Kultura

  • Tefik Caushi, një nga studiuesit kryesorë të letërsisë së Kadaresë, ka ndërruar jetë rreth orës një të paradites së sotme në moshën 86 vjeçare, për shkak të pleqërisë.
  • Regjizorja Zeqiri kthehet me
    çmim: Eshtë koha e shqiptarëve

    Punët e mira bëhen dalëngadalë. Por si gjithmonë ka një përjashtim . Përndryshe nuk do të shpjegohej sesi “Kthimi” një film i regjizores, Blerta Zeqiri, i prodhuar në 10 ditë, arrin të konkurrojë në 20 festivale dhe në gjysmën prej tyre të fitojë çmime

  • Voskopojë, momunemtet në
    gjëndje të mjerueshme

    Mosndërhyrja për një kohë të gjatë me restaurime si dhe vjedhjet e vazhdueshme i kanë shndërruar monumentet e kultit në fshatin turistik të Voskopojës në një gjendje të mjerueshme.

  • Shabani: Festimet për 100
    vjetorin? Patriotizëm i shtirë

    Artan Shabani ka çelur një ekspozite dedikuar qytetit të tij të lindjes, Vlorës. Ekspozita u çel të martën në mbrëmje te “Petrolifera”. Ai ka bërë gjatë karrierës së tij ekspozita që nga Finlanda, Spanja, Parisi,

  • Kadare padit Nexhmijen: Më
    kthe origjinalin e "Dimri i Madh"

    Shkrimtari Ismail Kadare padit në gjykatë të vejën e diktatorit, Nexhmije Hoxhën dhe kërkon dorëzimin e dorëshkrimit origjinal të romanit “Dimri i vetmisë së madhe”.(Ne foto Kadare në shtëpinë e Enver Hoxhës në maj 1971)

  • Butrinti, fjala e pambajtur e
    Kryeministrit Berisha: Ja video

    Nga Arben Muka
    Gjatë bisedës në emisionin “Log” të kolegut Artur Kopani në prag të sezonit veror të vitit 2010, kryeministrin Berisha e kam pyetur për kalvarin e të shkuarit në Butrint e Apolloni, si dy site arkeologjike të njohura jo vetëm në Shqipëri por dhe në botë. Ai premtoi se ky aks rrugor do të përfundonte për sezonin veror...

  • Vilson Blloshmi, torturat e
    natës së fundit dhe amaneti

    Vrasja e dy poetëve, Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës ka mbetur në kujtesën e shqiptarëve si akti më barbar i diktaturës komuniste në Shqipëri. Çfarë ndodhi natën e zezë të 17 korrikut...

  • “Shtëpia Voskopojare”, qendra
    e parë e informimit të turistëve

    Për herë të parë pas shumë vitesh që nga themelimi i saj në fshatin turistik të Voskopojës, këtë sezon veror është çelur qendra e informimit të turistëve “Shtëpia Voskopojare”.

  • Arkeologjia në Durrës:
    barbarizëm, krim dhe heshtje

    Në një ditë vere ku dielli shkëlqen dhe toka avullon nga i nxehti, si çdo i ri rrekem një ditë në internet për të kërkuar diçka mbi qytetin tim, Durrësin. I pasionuar pas historisë dhe arkeologjisë, e sidomos në këtë 100 vjetor të shtetit shqiptar, ky zell më është epuar maksimalisht: kërkova në YouTube dhe gjeta një material fantastik, një reportazh ku pasqyrohej një gjetje e rrallë arkeologjike.

  • Shtatë vjet në UNESCO, por shtëpitë
    e Gjirokastrës kërkojnë ende ndihmë

    Gjirokastra në 7-vjetorin e hyrjes së saj në organizatën e ruajtjes dhe trashëgimisë monumentale e kulturore të njerëzimit UNESCO, përveç arritjeve përballet ende edhe me sfida.

  • Xega piktorëve: Hiqni
    pikturat tuaja nga galeria

    Piktori Sotiraq Xega, i diskutuar së fundmi mbi odisenë e vjedhjes së pikturave në Galerinë “Guri i Madh” në Korçë, në të cilën janë arkivuar rreth 700 veprat në pikturë, në një intervistë dhënë për A1 Report, u bën thirrje piktorëve që janë gjallë që të marrin veprat e tyre nga galeria dhe t’i restaurojnë “pas dëmit që u është shkaktuar në mjediset e fondit, në mënyrë të përsëritur".

