Kultura

  • Gjergj Fishta lindi më parë se Konica e Noli, dhe u nda nga jeta më shpejt, në moshën 69-vjeçare (1871-1940); Faik Konica lindi 4 vjet mbas Fishtës dhe vdiq dy vjet pas tij, pra, jetoi dy vjet më pak (1875-1942); Fan S. Noli vjen në jetë respektivisht 11 dhe 7 vjet mbas tyre dhe qe më jetëgjatë (1882-1965): vdiq në moshën 83-vjeçare.
  • Tefta Radi, dëshmi të ralla për
    im’zot Vinçenc Prenushin

    Momenti dramatik i datës 19 maj 1947, kur Imzot Prenushi u arrestua duke nisur kalvarin e vuajtjeve, dhe ai i 18 dhjetorit 1947, kur Gjykata Ushtarake e Durrësit hapi gjyqin, si dhe të tjera dëshmi të ralla u shfaqën mbrëmë në dokumentarin e gazetares së njohur Tefta Radi, që u realizua në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar.

  • Pse “duke mos parë më realizëm
    socialist”

    Kinematografia fillon në 1895, kur punëtoret dalin nga fabrika dhe ecin me hap të shpejtë para hapësirës që po xhirohet me kamera prej punëdhënësve të tyre, për të qenë në sinkron me tempin e xhirimit të filmit.

  • “Provokacion” me skulpturat
    soc-realiste të Kristaq Ramës

    Kuratori rumun Mircan zgjedh “Vërsnik i Republikës”, “Shote Galica” e “Dropullitja” të Ramës dhe vepra të F. Dushkut, Th. Thomait, etj. Arti i realizimit socialist, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë botën, mbetet ende një temë provokuese për publikun, artistët dhe mbi të gjitha për kuratorët. 

  • Ekspozita në Galerinë e Arteve
     "Punëtorët dalin nga studio"

    39 vepra nga 20 artistë ndër të cilët 15 shqiptarë ishin pjesë e ekpozitës “Punëtorët dalin nga studioja. Duke mos parë më realizëm socialist” e cila u çel në Galerinë Kombëtare të Arteve. Ndërthurrja e teknikave duke sjellë vepra të fondit të GKA në një projeksion të artit bashkëkohor ishin elementët që përbënin këtë ekspozitë kaq të veçantë. VIDEO

  • Jonela Golemi, flaut i parë në
    koncertin e orkestrës së RTSH

    Këtë mbrëmje orkestra simfonike e Radio Televizionit Shqiptar dha një koncert në sallën qendrore të Universitetit të Arteve. Pjesët e luajtura erdhën nga krijimtaria e kompozitorit Feim Ibrahimi si dhe nënë dirigjimin e artistit të merituar Ermir Krantja.Flautisja Jonela Golemi është flauti i parë i orkestrës së RTSH-së, si dhe një artiste e vlerësuar në Francë, pas studimeve të saj atje. VIDEO

  • Dita ndërkombëtare e Jazz-it,
    Parisi zgjidhet vendi mikëpritës

    Muzikantët e Jazz-it nga gjitha bota do të mblidhen në Paris këtë prill. Kryeqyteti francez,  do të jetë mikëpritës i Ditës Ndërkombëtare të Jazz-it më 30 prill, në një përpjekje të UNESCO-s për ta rikthyer gjallërinë në qytetin që ende vuan pasojat e sulmit terrorist të muajit janar.

  • Yllka Mujo në jurinë e
    “Monte Carlo Film Festival”

    Në Monte Carlo, u hap sipari i  Festivalit Ndërkombëtar të Filmit Komedi krijuar nga aktori dhe prezantuesi i njohur italian i programit “Striscia la Notizia”, Ezio Greggio. Edicioni i 12-të i Monte Carlo Film Festival, ka mbledhur në garë 10 prodhimet më të suksesshme kinematografike të vitit 2014.

  • INTERVISTA/ Blerina Osmani:
    Sfidat e artit koreografik në Shqipëri

    Drejtorja e Shkollës së Mesme Kombëtare të Baletit, Blerina Osmani, arriti të finalizonte mbrëmë në Teatrin e Operas dhe Baletit Mbrëmjen Gala me talentet që sipas saj “shkolla do t’ia dhurojë së shpejti këtij institucioni”.

  • Studimi, Nasho Jorgaqi: Ja pse
     Fan Noli është ende i panjohu

    Pas dhjetë vjetësh, është ribotuar vepra në dy vëllime “Jeta e Fan S. Nolit” e studiuesit Nasho Jorgaqi në një variant të ripunuar e të pasuruar. Ky ribotim përkon me 50-vjetorin e ndarjes së Fan Nolit nga jeta. Studiuesi sjell dokumentet ekskluzive ne ribotimin e vepres, Zgjedhim per botim nje leter te Nolit per Milto S.Gurren.

  • Muzeu, Tefta Radi sjell sot Imzot
    Vinçenc Prenushin në dokumenta

    Gazetarja e mirënjohur shqiptare Tefta Radi në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar do të shfaq sot në orën 18.00, në sallën UNESCO, një dokumentar për një nga martirët e fesë katolike shqiptare, Imzot Vinçenc Prennushin, emri i të cilit ka shkuar edhe në Vatikan për t'u lumturuar.

  • Biblioteka Kombëtare, ekspozitë 
    për balkanologun Gustav Weigand

    “Biblioteka e një albanologu” është quajtur ekspozita e cila do të çelet sot në orën 17:00 në ambientet e Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë, kushtuar studiuesit të shquar gjerman Gustav Weigand.

  • “Jo të gjithë hajdutët vijnë për keq” 
    ...e Darjo Fo vjen nga Gjirokastra

    “Jo të gjithë hajdutët vijnë për keq” titullohet komedia me një akt të cilën trupa e teatrit “Zini Sako” , të Gjirokastës do ta vendosë në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahigovli” në data 28 shkurt dhe 1 mars , ora 19:00.

  • Biblioteka Kombëtare ka
    mbi 1 milionë ekzemplarë

    Një fond vjetor prej 5 milionë lekësh të vjetra, sipas drejtores Persida Asllani përdoret për blerjen e librave të Bibliotekës Kombëtare. “Është një praktikë e zakonshme pasurimi i botimeve albanologjike dhe kudo në botë jemi vazhdimisht në kërkim të informacionit të gjetjes dhe pasurimit të fondit të Bibliotekës Kombëtare.

  • Delvina e Dhales, gati sot 
    surprizat në Muzeun Kombëta

    Avni Delvina e Niko Dhales pas 25 vjetësh vendosën të kthehen përkatësisht nga Italia dhe Franca për të ekspozuar veprat e tyre në atdhe. Ekspozita do të çelet sot në orën 18.00 në Muzeun Historik Kombëtar. Piktorët rrëfejnë se kanë përgjedhur të ekspozojnë tablo grafike, video dhe performanca që shprehin eksperiencat më të reja të artit modern sot ne botë.

  • Mimoza Hysa, Italia e nderon me 
    “Çmimin kombëtar për përkthimin”

    Përkthyesja dhe shkrimtarja shqiptare, Mimoza Hysa është nderuar në Itali me “Çmimin kombëtar për përkthimin”. Çmimin përkthyeses së autorëve më të rëndësishëm italianë në gjuhën shqipe si Buzzatti e pretendentëve për Nobel, Magris e Tabuçhi, ia ka dhënë juria prestigjoze e Ministrisë së Kulturës me motivacionin: për kontributin në përhapjen e letërsisë italiane në botë.

  • Leka për A1 Report: Shllaku nuk
    pranoi të jepte të drejtën e autorit 

    Drejtori i Komanduar i RTSH-së Martin Leka është prononcuar për "Shqiptarja.com" në lidhje me tërheqjen e kompozitorit të këngës fituese të RTSH-së, “Diell”, e kënduar nga Elhaida Dani. Gjatë intervistës Leka është shprehur se arsyeja sepse Shllaku është tërhequr nga pjesëmarrja në këtë kompeticionin pasi nuk pranonte çedimin e të drejtës së autorit të këngës, kushti i cili është i përcaktuar ligjërisht në çastin kur konkurrohet në këtë kompeticion. 

  • Monodrama, Mehdi Malka
    rikthet me "Marr guximin t’ju them”

    Monodrama “Marr guximin…” është një sintezë e eseve satirike të librit “Shënime Pornolitike ”, të autorit Vangjel Kozma, e botuar në vitin 1999. Aktori i njohur shqiptar, kryesisht i njohur për rolet e tij komike, Mehdi Malka, risjell në skenën e teatrit monodramën “Marr guximin t’ju them”.

  • Artet, Ermir Krantja rikthen
    kompozitorin e Feim Ibrahimi

    Krijimtaria e kompozitorit të shquar Feim Ibrahimi do të vijë për publikun përmes koncertit që do të zhvillojë Orkestra Simfonike RTSH më 27 shkurt në skenën e Universitetit të Arteve.

  • Ekspozita/ “People” shfaq
    ndjenjat e njerëzve në Galerinë Kalo

    Deri më 15 mars, çdo të shtunë dhe të dielë ora 10:00 deri 14:00, do të qëndrojë e hapur eskpozita e titulluar “People / Njerëz”,  në ambjentet e Galerisë Kalo në Tiranë. Kjo ekspozitë është hapur nën kujdesin e Ambasadës Australiane për të përkujtura ditën e Ditën e Pavaresisë së Australisë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv