Kronikë
-
DURRES - Një bandë minorenësh ka grabitur një shumë parash në një supermarket të Durrësit, rreth orës 17.00 të pasdites. Banda e gjashtë minorenëve, me anë të teknikës së shpërqëndrimit, ka arritur të tërheqë vëmëndjen e shitësit të marketit, ka grabitur paratë në kasë dhe më pas janë larguar. 27 Maj 2012, 21:24
-
Bashkia e Tiranës, ndihma për familjet në nevojë
27 Maj 2012, 15:02100 familje në nevojë të kryeqytetit të cilat marrin trajtim në qendra sociale të cilat janë ngritur me nismë të Bashkisë së Tiranës do të përfitojnë për 6 muaj pako ushqimore. Projekti është financuar nga Alpha Bank dhe për 100 familjet në nevojë do të mundësohen pako ushqimore, deri në muajin qershor.
-
Kukës, fëmija i shpëton mbytjes
27 Maj 2012, 13:42
në pus, vdes rrugës për në spitalE nxjerrin të gjallë nga pusi i ujit në oborrin e shtëpisë së tij, ku ra aksidentalisht, por 9 vjecari humb jetën rrugës për në spital, i cili ndodhej një orë larg banesës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Trull të komunës Surroj në Kukës.
-
Rrëfehet avokati: Arjan Selimi
27 Maj 2012, 13:18
u vra ditën kur kërkoi lirinëPara se të ekzekutohej Arjan Selimi planifikonte që në seancën e rradhës gjyqësore të lirohej nga masa e arrestit shtëpiak, me qëllim punësimin për të krijuar të ardhura ekonomike. Avokati Koçiu tregon se një gjë e tillë nuk u kryer për shkak të vrasjes së tij. Ndërsa për procesin “Dajti”, ai thotë se është vetë gjykata që po zvarrit procesin gjyqësor me avokatët e saj.
-
Kosovari me identitet të rremë
27 Maj 2012, 13:00
arrestohet në RinasNjë shtetasi kosovar i janë vënë prangat mëngjesin e sotëm në aeroportin e Rinasit. Shtetasi kosovar, Xhavit Makolli, është arrestuar menjëherë pas deportimit të tij nga Zvicra, ku ka jetuar nën një identitet të rremë. Dyshohet se kosovari ka blerë pasaportën biometrike nga shtetasi Artan Hasanpapaj, nga Tropoja.
-
Totozani padit 5 policë të 313:
27 Maj 2012, 11:20
Torturuan dy të burgosuAvokati i Popullit ka denoncuar në Prokurori 4 punonjësit e grupit të gatshëm si dhe përgjegjësin e shërbimit në burgun 313, pasi kërkesës për trajtim mjekësor të dy vëllezërve, i janë përgjigjur me dhunë.
-
Vrau komisionerët, familjarët:
27 Maj 2012, 10:11
Lironi Kastriotin, i pafajshëmPas arrestimit të 43-vjeçarit shqiptar në Athinë , Kastriot Fejzo kane reaguar familjaret e tij. Ata deklarojnë se 43-vjeçari, babai i 4 fëmijëve nuk është fajtor për akuzat që janë ngritur kundrejt tij. Sipas tyre, Kastrioti, cili akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve, ngjarje kjo e ndodhur në qershor të 97-të, në qytetin e Ersekës, nuk ka qene i pranishëm në ngjarjen e ndodhur 15 vjet më parë dhe kjo sipas tyre vërtetohet me dokumente dhe dëshmi të familjarëve të vetë viktimave.
-
Himare, studentet e plagosura
27 Maj 2012, 10:24
mbeten në gjendje komaMbeten në gjendje koma dy vajzat e aksidentuara në tragjedinë e Himarës, të cilat ndodhen në Austri për mjekim më të specializuar. Mjeku Luan Nikollari ka deklaruar se dy studentet Eriselda Gubere dhe Florije Peci vazhdojnë të jenë në gjendje koma dhe se nuk është bërë një tentativë e dytë për zgjimin e tyre. Ndërkaq gjendja e 10 vajzave që ndodhen në spitalin ushtarak paraqitet e stabilizuar.
-
Elbasan, policia përplaset me
27 Maj 2012, 09:38
romët për tregun |Përleshje mes policisë bashkiake të Elbasanit dhe disa tregtarëve të komunitetit romë. Shkak i përplasjes është bërë kundërshtimi i tregtarëve romë ndaj vendimit të bashkisë së Elbasanit për të zhvendosur aktivitetin e tyre nga vendi ku ata kanë tregtuar rrobat e përdorura deri sot.
-
Mungesa e sterilizimit, 30 pacientë
27 Maj 2012, 08:29
të dializës marrin hepatitin BMbi 30 pacientë, që shkojnë në QSUT për të kryer procesin e dializës, janë infektuar edhe me hepatit B. Sipas vetë pacientëve, që prej vitesh shkojnë të bëjnë pastrimin e gjakut në spital, proces pa të cilin atyre u rrezikohet jeta, ata kanë marrë edhe një tjetër virus që e bën më të vështirë kurimin e tyre.
-
MASH: Kujdes, shoqata e jetimëve
27 Maj 2012, 08:17
mashtron me bursat që ofronMinistria e Arsimit dhe Shkencës ka lajmëruar të gjitha drejtoritë arsimore në vend, të ruhen nga shoqata “Në ndihmë të familjeve të ushtarakëve dhe Policisë së shtetit të rënë në krye të detyrës”, pasi ajo mashtron me bursat që ofron.
-
Austriakët, tri nota proteste
27 Maj 2012, 06:49
ndaj vajzës së Shpresa BecajtAutoritetet diplomatike austriake në Tiranë në të paktën tre raste kanë bërë notë proteste pranë Ministrisë së jashtme të Shqipërisë për shkeljet e kryera në Vjenë nga Selvi Beçaj, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë. Ky fakt zbulohet në gazetën “Shqiptarja.com”, e cila publikon në shkrimin kryesor të sotëm vendimin e Gjykatës së Tiranës i cili zbardh detajet e pathëna deri më sot, gjashtë muaj pas largimit të saj nga detyra si diplomate në Vjenë.
-
Mashtrimi me kredi në SHBA,
26 Maj 2012, 19:11
ekstradohet çifti i moshuaMashtruan me kredi, ekstradohet
në SHBA çifti i moshuar shqiptar -
Berisha përshëndet alpinistët e
26 Maj 2012, 18:07
Everestit: Historike për sportin tonëKryeministri Berisha, i cili vizitoi sot Budvën për të marrë pjesë në takimin e Evropës Juglindore, përcolli prej andej një urim për alpinistët shqiptarë, që u ngjitën në Everest duke valëvitur aty flamurin shqiptar.
-
Kapet në Greqi autori i vrasjes
26 Maj 2012, 15:25
së dy komisionerëve zgjedhorëKapet në Greqi një shqiptar i akuzuar për vrasjen e dy komisionerëve dhe plagosjen e 5 të tjerëvë në Ersekë gjatë zgjedhjeve të vitit kaotik 1997. Ai është Kastriot Fejzo me banim prej kohësh në Athinë.
-
Eksperti: Policia kontroll
26 Maj 2012, 15:16
furgonave të fëmijëveEksperti i aksidenteve rrugore, Gëzim Hoxha, përsëriti edhe njëherë apelin për kontrolle të rrepta nga ana e autoriteteve ndaj mjeteve që kryejnë transportimin e personave, sidomos fëmijëve.
-
Trafiku i drogës, 4 në pranga
26 Maj 2012, 15:38
në Vlorë, një skaf i bllokuaPolicia e Vlorës ka arritur të sekuestrojë një skaf 7 metra të gjatë dhe të arrestojë katër persona që dyshohet se janë pjesë e një grupi që merret me trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
-
I vë tritol bunkerit për të
26 Maj 2012, 11:49
marrë hekurin, e zë brendaPolicia bën të ditur se 24 vjeçari fillimisht i kishte vënë tritolin bunkerit. Më pas kishte hyrë për të nxjerrë hekurin. Pikërisht në këtë moment dherat janë shembur duke e zënë brenda. Nisin hetimet për të zbardhur në detaje aksidentin tragjik.
-
Zëdhënësi: Arrestimi I Beqirit politik
26 Maj 2012, 11:34
u gjykua për këto akuza në 2003Zyra e tij e Shtypit e cilëson arrestimin e Idajet Beqirit një veprim të pastër politike që lidhet me veprimtarinë e tij në krye të Partisë së Unitetit Kombëtar Shqiptar. Por për mbrojtësit e zotit Beqiri këto veprime lidhen me angazhimin që kanë marrë autoritetet policore te Mbretërisë së Belgjikës para shtetit serb dhe atij maqedonas.
-
Aksidenti, studentet në Vjenë
26 Maj 2012, 11:12
vazhdojnë të jenë në komaMbetet e pandryshuar gjëndja shëndetësore e dy studenteve të cilat u aksidentuan rëndë të hënën e kaluar në Qafën e Vishës. Dy studente ndodhen për mjekim në dy spitale në Austri dhe mjeku i Spitalit ushtarak Luan Nikollari informoi sot paradite se gjëndja e tyre është e stabilizuar dhe nuk kanë përkeqësime.