Politikë

  • Pas incidentit me kreun e Komisionit Parlamentar të Veprimtarive Prodhuese Jemin Gjana, deputeti socialist Eduard Shalsi i është drejtuar me një letër Gjanës ku denoncon veprimtarinë e këtij komisioni.
    Letra i është drejtuar Kryetares së Kuvendit Topalli si dhe dy krerëve të grupeve parlamentare Rucit dhe Patozit.
  • Tiranë, AK: Më 9 maj mbledhim
    shqiptarët nga gjithë trevat

    Në 9 maj në ditën europiane në qytetin studenti ku do të vishet i gjithi KuqeZi. Kryetari I AK, Kreshnik Spahiu i ka bërë thirrje shqiptarëve nga Shqipëria Kosova, Maqedonia dhe Presheva që t’i bashkohen këtij tubimi.

  • Vizita, Berisha dhe milionat
    për lobimin në Uashington

    Politikanët shqiptarë shpenzojnë shuma të mëdha çdo vit për të lobuar në SHBA, duke tentuar të bëjnë përshtypje tek votuesit shqiptarë me aksesin që kanë, por çfarë arrijnë ata dhe nga vijnë paratë? Lajmi që jepet nga BIRN tenton të zbardhë detajet.

  • Takimi, Arvizu 4 orë darkë
    në shtëpinë e Bashës

    Ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, shoqëruar nga bashkëshortja, ishte dy netë më parë për darkë në apartamentin e kryetarit të bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha. Arvizu ndenji mbi katër orë në vizitën e parë te shtëpia e Bashës.

  • Tensioni në Preshevë, PS:
    Po rrezikohen standartet demokratike

    Partia Socialiste ka reaguar pas tensionimit të situatës në Luginën e Preshevës. Në një deklaratë zyrtare shpërndarë nga zyra e shtypit deklarohet se PS, ndjek me vëmendje zhvillimet politike në Luginën e Preshevës dhe shpreh shqetësimin e thellë për rritjen artificiale të tensioneve politike në prag të zgjedhjeve në Serbi.

  • Rama: T'i japim fund
    tregtisë së diplomave

    “E tërë Shqipëria dhe Italia u morën dje me atë diplomë të shitur në këmbim të parave, por sot jemi bashkë për t’i dhënë fund maskaradës së tregtisë së diplomave për të ndërtuar një sistem universitar evropian ku studentët të jenë të aftë për në BE”- tha Rama.

  • Topi takon Papa Benediktit XVI:
    Pro Integrimit në 100 vjet Pavarësi

    Presidenti Bamir Topi ka zhvilluar sot një takim me Papa Benediktin XVI, në Vatikan. Ati i Shenjtë vlerësoi bashkëjetesën fetare në vendin tonë, ndërsa shprehu mbështetjen e tij për Integrimin e Shqipërisë në këtë 100 vjetor të Pavarësisë.

  • Topi rrezikon PD-në, Shehi:
    FRD merr vota nga Berisha

    INTERVISTA E PLOTE/ Kryetari i Partisë Lëvizja Për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi, në një intervistë të botuar sot në gazetën “Shqiptarja.com” është shprehur për FRD, se partia e re e krijuar një javë më parë si e qendrës së djathtë do marrë vota nga PD.( ne foto majtas Dashamir Shehi, djathtas Sali Berisha, Bamir Topi)

  • Halimi: Gjykatat Administrative
    nisin punën në Janar 2013

    Ngritja e Gjykatave Administrative do të jetë një proces që do të mbyllet deri në fund të këtij viti në mënyrë që kjo strukturë gjyqësore të jetë funksionale në Janar të vitit të ardhshëm. Në një interviste për RTV SCAN Ministri i Drejtësisë Eduard Halimi ka spjeguar gjithë procedurat e ngritjes së këtij sistemi të ri në gjyqësor.

  • Akuzat për shpifje, fëmijët
    e Berishës: Tahiri të mos fshihet

    Fëmijët e Kryeministrit Sali Berisha ftojnë deputetin socialist Saimir Tahiri që të mos fshihet dhe “të ketë kurajo” të përballet me ligjin.

  • Aleanca KuqeZi me ish të burgosurit politik

    Kryetari i Aleancës KuqeZi, Kreshnik Spahiu ka vizituar sot familjet e ish të burgosurve politik të sistemit diktatorial në Tiranë. Spahiu u ndal në banesën e njërit prej tyre, Ylli Asllani i cili jeton bashke me 5 antarët e tjerë të familjes së tij, pa të ardhura, pa pension, pa siguri

  • Reforma Zgjedhore 'ngec' te
    hapja e kutive të materialeve

    Hapja e kutive te materialeve zgjedhore, ka shkaktuar sot debate mes PD dhe PS ne komisionin e Reformes Zgjedhore. Palet kane mendime te kunderta dhe duket se kjo cështje do të kthehet në një "ngërc" për ecurinë e mëtejshme të Reformës Zgjedhore. Gjiknuri: PD po tërhiqet nga kompromisi, të reflektojë

  • Berisha: Noterët rol jetik
    në luftën kundër pastrimit të parave

    Roli i noterëve në luftën kundër pastrimit të parave është vendimtar dhe me rëndësi jetike. Kështu deklaroi kryeministri Berisha gjatë fjalës së tij në kongresin e parë të noterëve.

  • Komisioni i Reformës Zgjedhore
    voton sot nen per nen votimin elektronik

    Komisioni për reformën zgjedhore zhvillon sot mbledhjen e rradhës, gjatë së cilës pritet votimi nen për nen për numërimin elektronik të votave. Në mbledhjen e fundit të këtij komisioni u ra dakort në lidhje me numërimin elektronik të votave si dhe numërimin me dorë në rastet kur haset problem me leximin optik.

  • Shehu: Meksi-Çela u
    përjashtuan nga FRD

    Deputeti demokrat Tritan Shehu e sheh me nota pesimiste lindjen e partisë së re, FRD e drejtuar nga Oketa, pasi sipas tij e ka të vështirë të zërë vend në politikën shqiptare, për shkak se nuk ka figura të forta në radhët e saj dhe s'ka bosht.

  • Kuvendi 1 minutë heshtje
    për Ardian Klosin

    Ka qenë deputetja socialiste Valentina Leskaj e cila ka kërkuar që Kuvendi të mbajë 1 minutë heshtje në nderim të kujtimit të Ardian Klosit. Shqipëria, është shprehur Leskaj, ka humbur jo vetëm një ndër intelektualët e shquar të botës shqiptare, por edhe një nga kontributorët e ditëve të para për demokraci.

  • Fyle-Haxhinasto: BE vlerëson rolin e Shqipërisë në rajon

    Zv.Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto u takua me Komisionerin për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë të Komisionit Evropian, Stefan Fyle.

  • Dhunimi i Timoshenkos, Topi
    bojkoton samitin e Ukrainës

    Presidenti i Republikës, Bamir Topi deklaron se nuk do të marrë pjesë në samitin e krerëve të shtetit që pritet të mbahet javën e ardhshme në Ukrainë. Gjatë konferencës për shtyp me homologun malazes, Topi ka bërë me dije se ka refuzuar ftesën në shenjë solidariteti me vendet e BE, të cilat janë kundër trajtimit jo njerëzor të ish kryeministres ukrainase Julia Timoshenko.
    Tymoshenko, Europa bojkoton Euro 2012
    Ukrainë, publikohen fotot e keqtrajtimit të Tymoshenko

  • Topi: 2012-ta viti i duhur për statusin
     e vendit kandidat

    Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi, priti sot në mesditë Komisionerin e Bashkimit Evropian për Zgjerimin dhe Politikën e Fqinjësisë, Shtefan Fyle. Kryetari i Shtetit shprehu besimin se “këtë vit, që përkon edhe me 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë, Shqipëria do të mund të përmbushë kriteret e kërkuara për të marrë me meritën e duhur statusin e vendit kandidat.”

  • Vrasjet në Shkup, Haxhinasto:
    Hetimet, larg paragjykimit etnik

    Qeveria shqiptare ka mbështetur hetimet e nisura në Maqedoni pas 20 arrestimeve për vrasjen e 5-fishtë pak javë më parë. Ministri i jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto tha gjatë konference për shtyp me komisionerin Stefan Fyle se hetimi duhet të jetë ligjor dhe të mos bazohet në paragjykime etnike.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv