Politikë

  • PDIU falënderon zyrtarët e lartë shqiptarë për qëndrimet e fundit për çështjen greke, por shprehet e pa kënaqur për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje. Në fjalën e tij në seancën plenare, deputeti i PDIU-së, Omer Mamo tha se kjo çështje zgjidhet me anëtarësimin në BE. Ai shtoi se Greqia kërcënon integrimin e Shqipërisë, ndaj tha se votimi i reformës në drejtësi, shmang mundësinë e Greqisë për të vendosur shkopinj nën rrota në procesin integrues.
  • Izet Haxhia: Si e solli UDB
    Sali Berishën në pushtet

    Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, identifikon UDB e ish-Jugosllavisë si themelin e lidhjeve të Sali Berishës me amerikanët. Në një intervistë për “Shqiptarja.com”, Haxhia komenton luhatjet e raporteve ndër vite të Sali Berishës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe rolin vendimtar të qarqeve e lobeve serbe.

  • Shenasi Rama: Saliu e bëri leckë
    Bashën para SHBA, s’ka reformë

    Ekskluzive/Veprimtari shqiptar në SHBA, Shenasi Rama, një ndër themeluesit e Partisë Demokratike, gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”, ka komentuar përplasjen mes opozitës shqiptare dhe Uashingtonit për Reformën në Drejtësi. Rama shprehet se Sali Berisha e ka bërë leckë Lulzim Bashën, duke e kthyer në një kafaz ambasadash, referuar konfliktit me Perëndimin për projektin kushtetues. 

  • PS Tiranë feston 25-vjetorin, Ruçi:
    Lufta për fitore mbetet e ashpë

    Partia Socialiste e Tiranës ka festuar 25-vjetorin e krijimit. “Lufta mbetet e ashpër, po ashtu dhe mjetet e përdorura nga kundrështari” u shpreh kryetari i grupit parlamentar Gramoz Ruçi, i cili foli për një frymë të partisë për zgjedhjet e 2017-s.  VIDEO

  • Pas izolimit nga SHBA-BE, Berisha
    takim me qesharakun e Antonio Razzi

    Kur SHBA, Brukseli dhe Berlini, si rrallë ndonjëherë, kanë izoluar Partinë Demokratike, duke e shpallur kundërshtare të Reformës në Drejtësi, Sali Berisha trumbeton si një sukses në politikën e jashtme, një takim me një prej figurave më qesharake të politikës italiane, për habi mik i diktatorit Kim Jong Un.

  • Flamur Noka kërcënon të riun: Ti që
    merresh me mua do të të rrjep si cjap

    Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ka kërcënuar me jetë një 23-vjeçar.
     

  • Bllofi i radhës i Berishës, akuza
    Tahirit me foto droge të 1912 në Rusi

    Ish-kryeministri i vendit Sali Berisha ka akuzuar sërish sot Kryeministrin Edi Rama dhe Ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri për plantacione të mbjella me drogë në Fier, por fotot që Berisha ka publikuar në Facebook janë në internet, madje njëra prej tyre i përket vitit 1920 në Rusi.

  • Kuvendi rrëzon dekretin e Nishanit 
     ‘Për marrëveshjet ndërkombëtare’

    Me 73 vota në seancën e sotme plenare është rrëzuar dekreti i Presidentit të Republikës Bujar Nishani, i cili riktheu për shqyrtim ligjin “Për marrëveshjet ndërkombëtare të republikës së Shqipërisë” .

  • VOA zbardh arsyen e deklaratës
    së fortë të SHBA kundër PD-së

    Reforma në Drejtësi, burime ndërkombëtare i thanë Zërit të Amerikës se para takimit Rama-Basha, palëve iu paraqit një variant i ri ku kërkohej që secili të përshtaste pozicionet: “Qeveria e pranoi 100 për qind. Opozita këmbënguli te vendet e rezervuara". VIDEO

  • PD ironizon panairin, Salianji:
    Mungon përgjuesi, Shullazi e Balili

    Partia Demokratike ironizon panairin e Policisë së Shtetit, ku janë ekspozuar disa prej pajisjeve dhe mjeteve të bluve. Sekretari i Aksionit Qytetar në PD, Ervin Salianji ishte sot pranë panairit të Policisë. Ai tha se panairit i mungon pajisja e përgjimit, Emiliano Shullazi, Kelmend Balili si dhe makina me targa AA 003 GB, akuzuar nga demokratët se transportonte drogë.  VIDEO

  • Bamir Topi: Politika e mbushur me
    maskarenj, PD bllokon reformën

    Kryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi e quan tendencë për të kapur sistemin e drejtësisë, insistimin e opozitës për vendet e rezervuara në institucionet e drejtësisë. Topi thotë se opozita po luan me të gjitha mënyrat për të bllokuar reformën në drejtësi. Topi nxit mazhorancën ta çojë draftin në kuvend dhe nëse ai nuk arrin të marrë 94 vota, atëherë t’i drejtohet popullit në Referendum.

  • Reforma futet në kalendarin e 
    Kuvendit, PD: Shkelje e rëndë 

    Pas bekimit të ndërkombëtareve mazhoranca konkretizon premtimin për të mbyllur reformë në drejtësi brenda këtij sesioni me apo pa opozitën. Paketa e ndryshimeve kushtetuese që përbën thelbin e kësaj reforme është përfshirë në kalendarin e punimeve të kuvendit në periudhën 13 qershor- 1 korrik. Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, të enjten e 30 qershorit, reforma në drejtësi duhet të miratohet.  VIDEO
    Vasili: S’ka rrugë tjetër, reforma kalon brenda këtij sesioni të Kuvendit
    Ngjela: Demokratët s’votojnë dot kundër SHBA, miratojnë reformën

  • Mandati i Leskajt, Toçi: Vali është
    zonja që i dha leksion politikës

    Fitorja e Valentina Leskajt në betejën me opozitën në Gjykatën Kushtetuese për çështjen e mandatit të saj, është përcjellw me komente pozitive ndër socialistë. Kryeministri Rama u kërkoi sot në seancë demokratëve t’i kërkonin falje deputetes, teksa deputeti Fatmir Toçi, e ka quajtur Valentina Leskajn, si zonja që i dha leksion politikës. 

  • Rama mesazh PD para nisjes në
    Francë, ne kombëtarja ju Zvicra/VD

    Fjalën e tij në foltoren e Kuvendit në një situatë tejet të tensionuar kryeminsitri Rama e ka mbyllur me një batutë përmes së cilës ka përcjellë edhe një mesazh për miratimin e Reformës në Drrejtësi.  VIDEO

  • Debatet pa mikrofon, kunjat me
    'shkopinj' mes Ramës e Nokës

    PD kërkon përjashtimin me 10 ditë të kryeministrit Edi Rama nga punimet parlamentare. Kërkesa erdhi ditën e djeshme, pasi, gjatë debateve, kryeministri i quajti demokratët “tufë”. “Në qoftë se ju mendoni që Italia mike është përfshirë në një platformë të përbashkët përgjimi për të dëgjuar çfarë i thotë Saliu, Lulit, çfarë i përgjigjët Luli, Saliut, si ankohet Jozefina për Lulin në telefon dhe si, s’po përmend emra të tjerë, qahen si iu ka ngel partia në dorë të Lulit, i jepni vetes një rëndësi që nuk e keni. 

  • PDIU, Mamo: Çështja çame
    zgjidhet me anëtarësimin në BE

    PDIU falënderon zyrtarët e lartë shqiptarë për qëndrimet e fundit për çështjen greke, por shprehet e pakënaqur për zgjidhjen përfundimtare të kësaj çështjeje. Në fjalën e tij në seancën plenare, deputeti i PDIU-së, Omer Mamo tha se kjo çështje zgjidhet me anëtarësimin në BE.

  • ​PD i kërkon Byrosë së Kuvendit
    përjashtimin e Ramës për fjalorin

    Pas kërkesës për përjashtimin e kryeministrit Rama nga salla e Kuvendit, Partia Demokratike i ka nisur zyrtarisht një letër Byrosë së Kuvendit të cilës i kërkon përjashtimin e Ramës nga Kuvendit për shkak të fyerjes që ai i bëri sot demokratëve.

  • Ironia e Ramës acaron opozitën
    "PD tufë që po hanë njëri-tjetrin"

    ​Seanca e Kuvendit ka ndërprerë punimet rreth një orë pas fillimit të saj si rrjedhojë e përplasjes së kryeministrit Edi Rama me deputetët e opozitës, Flamur Noka dhe Edi Paloka. Kreu i qeverisë ironizoi PD-në për çështjen e përgjimeve kur u shpreh se askujt nuk i intereson se çfarë bisedo ish-kryeministri Sali Berisha me kryetarin demokrat, Lulzim Basha, apo dhe për ankesat e Jozefina Topallit.  VIDEO

  • Akuzat e Ramës e Tahirit për Aliajn
    Basha: Tipike presion mafioz

    Deklaratat e Ramës dhe Tahirit për gjyqtarin që vendosi pezullimin e kryepolicit Haki Çako, kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha i cilëson si presion mafioz. 

  • FOTO/ Deputetët drejt Francës
    për Kombëtaren, Kuvendi bosh

    Me hapjen e Europianit dhe salla e kuvendit mbetet bosh. Deputetët nxitojnë drejt Francës për të qënë sa më afër kombëtares dhe ndoshta për t’u sjellë dhe fat. Të vetmit që kanë mbetur në kuvend janë 3 deputetë të Partisë Socialiste, Shkëlqim Cani, Minela Harito dhe Ministrja e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv