Politikë
-
Kandidati i mazhorancës për president Xhezair Zaganjori negocion me Ramën, Idrizin e Bashën. Zaganjori: Përshkrova arsyet e kandidimit tim. Rama: Nuk do të mbështesim sepse mazhoranca nuk konsultohet me ne. Asnjë koment pas takimit me Idrizin. Shqiptarja.com konfirmon se Kryeministri Berisha do të takohet me Ramën ditën e djelë. Mediat: Meta negociator. Fyle letër konfidenciale Berishës e Metës: Do të dëshironim që Sanino ta gjente Tiranën me president të ri.
Kadare u përgjigjet studentëve: S'mund të jem president
Meta takoi dje Ruçin e Ramën
Foto ekskluzive të takimit
Më 4 qershor raundi i dytë 1 Qershor 2012, 20:19
-
Reforma zgjedhore, formulë
1 Qershor 2012, 07:31
e re për anëtarët e KQZ-sëZbardhet formula tjetër e PS. Sipas variantit të gjykatës Kushtetuese, PS kërkon që 2 prej anëtarëve nga secila forcë të zëvendësohen çdo 2 vjet, ndërsa kryetari 1 herë në 3 vjet.Opozita fton shumicën që të diskutojnë variantet e rikompozimit.
-
Ruçi: Zaganjori nuk respekton
31 Maj 2012, 22:15
Kushtetutën, por vendos MetaKreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, akuzon mazhorancën e Kryeministrit se nuk ka mbajtur premtimet për dialog në lidhje me zgjedhjen e presidentit. "Meta ka paketën kontrolluese", tha Ruçi duke mos i mbyllur derën një bashkëpunimi në të ardhmen me LSI. "Zaganjori ka kapërcyer afatin kushtetues si anëtar gjykate. Uroj që Berisha të më pyes për Nanon".
Meta takon Ruçin e Ramën
FOTO EKSKLUZIVE
Më 4 qershor raundi i dytë -
Presidenti Topi takon
31 Maj 2012, 20:01
ambasadorin izraelit CohenPresidenti Bamir Topi priti sot në një takim ambasadorin izraelit në Shqipëri, David Cohen, i cili e ftoi për një vizitë në Izrael.
-
Zaganjori: Do jem në garë
31 Maj 2012, 17:09
tre raundet e paraKandidati i mazhorancës për president Xhezair Zaganjori shprehet i sigurt se ai do jetë në garë të paktën për tre raundet e para. Këtë deklaratë anëtari i Gjykatës Kushtetuese e bëri gjatë një interviste për TV Vizion Plus.
-
Skenë improvizimi krimi
31 Maj 2012, 15:42
në Universitetin e VlorësPër herë të parë në universitetin e Vlorës është simuluar një vrasje nga ana e drejtuesve të policisë shkencore të komisariatit të Vlorës. Vrasja e simuluar prej ekspertëve ka pasur në qëndër të saj një viktimë ku në vëndin e ngjarjes ka pasur lloje të ndryshme gëzhojash.
-
Kadare u përgjigjet studentëve
31 Maj 2012, 16:25
"S'mund të jem president"Shkrimtari i njohur Ismail Kadare i është përgjigjur negativisht propozimit të studentëve të Shkodrës për të qenë ai një kandidat për Presidentin e ri të vendit. “Ka gjasë që një ditë unë vetë të them, ashtu si ju, se në përpjekjen për t’i dhënë një ndihmë vendit tim, unë nuk arrita dot dhe u mposhta”, I shkruan ai studentëve të Shkodrës.
Meta: Sa më shpejt takimi Berisha – Rama për emrin tonë
VIDEO
Këshilltari i Nanos, Ilir Kulla sulmon Zaganjorin
Rama-deputetëve: Sillni kandidatë për President
Gjiri i Lalzit vs. Presidenti-Nga Anila Basha
Zaganjori: Do jem në garë tre raundet e para -
Rompuy: Integrimi i
31 Maj 2012, 15:43
Ballkanit në BE prioriteti imZgjerimi i BE me vendet e Ballkanit përendimor do të jete prioritet I mandatit tim të dytë. Kështu ka theksuar Herman Van Rompuy Presidenti I këshillit të Europës gjatë një fjalimi të mbajtur sot në Londër.
-
Presidenti, Kuvendi vendos:
31 Maj 2012, 14:55
Më 4 qershor raundi i dytëKuvendi vendos zhvillimin e raundit të dytë më 4 qershor. Opozita 57 vota kundër. Ende asnjë firmë për kandidatin Xhezair Zaganjorin, të cilin mazhoranca deklaron se e ka kandidatin e saj.
Kuvendi hyn në lojë: Ja si PS votoi Zaganjorin në 2002
Rama-deputetëve: Sillni kandidatë për President
Këshilltari i Nanos, Ilir Kulla sulmon Zaganjorin
Fyle: Beni konsultime
Shoqëria civile: Zgjidhni një grua
SKEDA - Kush është Zaganjori
Topi: Procesi me rëndësi
Gjiri i Lalzit vs. Presidenti - Nga Anila BASHA -
Këshilltari i Nanos, Ilir Kulla
31 Maj 2012, 13:50
sulmon ZaganjorinKandidati i vetëshpallur për president, Fatos Nano ka sulmuar mbrëmë, përmes këshilltarit të tij, kandidatin e shumicës qeverisëse për president, Xhezair Zaganjori. Ilir Kulla, këshilltari politik i z.Nano, duke folur në "Ora News" solli disa aspekte të të shkuarës së kandidatit që është zgjedhur deri tani nga maxhoranca qeverisëse, si kandidat për president.
-
Meta: Sa më shpejt takimi Berisha – Rama për emrin tonë
31 Maj 2012, 12:34Një ditë pas takimit me drejtuesit e PS, kryetari i LSI, Ilir Meta bën edhe një thirrje të dytë për një takim sa më parë të kryeministrit Berisha me kryetarin e PS, Edi Rama. Gjatë takimit të Komitetit Drejtues të LGI, Meta tha se nuk duhet humbur më kohë për të pranuar kandidaturën e mazhorancës, Xhezai Zaganjori si emrin më konsensual të mundshëm.
-
Rama-deputetëve: Sillni
31 Maj 2012, 11:01
kandidatë për PresidentZhvillime të reja në grupin e PS, teksa ka qënë vetë kryetari Rama ai që ka kërkuar nga deputetët e tij propozimin e emrave për kandidatë për presidentin e ri. Element tjetër ka qënë kërkesa e Ramës që asnjë deputet të mos lëvizë jashtë vendit.
Edi Rama: Ja ç'u tha në takimin që i referohet Berisha -
Edi Rama: Ja ç'u tha në
31 Maj 2012, 10:57
takimin që i referohet BerishaKreu i opozitës Edi Rama i ftuar në Top Story i jep përgjigje pretendimeve të kryeministrit Berisha ditën e djeshme në sallën e Kuvendit. Ai tha se Berisha është ulur edhe me aleatë të opozitës, por nuk pranon të ulet me PS, për një proces të rëndësishëm.
-
Presidenti, Meta takon Ruçin
31 Maj 2012, 09:50
më pas dhe Edi RamënEKSKLUZIVE/ Burime të Shqiptarja.com konfirmojnë se dy liderët e PS dhe LSI kanë zhvilluar mbrëmë një takim për zgjedhjen e presidentit. Takimi erdhi pas një takimi të mëparshëm, për të cilën Shqiptarja.com disponon edhe fotot. Gramoz Ruçi, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste dhe Ilir Meta, kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim janë ulur dje pasdite në bar kafenë e Sheratonit për të diskutuar mbi emrin e kandidatit për president.
Kuvendi: PS votoi Zaganjorin në 2002
Dje u dogj raundi i parë
Zaganjori: Kandidatura ime u vendos per 2 orë
Rama-deputetëve: Sillni kandidatë për President -
Paradokset e vendimeve
30 Maj 2012, 22:34
të një kandidati për PresidentPas publikimit të emrit të Zhezair Zaganjorit si kandidat për postin e Presidentit të republikës nga ana e mazhorancës, emisioni Fiks Fare ka denoncuar një vendim skandaloz të gjykatësit Xhezair Zaganjorit, që del kundër mendimit të pedagogut Xhezair Zaganjori. Si pedagog, Zaganjori është mbrojtës i zjarrtë i opozitës, por kur vjen puna në realitet, atëherë i del kundër asaj. Fiks Fare ka treguar një nga librat e tij për të drejtën “Demokracia dhe shteti i së drejtës”, ku Zaganjori i referohet Gjykatës Kushtetuese në Gjermani. Në vendim thuhet se opozita ka të drejtën e pakufizuar për tu ankuar në Gjykatën Kushtetuese për shkeljet që i bëhen ligjit. Por Zaganjori pak ditë më parë doli kundër fjalës së tij duke vepruar me dy standarte duke dalë kundër opozitës.
-
Kuvendi hyn në lojë: Ja si PS
30 Maj 2012, 20:51
votoi Zaganjorin në 2002Në lojën për presidentin e republikës duket se ka hyrë edhe vetë administrata e Parlamentit. Ky institucion i ka dërguar sot gazetarëve një email që përmbante një procesverbal të vitit 2002 kur mazhoranca e atëhershme socialiste miratonte kandidaturën e Xhezair Zaganjorit si anëtar i Gjykatës Kushtetuese.
Shoqëria civile: Zgjidhni një presidente grua
Rama: Jo president me gjysëm-Kuvendi
Berisha nuk ndryshon axhendën
AK: Berisha po shpërblen Zaganjorin
Aleatët e PD pranuan kandidaturën
SKEDA - Kush është kandidati për president
A na pëlqen një njeri me integritet? - Nga Alba MALLTEZI
Topi: Procesi me rëndësi për pavarësinë institucionale -
Fyle: Zgjidhni presidentin
30 Maj 2012, 20:52
në frymën e konsultimeveVjen reagimi I parë i Brukselit zyrtar në ditën e parë të dështimit të votimit për zgjedhjen e presidentit të ri. Komisioneri për zgjerim Stefan Fyle apelon që forcat politike shqiptare të zgjidhin në frymën e konsultimeve dhe konsesusit presidentin e ri të vendit.
-
Topi: Zgjedhja e presidentit, me
30 Maj 2012, 17:09
rëndësi pavarësia institucionalePresidenti i Republikës, Bamir Topi, takoi sot drejtorin politik të Ministrisë së Punëve të Jashtme suedeze, Bjërn Lyrval, me të cilin diskutoi edhe mbi procesin e saponisur zyrtarisht të zgjedhjes së Kreut të ri të Shtetit.
-
Shoqëria civile: Zgjidhni një presidente grua
30 Maj 2012, 17:09Koalicioni për Nxitjen e Pjesëmarrjes së Grave dhe të Rinjve në Politikë deklaroi sot se ka ardhur koha që partitë politike të mendojnë seriozisht zgjedhjen e një kandidateje grua për Presidente të Republikës.
-
Menduh Thaçi: Rama, ndikim
30 Maj 2012, 14:30
në përmirësimin e situatës në MaqedoniRama është një personalitet i rëndësishëm i politikës ndaj jam i bindur që ai mund të bëjë dicka për të përmirësuar situatën në Maqedoni e cila është shumë e tensionuar për të gjithë shqiptarët të cilët jetojnë atje.