Politikë
-
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta priti sot ambasadorin e Italisë në Shqipëri, Massimo Gaiani, si dhe ambasadorin e Greqisë në Shqipëri, Leonidas Rokanas. Në qendër të bisedimeve qenë bashkëpunimi ekonomik dhe përshpejtimi i procesit të integrimit të Shqipërisë drejt BE. (Në foto: Meta, Gaiani) 9 Korrik 2013, 18:55
-
Forcat e Sigurisë së Kosovës,
9 Korrik 2013, 18:32
Shqipëria përshëndet NATO-nShqipëria ka vlerësuar vendimin e marrë sot nga Këshilli i Ambasadorëve të NATO-s lidhur me arritjen e kapacitetit të plotë operacional nga ana e Forcës së Sigurisë së Kosovës.
-
Braçe: Ti ke vrarë e vjedhur
9 Korrik 2013, 18:11
Lulzim, drejtësia do nisë nga tyDeputeti socialist, Erion Braçe "i përvishet" Lulzim Bashës sot në Facebook, pikërisht pasi ky i fundit ka sulmuar sot ashpër, tashmë mazhorancën e majtë. Ai i ka kujtuar vjedhjen e përfolur ndaj tij tek 'Rruga e Kombit", të vrarët e 21 janarit dhe pasi ka shtuar se "s'mund të na bësh moral" e ka "kërcënuar" Bashën se "do të bëhet drejtësi, duke nisur nga ty".
-
Rama: Do të hedhim përtokë
9 Korrik 2013, 17:14
"dallgën" e ilegalitetit në bregdetKryeministri i ardhshëm dhe kryetari i PS-së, Edi Rama, duke u konsultuar me kryebashkiakët dhe deputetët e zonave bregdetare të vendit ka deklaruar sot se “në bregdet duhet vepruar me shpejtësi për të hedhur përtokë këtë “dallgë” të madhe ilegaliteti që dëmton si prona private, ashtu dhe prona publike. Ata që kanë cenuar detin, duhet t'i çohen prokurorisë. Ç'do gjë e ndërtuar pa leje që cenon perspektivën e zonës bregdetare, duhet rrafshuar." Ai theksoi se prishja e ndërtimeve pa leje në vijën bregdetare nga veriu në jug nuk përfshin shtëpitë e palegalizuara të banimit.
Berisha ironizon: Socialistëve tani po u hyn vetja në qejf
Vlorë, nis prishja e 130 ndërtimeve pa leje
VD/Beqja dhe Haxhinasto me ambasadorët: Drafti qeverisës për 10 ditë
Rama: Të zotët të vijnë krah meje për Rilindjen
Rama tek Fullani: Mos iu bind Berishes -
FA, emërohen zëvendësuesit
9 Korrik 2013, 16:34
e 3 gjeneralëve të shkarkuaMe ceremoni të veçanta janë prezantuar sot paradite komandantët e rinj, me gradë gjeneralë, të Forcës Ajrore, të Brigadës së Mbështetjes Rajonale dhe drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Inteligjencës së Mbrojtjes në vend të 3 gjeneralëve të shkarkuar bujshëm rreth 2 muaj më parë. (Në foto: Nga ceremonia e sotshme e emërimeve).
3 gjeneralët e shkarkuar: Zbuluam abuzimet e Imamit
3 gjeneralët në "Airport": Ngritëm zërin për reforma
Rama:Shkarkimi i gjeneralëve,vazhdë e shkatërrimit të FA -
Berisha: Zoti i përkëdheltë
9 Korrik 2013, 15:56
shqiptarët me mëshirën e tijKryeministri në detyrë Sali Berisha ka uruar shqiptarët për fillimin e festës së Ramazanit. Shënimin ai e ka lënë në profilin e tij në Facebook. “Të dashur miq, sot fillon muaji i madhnushëm i agjërimit."
-
Basha: Me mua PS del në opozitë
9 Korrik 2013, 15:31
Olldashi: Çdo opozitar, vend në PDDy kandidatët për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi kanë prezantuar sot platformën e tyre në bazë. Basha, në njësitë bashkiake 8, 9 e 10 në kryeqytet, ndërsa Olldashi në Ersekë, Leskovik e Pogradec. (Në foto: Basha sot në Tiranë).
-
Kosovrasti: Më kërcënuan me
9 Korrik 2013, 15:21
sms, persona anonimëPërfaqësuesi ligjor i PD-së në KQZ, Njazi Kosovrasti ka deklaruar sot se ka marrë dy mesazhë kërcënuese në telefon nga persona të paidentifikuar dhe për këtë arsye ai ka kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve përkatëse.
-
Haxhinasto e Beqaj te ambasadorët:
9 Korrik 2013, 12:25
Drafi qeverisës brenda 10 ditëshProgrami i qeverisjes së koalicionit të majtë pas fitores së zgjedhjeve parlamentare të 23 qershorit pritet të jetë gati brenda 10 ditësh. Kështu u shpreh i ngarkuari i LSI për hartimin e programit, Edmond Haxhinasto pas takimit që ka zhvilluar së bashku me të ngarkuarin e PS, Ilir Beqaj, me ambasadorët e vendeve të BE në Tiranë.
-
Rama: Nishani të mos bëjë
9 Korrik 2013, 11:42
noterin, Llalla të luftojë kriminEdi Rama, Kryeministri i i dalë nga zgjedhjet e 23 qershorit i sheh me tepër shqetësim këto dy muaj të tranzicionit të pushtetit të drejtuar aktualisht “pa frena” nga kryeministri në detyrë. Nga mbledhja e parë e grupit parlamentar të PS-së, Rama i përsërit thirrjen Berishës: "Je humbës nuk mund të veprosh si fitues imagjinar. Piketon dhe qeverisjen e ardhshme: Me LSI e aleatë do të qeverisim si një forcë e vetme ku do të ndahen përgjegjësitë dhe jo shteti në parcela. Shpresojmë që Nishani të bashkëpunojë jo si noter i një pale që ka humbur zgjedhjet. Llalla të luftojë realisht korrupsionin e krimin.
VIDEO/ PS - LSI, drafti qeverisës do jetë gati brenda 10 ditëve
Rama: Të zotët të vijnë krah meje për Rilindjen
Rama tek Fullani: Mos iu bind Berishes -
Reeker: Shqipëria të ecë para
9 Korrik 2013, 10:26
me integrimin, zgjedhjet më të miratZëvendës ndihmës sekretari amerikan i shtetit për Europën dhe Euroazinë, Philip Reeker deklaron se Shqipëria duhet të ecë përpara në integrimin europian, ndërsa vlerëson se zgjedhjet e 23 qershorit janë zgjedhjet më të mira që pas fundit të komunizmit.
-
Milo: Nëse s’ka komplikime
9 Korrik 2013, 08:52
në nëntor merret statusiTranzicioni i qetë pas zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri, në të cilat Partia Socialiste fitoi pasi qëndroi në opozitë për tetë vite, rrit shpresat ndërmjet zyrtarëve, analistëve dhe qytetarëve që vendi shumë shpejt do të marrë statusin e vendit kandidat për në BE.
-
Emigrantët votë online, marrja
9 Korrik 2013, 08:36
e nënshtesisë në fund të korrikutKryeministri premton që në zgjedhjet e ardhshme, emigrantët do të kenë mundësi të ushtrojnë të drejtën e votës. “Unë jam përpjekur dhe do bëjmë gjithçka që në zgjedhjet tjera ju dhe çdo emigrant të mund të votojë online nga vendi ku jeton”, shkruan Berisha.
-
Fushata në PD, të përbashkëtat
9 Korrik 2013, 07:47
dhe të veçantat e Basha-OlldashitE përbashkëta e shpalosjes së platformës së Bashës dhe Olldashit është pikërisht shmangia e përgjegjësisë së Berishës për humbjen e zgjedhjeve. Veçojnë nga njëri-tjetri pikërisht se Basha thotë se do të mbrojë nëpunësit civil, Olldashi hedh akuza mbi LSI
-
Hervin Çuli: Olldashi, po"hëngri"
8 Korrik 2013, 22:24
Bashën, e "ha" edhe BerishënAIRPORT/ “Beteja” Basha – Olldashi për kreun e Partisë Demokratike nxiti një debat të fortë në studion e tv “A1Report” ndërmjet dy gazetarëve Sami Neza e Soni Kurani me regjisorin Hervin Çuli. Çuli: Olldashi, po "hëngri" Bashën, e "ha" edhe Berishën."
-
Edi Rama: Ftoj më të zotët të vijnë
8 Korrik 2013, 19:06
krah meje për Rilindjen e venditKryeministri i ri ka shkruar një letër publike në Facebook për gjithë ata që ndiejnë veten të zotë, që t’i drejtohen me CV e tyre pikërisht vetë Ramës në e-mailin: http://www.edirama.al/dergo_cv/. (Rama në foton që shoqëron letrën)
-
Shqipëria, pjesë e 16 vendeve evropiane
8 Korrik 2013, 15:51
ku Kina do të investojëKina ka vënë një dispozicion të 16 vendeve të Evropës Qëndrore dhe Lindore, përfshirë edhe Shqipërinë, 10 miliardë USD për financimin e projekteve të përbashkëta në infrastrukturë, tregti, arsim, kulturë dhe sport.
-
Mark Frroku zgjidhet kreu i ri i PKD
7 Korrik 2013, 17:53
pas dorëheqjes së Dhimitër MusliaPas zgjedhjeve të 23 qershorit PKD ka zhvilluar mbledhjen e Këshillit të saj Kombëtar, ku ka analizuar edhe ecurinë e kësaj force politike. Në këto zgjedhje PKD fitoi mandatin e një deputeti në Kuvendin e Shqipërisë, dhe do të përfaqësohet nga Mark Frroku.
-
Fyle: Marrja e statusit do dialog
7 Korrik 2013, 15:52
mazhorancë-opozitë në KuvendMazhoranca duhet të punojë ngushtë me opozitën për të mundësuar integrimin e vendin në BE. Kështu është shprehur komisioneri për Zgjerimin në BE, Stefan Fyle, në një intervistë për “Vizion Plus”. Fyle thekson se vetëm dialogu politik konstruktiv mund ta çojnë përpara vendin në rrugën e reformave.
-
Rama: Në bregdet do të bëjmë
7 Korrik 2013, 13:33
ç'ka bëmë me Lanën në Tiranë“Kush ndërton pa leje apo në shkelje të lejës në bregdet, duhet të ndalet, sepse pa asnjë dyshim po i çon paratë në det!”. Mesazhi i qartë i kryetarit të PS, i cili në shtator do të ulet në karrigen e kryeministrit të ri të Shqipërisë, vjen për të gjithë ata subjekte që kanë bërë ndërtime pa leje në vijën bregdetare të Shqipërisë. (Foto: Prishja e ndërtimeve pa leje buzë lumit të "Lanës" në 2000 dhe Edi Rama)
Ndërtimet pa leje në Qafën e Llogarasë
Ndërtimet pa leje lulëzuan në Dhërmi