Politikë
-
Qeveria ka miratuar fondin e posaçëm për rishikimin e planeve urbanistike në 26 bashki të reja. Me një vendim të tillë lejet e ndërtimit do të jenë të pezulluara në të gjitha bashkitë deri në daljen e një plani të ri rregullues. 4 Gusht 2015, 08:05
-
Berisha sërish kundër Vlahutin: Është
4 Gusht 2015, 08:40
konfliktuale, deklarata te pagodituraIsh-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sërish ambasadoren e BE-së në Tiranë, Romana Vlahutin se po nxit mungesën e marrëveshjes mes mazhorancës dhe opozitës.
-
Akuzat e PD, reagon drejtoresha e
3 Gusht 2015, 18:49
DAR: I vodhën email-in asistentesPërpjekje prej të dëshpëruarish i ka cilësuar Drejtoresha e DAR Tiranë, Eglantina Metani emailin e dërguar drejt drejtorëve të shkollave, duke sqaruar se emaili i asistentes është hackuar dhe është përdorur për qëllime të ulëta politike.
VIDEO -
Durrës, Dako kryen betimin në
3 Gusht 2015, 17:13
këshill: Do të realizoj premtimetKryetari i Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako ka bërë betimin në këshillin bashkiak të qytetit për mandatin e tij të tretë në krye të Bashkisë së Durrësit. Kryebashkiaku Dako pasi ka bërë betimin në fjalën e tij përshëndetëse ka deklaruar se edhe në mandatin e tretë Bashkia e Durrësit ka prioritet përmirësimin e jetesës së qytetarëve durrsakë nëpërmjet investimeve të mëdha që po transformojnë përditë e më shumë imazhin e një qyteti turistik si Durrësi.
-
Union për Studentët e Diasporës
3 Gusht 2015, 10:57
Klosi: Përmirësoni imazhin e venditMinistri Klosi theksoi se krijimi i një rrjeti ndërmjet të rinjve kosovarë por dhe të rinjve shqiptarë të Shqipërisë që jetojnë dhe studiojnë në Diasporë, është i domosdoshëm në kushtet kur më shumë se 300 mijë të rinj shqiptarë jetojnë ose studiojnë jashtë territorit shqiptar.
-
Berisha: Zgjedhjet i humbi PD
3 Gusht 2015, 14:22
Rama-Meta prostitucion politikLideri historik i së djathtës Sali Berisha në një bashkëbisedim të gjatë me gazetarët nuk është fshehur pas justifikimeve por ka pranuar se PD i ka humbur zgjedhjet vendore të 21 qershorit. Por nga ana tjetër, më i “plagosuri” prej votës qytetare sipas ish-kryeministrit Berisha, doli Edi Rama. Këto zgjedhje sipas Berishën, treguan se koalicioni qeverisës mes dy aleatëve më të mëdhenj PS-LSI nuk ishte i ndershëm madje shkoi deri aty sa e quajti “prostitucion politik. "FMN te mos largohet nga Shqipëria". Berisha thirrje per revolucion demokratik.
VIDEO -
Kuvendi shpërfill rekomandimin
3 Gusht 2015, 13:28
e OSBE për Autoritetin e DosjeveEkspertë të sigurisë kombëtare apo njohës të strukturës së ish-sigurimit të shtetit, kanë shanse për tu bërë pjesë e Autoritetit për hapjen e dosjeve. Njoftimi për vende të lira pune në këtë Autoritet është bërë nga Kryesia e Kuvendit me sugjerimet e OSBE. OSBE: Mos vini kriter certifikaten e sigurise, Kuvendi nuk respekton sugjerimin, e perfshin si kusht!.
VIDEO -
Boçi: Ja e-maili i fshesës në
3 Gusht 2015, 13:11
arsim, Rama do sjellë militanëtPartia Demokratike akuzoi këtë të hënë qeverinë se po tenton të largojë nga arsimi të gjithë punonjësit që kanë bindje politike të djathta dhe të vendosë militantë partiak. Në një deklaratë për mediat nga selia blu, deputeti Luçioano Boçi tha se këtë pretendim e fakton një e-mail i Drejtorisë arsimore Rajonale të Tiranës dërguar të paktën 76 drejtuesve të shkollave të kryeqytetit. Përmes këtij urdhri, - tha Boçi, - drejtorët duhet të raportojnë për punonjësit e tyre dhe bindjen politike.
VIDEO -
Veliaj operatorëve: Luftoni
3 Gusht 2015, 07:45
zhulin ose prishim kontratatKatër muaj afat i la kryebashkiaku i ri i Tiranës të gjithë operatorëve privatë të pastrimit të kryeqytetit për të rritur standardet në punë, në të kundërtën kontrata me ta do të prishet. Këtë mesazh Veliaj zgjodhi t’ia përcjellë vetë agjentëve të pastrimit në një takim që mbajti me ta në nisje të ditës, rreth ors 07:00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ai tha se do të jenë qytetarët që do të vënë në peshore punën e kompanive të pastrimit.
VIDEO
FOTO
Monumenti i Pavarësisë më 28 nëntor në identitet
PD: Gënjen për financat,monumenti në varësi të MK
-
Bozdo: Veliaj gënjen për financat
2 Gusht 2015, 21:59
monumenti është në varësi të MKIsh-nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo ka reaguar ndaj deklaratave të Kryebashkiakut të ri, Erion Veliaj duke i cilësuar deklaratat e sotme të tij nga Monumenti i Pavarësisë si gënjeshtra të qëllimta për të disinformuar opinionin publik.
-
Veliaj:Bashkia në prag falimenti
2 Gusht 2015, 18:51
burg për ata që dëmtojnë vepratVeliaj: Nesër nis lufta kundër zhulit në TiranëKreu i ri i Bashkisë së kryeqytetit ka deklaruar gjatë inspektimeve të punimeve për riparimin e Monumentit të Pavarësisë se Bashkia e Tiranës është në një gjendje të rëndë ekonomike, duke pasur para vetëm për rrogat, e shumë pak mundësi për restaurimin e veprave të dëmtuara. Gjatë fjalës së tij, Veliaj u tregua i ashpër për gjendjen ku ndodhen sot veprat e artit dhe monumentet e ngritura në kryeqytet duke paralajmëruar masa të rrepta deri në dënim me burg për këdo që i cënon ato dhe çdo pronë tjetër të Bashkisë së Tiranës.
VIDEO -
Drejtësia, Halimi fton ekspertët
2 Gusht 2015, 15:17
dhe juristët për të dhënë mendimAnëtari demokrati Komisionit të Posaçëm të Reformës në Drejtësi, Eduart Halimi apelon çdo ekspert apo jurist që të japë opinionin e tij për këtë reformë. Përmes një statusi në Facebook, Halimi i fton të gjithë ata që mund të japin kontribut për këtë çështje e për ta konsideruar veten të paktën një ditë deputet i Shqipërisë dhe të japin kontributin e tyre.
-
Spaho: Gabuam me strukturat
2 Gusht 2015, 13:17
në bazë, analizë pa "koka turku"Partia Demokratike ka nisur tashmë analizën në bazë për humbjen e zgjedhjeve vendore kur pritet të evidentohen përgjegjësitë dhe politikat që çuan në këtë rezultat. Pavarësisht zërave kundër apo dhe kritikë brenda PD-së, numri dy i kësaj force, Edmond Spaho deklaron se nuk është momenti për koka turku, por për të parë pikat ku dështoi opozita.
VIDEO -
Tavo: Rritja e paprecedentë
2 Gusht 2015, 08:00
e LSI-së po frikëson opozitënINTERVISTA/ Deputeti i LSI-së Vangjel Tavo, hedh poshtë zërat se koalicioni i majtë nuk ka funksionuar mirë në terren. "LSI eshte e hapur per cdo keshilltare te perkushtuar".
-
Analiza e zgjedhjeve, PS rritet në
2 Gusht 2015, 08:00
Dibër, bie në Korçë dhe në Kukës
PDF-Ja ndryshimi i PS 2011-2015
PDF-Ja ndryshimi i PD 2011-2015Partia Socialiste po bën aktualisht analizën e zgjedhjeve të 21 qershorit, për evidentimin e zonave problematike dhe personave që nuk kanë realizuar objektivat.
-
PD bie në bastione, në Korçë
2 Gusht 2015, 08:00
3600 vota më pak se viti 2011Analiza krahasuese e shifrave të zgjedhjeve vendore 2011 dhe 2015 që boton sot shqiptarja.com, për 3 qarqet e fundit, tregon se PD ka rënie të ndjeshme jo vetëm në qarkun e Korçës, por edhe në bastionet e saj, në Dibër dhe Kukës.
-
Reforma në drejtësi, Prokuroria
2 Gusht 2015, 07:40
kufizime te emërimet dhe dosjetEdhe Prokuroria, si pjesë integrale e sistemit të drejtësisë, paraqet një sërë problemesh serioze që janë evidentuar në analizën e sistemit të drejtësisë.
-
Zgjedhjet, KVV qendrim publik mbi
1 Gusht 2015, 22:11
transparencën e financimit të partive
PDF-Qendrim publik i KVV për financimetKoalicioni i Vëzhguesve Zgjedhorë ka dalë pasditen e sotme me një qendrim publik rreth transparencës së financave të partive politike. “Në këtë gjendje të transparencës së financave të partive politike, diskutimet për parime dhe vlera shumë të rëndësishme si dekriminalizimi i politikës, barazia në garimin elektoral, informimi i publikut, mbesin në kuadrin e keqpërdorimit politik dhe intelektual pa asnjë produkt në të mirën publike.”- deklaron KVV.
-
Bushati: Konferenca e Vjenës të
1 Gusht 2015, 15:55
vërë theksi te projektet në energjiKur na ndajnë pak ditë nga Konferenca e Dytë Ballkanike, ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati kërkon që konferenca ta vërë theksin tek projektet e rëndësishme si energjia. Në qëndrimin e tij të parë në rolin e anëtarit të Këshillit Evropian për Politikën e Jashtme Bushati shprehet se energjia mbetet një nga sfidat më të ngutshme për Bashkimin Evropian ashtu edhe për vendet kandidate.
VIDEO -
Reforma/ Zbardhet drafti i plotë
1 Gusht 2015, 13:42
Ja drejtësia sipas ekspertëve PDFReforma në gjyqësor pritet të prekë të gjitha institucionet e drejtësisë sidomos rolin e Presidentit , Prokurorit si dhe përbërjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Në draftin prej 50 faqesh që ekspertët dorëzuan në tryezën e komisionit të reformës në drejtësi sugjerohet rishikimi i formulës së zgjedhjes së presidentit.
VIDEO