Politikë
-
Ramiz Çoba, pjesë e fraksion mbështetës të kryetarit Lulzim Basha është kryetari i ri i Partisë Demokratike për Shkodrën. Është dashur raundi i dytë i zgjedhjeve për të përcaktuar fituesin e garës për kreun e ri të Partisë Demokratike në Shkoder.
VIDEO 14 Korrik 2014, 17:30
-
Fazlliç: Jam takuar me Ramën
14 Korrik 2014, 17:27
Kryeministria: S'është e vërtetëSipas investigimit të "BIRN", Fazlliç pretendon se është duke bashkëpunuar me qeverinë Rama zhvillimin e biznesit të tij ngritjen e një terminali të madh nafte por burime për "A1 Report" nga Kryeministria e përgënjeshtrojnë duke thënë se Rama nuk e ka takuar asnjëherë Fazlliçin
-
Franca e Gjermania: Asnjë rrezik
15 Korrik 2014, 16:10
për kthimin e vizave,kujdes aziletFranca dhe Gjermania i mbyllin dyert azilkërkuesve shqiptarë. Deklaratat u bënë nga Ministri i Brendshëm francez Bernard Cazeneuve dhe ai gjerman Thomas De Maziere, gjatë takimit me homologun e tyre shqiptar Saimir Tahiri. Ata u shprehën se nisur nga statistikat nuk ka asnjë rrezik për kthimin e vizave për Shqipërinë
VIDEO -
“The Sun”: Tony Blair ndihmon
14 Korrik 2014, 15:59
Shqipërinë për integrimin në BENjë botim i të përditshmes britanike “The Sun” ka ngjallur polemika të shumta në vend. Në qendër të shkrimit është ish-kryeministri anglez Tony Blair, i cili po ndihmon një nga vendet më të varfra në botë të anëtarësohet në BE. “The Sun” vë në dukje rrezikun që i vjen Anglisë nga përparimi i shpejtë i Shqipërisë drejt BE.
VIDEO -
Topi: Në Parlament ka deputetë
14 Korrik 2014, 15:45
kriminelë dhe vrasësParlamenti është kthyer në një strehe kriminelesh dhe të korruptuarish. Deklarata është bërë nga ish-Presidenti i Republikës, njëkohësisht kreu i Frymës Re Demokratike, Bamir Topi, gjatë një takimi me strukturat e forcës tij poltike në qytetin e Cërrikut.
-
Takimi me ambasadorët, Basha:
14 Korrik 2014, 15:21
Krimi ka hyrë edhe në ParlamentKreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka informuar ambasadorët e akredituar në Tiranë për rrezikun që i kanoset Shqipërisë sipas tij. Pas dy orë mbledhjeje Basha ka thënë për mediat se demokracia rrezikon të kthehet në oligarki, ndërsa akuzoi kryeministrin Rama se ka futur në parlament një rrjetë krimi, me qëllim që t’i mbyllë gojën opozitës.
VIDEO -
PD: Edi Rama urdhëron dhunën
14 Korrik 2014, 14:27
ndaj opozitës dhe thellon heshtjenPartia Demokratike ka vijuar akuzat ndaj mazhorancës dhe kryeministrit Edi Rama për dhunën sipas saj të ushtruar nga deputetët e majtë Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu ndaj deputetit të PD Gent Strazimiri.
-
19 ministrat prezantojnë punën: 300
14 Korrik 2014, 14:05
ditë arritje të qeverisë sepse jemi ekipAshtu siç u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ministrat e qeverisë që ai drejton prezantojnë punën e bërë nga ata gjatë këtyre 300 ditëve të para të qeverisjes.
VIDEO -
Risia, 300 ditët e para të qeverisjes
14 Korrik 2014, 13:03
“Rama” edhe në gjuhën e shenjavePrezantimi publik i arritjeve të 300 ditëve të para të kabinetit Rama, ndryshe nga se jemi mesuar t’i shohim deri më sot ka një risi. Për herë të parë aktiviteti është përkthyer edhe në gjuhën e shenjave. Të gjithë personat me aftësi të kufizuara, konkretisht shurdhë-memecet kanë mundesi të informohen për arritjet e qeverisë dhe ministrive perkatëse.
-
Dhuna e kërcënimet, PD te Llalla
14 Korrik 2014, 10:41
kallëzim për Ndokën dhe NdreunKreu i PD Basha së bashku me deputetët Ristanin e Halimi, ka zgjedhur t’i dorëzojë personalisht kryeprokurorit Llalla kallëzim penal për dy deputetë të mazhorancës, Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreun. Bëhet fjalë për dhunën e ushtruar sipas tyre, ndaj deputetit të PD Gent Strazimiri, në ambientet e koridorit të Parlamentit nga dy deputetët e majtë dhe kercenimin ndaj zedheneses se PD Vorpsi nga deputeti Ndoka.
VIDEO -
Nishani letër urimi Hollande për
14 Korrik 2014, 10:08
Festën Kombëtare të FrancësPresidenti i Republikës Bujar Nishani përmes një mesazhi, ka uruar Presidentin francez François Hollande me rastin e Festës Kombëtare të Republikës Franceze. Shqipëria do të përfaqësohet në paradën “Një ushtri e fuqishme dhe moderne” nga ministrja e mbrojtjes Mimi Kodheli.
-
"Territorialja" pa PD, në shtator
13 Korrik 2014, 22:29
rikthehet me bojkot e protesta!Burime brenda selisë blu bëjnë me dije se Partia Demokratike dhe aleatët po përgatiten për t’u rikthyer vrullshëm gjatë sesionit të ri parlamentar, duke intensifikuar protestat dhe duke i qëndruar vendimit të Bashës për të mos marrë pjesë në parlament. Të djathtët refuzojnë ftesën që Rama i bëri Bashës dhe të zgjedhurve vendorë për reformën terriotoriale.
VIDEO -
Akuzat e PD-së, Ndoka: Fola me
13 Korrik 2014, 20:59
Voprsin për të kërkuar sqarimeDeputeti i Partisë Socialiste, Arben Ndoka ka reaguar pas azkuave të selisë blu se ai ka kërcënuar zëdhënësen e kësaj partie. Në rrjeton social Facebook, ndoka shkruan se ka komunikuar në telefon me zëdhënësen Laura Vorpsi por vetëm për ta pyetur se ku bazohet në deklaratat që bën.
-
300 ditë pushteti, Rama: KLD
14 Korrik 2014, 11:25
kërcënoi Naçon, askush s'guxon!Në 300 ditë pushteti qeveria Rama është përballur me mungesë bashkëpunimi nga tre ndër institucionet më të rëndësishme të vendit. Në prezantimin publik të arritjeve në këto 10 muaj, kryeministri Edi Rama shprehu hapur mos pëlqimin ndaj presidenti të Republikës Bujar Nishani, kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe Këshillit të Lartë të Drejtësisë. Por pavarësisht këtij qëndrimi, qeveria sipas Ramës, nuk ka dhënë shembullin e marrëdhënieve jo etike të ndjekura sipas tij nga ish-qeveria Berisha me akuza, sharje e ofendime.
VIDEO
Videolajm/ Peleshi: Cani mori rekord të pathyeshëm duartrokitjesh -
PD: Arben Ndoka kërcënoi Laura
13 Korrik 2014, 18:59
Vorpsin pas denoncimit të krimevePartia Demokratike ka denoncuar sipas saj kërcënimin që i është bërë zëdhënëses Laura Vorpsi, nga deputeti i PS-së Arben Ndoka.
VIDEO
PD:Rama hesht për futjen e krimit në Kuvend, deputetët e PD kërcënohen -
Zgjedhjet në PD, Osman Stafa
13 Korrik 2014, 16:04
kryetari i Durrësit pas balotazhitOsman Stafa është zgjedhur kryetar i Partisë Demokratike në qytetin e Durrësit. Stafa kishte përballë Adi Mukën, i cili në qytetin bregdetar njihet si një biznesmen transporti dhe me një mbështetje të madhe nga strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.
VIDEO -
PD:Rama hesht për futjen e krimit në
13 Korrik 2014, 13:44
Kuvend, deputetët e PD kërcënohenPartia Demokratike ka vijuar sërish akuzat ndaj kryeministrit Rama, duke u shprehur se po hesht për futjen e krimit në Parlament. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e kësaj force politike, Laura Vorpsi, tha se PD denoncon me fakte dhe prova “lidhjet kriminale të Edi Ramës dhe depërtimin e krimit në Parlament”. Zëdhënësja e PD-së tha se po kërcënohen me jetë deputetet e opozitës.
-
Basha: Rama-Meta mbështeten te
13 Korrik 2014, 10:13
krimi i veshur me mandate deputetiPartia Demokratike do të vijojë denoncimin e kapjes së shtetit nga krimi dhe përpjekjet për të kthyer normalitetin në vend. Këtë e ka shprehur kreu i PD-së Lulzim Basha në Kuvendin Zgjedhor të kësaj force politike në Gramsh, duke akuzuar Ramën e Metën për mbështetje te krimi, "të cilin e kanë veshur dhe me mandate deputeti".
VIDEO -
Shkodër, Topalli refuzon Bashën
13 Korrik 2014, 07:55
dhe s’merr pjesë në konferencëNgatërresa, debate dhe tensione ka shënuar votimi për kryetarin e PD-së në Shkodër. Ndonëse ka nisur si një proces i qetë, me ikjen e kryetarit Lulzim Basha, delegatët kanë filluar dhe replikat.
-
Integrimi, delegacion i posaçëm
13 Korrik 2014, 07:43
për bisedimet me ShqipërinëMarrja e statusit të vendit kandidat të Shqipërisë do të ndryshojë dhe formën e marrëdhënieve me të. Tashmë do të ketë një strukturë tërësisht të ndryshme të delegacioneve.