  • “Trio of Love” çel festivalin
    e jazz-it në Tiranë

    Festivali “Tirana Jazz and World Music Festival”, ku do të përfshihen pjesëmarrës nga shtete të tjera dhe nga Kosova nis edicionin e tij të parë. Grupi “Trio of Love” i Kosovës do të ccel festivalin pesëditor të jazz-it në Tiranë. Rrugëtimi i tij do të nis më 18 korrik me një bend muzikor, i cili eksperimenton duke miksuar jazz-in me zhanre të tjera muzikore.

  • Djali i piktores së parë shqiptare:
    Shokuese zhdukja e pikturave në Korçë

    Odisea e zhdukjes së 61 veprave nga galeria e arteve “Guri Madhi” në qytetin e Korçës ka shokuar mbarë opinionin publik. Krahas qytetarëve dhe intelektualëve të Korçës dhe mbarë Shqipërisë, zhdukja misterioze e veprave, prej të cilave 27 të piktorit të popullit Vangjush Mio, ka shokuar dhe intelektualët që jetojnë jashtë trojeve shqiptare.

  • “Refleksione”, Mulliqi prezanton
    10 talente në Galerinë e Vogël

    Ekspozita “Refleksione” me dhjetë artistë e rinj më të talentuar është hapur në Galerinë e Vogël në Nacional Sport Park. Ekspozita është çelur një ditë më parë dhe do të qëndrojë e hapur deri në fund të muajit korrik. Kjo është një ekspozitë që sjell mediume, forma dhe ide të ndryshme në të gjitha gjinitë e arteve figurative, si pikturë, video-art, skulpturë, fotografi, etj.

  • Policia i kthen pikturat
    Xegës: Eshtë i pafajshëm

    Policia ktheu në shtëpi të piktorit Sotiraq Xega pikturat e sekuestruara dy ditë më parë, pasi u vërtetua nga dy specialistë të artit mbërritur nga Pogradeci, se ato mbajnë autorësinë e piktorit dhe jo të ndonjë autori tjetër.

  • Pavarësia, Fevziu: Rishkrimi i
    historisë, tradhëtarë e patriotë

    Debatet: Gazetari i njohur pohon për "Shqiptarja.com" fakte të reja që sillen pro dhe kundër debateve për ndërhyrjen e kryeministrit Berisha në historinë e Shqipërisë.
    Auron Tare: Historia, ku gabon Blendi Fevziu

  • Arben Golemi: Drejtori Topi mashtron
    për çmimin e pikturave të Mios

    Grabitja e 61 veprave në pikturë nga galeria e arteve “Guri Madhi” në qytetin e Korçës, ku ndër to zhduken edhe 27 veprat e Vangjush Mios ka bërë që të reagojnë vazhdimisht artistët më të njohur shqiptar. Një ndër ta, piktori dhe koleksionisti i njohur, Arben Golemi.

  • Një libër dhuratë për
    "shqiptarin" Al Bano Karrisi

    Më 16 korrik, në Komunën e Celino San Marko, vendlindja e këngëtarit Italian Al Bano Karrisi, do të bëhet promovimi i librit "Dashuri shqiptare për Al Bano" i autores Zenepe Luka.

  • Drejtori i galerisë: Pikturat
    përgjegjësi e Sotiraq Xegës

    Drejtori i Qendrës Kulturore “Guri Madhi” në Korçë akuzoi sot për zhdukjen e 61 pikturave Sotiraq Xegën, i cili, sipas tij, ka pasur në ngarkim fondin fizik të galerisë nga viti 2002 kur me urdhër kreu i Bashkisë i besoi administrimin e saj.

  • Protestojnë artistët: Shteti
    të përgjigjet për veprat e Mios

    Zhdukja e 30 veprave të piktorit të famshëm shqiptar Vangjush Mio në mënyrë misterioze nga Galeria "Guri Madhi" së bashku me 30 piktura të tjera, ka ngjallur  reagim të madh nga të gjithë krijuesit. Piktorë e skulptorë të njohur kanë ngritur zërin dhe duan të dinë si u vodhën veprat.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv