Media

  • E para gazetë me platformën e saj të abonimeve dhe shitjeve online, të cilat i vijnë afër lexuesit me oferta të jashtëzakonshme e çmime të lira. Nga dita e shtunë Shqiptarja.com online që nga ora 03:00 e mëngjesit.
  • Shqiptarja.com e A1 Report
    gjithnjë më afër lexuesit

    Shqiptarja.com dhe A1 report kanë nisur një fushatë të re publicitare për të qenë më afër lexuesve dhe për të treguar rritjen në vazhdim të medias më të re në vend.

  • Info Media Albania: A1 Report ne pak kohe lider me lajme

    Info Media Albania, në një shkrim analizë për televizionin më të ri në tregun mediak shqiptar, A1 Report! flet për iniciativën e gazetareve te Carlo Bollino-s për tu rikthyer me idetë e tij, pas News 24, me një televizion të ri "all news", pikërisht A1 Report. Info Media Albania vlerëson rinovimin që  nxenesit e Bollino-s i bëri televizionit A1-Report, ndërsa thotë se A1 Report në një kohë të shkurtër, e mbi të gjitha në prova teknike, ka sjellë shumë kronika ekskluzive dhe se po kthehet në liderin e televizioneve “all news”.

  • Lapsusi që i zgjat Berishës
    qeverisjen edhe 91 vjet të tjera

    Një gabim në drejtshkrimin e titujve në faqe të parë të gazetës MAPO zëvendësoi shifrën 2013 me 2103.

  • Bamir Topi mesazh medias:
    Jepni të vërtetën për çdo kënd

    Ish presidenti Bamir Topi falenderoi mediat “bashkëudhëtarë” të tranzicionit dhe që kanë ndjekur hap pas hapi aktivitetin e tij dhe kujtoi detyrën kryesore të medias “ Të treguarit të të vërtetës”

  • Zenepe Lukës, "Mirënjohje"
    për afrimin Shqipëri- Itali

    Gazetarja e njohur shqiptare, Zenepe Luka është ndëruar me "Mirënjohje" nga Bashkia e Celino San Markos në Pulja, vendlindja e këngëtarit të shquar Al Bano Karrisi. Në ceremony merrnin pjesë veç këngëtarit edhe presidenti Topi dhe zyrtarë vendas.

  • Reklamat e shtetit, 300 mln lekë
    TV Klan-it për 100 vjetorin e Ushtrisë

    Pagesa e Ministrisë së Mbrojtjes prej 31 milionë lekësh të reja përe kompaninë PROMO shpk është bërë për spotet e 100 vjetorit të Ushtrisë. Drejtoresha e Qendrës Kulturore të ushtrisë Zerina Kuke tha dje se spotet do të jepen nga Tv Klan dhe TVSH.

  • Liqeni, gazetarët ambasadorëve:
    Detyroni Bashën për transparencë

    Një grup gazetarësh, emra të njohur të ekraneve dhe medias së shkruar, i kanë dërguar ambasadorit të SHBA Arvizu, ambasadorit të Komisionit Evropian Sequi dhe ambasadorit të OSBE Volfart, deklaratën e firmosur nga vetë ata, për transparencë të procedurave të ndjekura nga kreu i Bashkisë Lulzim Basha, për zgjerimin e rrugës te aksi i rrugës së Elbasanit, me pasojë shkatërrimin e Parkut Kombëtar që është i vendosur në zonë të mbrojtur.

  • Pse Basha po “ndërsen”
    taksidarët ndaj Shqiptarja.com?

    Që në fillimet e veta, gazeta Shqiptarja.com ka qenë një kritike e mprehtë e veprimtarisë së kryebashkiakut Lulzim Basha. Kjo shpjegon më së miri përzgjedhjen e saj për një kontroll, në dukje rutinë, të administratës vendore të Tatimeve, por që, në fakt, është një përzgjedhje selektive, me qëllim detyrimin për të zbutur qendrimin kritik ndaj akteve të hapura korruptive të tij dhe njerëzve të tij të afërt.

  • Presion gazetës, Basha sjell
    Tatimet te Shqiptarja.com

    Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Lulzim Basha, ka dërguar ekip tatimor për kontroll dokumentacioni në administratën e Shqiptarja.com. Sipas ligjit, zgjedhja e tatimpaguesve që kontrollohen bëhet në bazë të analizës së vlerësimit të riskut, por ky kontroll duket se është një kërcënim i rradhës ndaj medias kritike.
    EDITORIAL/ Arma e pandershme ndaj shtypit të lirë

  • Pas tre vjetësh Aleksandër Çipa
    nuk është më kryeredaktor i ‘Shqip’

    Kryeredaktori i të përditshmes “Shqip”, Aleksandër Çipa, që nesër nuk do të jetë më në këtë funksion. Kjo, “për shkak të vendimit të menaxhmentit të gazetës”.

  • Gazetarja britanike dhunohet
    seksualisht në sheshin Tahri

    Një gazetare britanike denoncon në blogun e saj se është sulmuar dhe abuzuar seksualisht në sheshin Tahrir të Kajros në Egjipt, të dielën kur mijëra egjiptianë ishin mbledhur për të festuar rezultatin e zgjedhjeve presidenciale.

  • Gazetarët e kanë lajmin: Në
    SHBA njeriu kafshoi qenin - VIDEO

    Të gjithë studentëve e gazetarisë në hapat e para të karrierës së tyre, kur pedagogët duan t'i mësojnë për të dalluar lajmin e vërtetë apo lajmin e madh i sjellin shembullin e njohur botërisht.

  • Debati, a mund ta ndalojë
    gjakderdhjen një foto?

    Me foto dhe video shokuese ndeshemi gjithnjë e më shumë. Ne gazetarët ndodhemi shpesh në dileme: çfarë dhe sa duhet të shohë publiku. Kështu ndodhi në Shqipëri me aksidentin e Himarës. Kështu po ndodh aktualisht me masakrën në Siri, ku videot dhe fotot e fëmijëve të vrarë kanë hapur një debat edhe më të madh: Deri ku duhet të shkojmë me publikimin e materialeve, për të cilat shpesh kritikohemi?

  • Si do të jetë gazetaria e së nesërmes

    Po si do të jetë media e së nesërmes. Diskutantët në forumin NEWS WORLD SUMMIT theksuan se interneti dhe media on-line duket se po e sfidojnë median tradicionale. Ata vunë re se edhe profesioni i gazetarit apo formati i artikullit ka ndryshuar.

  • Freedom House kritika Kosovës:
    Neni 37 te hiqet nga Kodi Penal 

    Organizata Freedom House i bën thirrje Parlamentit të Kosovës të tregojë kujdes me ndryshimet e propozuara në Kodin penal. Neni 37 që parashikon ndjekje penale të gazetarëve, duhet eliminuar.

  • FotoLajm: Arvizu dhe Ilva
    Tare kafe “presidenciale”?

    Një kafe me një gazetare të njohur të mediave shqiptare, duket se është gjëja më e mirë në këtë pasdite të ngarkuar politike për ambasadorin amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu. Pasditen e së hënës, Arvizu është fotografuar në një prej lokaleve në qendër të ish Bllokut, me gazetaren Ilva Tare.

  • A1Report, ende s'kemi nisur
    mirë, por shikuesit na presin

    Edhe pse ende në prova teknike dhe pa filluar transmetimet e rregullta me lajmet dhe emisione, A1Report kanali më i ri televiziv në Shqipëri është bërë stacioni i preferuar në baret dhe klubet e kryeqytetit.

  • Unioni i gazetarëve protestë
    kundër dhunës ndaj Biçakut

    Unioni i gazetarëve ka protestuar sot përpara drejtorisë së policisë së Tiranës lidhur me dhunën e djeshme ndaj gazetarit të “Shekullit”, Dashamir Biçaku. Gazetarë të mediave vizive dhe të shkruar në vend kanë kërkuar marrjen e masave urgjente për dënimin e truprojave të pronarit të fabrikës së çimentos në Fushë – Krujë.

  • The Financial: Ja çfarë kërkoi Mijatoviç nga qeveria

    Vizita e përfaqësueses së OSBE në Tiranë, Dunja Mijatoviç dhe qëndrimet e saj kritike për lirinë e medias në Shqipëri kanë patur jehonë edhe në mediat e huaja.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv