Politikë

  • Ish-kryetari i PS, Fatos Nano do të takohet sot me kreun e PDIU, Shpëtim Idrizi, me të cilin do të diskutojë në lidhje me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit dhe do të kërkojë nga ai mbështetjen e dy deputeteve te kesaj partie.
  • PS mbledh sot Kryesinë
    diskutohet 'Presidenti'

    Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama do të mbledhë Kryesinë për të diskutuar në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit të ri të shtetit, si dhe per t'i njohur anetaret e Kryesise me rezultatin e takimeve të realizuara me Nanon si dhe me axhendën e takimeve me liderët e partive parlamentare.

  • Berisha pret gazetarët gjermanë:
    Integrimi në BE, projekti ynë madho

    Kryeministri Berisha priti sot, nё një takim një grup gazetarësh të mediave më prestigjoze gjermane, të cilët kanë nisur një vizitë disaditore në Shqipëri.  “Për shoqërinë shqiptare-tha Kryeministri-nuk ka projekt më madhor për këtë shekull, se integrimi në Bashkimin Europian.

  • AK: Papunësia në rritje, apel qeverisë
    për rekomandimet e KE

    Aleanca Kuq e Zi në ditën e punëtorëve ka shprehur shqetësimin e saj nga qyteti i Lushnjës për shifrat në rritje të papunësisë dhe varfërisë. Ndërkaq AK vlerëson se qeveria nuk ka plotësuar 12 kriteret e Komisionit Europian dhe se është përgjegjëse për paralizimin e Gjykatës së Lartë, asaj Kushtetuese si dhe KLD.

  • Partia e Topit, Reuters: Aleatët
    e presidentit krijuan grupim të ri

    Agjencia e lajmeve Reuters ka publikuar sot lajmin për krijimin e partisë së re, të quajtur Fryma e Re Demokratike. “Aleatët e Presidentit Bamir Topi, lajmëruan se do sfidojnë kryeministrin Sali Berisha”, citohet në artikullin e sotëm të korrespondentit të Reuters në Shqipëri, Benet Koleka. (Në foto: Presidenti Topi me homologun kroat, nga Arben Çeli)

  • Presidenti, LSI: Koha për
    takimin Meta - Rama

    Përballë heshtjes së deritanishme të demokratëve, aleati i tyre i madh, LSI nuk ka vonuar përgjigjen ndaj ftesës së kryesocialistit Rama për të nisur dialogun për një president konsensual. Sekretari i përgjithshëm i LSI, Luan Rama ishte mbrëmë i ftuar në emsionin “Fakt” të gazetarit Çim Peka. “Nuk është çudi që të ndodhë një takim Rama- Meta”, tha ai.

  • 21 janari, Braçe: Dënim për ata
    që qëlluan mbi turmën

    Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar pas vendimit të prokurorisë për të dorëzuar në prokurori dosjen me 4 të pandehur për vrasjet e 21 janarit 2011. “Mirë Prendi e Llupo vranë tre protestues, po këta 10 të tjerët që dolën të pafajshëm a qëlluan ndaj protestuesve? Se s'vranë s’janë pa faj!”, shkruan Braçe në profilin e tij në Facebook.

  • Partia e re e Topit: Ja emrat
    kryesorë që i bashkëngjiten

    Gazeta Shqiptarja.com publikon sot emrat që për të djathtën kanë dhënë kontribute prej vitesh por që nga dita e djeshme janë pjesë e FRD-së. Besnik Mustafaj: FRD do nxjerr të djathtën nga atrofia politike.

  • Braçe i lutet Berishës: Kush
    shqiptar shkoi në Hënë?

    Deputetin socialist, Erjon Braçe, e ka kapur një merak i madh: kush është shqiptari që paskësh shkuar në Hënë? “Sot, Sali Berisha në fjalën e tij para grupit të deputetëve të PD njoftoi një zbulim të madh: një shqiptar në Amerikë kishte shkuar në Hënë”, shkruante Braçe në profilin e tij në Facebook.

  • Fyle:Vij në Tiranë për reformat

    Politika shqiptare mundi të arrinte gjithpërfshirjen dhe ne jemi gati të ndihmojmë Shqipërinë. Mesazhet optimiste nga Brukseli vijnë përmes komisionierit Fyle I cili pritet të vizitojë Tiranën në 3 Maj. Pak para kësaj vizite Fyle nuk kursen optimizimin per konsesusin e deritanishëm të arritur nga politika shqiptare, por dhe apelin që konsesusi të vazhdojë.

  • Fryma e re Demokratike, formulari
    i anëtarësimit në facebook

    Partia me e re, "Fryma e Re Demokratike" ka marrë përkrahje të gjerë nga frekuentuesit e rrjetit social facebook. Që nga momenti kur është hapur,  të shtunën, deri të hënën në mesditë, rreth orës 14:00 numëronte rreth 442 pëlqime, (like) të cilat mund të konsiderohen si mbështetje për partinë e re të qendrës së djathtë e cila sot u shpall zyrtarisht.

  • Berisha – deputetëve PD:
    Ja çfarë bëra në Amerikë

    Kryeministri është ndalur thuajse në cdo takim të vizitës, e cila sipas tij ka kulmuar me takimin me sekretaren amerikane të shtetit, Hillary Clinton. Berisha nuk komenton partinë e re të krijuar sot.

  • Rama letër Berishës: Dialog
    për zgjedhjen e presidentit

    Kryetari i PS, Edi Rama i kërkon kryeministrit Berisha dhe të gjitha partive parlamentare të nisin dialogun për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Nëpërmjet një letre të hapur, shpërndarë sot pas mesditës, kryesocialisti Rama i drejtohet në emër kryeministrit Berisha, lidhur me procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit. Rama: Nisim dialogun për një president garant të Kushtetutës.

  • PS-Bregut: Mashtruat
    Brukselin me shifrat e krimit

    Opozita ka akuzuar mazhorancën se ka mashtruar Brukselin në raportimet e saj lidhur me reformat në vend. Gjatë një seancë degjimore me Ministren e Integrimit Majlinda Bregu në Komisionin Parlamentar të Integrimit deputeti Taulant Balla ka akuzuar qeverinë së ka gënjyer në lidhje me dhënat e paraqitura prej saj në lidhje me luftën kundër krimit

  • Ulqin, Rama: Të çelet universiteti
    i shqiptarëve në Mal të Zi

    E djela i ka gjetur drejtuesit e PS në Malin e Zi. Në takimet e zhvilluara me shqiptgarët, kryesocialisti ka vlerësuar rolin e tyre në jetën politiko-sociale të Malit të Zi. “Pa shqiptarët në Mal të Zi nuk do kishte pavarësi. Qeveria këtu duhet të jetë e ndërgjegjshme e të respektojë të drejtat”, tha Rama gjatë takimit në Ulqin. (Në foto: Kryesocialisti Rama)

  • Dekreti i Gjykatës së Lartë
    PD do të rrëzojë presidentin

    Gazeta "MAPO" shkruan sot se grupi parlamentar i PD ka vendosur të mos miratojë dekretin e Presidentit për emërimin e Artan Zenelit si anëtar të Gjykatës së Lartë.

  • Lind FRD,Oketa:Jemi djathtas
    prioritet shtresa e mesme

    Partia e re "Fryma e Re Demokratike" u zyrtarizua sot si forca më e re politike në Shqipëri. Oketa: Jemi parti e të gjithë shqiptarëve. Në vjeshtë zgjedhim kryetarin e ri. (Në foto: Grupi nismëtar gjatë prezantimit të piketave kryesore)
    SONDAZH - Cilën parti të djathtë vlersoni? - VOTO

  • Komisioni i sigurisë, Dogjani: Demi
    mori urdhër të anulonte mbledhjen

    Komisioni i Sigurisë ditën e premte anuloi mbledhjen për të shqyrtuar kërkesat e ardhura nga tre gjeneralët. Mbledhja u anulua pas një konusltimi që Leonard Demi pati me drejtorin juridik të Kuvendit. Dogjani: Qeveria është e kapur nga mafia dhe krimi i organizuar

  • Të djathtët e KQZ-së
    turizëm elektoral në Francë

    Anëtarët e djathtë në KQZ-së kanë shkuar pesë ditë për të ndjekur zgjedhjet presidenciale në Francë, pa marrë me vete anëtarët e majtë dhe madje pa marrë, sipas ligjit, edhe kundërfirmën e nënkryetares së KQZ-së, Dëshira Subashi.

  • Berisha në 100 vjetorin e Vatrës
    Ngritët zërin e lirisë së shqiptarëve

    Pjesëmarrja në ceremoninë festive të 100 vjetorit të Federatës Pan Shqiptare "Vatra" mbyll vizitën zyrtare të kryeministrit Berisha në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kryeministri vlerësoi ndihmën e dhënë që cështje të rëndësishme të shqiptarëve të qendrorin në vëmendje të qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës. ( ne foto Kryeministri Berisha në ceremoninë e festimeve të 100 vjetorit të Federatës Pan Shqiptare "Vatra")

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv