Kronikë
-
Në Qendrën Universitare Spitalore "Nënë Tereza" nuk bëhen një pjesë e madhe e analizave. Kjo sepse mungojnë reagentët dhe kitet, të cilët shërbejnë për të përpunuar gjakun e marrë dhe kështu të dalë rezultati. Madje për disa analiza specifike, duhet të blesh vetë edhe tubin për të marrë gjakun. 31 Mars 2012, 15:51
-
Panik tek ETC, endacaku
31 Mars 2012, 12:42
terrrorizon punonjësitNjë endacak ka kërcënuar gjatë ditës së sotme klientët dhe punonjësit e qendrës tregtare ETC që ndodhet në kryeqytet. Ai ka kërkuar para nga punonjësit e zyrave dhe dyqaneve të qendrës tregtare, por më pas është larguar nga forcat e sigurisë.
-
Projekt të ri për xhaminë
31 Mars 2012, 10:57
Bashkia pranon propoziminDo të ketë një projekt të ri për ndërtimin e xhamisë në Tiranë. Ky është vendimi i marrë sot nga komisioni me anëtarë të përbashkët të Bashkisë Tiranë dhe Komitetit Mysliman, i ngritur enkas për këtë çështje, i cili miratoi kështu propozimin e myslimanëve.
-
Vlorë, burg pa afat
31 Mars 2012, 10:30
“Syakullit” Altin HoxhaGjykata e qytetit të Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë “ burg pa afat” për të shumëkërkuarin Altin Hoxha, i cili u arrestua në qytetin bregdetar vetëm pak ditë më parë në një aksion policie të përbashkët mes forcave shqiptare dhe atyre të mbërritura nga Italia.
-
Gushi: I penduar, s'doja vrasje
31 Mars 2012, 17:19
Gjykata: Burg pa afat“Jam penduar!” Janë këto fjalët e shqiptuara në Gjykatën e Tiranës sot nga Viktor Gushi, i akuzuar për mbi 16 krime, ndër të cila dy vrasje dhe shumë grabitje. “Nuk mendoja se do të arrija deri këtu”, ka thënë Gushi gjatë seancës (foto). “Asnjëherë nuk jam nisur për të vrarë”, deklaroi ndërsa shtoi se qëllimi i tij ishin vetëm lekët.
Opozita: Arrestimi farsë
VIDEO - Ku u arrestua
SONDAZH - E ndjeni veten të pasigurtë në Tiranë? -
Lodrat, alarmi: Kanë lëndë
30 Mars 2012, 19:47
të rrezikshme, ruani fëmijëtPas analizave të bëra me disa lodra që tregtohen shpesh në Tiranë, ekspertë të Institutit të Fizikës Bërthamore japin alarmin se ato paraqesin rrezik. Konfirmohet se lëndët toksike që u gjendën mund të janë një pjesë e mijëra të kimikateve që mund të jenë të pranishme në produktet e përditshme të destinuara për fëmijët.
-
Demontimi i municioneve, ministria:
30 Mars 2012, 19:18
Merr fund brenda qershorit 2013Spahia tha se është ngritur grupi i punës për përgatitjen e Planit të Veprimit për asgjësimin e municioneve të tepërta dhe detajimin e të gjitha hapave që do të ndërmerreshin për trajtimin e këtyre municioneve, me synim eliminimin e gjithë sasisë së municioneve të tepërta brenda vitit 2013.
-
Aksident në Fier, një
30 Mars 2012, 18:40
i vdekur e një i plagosuNjë aksident automobilistik i mori mbrëmë jetën një 17-vjeçari në qytetin e Fierit. Ngjarja ndodhi në rrethrrotullimin e Patosit ku mjeti me të cilin udhëtonte Fabio Mema ka dalur nga rruga pasi drejtuesi ka humbur kontrollin.
-
Shijak: Gjendet i vrarë
30 Mars 2012, 18:29
në rrugë një 34-vjeçaNjë 34-vjeçar është gjetur i vrarë sot në orët e para të mëngjesit në Sallmone të Shijakut, bënë të ditur burime policore. Mësohet se trupi i viktimës, i cili u identifikua si Gentian Koka, u gjet në një rrugë pranë banesës së tij nga kalimtarët e rastit.
-
Gushi: Vrava se s’kisha lekë
30 Mars 2012, 16:56
Dëshmia: Ja si jetonte
Një ditë pas arrestimit, shumë i qetë, Viktor Gushi ka pranuar krimet. Policia shpërndan videon e rrëfimit: Vidhte gjithmonë të premteve. Pohimi i Gushit: Doja lekë për bukë e lloto. Flet pronari i llotarisë: U arrestua në lokal. Ishte i pashoqërueshëm, por fitonte shpesh. Gjatë 3 ditëve u shoqëruan në polici rreth 40 persona, disa prej tyre në qeli deri mbrëmjen e djeshme.
Nishani: E papërkulur ndërhyrja e policisë për drejtësi
Gruaja e argjendarit: Autori të vritet, siç vrau
FOTO - Arrestohet 44 vjecari vrasës, Viktor Gushi
SONDAZH - E ndjeni veten të pasigurtë në Tiranë? -
Kakavijë: Sekuestrohet 5 kg
30 Mars 2012, 16:26
marijuanë, 1 në prangaPolicia Kufitare e Kakavijës ka sekuestruar 5 kg marijuanë dhe ka arrestuar personin që po e transportonte nga Shqipëria drejt Greqisë. Aksioni lindi pas informacionit të marrë në mënyrë operative sipas të cilit një shtetas nga Saranda kishte shkuar në Lazarat për të blerë lëndë narkotike.
-
Monstra Gushi, i braktisur edhe virtualisht
30 Mars 2012, 14:57‘Te dashuroj, Te dish ta lexosh, Eshte e lehte ta kuptosh, Dicka dua te them, Anash shkronjat e medha Shih sekretin ku e ka, Un e di dhe e mbroj, Ri pran teje sta tregoj, O moj vajze mendje lehte, Je e zgjuar gjeje vet’. Janë këto vargjet që vrasësi serial Viktor Gushi ia ka dedikuar një femre të panjohur me rastin e 8 Marsit përmes profilit të tij në Facebook.
-
Vlorë, sekuestrohen 21 kazino
30 Mars 2012, 14:44
për aktivitet të paligjshëmPolicia e Qarkut të Vlorës ka sekuestruar 21 kazino që organizonin lojra të palejuara të fatit. Operacioni i koduar “Jackpot 2012” ka nisur para dy javësh, mësohet nga një komunikatë për shtyp.
-
Norvergji, 10 muaj burg shqiptarit
30 Mars 2012, 14:24
me pasaportë false grekeShqiptari 47 vjecar detyrohet dhe t’i kthejë Zyrës së Punës dhe Mirqenies shumën prej 497.385 korona (rreth 60 mije euro), shumë të cilën e ka marrë neto që nga shtatori i vitit 2007 duke përfituar nga pagesa për raporte mjekësore. ( ne foto pasaporta falso e shqiptarit)
-
Rrëfimi i Gushit: Grabitja vetëm
30 Mars 2012, 14:09
3 min, kush vononte vritejI arrestuari i natës së të enjtes është i denjë për një film horror. Një vrasës që planifikonte gjithçka, dhe shumë preciz në atë që bënte. Një vrasës i ftohtë dhe pa mëshirë.
-
Nishani: E papërkulur
30 Mars 2012, 14:07
ndërhyrja e policisë për drejtësiMinistri i Punëve të Brendshme, Bujar Nishani, përgëzoi sot forcat e policisë për punën e kryer në dy arrestimet e djeshme në Tiranë dhe Vlorë falë së cilës u vunë në pranga dy shumë të kërkuar. “Ofruam të gjithë infrastrukturën hetimore për investigimin”, shpjegoi Nishani, duke e cilësuar atë si “profesional”.
-
Gruaja e argjendarit: Autori të vritet, siç vrau
30 Mars 2012, 14:03Burbuqe Sinanaj, bashkëshortja e Rrapo Sinanaj, argjendarit që u ekzekutua në muajin Tetor të 2011 në argjendarinë e tij thotë se një ditë autori do gjendet i vdekur për shkak se haku do i meret nga dy vllezërit e Rrapos, që ndodhen në Vlorë. Edhe në mos e vrasin këta, ai një ditë do gjendet i vdekuri.( ne foto argjendaria ku ndodhi vrasja)
-
Shqiptari i burgosur padrejtësisht
30 Mars 2012, 13:03
kërkon para nga shteti italianÇfarë ndodh nëse dikush akuzohet gabimisht për një krim serioz në një vend të huaj dhe mbahet në burg në Britani ndërkohë që zhvillohen procedurat e ekstradimit. A marrin ata kompensimin në të njëjtën mënyrë si një person i dënuar? Një çështje gjyqësore e cila u hap në Itali këtë muaj, ndoshta do të japë përgjigjet.
-
Universiteti i Durrësit, studentët
30 Mars 2012, 11:25
peticion ndaj rektorit: Bën presionStudentët e Universitetit të Durrësit kanë kërkuar përmes një peticioni demokratizimin e Universitetit dhe njëkohësisht që “t’i jepet fund presioneve dhe sulmeve të rektorit ndaj pedagogëve, studentëve dhe personelit administrative që kërkojnë të përmirësojnë cilësinë” e këtij universiteti, “por që nuk mendojnë si ai ose nuk e kanë votuar atë gjatë zgjedhjeve.
-
Durrës, 33 vjeçari gjendet
30 Mars 2012, 10:46
i vdekur me plumb në krahTridhetë e tre vjecari është gjetur i vdekur, paraditen e sotme, në një kanal pranë fshatit Sallmone, në Shijak. Policia po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.