Politikë

  • Deputeti i LSI-së Luan Rama, njëkohësisht anëtar i Komisionit të Sigurisë është takuar sot në Departamentin Amerikan të Shtetit me Jonathan Moore. Moore ka përforcuar faktin se “e mbështesim Shqipërinë në rrugën e reformave, veçanërisht të atyre në drejtësi dhe territori."
  • Protesta e PD, Braçe: Vrasësi Basha
    po mbështetet nga Nishani e Llalla

    Deputeti socialist i Divjakës, Erion Braçe, e konsideron “ultimatumin” e kryedemokratit Basha për dorëheqjen e Qeverisë si të mbështetur “nga  Presidenti i Republikës dhe nga kryeprokurorit Llalla, garantë të mosndëshkimit të një pushteti kriminal".

  • PS: 'PD po shpif para vendimit për
    statusin, policia në krye të detyrës'

    Partia Socialiste ka akuzuar opozitën se po dëmton imazhin e Shqipërisë kur pritet të marrë statusin e vendit kandidat, në lidhje me. Deputeti i PS, Besnik Baraj, i cilësoi shpifje akuzat e opozitës ndaj policisë së shtetit, ndërsa shtoi se po punohet fort në luftën kundër trafikut të drogës.

  • Prioritetet e KE, Gjosha në Bruksel
    "Udhërrëfyesi me masa ambicioze"

    Ministrja e integrimit Evropian,  Klajda Gjosha mori sot pjesë në Bruksel në  Konferencën “Shteti i së drejtës dhe procesi i reformave në Shqipëri”,  organizuar nga  Fondacioni Hanns Seidel.

  • Rama mbyll vizitën në Vjenë
    "Integrimi synimi ynë më madhor"

    Kryeminitri Edi Rama ka mbylluar vizitën e tij në Vjenë duke e konsideruar integrimin europian si më të rëndësishmin dhe si një instrument i modernizimit real për Shqipërinë . Rama ka shtuar se qeveria shqiptare e sheh integrimin si procesin e ndërtimit europian brenda vendit. VIDEO FOTOGALERI

  • Droga, Berisha do ikjen e Ramës 
    por për Gërdecin nuk u dorëhoq!

    Prioritet i axhendës së qytetarëve shqiptarë duhet të jetë largimi i qeverisë Rama nga pushteti. Thirrja publike është bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në një konferencë të posacme për shtyp për avionin e bllokuar në Divjakë dhe trafikun e drogës në vend.  VIDEO

  • Bruksel, Gjosha raporton për MSA
    'Procesi i integrimit, fiton Shqipëria'

    Ministrja e Integrimit Evropian, raportoi në Këshill për mbarëvajtjen e zbatimit të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, duke u fokusuar në kriterin ekonomik, përafrimin e legjislacionit me BE-në dhe bashkëpunimin financiar. Gjosha u shpreh se Shqipëria ka shënuar progres për zbatimin e MSA-së.

  • Mblidhet grupi parlamentar i PS
    diskuton miratimin e projektligjeve

    Grupi parlamentar i Partisë Socialiste zhvilloi sot në mesditë një mbledhje me dyer të mbyllura. Mësohet se mbledhja, e cila zgjati për rreth 25 minuta është drejtuar nga Kreu i grupit parlamentar të PS, Gramoz Ruçi. 

  • Bojkoton PD, kërkon seancë të 
    jashtëzakonshme, gati protesta

    Opozita bojkoton komisionet duke kërkuar seancë të jashtëzakonshme të Parlamentit, pas bllokimit të avionit që dyshohet se do të ngarkohej me drogë në Divjakë. Paloka kërkoi që Kuvendi të shtyjë rendin e ditës të planifikuar të enjten për një tjetër datë, ndryshe "do të jetë e papranueshme". Basha mbledh vendorët për protestën e së enjtes, ku do kërkohet largimi i Ramës.VIDEO

  • PD: Komision i ri për hetimin e 
    trafikut të drogës në gjithë vendin

    PD kërkon ngritjen e një komisioni të ri hetimor për të verifikuar të dhënat për atë që opozita e cilëson “fenomenin” e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë këtu përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët. "Të hetojë edhe rolin e funksionarëve publik dhe masat e marra nga organet e pushtetit ekzekutiv përballë këtyre fakteve". VIDEO

  • Reforma Territoriale, OJF: Jo më
    këshilla komunarë, 40 njësi vendore

    Organizatat jo Fitimprurëse kërkuan dje që këshillat komunarët të shkrihen dhe të mos ekzistojnë më. Në mbledhjen e djeshme të Komisionit për Reformën Territoriale u kërkua shkrirja e këshillave të komunave, 40 njësi vendore. 

  • Hetimi i Policisë, PD kërkon
    të fusë në burg Hysni Burgajn

    Prezantohet raporti i opozitës në Komisionin Hetimor për lëvizjet në administratën e Policisë së Shtetit, rekomandim Prokurorisë për të çuar për ndjekje penale ish-drejtorin e Policisë së Shtetit, Hysni Burgaj me motivacionin për shpërdorim detyre.

  • Fyle: Qeveria e opozita të punojnë
    bashkë për çështjet e rëndësishme

    Këshilli i Stabilizimit dhe Asociimit, i cili mblidhet një herë në vit, mbajti sot takimi e gjashtë mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian. Ky takim dhjetohej nga Ministri i Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati. Komisioneri Štefan Füle përfaqësoi Komisionin Evropian, ndërsa u shpreh se “është e rëndësishme që qeveria dhe opozita të bashkëpunojnë për çështjet e rëndësishme”. VIDEO

  • Toponimet, Shqipëri-Greqi: Lejohet
    kalimi sa të dalin pasaportat e reja

    Sot, Shqipëria dhe Greqia kanë zgjidhur në Bruksel, mosmarrëveshjen e toponimeve në pasaportat e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Greqi. Bushati e Venizellos kanë rënë dakord që deri në përgatitjen e pasaportave të reja, do të lejohet lëvizja e qytetarëve në kufirin ndërmjet dy vendeve

  • Bushati e Venizelos nënshkruajnë
    marrëveshjen për toponimet

    Ministri i Jashtëm shqiptar Ditmir Bushati dhe homologu i tij grek Evangelos Venizelos kanë arritur një marrëveshje përfundimtare lidhur me çështjen e toponimeve. Në takimin në Bruksel ministrat e Jashtëm vendosën që deri në datën 1 janar të vitit 2015 të realizohet një katalog i ri zyrtar për të shmangur problemet e shtetasve shqiptarë.

  • "Basha i shpëtoi burgut,dosja në
    gjykatë 2 ditë pasi kaloi afati"

    “Basha është në kërkim nga drejtësia shqiptare për dy vepra penale” tha deputeti socialist Balla në studion e A1REPORT, duke shtuar se “Të shikosh dosjen që ka bërë prokuroria ndaj tij për rrugën Durrës – Kukës, dënohet me 5-7 vjet burg, por prokuroria ka pasur një afat deri në dy vjet për ta dërguar materialin në gjykatë dhe vetëm dy ditë pasi kaloi afatin e çoi dhe Basha nuk u hetua kurrë.”

  • Berisha:Njerëzit e Ramës ndihmuan
    pilotin, policia ka fshehur çantat

    Ish-kreu i qeverisë Sali Berisha ka akuzuar policinë, duke i quajtur “njerëzit e Ramës”, për fshehje të çantave që u morën nga avioni. Sipas Berishës, “piloti italian Giorgio Riformato ka hyrë dhe dalë në aeroport nga dera e personelit duke shmangur kështu sistemin e kontrollit”.

  • Balla:Ky politizim për të larguar
    vëmendjen nga dosjet e tyre

    I ftuar në A1REPORT pas deklaratës së kreut të PD, Basha për fillimin e protestës, deputeti i PS, Taulant Balla është shprehur se: “Çështja po politizohet për të zhvendosur vëmendjen nga 300 dosjet e korrupsionit të tyre që janë në prokurori”.

  • Basha: 'Të enjten protestë para 
    parlamentit, të dorëhiqet rama'

    Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta popullore për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe të qeverisë së tij. Duke akuzuar qeverinë Rama për mbështetje të trafikut të drogës dhe fshirje të provave nga vendi i ngjarjes, ku u ul avioni italian.

  • Rama: Qesharake që Shqipëria
    pret statusin, e mori që në dhjeto

    Kryeministri Edi Rama, në një intervistë për gazetën austriake ‘Der Standard’ e ka cilësuar si qesharake faktin se Shqipëria pret akoma marrjen e statusit të vendit kandidat. Sipas tij Shqipëria e ka fituar atë në dhjetor dhe shtyrja e marrjes së vendimit për në qershor nuk është diçka e mirë për rajonin dhe për Evropën.   VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv