Politikë
-
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta u takuan sot gjatë pjesëmarrjes në takimin e liderve të Ballkanit në kuadrin e PSE-së në Bruksel. I pranishëm edhe komisoneri për Zgjerimin, Stefan Fyle. Rama: "Vigjilencë ndaj zgjedhjeve të 2013-ës". Meta: "E meritojmë marrjen e statusit". 28 Shtator 2012, 19:15
-
Reeker pret Nishanin: Ruaj
28 Shtator 2012, 20:30
pavarësinë e institucioneveAxhenda e vizitës një javore e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara u përmbyll me një takim me Zëvendësndihmës/Sekretarin amerikan të Shtetit, Philipp Reeker. Nishani: Reformat në sistemin e drejtësisë, një nga sfidat kryesore. Reeker: Presidenti të ruaj pavarësinë e institucioneve.
-
Nishani: Drejtësia mbetet sfidë
28 Shtator 2012, 18:52
jo abuzimit me fuqinë e KLD-sëPresidenti Nishani, tha në një interviste për Zërin e Amerikës, se KLD duhet të jetë transparente dhe të mos abuzojë me fuqinë e inspektimeve. Deklarata e tij vjen duke ju referuar vrasjes së kryekomisarit të Shijakut, Adem Tahiraj nga Ilir Xhakja, vetëm pak kohë më parë, ku ndaj gjykatësit të Durrësit që la të lirë Xhakën, nisi një inspektim ku dhe u konstatuan shkelje në dosjen "Xhakja".
Presidenti dje në OKB: "Presim vendim të favorshëm nga BE-ja për statusin" -
Ban Ki Moon pret Nishanin:
28 Shtator 2012, 18:33
"Shqipëria vend modern"Në ditën përmbyllëse të vizitës së tij në SHBA, në kuadër të pjesëmarrjes në Sesionin e 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB, Bujar Nishani u prit në një takim nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon. Moon vlerësoi zhvillimet në Shqipëri duke e cilësuar vendin modern dhe me përparim të shpejtë.
-
Korrupsioni në Mbrojtje, Braçe:
28 Shtator 2012, 14:06
As Berisha nuk i beson ImamitDeputeti socialist vazhdoi sot denoncimin, sipas tij, të korrupsionit dhe shkeljen e ligjit në Ministrinë e Mbrojtjes. Sipas Braçes, tashmë as Berisha nuk i beson më Imami.
VIDEO- Braçe: Te hetohet imami -
Arvizu takon ish të burgosurit
28 Shtator 2012, 14:09
politik në ditën 7 të grevës së urisëNë ditën e shtatë të grevës së urisë, 25 ish të përndjekurit politik vijojnë të ngujuar në zonën e Komunës së Parisit në Tiranë. Ata thonë se janë të vendosur të mos tërhiqen derisa të realizohet kërkesa e tyre për dëmshpërblim nga qeveria. Arvizu: "Të garantohet jeta e çdo qytetari".
-
Përjashtimi, zbulohet “falja”
28 Shtator 2012, 11:48
e Gjiknurit për TopallinShqiptarja.com” ka zbardhur një pjesë të fjalës së deputetit Gjiknuri, ndërsa një ditë më parë zyra e Kuvendit deklaroi se deputeti i PS-së, kërkoi tre herë falje te kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, prandaj iu ul dënimi nga dy në një javë përjashtim nga punimet e Kuvendit.
-
FOTOLAJM/ Berisha flet, fëmija
28 Shtator 2012, 11:28
kruan hundën dhe hap gojënE ndërsa Berisha mbante fjalimin me shumë zell në shkollën 9 vjeçare të Baldukshkut, si një babaxhan para fëmijëve, duket qartë se ata nuk kishin durim, si tërheq fjalimi politik prandaj nisin të lëvizin duart, kruajnë hundën, hapin gojën, shikojnë sa andej këndej. Ka nga ata që kanë një vëzhgim vëngër, mbledhin vetullat .
-
Berisha sërish para nxënësve:
28 Shtator 2012, 11:11
Mos harroni karriget boshBerisha: Thonu prindërve votoni PDKryeministri vazhdon thirrjet e drejtëpërdrejta nxënësve të shkollave 9 vjeçare që të lobojnë tek prindërit e tyre për të votuar në zgjedhjet e 2013 Partinë Demokratike. Deklarimet sot në shkollën 9 vjeçare në Baldushk të Tiranës. (Foto në rreth një fëmije i hapet goja teksa Berisha flet)
VIDEO- Berisha ne Baldushk
FOTOLAJM/Prej disa ditesh Berisha kerkon voten ne shkolla 9 vjeçare
VIDEO- Berisha dje ne shkollen 9 vjeçare ne Kamez -
Takim i ri Rama - Meta, akordi
28 Shtator 2012, 07:49
dje në Bruksel, sot bisedaKreu i PS dhe ai i LSI do të takohen për të katërtën herë brenda gjashtë muajve. Burime pranë PS dhe LSI i kanë thënë Shqiptarja.com se dy liderët do të vijnë me një platformë bashkëpunimi në Tiranë. (Foto: Rama-Meta dhe hoteli “Le Meridien”, Bruksel)
-
Statusi,Nishani në OKB:Presim
27 Shtator 2012, 22:54
vendim të favorshëm nga BE-jaPresidenti Bujar Nishani ka deklaruar në debatin e përgjithshëm të sesionit të 67-të të Asamblesë së përgjithshme të OKB-së se Shqipëria pret në javët e ardhshme “dhënien e një vendimi të favorshëm për të marrë statusin e vendit kandidat për në BE. Foli dhe për Kosovën: Serbia atë që dështoi ta arrinte me luftë nuk mund të arrijë dot me propagandë.
-
Debatet me Rusmajlin, Gjiknuri
27 Shtator 2012, 18:27
përjashtohet 1 javë nga KuvendiGjiknuri, është përjashtuar 1 javë nga punimet e Kuvendit. Vendimi u mor pas debateve të ashpra të ligjvënësit socialist me kreun e Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmajli. Gjiknuri: Vendimi, pasi denoncova një mbledhje të paligjshme të Komisionit të Ligjeve. Kuvendi: "Sjellje e padenjë". Gjiknuri për A1 Report: "Topalli gënjen". Dokle: Synim i mbrapshtë anti-opozitë
-
Deputeti i PS-së, Erjon Braçe:
27 Shtator 2012, 16:15
Të hetohet Imami për SHIUBraçe kërkoi sot nga prokuroria që të nisë hetimet ndaj ministrit të Mbrojtjes Arben Imami, i cili siç rezultoi nga tre dokumente të paraqitura, përmes dy vendimeve dhe një autorizimi ka urdhëruar armatosjen e Shërbimit Informativ të Ushtrisë, në kundërshtim me ligjin shqiptar. Imami: Publikimi i dokumenteve, cënim i sigurisë kombëtare. Braçe: Nesër ballë për ballë".
-
Berisha i bën thirrje nxënësve:
27 Shtator 2012, 14:25
"Prindërit tuaj të votojnë PD"Deklarata e pazakontë e kryeministrit është bërë gjatë inagurimit të shkollës 9-vjecare "Ahmet Zogu" në Kamëz. Kryeministri Berisha u ka thënë fëmijëve jo vetën të bindin prindërit e tyre për të votuar PD në zgjedhje.
-
Idrizi apel Panaritit: Në Athinë
27 Shtator 2012, 12:30
ngrije dhe mbro çështjen çameKryetari i Partisë për Drejtësi e Integrim dhe Unitet nëpërmjet një shkrimi i bën thirrje ministrit të Jashtëm Edmond Panariti të ngrejë cështjen çame në bisedën me homologun grek që do ta zhvillojë pas pak ditësh.
-
Pr/ligji,Majko: Berisha po i bën
27 Shtator 2012, 08:54
të ligjshme përgjimet elektronikeSipas anëtarit të kryesisë së PS me këto ndryshime, tashmë përgjimet e kryeministrit “do të bëhen të ligjshme”. Qeveria miratoi dje ndryshimet e pr/ligjit.
-
Pr/ligji për Gjykatën e Lartë
27 Shtator 2012, 14:46
PS kundër, tërhiqet TopalliKryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli nuk ka hedhur në votim projekt ligjin për Gjykatën e Lartë. Kjo për shkak se nuk plotësohet votimi me shumicë të cilësuar 3/5. Deputetët e Partisë Socialiste bënë të qartë që nuk do ta votojnë pr/ligjin për Gjykatën e Lartë pa u zbatuar disa nga vendimet e gjykatave, çka solli dhe tërheqjen e Topallit.
-
Djali i Koplikut terror Berishës
27 Shtator 2012, 07:22
futet me makinë mes eskortësHistoria e të dielës u mbajt e fshehur. Publikohet sot në gazetën Shqiptarja.com. Djali i ish zv kryeministrit, u fut me makinë mes eskortës në autostradë. Policia: Ishte dehur dhe i droguar. Flet dhe Bashkim Kopliku: Eshtë e sajuar.
-
Panariti takon në Nju Jork
26 Shtator 2012, 22:10
homologun serb e ThaçinGjatë qëndrimit të tij në Nju Jork, në kuadër të punimeve të Sesionit të 67-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Panariti, u takua me homologun serb, Ivan Mrkiç si dhe me kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi.
-
Berisha: Rama kërkon të marrë
26 Shtator 2012, 21:10
pushtetin me trillim e pazareNë mbledhjen e qeverisë kryeministri akuzoi Ramën se deklarata e tij se do të heqë taksën është “taktikë elektorale”. Sipas tij Rama kërkon të marrë pushtetin nëpërmjet keqinformimit por dhe pazareve.
