Kultura

  • Mbi 165 artistë nga më shumë se 50 vende të botës  do të sjellin dy ekspozita mjaft të veçanta dhe paralele si pjesë e festivalit “VIZart International Watercolor” që do të zhvillohet në kryeqytet, si e para  Bienale akuareli. Do të nis me " RINart", që është Bienalia e të rinjve akuarelistë deri në moshën 18-vjeçare. 
  • Stamati: Veprat e trashëgimisë
    u transportuan si të ishin dru zjarri

    Lëvizja e ikonave nga Galeria Kombëtare e Arteve të hedhura grumbull në furgon, ka tronditur specialistët e trashëgimisë. Restauratori i njohur Frederik Stamati tha për “Shqiptarja.com” se: “E pashë kronikën që bënte fjalë për lëvizjen e ikonave të Gjergj Thimjos me furgonët dhe u trondita. Ato edhe pse janë sekuestruar nga koleksioni i tij janë vepra të trashëgimisë kulturore. Dhe këto vepra të trashëgimisë kulturore nuk mund të ngarkohen në furgona si dru zjarri”.

  • ​Një libër për dashurinë
    ... nga gruaja e ministrit

    Ministri, Edmond Haxhinasto, mundohet ta mbajë familjen larg nga media dhe nga publiku. Megjithatë, ne kemi mësuar se bashkëshortja e tij, përpos angazhimeve të tjera merret edhe me përkthime. Enkeleida Haxhinasto ka përkthyer në gjuhën shqipe romanin “Dikush si ti”, të autores amerikane Sarah Dessen.

  • Dinos Koubatis: Unë shkrimtari grek 
    në një shtëpi me Agollin e Podrimjen

    Me Shqipërinë, për herë të parë shkrimtarin grek Dinos Koubatis e ka lidhur një grua. Bashkëshortja e tij është shqiptare. Një degë e prejardhjes së tij është arvanitase. Për të bashkëjetesa mes popujve do të ishte shumë e thjeshtë, sikur instrumentet e përplasjeve dhe konflikteve të mos dirigjoheshin nga superfuqitë dhe qëllimet e tyre, sipas tij për “vjelje” të të mirave materiale nga popujt që janë pak më të brishtë.

  • Panairi shpall çmimet për krijuesit
     e përkthimin. Nesër autori i vitit

    Panairi i librit “Tirana 2015” ka shpërndarë sot në drekë çmimet e panairit të 18-të të Librit. Panairi do të vijojë të qëndrojë i çelur ehde ditën e nesërme., ndërsa sot  juria e përbërë nga emra si  Diana Kastrati, Lili Sula, Gëzim Qëndro, Behar Gjoka dhe Alfred Lela shpalli çmimet për autorët më të mirë në Panairin e Librit “Tirana 2015”.

  • Ilirjan Zhupa nga diplomacia
    te vjershëria e tij gjuhëbuku

    Promovimi i librit “Të gjallë e të vdekur” në Panairin e librit/ Poezia e tij të kujton gurëgdhendësit e përkushtuar dhe ndërtuesit e regjur të veprave të artit

  • Dino Koubatis: Popujt mund të
    bashkëjetojnë, politika i ngatërron

    Shkrimtari grek Dinos Koubatis ka promovuar romanin e tij “Flakët e Izmirit” në Panairin e librit “Tirana 2015”. Të pranishëm në panair ishin ambasadori i Greqisë në Shqipëri Leonidas Rokanas, studiuesit Behar Gjoka dhe Dorjan Kocci dhe presidentja  shtëpisë botuese “Toena”, Irena Toçi që botoi librin e autorit grek në gjuhën shqipe. 

  • Panairi i Librit 2015/ Letra e Frang
    Bardhit: Ja si po na asgjësojnë turqit

    Vëllimi “Dokumente për Historinë e Shqipërisë (1623-1653) është një vazhdim dhe plotësim i vëllimeve të tjera me dokumente botuar nga Injac Zamputti para këtij të fundit. E ka përfunduar rreth viteve 1990-1991. Si gjithnjë ka punuar mbi mikrofilmat dhe fotokopjet që ia sillnin të tjerët nga arkivat e ndryshme, sidomos nga Arkivi i Vatikanit, kryesisht ai i Propaganda Fides.

  • Lucia Nadin: Injac Zamputti më
    ndihmoi të studioja Shqipërinë

    Libri më i ri i Injac Zamputtit, “Dokumente për Historinë e Shqipërisë (1623-1653)”, botuar pas vdekjes, u promovua sot në Muzeun Historik Kombëtar. Drejtori i MHK, Melsi Labi kujtoi se Prof.Zamputti ka dhënë një kontribut të çmuar në Pavijonin e Mesjetës të Muzeut Historik Kombëtar. “Puna e tij profesionale për deshifrimin e “Mbishkrimit të Arbërit” e rradhit prof.Zamputtin tek ata burra të shquar, që vendosën gurët e themelit të historisë së popullit shqiptar”.

  • Altimari: Urat e Arbërit paraotoman
      simboli i një Europe të njësua

    Është promovuar sot në Panairin e Librit “Tirana 2015” libri “Urat e Arbërit” studiuesit të njohur arëbëresh prof. Francesco Altimari. 

  • Iva Zurbo, suksesi shqiptar
    i Pianos në Gjermani

    Suksesi i pianistes 13 vjeçare Iva Zurbo në Düren, Gjermani, ka qene  befasues për publikun, që kishte mbushur sallen e kishës St.Anna të qytetit Düren të Gjermanisë.

  • Kineasti Rikard Larja vjen në
    Panarin e Librit edhe si prozato

    Vëllimi me tregime spikat për një stil elegant dhe vjen i frymëzuar nga kujtimet të fëmijërisë.Është kthyer nga Amerika për Panairin e librit “Tirana 2015”, një nga aktorët, regjisorët e dramaturgët më të njohur shqiptarë, Rikard Larja. Pasi ka lëvruar dhe dramaturgjinë me veprën “Kthimi i Shën Gjonit”, që e ngjiti pak vite më parë në Shkodër, Rikard Larja i kthehet lëvrimit të prozës. “Tymi kronikë bardhë e zi”

  • Intervista/ Robert Elsie:Lef Nosi se
     kishte të dashur Margaret Hasluck

    INTERVISTA/ Ndërsa po bisedonim me studiuesin dhe albanologun Robert Elsie për zbulimin e “Koleksionit” të rrallë të Margaret Hasluck (1885-1948), me rrëfenja e folklor shqiptar, kujtuam mikun e saj shqiptar, Lef Nosin, për figurën e të cilit u ndez një debat publik nga Ben Blushi. Politikani dhe shkrimtari Ben Blushi është nipi i shkrimtarit e studiuesit shqiptar Dhimitër Shuteriqi.

  • Vendimi: 43 vepra arti e objekte
    të rralla udhëtojnë drejt Gjermanisë

    Dyzet e tre vizatime të autorëve të ndryshëm shqiptarë, të cilësuara si objekte të rralla me vlera unikale, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve do të udhëtojnë për në Dusseldorf-Gjermani.

  • Kineasti Rikard Larja vjen si
    prozator në Panarin e Librit

    Është kthyer nga Amerika për Panairin e librit “Tirana 2015”, një nga aktorët, regjisorët e dramaturgët më të njohur shqiptarë, Rikard Larja. 

  • Panairi 2015 sfidon aksionin
    tatimor, librat shiten pa kupon

    “Librat në panairin e 18-të të librit “Tirana 2015” do të shiten pa kupon tatimor”, deklaroi kryetari i shoqatës së botuesve të Shqipërisë, Petrit Ymeri, në konferencën për shtyp që u mbajt sot në panairin e librit në Tiranë në praninë e botuesve dhe të ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro. 

  • Romani i ri i Namik Dokles, historia 
     e treguar nga “Vajzat e mjegullës”

    INTERVISTA/Deputeti i Partisë Socialiste, Namik Dokle, ka zhveshur për pak kohë kostumin e politikanit për të provuar të vijë pranë lexuesve si autor i një romani. Në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com, ai tregon për “Vajzat e Mjegullës”, si një roman i frymëzuar nga jeta e tij e fëmijërisë, dhe që përpiqet të shtrihet në jetën e sotme, ku secili gjen veten nga jeta e dëshpëruar tek shpresa për një sinjal më të mirë, nga mjegulla në pritje të vajzave.Dokle:Kam mbajtur ditar çdo ditë, gjatë gjithë jetës time, ndoshta i botoj.

  • Dokumentet e rralla 4-shekullore të
    Zamputtit për Historinë e Shqipërisë

    Albanisches Institut në St. Gallen ka pranuar me shumë dëshirë që të botojë librin e Injac Zamputtit "Dokumente për Historinë e Shqipërisë (1623-1653)“. Ky libër do të promovohet në Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë më 12 nëntor.

  • Panairi i librit vjen me temën “E
    ardhmja e librit dixhital në Shqipëri”

    Me temën “E ardhmja e librit digjital në Shqipëri”, Panairi i 18-të i librit “Tirana 2015” do të zhvillohet nga data 11 deri më 15 nëntor në Pallatin e Kongreseve. Ky panair cilësohet si ngjarja më e madhe kulturore e librit që zhvillohet, jo vetëm brenda kufijve të Shqipërisë, por në gjithë hapësirën shqiptare: Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe diasporë. Gjatë 5 ditëve të këtij panairi do të organizohen aktivitete të shumta, si panele, workshope, dy aktivitete për librin dixhital, një konferencë, një workshop praktik për prodhimin e librit apo dizajnit të librit të digjitalizuar, etj. 

  • Thyen rekord piktura e Modiglianit
    shitet në ankand për 170 mln dollarë

    Pronari i kryeveprës së piktorit Italian ishte një blerës anonim kinez,që ofertën e ka bërë me telefon gjatë ankandi në Nju Jork.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv