abuzive punonjësit dhe ka dëmtuar varrezat e fshatit teksa ka hapur rrugë të reja për në puse.
  • Trafikant droge në Itali, Qeveria
    shkarkon kryekomunarin Muja

    Këshilli i Ministrave miratoi shkarkimin nga detyra të kryetarit të komunës Rrethina, në Shkodër, Kleves Muja. Propozimi për shkarkimin e tij u bë më shumë se një muaj nga arrestimi i tij me qëllim ekstradimin drejt Italisë ku akuzohet për trafik ndërkombëtar të drogës.

  • 21 janari, gardisti: Hapa zjarr
    i pari kur turma më qëlloi

    Mark Nikolli, efektivi i Gardës së Republikës ka treguar se në 21 janar ai kishte qëlluar i pari për shkak se turma kishte sulmuar në drejtim ku ndodhej ai, duke e goditur atë me mjete të forta dhe lëndë djegëse benzinë. Nikolli ka treguar se në asnjë rast s’kishte qëlluar në drejtim të turmës por vetëm në ajër.

  • Dosja Hoxha, Anglia: Nuk
    e gjejmë dot Ilir Kumbaron

    Drejtësia britanike duket se ka dështuar në ekstradimin e ILir Kumbaros drejt Shqipërisë. Autoritetet britanike i kanë kthyer përgjigje negative Gjykatës së Krimeve të Rënda në Tiranë që kërkoi të merrte në pyetje Ilir Kumbaron lidhur me zhdukjen e Remzi Hoxhës 17 vjet më parë.

  • Shkodër, banorët në protestë
    për pronat, bllokojnë rrugën

    Rreth 200 banorë të fshatit Narac në Vaun e Dejsit kanë bllokuar për afro 60 minuta aksin nacional Shkodër- Vau Dejës. Në rast se kërkesat e tyre nuk do merren parasysh atëherë këto banore kanë paralajmëruar se do bllokojnë hidrocentralin Vau i Dejës.

  • Ndërtimet po shkatërrojnë
    edhe Himarën e Dhërmiun

    Drejtori ekzekutiv i “Ekolëvizja”, Xhemal Mato, me anë të disa fotove të sjella në Shqiptarja.com, denoncon problematikën e shkatërrimit të natyrës në zonat bregdetare të Himarës dhe Dhërmiut, që tregojnë ndërtime në buzë të detit e ngritje parcelash në kodrat pranë tij, ndërkohë që ligji nuk lejon të ndërtohen më afër se 100 metra nga bregu i detit.

  • Tragaj, vrasësi i Golemit
    artist me pasion politikën

    Pasdite, vrasësi i dyfishtë Ardian Tragaj u arrestua nga forcat e rendit. Ai u dorëzua vetë pas negociatave me policinë ndërkohë që iu sekuestrua edhe një armë, që mendohet të jetë ajo e krimit. Tragaj, pas shkëmbimit të zjarrit paraditen e sotme për shkak të një konflikti pronash, ka mbetur i plagosur.

  • Shkodër, tenton të vrasë të ëmën se
    nuk i dha lekë për bixhoz, arrestohet

    Një 64 vjeçar është arrestuar nga strukturat e Seksionit kundër krimit në policinë e Shkodrës, pasi tentoi të vriste nënën e tij sepse nuk i dha lekë për të luajtur bixhoz.

  • Universiteti i Sporteve, skualifikohen
    5 pedagogë “rebelë”

    Hije dyshime mbi procesin e përzgjedhjes së fituesve të doktoraturës në Universitetin e Sporteve. Pesë pedagogë të edukimit fizik të Universitetit të Tiranës janë skualifikuar pa u futur fare në garë, me pretendimin se nuk plotësojnë kriteret.

  • Largime masive në bashki
    Denoncimi: Na zëvendësuan

    Punonjësit e bashkisë së Tiranës, u janë nënshtruar spastrimeve masive, pas ndërrimit të kreut të kësaj bashkie, thuajse një vit më parë. Kështu, vetëm në ndërmarrjen nr.3 të kryeqytetit janë larguar nga puna dhe zëvendësuar me të tjerë plot 56 punonjës, ndërsa lista mësohet se është rinovuar sërish së fundmi.

  • Shkodër, goditet nga një çadër
    në kokë, humb jetën një 9 vjeça

    Një fëmijë ka humbur jetën teksa ishte duke pushuar me familjen e tij në plazhin e Velipojës, pasi një çadër, për shkak të erës, u shkëput nga rëra duke rënë në kokën e tij.

  • Italianët refuzojnë universitetin
    shqiptar, dyshime mbi projektin

    Universiteti Evropian i Turizmit, me qendër në Tiranë, me rektor italianin Messina, i ka propozuar universitetit të Barit dhe atij Politeknik në Itali, që të hapin një kurs të përbashkët studimesh 3-vjeçarë në “Politikat e diplomimit”.

  • CEZ lë pa drita 1 komunë të tërë:
    S’paguajnë, Banorët: Jo e vërtetë

    CEZ-shpërndarja ka lënë pa energji elektrike rreth 5 mijë banorë të komunës Shushucë, pasi sipas saj, janë debitorë ndaj kompanisë me rreth 80 % të faturave të papaguara, ndërsa banorët e revoltuar kanë tentuar të hyjnë me forcë në zyrat e kësaj kompanie duke kërcënuar se do të bllokojnë të gjitha zyrat.

  • Padit në Gjykatë fondacionin
    “Xhaferri", s`i dha zyrat

    Hidhet në gjyq fondacioni piramidal “Xhaferi”, për shkak se nuk pranon t`i lëshojë një qytetari nga Tirana, ambientet ku fondacioni ka ushtruar aktivitetin gjatë viteve 1997. Këto ambiente janë blerë nga Arben Xhuxha me një vlerë prej 150 milionë lekë të vjetra, por që në fakt, edhe pas pagimit të tyre, ambientet nuk janë dhënë nga administratorët e fondacionit.

  • Në Laç aksidenti i tretë i ditës
    së sotme, 4 të plagosu

    Katër persona u plagosën në një tjetër aksident rrugor, (I treti brenda 24 orësh) në autostradën Fushë Krujë- Laç, kur dy makina një automjet me targa greke është përplasur me autoveturën tip Benz me targa të Lezhës dhe më pas kjo e fundit përfundoi në një kanal në anë të rrugës.

  • Presidenti i ri Bujar Nishani
    do të betohet nën shi

    Ceremonia e dorëzimit të detyrës nga Presidenti Nishani ka gjasa të zhvillohet në shi. Organizatorët e ceremonisë festive duket se kanë parashikuar gjithçka në detaje për ceremoninë e pasdites së sotme por nuk kanë planifikuar shiun.

  • Eksperti i aksidenteve: Dora e
    shtetit nuk duket prej 20 vitesh

    Në një intervistë për Shqiptarja.com eksperti i transportit Gëzim Hoxha është shprehur se një numër i madh aksidentesh ndodhin si pasojë e mungesës së rolit të shtetit në instrumentet e kontrollit dhe verifikimit. Sipas tij pa shumë shpenzime mund të bëhen ndërhyrje për të vënë situatën nën kontroll.

  • Denoncojnë në Shqiptarja.com:
    Agjensia s'na rimbursoi biletat

    Lexuesit e Shqiptarja.com në Itali, denoncojnë një problem që i referohet kompanisë ajrore “Albanian Airlines” në lidhje me rimbursimin e biletave, pas mbylljes së zyrës së kësaj agjensie në Torino që prej dhjetorit të 2011-ës.

  • Shpërthimi i makinës, PS: Se
    denoncoi abuzimet në komunë 

    Deputeti socialist i qarkut të Lezhës, Gjovalin Kadeli duke mbështetur kreun e komunës Kaçinar thotë se shpërthimi ishte kërcënim ndaj denoncimeve për abuzime me fondet e shtetit.

  • Bardhi akuzon ish-kreun PD
    të komunës: Duan të më mbyllin gojën

    Kryetari i komunës Kaçinar Petrit Bardhi, i PS-së në një prononcim telefonik për A1 Report deklaron se është kërcënuar për të mos denoncuar abuzimet me fondet e komunës nga paraardhësi i tij.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv