Kronikë
-
Rebelët në Siri po furnizohen me armatime që vijnë nga Kosova dhe Bosnje Hercegovina. Lajmi bëhet i ditur nga agjencia izraelite e lajmeve “DEBKA”, e cila saktëson se këto armë po dërgohen në Siri nga grupe mafioze nga Shqipëria. 20 Shkurt 2013, 20:57
-
"Ndiqemi çdo ditë!" Tufa dhe 2
20 Shkurt 2013, 20:18
të përndjekur, sot 8 orë në policiSot, më 22-vjetorin e rrëzimit të diktaturës, Skënder Tufa rrëfen në studion e lajmeve të televizionit A1 REPORT se për plot 8 orë janë mbajtur në ambientet e komisariatit numër 1, pasi së bashku me shokët e tij u pa në rrugët e kryeqytetit me disa qese me miell, vezë e sheqer në duar. Tufa: “Do bënim revani për ta ndarë për festën, do ndanim copa të revanisë para shoqatës së ish-të përndjekurve politike” (Foto ish-të burgosurit politik me gazetarin Edvin Parruca në A1 REPORT!)
U shoqëruan edhe kur erdhi Klinton në Tiranë
Tufa u ndalua edhe natën e Vitit të Ri -
Dogji në makinë shqiptarin në
20 Shkurt 2013, 19:23
Angli, 32 vjet burg Arben Lleshit32 vjet burg është dënimi që Gjykata e Anglisë ka dhënë për shqiptarin Arben Lleshi nën akuzën e vrasjes së bashkëkombësit të tij Agim Lleshi në Sauthempton më 10 prill 2012 duke e djegur të gjallë në makinë.
-
Mirditë, pranga kryeplakut e një
20 Shkurt 2013, 18:33
39-vjeçari, lanë fshatin pa dritaFshatrat e Mirditës prej javësh kanë hasur në mungesë të energjisë elektrike e kjo për shkak të vjedhjes së linjës elektrike nga kryeplaku i fshatit Mashter-Kore dhe një tjetër personi me të cilin ai bashkëpunonte.U arrestuan sot në flagrancë.
-
Vlonjati që do hidhej nga kati 11
20 Shkurt 2013, 17:16
Rrëfim ekskluziv në A1 REPORTSkënder Musai, 45-vjeçari i cili tentoi hidhej nga kati i 11-të i një pallati në ndërtim në Vlorë, tregon kalvarin e tij me drejtësinë në emisionin “Urbanika” në televizionin A1 REPORT! detaje të reja, si dhe momentet kur mori vendimin për t’i dhënë fund jetës në këtë mënyrë ekstreme. Musai: Më shembën dyqanet, do më shembnin dhe shtëpinë. (Foto, Skënder Musai me bashkëshorten në studion e Urbanika /dhe (në anë) Musai në katin e 11 të pallatit me shishen e benzinës në dorë)
Problemet me pronën, 45-vjeçari 2 orë kërcënoi të vetësakrifikohej -
Gjirokastër, Qarku asfiksohet,
20 Shkurt 2013, 16:11
komunat s’i derdhin paraNjësitë vendore në Gjirokastër, kryesisht ato të PD-së, refuzojnë t'i paguajnë kontributet, Qarkut. Nëse situata s'do të ndryshojë, krerët e Qarkut të Gjirokastrës, do të japin alarmin për mbylljen e aktivitetit të këtij institucioni.
-
Var veten një grua në Berat për
20 Shkurt 2013, 15:56
shkak të depresionitNjë 60-vjeçare nga rrethi i Beratit i dha fund jetës së saj duke u vetvarur, ndërkohë që hetimet e para të policisë bëjnë me dije se kemi të bëjnë me një veprim të ndërmarrë në kushtet e depresionit
-
Predha e pashpërthyer në duart
20 Shkurt 2013, 15:52
e fëmijëve, shpëtohen nga policiNgjarja është shënuar në mesditë në fshatin Dukaj të rrethit Tepelenë, ku disa fëmijë që po kullosnin bagëtitë kanë gjetur në një ferrë një predhë topi 107 pa zbrapsje. Inspektori i Rendit i pa fëmijët dhe parandaloi ngajrjen në kohë.
-
18-vjeçari tri orë nën
20 Shkurt 2013, 14:54
rrënoja për bukën e gojësMuret e ish-uzinës së Superfosfatit në Laç, i kanë marrë jetën një të riu, teksa tentonte të nxirrte bukën e gojës. Gjin Lleshi nga fshati Shullaz i Kurbinit është gjetur i vdekur, pasi është zënë nga rrënojët, teksa mblidhte skrap.
-
Vrasja tek Fusha e Aviacionit
20 Shkurt 2013, 14:52
Aldo Hoxha në gjyq: S'kam lidhjeSot në gjykatën e Tiranës nisi shqyrtimi i dosjes dhe prokuroria lexoi akuzat. Prokuroria thotë se ka prova të cilët e akuzojnë të riun për vrasjen 5 herë me thikë të 37 vjeçares më 7 gusht 2013.
-
Myftinia 517-vjeçare e Korçës
20 Shkurt 2013, 13:29
do shembet, historia bëhet zyraMedreseja apo Myftinia 517-vjeçare, një prej ndërtesave themeluese të Korcës, shpejt do të prishet dhe në vend të saj do të ndërtohen zyra. Ajo është ndërtuar sëbashku me xhaminë rreth vitit 1496 nga Iliaz Bej Mirahori.
-
Bebet e 2012-ës, pa shpërblim
20 Shkurt 2013, 12:32
bashkia e Tiranës nuk i shpërndanFëmijët e lindur në vitin 2012, nuk e kanë marrë ende shpërblimin prej 5 mijë lekësh që u jepet nëpërmjet vendimit të qeverisë numër 9929, datë 09.06.2008. Shkak për mos marrjen e këtij bonusi është fakti, se nga Ministria e Brendshme nuk janë shpërndarë fondet.
-
Dosja “Trashani” , masakrimi me 60
20 Shkurt 2013, 05:20
thika, rihapen hetimet për juristenNë shtator të vitit 2012, prokuroria e Tiranës pushoi hetimet për vrasjen e juristes 32-vjeçare Aurora Trashani(foto).
-
Masteri i mësuesve, 8 mln euro
20 Shkurt 2013, 05:50
Dobrushi: I bëhet presion ta bëjnëINTERVISTA/Mësuesit që janë më kontratë përfundimtare, nuk e kanë të nevojshme kryerjen e një masteri si mësues të rinj, këtë gjë atyre jua garanton ligji për asimin parauniversitar, miratuar në qershor të vitit 2012. Xhafer Dobrushi (foto) kreu i Sindikatës së Arsimit, thotë se ata mund të bëjnë kualifikimin, por nuk e kanë të nevojshme kryerjen e një masteri.
-
Shtatzënia e Flories, ajo: S'më
20 Shkurt 2013, 17:32
kujtohet, vëllai: E përdhunuanProkuroria e Tiranës mori në pyetje sot, Florie Peçin, në prani të psikologes, në ambientet e maternitetit. Floria, sipas burimeve nga grupi hetimor, ka shfaqur paqëndrueshmëri gjatë përgjigjeve dhe shpeshherë ka deklaruar se nuk mban mend.
-
Dukagjin, bora arrin 1.5 m, po
20 Shkurt 2013, 11:15
mbarojnë rezervat ushqimoreBllokimi nga dëbora ka krijuar gjendje alarmante tek banorët, sidomos për të sëmurët. Në këtë zonë mungojnë energjia elektrike, valët e telefonit, ilaçet për të sëmurët e tashmë kanë nisur të mbarojnë edhe rezervat ushqimore.
-
Anija në Jemen, Kapiteni: Gjyqi
20 Shkurt 2013, 10:30
në apel, ja itinerari i armëveEKSKLUZIVE/ Gazeta “Shqiptarja.com” ka mundur të zbardhë të gjitha detajet e arrestimit të ekuipazhit, bllokimit të anijes. Kapiteni i anijes, Arif Bakillari deklaroi se pret apelimin e çështjes.(Foto: Anija EOS, e bllokuar në portin Mukalla të Jemenit dhe kapiteni Bakillari dhe nje marinar ne gjyq)
-
Nderohet Feti Vogli në 1-vjetorin
20 Shkurt 2013, 10:16
e vdekjes në AfganistanQeveria shqiptare ka nderuar sot me një bust përkujtimor, Dëshmorin e Atdheut, Feti Vogli, vrarë një vit më parë në një mision luftarak në Afganistan, si pjesë e Batalionit të Forcave Speciale .
-
Gjirokastër, pranga 2 zyrtarëve
20 Shkurt 2013, 08:46
lokalë, përfituan asistencë socialeNë kuadër të operacionit të koduar “Asistenca”, është arrestuar Shefi i Zyrës së Përkrahjes Sociale në Bashkinë Këlcyrë dhe Shefi i Zyrës së Punës në Përmet . Ata akuzohen se prej 5 vitesh në bashkëpunim dhe me disa persona të tjerë kanë përfituar asistencë sociale në mënyrë të paligjshme shuma e të cilës arrin mbi 2 milonë lekë të reja.
-
Aksident në Lezhë-Laç, makina
20 Shkurt 2013, 08:19
del nga rruga, vdes 27 vjeçariMakina tip BMW doli nga rruga rreth orës 05:00 e mëngjesit të sotëm dhe për pasojë humbi jetën drejtuesi i mjetit Gjovalin Vuksanaj 27 vjeç. Aksidenti ndodhi në vendin e quajtur Markatomaj dhe mendohet se shkak ka qenë shpejtësia e madhe. (Foto ilustruese)