Politikë

  • Ilir Meta nuk ka humbur kohë për zbatimin e ligjit për dekriminalizimin. Përmes 3 urdhrave Kuvendi ka ngritur strukturën e posaçme që do të jetë përgjegjëse për këtë proces. Do të jetë drejtoria e Monitorimit të Institucioneve të Pavarura, ajo që do të menaxhojë këtë proces për llogari të Kuvendit. Pas kësaj, Meta ka thirrur plot 109 zyrtarë, staf politik i Kuvendit dhe drejtues të institucioneve të pavarura, të plotësojnë formularin e dekriminalizimit, listë të cilën ka arritur ta sigurojë gazeta 
  • Miratohet rezoluta për Shqipërinë
    s’ka dritë jeshile për negociatat

    Eurodeputetët e Komisionit të Punëve të Jashtme në Parlamentin Evropian, kanë miratuar progres-rezolutën për Shqipërinë, ku ende nuk vërehet drita jeshile e hapjes së negociatave për anëtarësim. 

  • Bushati në Greqi: Hiqni ligjin e
    luftës, çamët u dëbuan tragjikisht

    Në ditën e dytë të vizitës së tij zyrtare në Greqi, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka qenë mjaft i qartë, kur ka renditur para autoriteteve greke listën e mosmarrëveshjeve me këtë shtet. 

  • Referendumi ne PS, sipas kodit
    zgjedhor të PS, 2 muaj pas kongresit

    Sipas Kodit të Zgjedhjeve të Partisë Socialiste, një referendum në radhët e kësaj force nuk mund të zhvillohet deri në 2 muaj pas kongresit.

  • Eleni Surani ambasadorja e Greqisë
    në Tiranë, Rokanas shkon në Pekin

    Greqia ka ndërruar përfaqësuesin e saj në Tiranë. Tashmë vendi fqinj do të përfaqësohet në Tiranë nga Eleni Surani, 56-vjeçare, ndërsa ambasadori aktual Haris Rokanas shkon në Pekin. 

  • 22 Marsi, Basha: Zhvillimet më të
    mëdha të Shqipërisë, vepra të PD 

    Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka përkujtuar 24-vjetorin e ardhjes së demokracisë dhe rrëzimin e sistemit komunist.

  • Ministria: S`ka shërbim me koncesion
    Mësuesit do trajnohen nga specialistë

    Pas lajmit të publikuar në Vizion Plus se qeveria shqiptare do të jepte një tjetër shërbim me koncesion, atë të skemës së e kualifikimit të arsimtarëve, reagoi Ministria e Arsimit.

  • Ndryshimet, hiqet kufizimi me
     tre mandate i kryetarit të PS

    Statuti i Partisë Socialiste ka pësuar ndryshime pak orë para miratimit të tij në Kongres. Ndryshimet kanë ardhur pas amendimeve që i kanë bërë projektit të hartuar nga grupi i Xhafajt, disa deputetë të kësaj partie. Ndryshime të rëndësishme vihen re sa i takon mandatit të kryetarit të partisë. Ndryshe nga çfarë ishte parashikuar nga grupi i punës së Fatmir Xhafajt, nuk do të ketë një kufizim të mandatit të kryetarit në vetëm 3 mandate.  VIDEO

  • Blushi tradhton shokët, nuk
    i propozon për në Asamble

    Emrat e grupit mbështetës të Ben Blushit nuk u propozuan si kandidatë për anëtarë të Asamblesë Kombëtare. Rrjedhimisht, delegatët e Kongresit nuk mundën të votojnë për ta, e as të zgjidhen në Asamblenë e re të konfiguruar ditën e diel me shpalljen e rezultateve zyrtare  VIDEO

  • Kotzias: Japim zgjidhje për
    problemet e trashëguara

    Ministri i Punëve të Jashtme Ditmir Bushati u prit në një takim në Athinë edhe nga homologu i tij grek, Nikos Kotzias. Takimi mes dy ministrave të jashtëm u përqendrua në vijimin e procesit të nisur, të trajtimit pa tabu dhe gjetjes së zgjidhjeve për çështjet e trashëguara mes palëve, çështjet e aktualitetit dhe të së ardhmes sonë të përbashkët, bashkëpunimit ekonomik, zhvillimet në rajon dhe integrimin evropian të Ballkanit Perëndimor. 

  • Ndreu: PS, s'është si "çeta" e Saliut
    rrihnin rivalët në banjot e partisë

    "Kongresi i Partisë Socialiste kaloi pa asnjë incident, ndryshe nga ç’prisnin kundërshtarët politikë të ndodhte". Kështu shprehet deputeti socialist, Pjerin Ndreu, duke shtuar se, "ndryshe nga “çeta e Saliut”, që rrihte kundërshtarët në banjot e partisë, PS-ja ka diversitet mendimi".

  • "Referendumi", Hafizi: S'jep zgjidhje
      duhet parë përkufizimi i fitores

    "Referendumi nuk e zgjidh legjitimitetin e Ramës në krye të PS". Kështu shprehet deputetja e Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës, Mimoza Hafizi, e ftuar në "5 pyetje nga Babaramo" në Report TV. Vendimin e Kongresit për t'iu drejtuar anëtarësisë për mandatin e kryetarit të PS, Hafizi e cilëson të padobishëm, pasi sipas saj, në pyetjen që i drejtohet socialistëve, duhet parë përkufizimi i "fitores", si shkak për vazhdimësinë e mandatit në krye të PS.  VIDEO

  • Zgjedhja e kryetarit të PS, ja
    pyetja e referendumit të 9 prillit

    Kur partia Socialiste është në qeveri dhe kryetari i saj është kryeministër a konsiderohet i rinovuar automatikisht mandati i kryetarit? Është kjo pyetja e zbardhur nga Report Tv për referendumin që do të mbahet më 9 prill për zgjedhjen e kryetarit të Partisë Socialiste.  VIDEO

  • Takimi PE-SEECP, Balla: BE të
     liberalizojë vizat me Kosovën

    Në Bruksel po zhvillon punimet takimi mes Parlamentit Europian dhe Asamblesë Parlamentare të SEECP. Në cilësinë e Kryetarit të Delegacionit të Shqipërisë, deputeti Taulant Balla foli në takimin e zhvilluar Komisionin e Politikës së Jashtme të PE (AFET), duke theksuar se vendet e SË përshëndesin akordin e arritur ndërmjet BE dhe Turqisë. 

  • Rama: Zgjedhjet e parakohshme 
    plan "C", reforma në drejtësi do kalojë

    ema më e nxehtë të debatit politik aktualisht, është reforma në drejtësi dhe mundësia e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme në rast dështimi të reformës. Kryeministri Edi Rama ka komentuar debatin në fjalë, duke theksuar se për të zgjedhjet e parakohshme janë plan "C", që do të thotë se vëmendja aktualisht është te miratimi i reformës

  • Dekreti/ Nishani liron nga detyra e
    ambasadores vajzën e Kadaresë

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka dekretuar lirimin nga detyra të ambasadores së Shqipërisë pranë UNESCO-së, Besiana Kadare, vajza e shkrimtarit të njohur Ismail Kadare.

  • PE diskuton raportin, Fleckenstein:
     Të çelim negociatat me Shqipërinë

    Parlamenti Europian diskutoi sot raportin e eurodeputetit, Knut Fleckenstein për progresin e Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE. Raportuesi për Shqipërinë në PE, Knut Fleckenstein, u shpreh se Shqipëria kë shënuar rezultate pozitive në përmbushjen e kushteve, ndërsa rekomandoi çeljen e negociatave të anëtarësimit pa humbur kohë. 

  • Basha nga SHBA:Ja 3 propozimet
    e PD-së për reformën zgjedhore

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga SHBA ka zbardhur disa nga propozimet e e opozitës për reformën zgjedhore. Duke folur për sitautën politike me drejtues të Vatrës në SHBA, kreu i PD tha se në takime zyrtarë amerikanë mori mbështetjen e tyre për zhvillimin e zgjedhjeve të lira Basha tha se për PD mbetet prioritet votimi dhe numërimi elektronik, kufizimi i përdorimit të parasë në fushatë, dhe auditiimi strikt i partive politike, jo sa marrin por sa shpenzojnë.  VIDEO

  • Grupi i PS, Kokëdhima llogari për
    mandatin, Blushi për referendumin

    Diferencimi që iu bë me votë në Kuvend mes tij dhe deputetit Rakip Suli, të cilin socialistët nuk e dërguan në kushtetuese, ka revoltuar Koço Kokëdhimën. Për herë të dytë ai i ka kërkuar llogari grupit parlamentar të PS-së, përse e dorëzuan në dyert e Gjykatës Kushtetuese ku mund të humbasë mandatin e deputetit si pasojë e shkeljes së kushtetutës, duke përfituar fonde publike për aq kohë sa ishte në parlament.  VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv