Politikë
-
Kryesocialisti Rama ka udhëtuar sot drejt Kukësit, sëbashku me programin e tij "Për një rilindje shqiptare". Rama në fjalën e tij është futur direkt në çështjen ekonomike, atë që është pika më e dobët e shqiptarëve kudo e veçanrisht në këtë qark të varfër. 11 Mars 2013, 18:29
-
I mirëseardhur në Tiranë, ministri
11 Mars 2013, 17:41
i Jashtëm i Malit të Zi, LukšićZv.Kryeministri i Republikës së Malit të Zi, Igor Lukšić është pritur sot nga Presidenti Nishani e më pas, edhe nga Kryetari i Partisë Socialiste. Edi Rama vlerësoi progresin që ka bërë Mali i Zi në drejtim të integrimit europian dhe vuri në dukje rëndësinë e intensifikimit të bashkëpunimit mes dy vendeve.
-
Meta në Korçë: Të zhbllokojmë
11 Mars 2013, 16:40
procesin e integrimit të venditKryetari I LSI-së, Ilir Meta, është duke zhvilluar në këto momente, një takim me mbështetësit e tij të Korçës. "Unë apeloj", - tha ai,-"edhe në emrin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve, që procesi i integrimit të mos bllokohet nga llogaritë meskine të 23 qershorit.
-
Arrestimi i Rroshit, Rama: Gjah
11 Mars 2013, 15:54
policor me epsh politik"Reagim policor me epsh politik për të goditur publikisht një kundërshtar, i cili i është bërë hale në sy pushtetit qyshse përzuri me votën e popullit Sali Berishen nga bastioni i prapambetjes njezetvjeçare" Kështu e ka konsideruar Kryetari i PS, Edi Rama, arrestimin e kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.
-
“Ligjet”, miratohet ndryshimi i
11 Mars 2013, 14:25
emrit të Komunës Liqenas në PustecKomisioni i Ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës kërkesën e banorëve të komunës Liqenas me komunitet maqedonas në qarkun e Korçës për t’i rikthyer emrin nga Liqenas në Pustec. Por kjo kërkesë për ndryshim emri është kundërshtuar nga anëtarët e majtë në Komisionin e çështjeve ligjore pasi sipas tyre do krijonte precedent të tjerë.
-
Zgjedhjet, Berisha: Propozoj që
11 Mars 2013, 13:20
mosha e votimit të ulet në 16 vjeçKryeministri i vendit Sali Berisha ka kërkuar nga salla e mbledhjes së grupit parlamentar të Partisë Demokratike, që të ulet mosha e votimit nga 18 në 16 vjeç.
-
Ashpërsohet Kodi Penal, dënimi
11 Mars 2013, 10:41
maksimal shkon nga 25 në 40 vjetMinistria e Drejtësisë prezanton paketë e dënieve ndaj krimit. Eduard Halimi: "41 nene në mbrojtje të jetes dhe sigurisë publike", të cilat ‘ashpërsojnë’ Kodin Penal, duke e çuar dënimin maksimal në 40 vjet, nga 25 që ka qenë. Paketa ka në themel vrasjen e policit, vrasjen për gjakmarrje, vrasjen e gruas dhe për mbajtjen e armëve të zjarrit pa leje në publik.
-
Ditëlindja e Azemit, Presidenti e
11 Mars 2013, 17:34
dekoron, Berisha: "Tribun lirie"Në 50-vjetorin e lindjes së Azem Hajdarit, Presidenti Nishani e dekoron me "Urdhrin e Flamurit", ndërsa Kryeministri Berisha e cilësoi "tribun": "Sot ne nuk përkujtojmë, por festojmë ditëlindjen e këtij tribuni të lirisë".
-
Zgjedhjet, një ekip vëzhguesish
11 Mars 2013, 08:50
nga ODIHR-i, sot në TiranëMinistria e Jashtme shqiptare informon se ekipi vlerësues, "Needs Assesment Mission" vjen në Tiranë me ftesë të Misionit tonë të përhershëm në OSBE dhe do të qëndrojë nga data 11 deri 14 mars. Pas takimeve në Tiranë, ky mision do të bëjë një raport për të vlerësuar se cilat janë nevojat për vëzhgues, për numrin e tyre etj.
-
Panariti: Kemi vështirësi, por
11 Mars 2013, 12:44
ambasadat tona s'do të mbyllenMinistri i Jashtëm, ka siguruar se ambasadat shqiptare të akredituara në botë do të funksionojnë normalisht. Deklarata vjen si reagim për letrën e ambasadorit shqiptar në SHBA, Gilbert Galanxhi se ambasada atje ndodhej në krizë.
-
Skandali në diplomaci, Topi: Berisha
10 Mars 2013, 15:57
po shkatërron imazhin e shtetitKryetari i Frymës së Re Demokratike, Bamir Topi akuzon kryeministrin Berisha se po jeton në një botë virtuale dhe nuk kujdeset për ambasadën më të rëndësishme në botë.
-
Dëshmia e Kokëdhimës, projekti 200
10 Mars 2013, 14:59
vjeçar grek për aneksimin e HimarësNë një intervistë për gazetën "Shekulli" Koço Kokëdhima, (foto) biznesmeni dhe botuesi prek disa tema të nxehta të së shkuarës dhe të aktualitetit, rolit të arvanitasve kishës ortodokse dhe të Hirësisë Janullatos dhe marrëdhënieve mes dy popujve fqinj.
-
PD: Rama gënjen për taksat
10 Mars 2013, 14:45
s'paguan fatura për pasurinë e tijPD i bën thirrje Z. Rama të mos i fshihet transparencës, të marrë guximin dhe të thyej heshtjen e tij dhe të permbushë detyrimin e tij ligjor si person publik dhe politik e të zbardhë plotësisht të vërtetën e këtyre skandaleve korruptive personale dhe familjare.
-
Rama: Kush do punë të heqë
10 Mars 2013, 14:40
Saliun, është moshë e tretëKryetari i PS Edi Rama zhvilloi një bashkëbisedim miqësor në Malësinë e Madhe. “ Me votën për PS më 23 qershor të gjithë do ta kuptojnë se nuk do të jepet një votë për tifozllik por për një program që do të ndryshojë situatën ekonomike"- tha Rama.
Rama: Shkodra s'do duket poster i PD -
Zgjedhjet, Berisha lë 16 deputetë
10 Mars 2013, 05:10
aktualë jashtë listës, priten debateKreu i mazhorancës Berisha nuk është i qetë sa duket në lidhje me problemet e brendshme në PD, tashmë që fushata e “piketimit” të kandidatëve për deputetë ka filluar. Pritet shpërthimi i debatit te PD për kandidimet.
AK: Berisha 85 mijë mbështesës serbë në FB -
Intervista/Ish-kryeministri Meksi:
10 Mars 2013, 04:40
Kandidatët t’i zgjedhë bazaAleksandër Meksi ish-kreu i qeverisë demokrate në fillimvitet ’90 thotë se për të shmangur përplasjet brenda partive respektive duhet zgjedhje nga baza të kandidatëve. Ai nënvizon se duhet rikthyer sistemi mazhoritar me proporcional të korrektuar siç ka qënë.
-
Skandali në diplomaci, MPJ:
10 Mars 2013, 04:00
S’kemi fonde as për ministrinëPas letrës së ambasadorit shqiptar në SHBA Gilbert Galanxhi, drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme dalin në dritë të tjera detaje. Diplomatët: Riadi, më shumë fonde se SHBA. MPJ: S'është e vërtetë. (Foto: Berisha në Washington me Galanxhi në 2011 në SHBA. djathtas Letra që ambasadori i dërgoi MPJ)
Dokumenti i ambasadës shqiptare në Washington -
Gjinushi: “Mbi Berishën
10 Mars 2013, 05:40
rëndon vrasja e Përmetit”Kreu i PSD Skënder Gjinushi thotë se mbi Berishën rëndon vrasja e Përmetit, 21 janari e çdo vrasje në vend.“Marrëveshja e 9 marsit ishte zgjidhje politike që iu dha krizës së shkaktuar nga vjedhja e votës në mënyrë masive më ’96, .....
-
Diplomacia, Arta Dade:
10 Mars 2013, 05:20
Qeveria fryhet me emërimetIsh- ministrja e Jashtme dhe njëherësh nënkryetare e Komisionit të Jashtëm, Arta Dade shpreh shqetësimin e saj lidhur me skandalin që po ndodh në diplomacinë shqiptare dhe konkretisht falimentimin e ambasadës sonë në Uashington.
-
Elbasan, Imami: Do fitojmë,
10 Mars 2013, 05:00
bllokmenët s’na bllokojnë dotPD e Gramshit festoi dje 22 vjetorin e themelimit të saj. Të pranishëm ishin kreu i grupit të punës për Qarkun e Elbasanit Arben Imami, numri dy i Kuvendit Turku, deputetët Hida e Sula, drejtues dhe themelues të PD në Gramsh.