Politikë
-
Kryeministri në pritje për të marrë detyrën do të jetë sot në Romë për takime me kryeministrin italian, Enrico Letta dhe ministren e Jashtme të Italisë, Emma Bonino.
Blair, këshilltar i qeverisë së Ramës
Blair:Urime Ramës,do bashkëpunojmë
"The Economist": Është radha e Edit
"The Sunday Telegraf", jehonë Ramës 18 Korrik 2013, 07:12
-
Blendi Klosi: Në administratë do
17 Korrik 2013, 04:00
ketë rifreskim pozitiv, jo fshesëNë një intervistë në “Airport” në A1Report për gazetaren Anila Basha, sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, shprehet për synimet e qeverisjes së re të Partisë Socialiste, si do të veprohet me administratën, me institucionet kushtetuese dhe për ndarjen e përgjegjësive mes aleatëve.
-
OKB: Shqipëria shmangu
17 Korrik 2013, 19:56
gjakderdhjen e madhe në IrakI dërguari i OKB-së për Irakun, Martin Kobler (në foto) ka thënë se “gjakderdhja e madhe” në Irak është shmangur, kur një grup iranian në ekzil, të grupit “Mujahedeen e-Khalq” janë zhvendosur në kampe të reja në Shqipëri dhe Gjermani.
-
Raunig, kreu i ri i OSBE në
17 Korrik 2013, 18:20
Tiranë, zëvendëson WollfarthPas përfundimit të mandatit 3-vjeçar të ambasadorit të OSBE-së në Tiranë, Eugen Wollfarth, vetëm 4 ditë pas zgjedhjeve të 23 qershorit, është emëruar edhe kreu i ri. Kryetari i ri i prezencës së OSBE në Shqipëri do të jetë Florian Raunig, i cili merr detyrën në 1 tetor të këtij viti.
-
Londër, Rama: Në qeverisjen e
17 Korrik 2013, 17:41
re Tony Blair, mik krah neshKryeministri në pritje për të marrë detyrën, Edi Rama ka folur pas takimit sot në Londër me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe stafin e tij. Rama tha se “takimin e parë pas zgjedhjeve, me një mik të madh të shqiptarëve”. Blair: "Bashkëpunimi me qeverinë e re, një moment i rëndësishëm për Shqipërinë".
Blair, këshilltar i qeverisë së Ramës
Blair: Urime Ramës, do bashkëpunojmë
"The Economist": Është radha e Edit
"The Sunday Telegraf", jehonë Ramës -
Arvizu: Qeveria Berisha s'punoi
17 Korrik 2013, 13:31
sa duhet për të luftuar trafikunAmbasadori i SHBA-së ishte i qartë sot kur nga Elbasani kritikoi qeverinë Berisha. Arvizu: "Performanca e qeverisë shqiptare në 2012 trajtimin e trafikimit pësoi rënie. Shpresojmë të angazhohemi shpejt dhe efektshëm me qeverinë e re. (Ne foto: Arvizu e Sejdini sot)
-
Basha: Bashkë do të mbrojmë
17 Korrik 2013, 12:56
administratën nga goditjaKandidati për kryetar i PD-së, Lulzim Basha, gjatë takimeve të tij me simpatizantët në Korçë, Librazhd dhe Pogradec, ka deklaruar se “jemi gati që sot të përballemi me çdo rast abuzimi me pushtetin dhe goditjen e administratës publike."
-
LSI, Rama: Basha e Olldashi - në
17 Korrik 2013, 12:09
garë me tyre, me ne ata humbënLuan Rama nga selia e LSI-së tha sot se dy kandidatët për kreun e PD-së, Lulzim Basha dhe Sokol Olldashi, janë në garë me njeri – tjetrin për të fituar, jo me Edi Ramën apo Ilir Metën, sepse këtë të dytën ata e kanë humbur.
-
Berisha rrit 5% pensionet në
17 Korrik 2013, 11:59
fshat dhe 5.7% pagat buxhetoreKëshilli i Ministrave ka vendosur sot, rritjen e pagave dhe pensioneve nga 4-5.7%, që sipas kryeministrit Berisha, është konsideruar më e madhja e këtyre viteve të fundit si nivel dhe gati 2 herë më e lartë se inflancioni.
-
Olldashi në Vlorë: Ta rrëzojmë
17 Korrik 2013, 10:09
qeverinë e Ramës për 2 vjetKandidati demokrat për kryetar i PD-së, Sokol Olldashi, i ka deklaruar simpatizantëve të tij se “demokratët nuk kanë kohë për të pritur; misioni i tyre është i qartë, rrëzimi i Edi Ramës në zgjedhjet e 2015-ës.
Olldashi e Basha: Do ta mundim Ramën
Berisha: Zgjidheni kreun e PD pa ndikim -
Pas Ilir Metës në selinë e
17 Korrik 2013, 05:27
PS Lefter Koka takon RamënNjë prej emrave më të përfolur si ministër në qeverinë e ardhshme të majtës me aleatë, deputeti i LSI-së, Lefter Koka, është takuar dje me liderin e PS, Edi Ramën.
-
Rama sot në Londër, takim me
17 Korrik 2013, 07:55
konsulentin britanik Tony BlaiKryeministri i ardhshëm i Shqipërisë, Edi Rama, është takuar sot në Londër me ish-kryeministrin britanik Tony Blair dhe stafin e tij. Këtë lajm e ka njoftuar vetë në Twitter, kryesocialisti Rama.
Blair: Urime Ramës! Do të bashkëpunojmë me të
"The Sunday Telegraph" i bën jehonë marrëveshjes
Ish-kryeministri britanik, këshilltar i Ramës pas fitores -
Reagojnë politikanet: Vrasjet
17 Korrik 2013, 04:15
Pasoja të rënda për familjarëtKrimet në vend, dhe më konkretisht rastet që kanë ndodhur vetëm brenda pak ditëve, përveç dhimbjes lënë pas dhe pasoja të tjera të rënda. Referuar vrasjeve të fundit që kanë ndodhur në vend ka patur një reagim të madh edhe të grave deputete.
-
Olldashi: PD të zgjerojë kryesinë
17 Korrik 2013, 05:17
Basha: Do ta mund sërish RamënDy pretendentët për të marrë drejtimin e Partisë Demokratike, Sokol Olldashi dhe Lulzim Basha më shumë se një platformë për garën mes tyre, në strukturat drejtuese të partisë po paraqesin akuzat ndaj PS dhe LSI.
-
Hysi: Parandalim dhunës në familje
17 Korrik 2013, 04:23
përgjegjesi e shoqërisë dhe policisëDeputetja e PS, Vasilika Hysi njëherësh dhe bashkëpunëtore në Komisionin e Ligjeve për ndryshimin e Kodit Penal dhe Civil, dënon rastet e vrasjeve në vend si dhe apelon për zbatimin e ligjeve edhe në periudhën e tranizicionit politik që po kalon vendi.
-
PS, Beqaj: Nevojë urgjente për
16 Korrik 2013, 20:59
ndërhyrje në sistemin energjetik
VD/"Mos humbasim statusin në dhjetor"Emisioni “5 pyetje nga Babaramo” në "A1 Report” ka pasur sot në studio deputetin e PS, Ilir Beqaj, një nga hartuesit e programit të qeverisë së ardhshme. Ai ka shpjeguar operacionet akute, që qeveria e majtë do të kryejë në 300 ditë.
-
Berisha-demokratëve: Zgjidheni
16 Korrik 2013, 19:09
kreun e PD jashtë çdo ndikimi!Kryeministri Sali Berisha i ka drejtuar një mesazh në Facebook të gjithë anëtarësisë të PD, duke u bërë thirrje miqësore që të përdorin votën jashtë çdo ndikimi për të zgjedhur në krye të PD kandidatin që ata besojnë dhe vlerësojnë se do t'i udhëheqë më me siguri drejt fitores së ardhme.
-
Tahiri: Policë të ndershëm
16 Korrik 2013, 12:29
ndaleni tranzicionin e përgjakur!Partia Socialiste, nëpërmjet deputetit Saimir Tahiri, i ka bërë thirrje sot, punonjësve "të ndershëm" e "të përkushtuar" të Policisë së Shtetit të ngrihen në këmbë kundër "përshkallëzimit kriminal të përmasave alarmante" në vend, që të tregojnë se shteti është në këmbë, pavarësisht se bien qeveritë. (Foto: Tahiri, dhe skena nga vrasjet e diteve te fundit).
VIDEO/Burgaj: Angazhim maksimal për zbardhjen e ngjarjeve -
OKB pyet Shqipërinë për përgjimet
16 Korrik 2013, 11:34
e gazetarëve, mbledhësit e kanaçeveEkspertët e të drejtave të njeriut në OKB i kanë kërkuar delegacionit shqiptar t'i përgjigjet tri pyetjeve për të drejtat e njeriut në Shqipëri, si psh. a është vendosur nga qeveria me se do të jetojnë tani e tutje, qytetarët që gërmonin mbeturinat.
OKB: Çfarë po bëhet me 21 Janarin? -
Topalli: Në tre ditë, 3 nëna u
16 Korrik 2013, 11:04
vranë barbarisht, çmenduri. MjaftKjo është çmenduri”- komenton tepër e indinjuar kryetarja e Parlamentit Jozefina Topalli në lidhje me vrasjet e ndodhura në ditët e fundit, ku 3 gra mbetën viktimë e dhunës bashkëshortore.