Kultura

  • Unioni Shqiptar i Arkitektëve, Urbanistëve dhe Planifikuesve ka shprehur sot shqetësimin për cilësinë jo të mitë të shumë prej punimeve të paraqitura në konkursin për monumentin e 100 vjetorit të pavarësisë dhe kanë kërkuar një riorganizim më të serioz të tij.
  • Skifter Këlliçi: Njohja me Bilal
    Xhaferrin më frymëzoi për librin

    Duke jetuar prej disa vitesh në SHBA, shkrimtarit i shfaqet para sysh vizioni që ka patur prej të vetmit takim me Bilal Xhaferrin. I kanë mbetur në mendje kaçurelat e zeza, portreti i tij. Nuk do ta harronte imazhin e tij, as çastin që e lidhi shpirtërisht me poetin. Gjatë gjithë jetës kishte ndjesinë se kërkonte që të bisedonte me të.

  • Monumenti, juria përzgjedh
    5 bocetet më të mira

    Emrat e pesë artistëve fitues nuk bëhen publik, ndërkohë që drejtori i GKA-së, njëkohësishtë edhe pjesë e jurisë, Rubens Shima është shprehur për mediat se konceptet estetike kanë qenë thuajse të ndarë në dy pjesë, artistët vendas kanë propozuar kryesisht vepra tradicionale, ndërkohë që artistët e huaj kanë sjell vepra abstrakte.

  • Pavarësia, Sali Shijaku: Gruaja
    shqiponjë tek busti i Enverit

    Boceti i propozuar nga skulptori i njohur paraqet një grua me krahët e hapur si shqiponjë, e pozicionuar mbi një shkëmb. Ajo ishte menduar të vendosej pikërisht në vendin, ku në vitin 1985 u vendos busti i Enver Hoxhës. (Në foto: Projekti i propozuar nga Sali Shijaku)

  • Doktori i trishtë i Ballkanit
    komedia në Teatrin Kombëta

    Premiera ka ngritur siparin e shfaqjeve të fundjavës për “Doktor Shuster”. Ajo është cilësuar që në poster si një komedi e trishtë. Mirazhet e tjera që pësojnë motër e vëlla mbajnë peshën e ngjyrimit të trishtë të komedisë.

  • Agron Aliaj në duart e kirurgut
    grek, operacioni në Tiranë

    Baletmaestro Agron Aliaj do të operohet në Shqipëri, saktësisht në spitalin “Hygea” në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga Ministria e Shëndetësisë, e cila bën të ditur se operacioni në shtyllën kurrizore është marrë përsipër nga një profesor grek. Pipero: Mentor Petrela s'këshillon kurimin jashtë vendit.

  • Librazhd, plagjiaturë memorialit
    të poetëve të vrarë nga diktatura

    Memoriali në origjinal ka pasur një rrjedhje të zhurmshme uji poshtë basenit të tij që imitonte vetë rrjedhjen e Shkumbimit. Drejtuesit dhe nëpunësit në bashkinë e Librazhdit, kanë bërë një plagjiaturë të pahijshme, në mes të basenit të ujit ngrenë një shatërvan dhe për këtë nuk kanë marrë as mendimin e autorit, as mendimin e specialistëve të artit.


  • Sot lamtumira për ish-ministren
    e Kulturës Uruçi

    I jepet sot lamtumira Ish-ministres se Kulturës, Esmeralda Uruçi, e cila ndërroi jetë dje në spital, ku ndodhej e shtruar pas një aksidenti që kishte pësuar më 17 dhjetor 2011 me bashkëshortin e saj. Ajo ishte 51 vjeç. Homazhe në TOB në orën 10.00 - 11.00 (Në foto: Ish ministrja Uruçi dhe makina me të cilën u aksidentuan ajo dhe i shoqi)

  • Teodor Laço: Konflikti për
    skenarin e Pëllumb Kullës

    Teodor Laço kryetar i Bordit të Qendrës Kombëtare Kinematografike, sqaron për Shqiptarja.com të vërtetën për projektet filmike të Ilir harxhit, të cilan çuan në konfliktin mes tij dhe drejtorit të QKK, Artan Minarolli.

  • Sherri i regjisorëve, Minarolli:
    S'ka diplomë, Harxhi: E padrejtë

    Dy regjisorët Artan Minarolli e Ilir Harxhi flasin për sherrin me grushta të hënën paradite në ambientet e Qendrës Kombëtare Kinematografike. Minarolli: Ai ka shpifur, nuk kishte diplomë. Harxhi: Kriteri i diplomës i padrejtë, edhe Anagnosti është diplomuar për operator
    Teodor Laço: Konflikti për skenarin e Pëllumb Kullës

  • Bashkëshortja: Agron Aliaj nuk
    e meriton këtë indiferentizëm

    Apeli publik i familjarëve, miqve dhe kolegëve për t’i rikthyer shëndetin Mjeshtrit Aliaj ka rënë në vesh të shurdhët. Indiferentizmi i institucioneve shtetërore por jo vetëm, ka sjellë pasoja për koreografin, gjendja shëndetësore e të cilit që nga dita e martë është përkeqësuar.

  • Regjisorët rrihen me grushta
    Minarolli, Harxhi: Ja konflikti

    Dy regjisorë janë rrahur me njëri - tjetrin në ambjentet e Qendrës Kombëtare Kinematografike. Artan Minarolli e Ilir Harxhi janë konfliktuar pas eliminimit nga gara të filmit të paraqitur nga Harxhi. Sot në gazetën Shqiptarja.com rrëfimi i plotë i regjisorëve si dhe reagime të tjera që e zbardhin këtë ngjarje të paprecedentë mes artistëve. (Në foto: (majtas) Artan Minarolli, (djathtas) Ilir Harxhi.

  • Arben Bajo: Monumenti për Pavarësinë?
    Pa ditur se ku do vendoset

    Në intervistën për Shqiptarja.com, njëri nga skulptorët më të njohur në vend, Arben Bajo, hap debatin për Konkursin Ndërkombëtar për Monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë dhe hedh dritë mbi prapaskenat politike dhe institucionale të të gjitha konkurseve kombëtare. " Asnjë artist nuk mund të bëjë një vepër arti pa parë perspektivën e mjedisit ku vendoset dhe arkitekturës së këtij mjedisi. Eshte absurde. 

  • “Mein Kampf”, nga lufta e
    Hitlerit tek ajo mes botuesve

    Botuesi i Mein Kampf, Beqir Haluli, i cili hapi shumë debate mbi botimin e librit të Hitlerit në shqip, sot i kundërpërgjigjet një botuesi tjetër që e sjell atë për herë të dytë. Në këtë letër-reagim të publikuar nga Shqiptarja.com, ai hedh poshtë akuzat sipas të cilave botimi i tij nuk është i plotë. Duket se debati për librin po përfundon në një betejë mes botuesve.

  • Sa e njohim magjinë e muzikës?

    Kjo është një histori e vërtetë. Violinisti Joshua Bell ishte e organizuar nga Washington Post si pjesë e një eksperimentimi rreth perceptimit, shijes dhe prioritetit të njerëzve. Ai u la të luante në një stacion metroje ër 45 minuta ku mblodhi vetem 32 dollarë. Ndërkohë, që në konceretet e tij live, mijëra njerëz paguajnë shumë më shumë për të siguruar një biletë.
    {4:11545"Video - Violina në metro"}

  • Napoloni, tani një kërcim kinez

    126 artistë kinezë kanë dhuruar një spektakël të veçantë para artdashësve kryeqytetas, në “Natën e Pekinit”. Mes të tjerash valltarët kanë performuar edhe kërcimin tradicinal të Shqipërisë së Mesme.

  • Historia e shqiptarëve: Si
    mbrojtëm hebrenjtë në luftë

    Ekspozite me shqiptare e hapur në Izrael. Fotografi 79 vjeçar që u impresionua nga Besa e shqiptarëve.

  • Mihal Luarasi: Poezitë e ndaluara
    mi ruajtën mikeshat hungareze

    “Këto poezi nuk do të kishin dalë asnjëherë në dritën e botimit, sikur im bir të mos ngulte këmbë që të dilnin. I konsideroja si shumë personale. Nuk më shkonte mendja për të botuar, sepse nuk kam menduar asnjëherë që jam poet.”

  • Holandë, 7 mijë vjet art botëro

    Ndër veprat më të mira të paraqitura këtë vit janë: byrzylyku që mbane gruaja e perandorit Maksimilian i Dytë; një organo mekanike antike e përdorur nga Bethoven; një pikturë e rrallë e Shën Mërisë dhe Jezu Krishtit, e cila zotërohej dikur nga Napoleoni III, si edhe një vepër e Salvador Dalisë: goja e Merlin Monrosë punuar më rubinë dhe perla.

  • Historia e panjohur, zemra e
    balsamosur e Avni Rustemit

    Rreth 50 vjet më parë, studiuesi vlonjat Agim Hametaj, do të përjetonte një nga ngjarjet që do t’i mbeteshin në kujtesë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv