Politikë

  • Nënkryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, prezantoi në qytetin e Burrelit, kandidaten e PS për Bashkinë e Matit, Adelina Farrici dhe drejtuesin e ri politik të PS për këtë rreth, juristin Agron Malaj, i mbeshteur nga Doshi ne krye te OSHEE-se. Balla: Adelina Farrici, modeli i qeverisjses socialiste ne pushtetin lokal. VIDEO
  • Zgjedhjet, Lulzim Basha heq dorë
    nga Tirana, ja kandidatët e PD-së

    Kryetari i Partisë Demokratike dhe njëherësh Kryetari aktual i Bashkisë së Tiranës Lulzim Basha nuk do të jetë kandidati i PD për bashkinë e kryeqytetit. Ky fakt konfirmohet nga burime të sigurta brenda selisë blu, sipas të cilave kryebashkiaku aktual e ka përjashtuar veten nga një kandidim për një mandat të dytë në Tiranë.

  • Bashkia e Tiranës: Rama në orën
    e panikut i verbuar nga xhelozia

    Pas deklaratave të kryeministrit Rama ka reaguar bashkia e Tiranës. Sipas bashkisë Rama është në panik pasi ora e përballjes po vjen dhe atë e pret ndëshkimi i qytetarëve të Tiranës e të mbarë Shqipërisë 

  • Rama:Pas marrëveshjes me
    PDIU gati negociatat me FRD

    Pas marrëveshjes me Partinë për Drejtësi Integrim dhe Unitet të Shpëtim Idrizit, kryeministri Edi Rama i ka bërë thirrje Bamir Topit të Frymës së Re Demokratike që të bashkohet me të në koalicion

  • Olsi Baze:E djathta në çast delikat
     Berisha të udhëheqë negociatat

    Sipas Olsi Baze sekretarit politik të Partisë Republikane është e domosdoshme që në këtë moment çdo lloj negociate mes partive të djathta të udhëhiqen nga lideri historik i së djathtës Sali Berisha

  • Berisha: Meta kërkon seancë të 
    mbyllur, si në shpellat e mafies

    Reagon deputeti i Partisë Demokratike lidhur me seancën e nesërme të Komisionit të Mandateve për deputetin Mark Frroku.

  • Hapja e dosjeve, Doda: Qeveria
    ka vendosur të mbrojë ish-spiunët

    Deputetja e Partisë Demokratike Mesila Doda ka reaguar për rrëzimin në Komisionin e Ligjeve të projektligjit të propozuar nga ajo dhe kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi për hapjen e dosjeve të ish-regjimit komunist.

  • Zgjedhjet, Mediu kritika Bashës:
    Fut sekserë për bashkinë Durrës!

    Aleati kryesor i demokratëve në opozitë shfaq pakënaqësitë e para për zgjedhjet lokale. Republikanët duket se janë të pakënaqur nga qëndrimi i lidershipit emokrat, sidomos për propozimin që PR ka bërë për të kandiduar në Durrës Agron Dukën. Në një bisedë telefonike për A1 Report kryerepbulikani Fatmir Mediu thotë se ky process po kalon përmes sekserëve.

  • PS-Bashkitë vendosen Durrësi
    e Shkodra, ende mister Tirana

    Zgjedhjet vendore / Kryeministri Edi Rama ka nisur takimet intensive me deputetët e qarqeve me në fokus konsultat për emrat final të kandidatëve për Bashkitë. Nga takimet e para është bërë e ditur se tashmë janë prezantuar kandidatët për disa bashki. Kështu në Bashkinë Durrësit do të kandidohet Vangjush Dako, në Bashkinë e Librazhdit kandidat i zyrtarizuar është Kastriot Gurra, në Korçë Sotiraq Filo, në Shkodër është më e favorizuar Keti Bazhdari.

  • Akuzat e Ballës për Bashën, reagon
    PD: Rama s'ndal dot dekriminalizimin

    Partia Demokratike ka reaguar pas deklaratave të deputetit socialist Taulant Balla për kreun e demokratëve, Lulzim Basha, të cilin e akuzoi si tradhëtar dhe për vjedhjen e 230 milionë eurove në Rrugën e Kombit. Në një deklaratë për mediat nga selia blu theksohet se Edi Rama nuk do ta ndalojë dot dekriminalizimin. VIDEO

  • Këshilli për Frrokun, PD: Mos ta
    drejtojë Meta, ka konflikt interesi

    Deputeti i Partisë Demokratike  Eduard Halimi ka dalë sot në një deklaratë për mediat ku ka thënë se krye parlamentari Ilir Meta nuk mund të drejtojë Këshillin për Mandatet dhe Imunitetin në mbledhjen e së cilit do të diskutohet për arrestimin ose jo të deputetit Mark Frroku pasi Meta ka konflikt interesi në çështjet ku është përfshirë Frroku. VIDEO

  • Vendoret, PD mbledh aleatët të
    mërkurën, Spaho: Jemi vonë!

    Ndërsa maxhoranca po formalizon koalicionin e madh edhe kandidatët për zgjedhjet lokale të 21 qershorit, PD dhe aletatët janë të vonuar në këtë proces, pasi ende nuk është mbledhur tryeza e përbashkët e aleatëve. Nënkryetari i PD Edmond Spaho pranon që Partia Demokratike është e vonuar, por situata politike që po kalon vendi thotë ai ka tërhequr vëmendjen. VIDEO

  • Koncesioni i parkingjeve në Vlorë
    PD kërkon dorëheqjen e Prefektes

    Kryetari i Partisë Demokratike Vlorë Moisi Meminaj kërkoi sot dorëheqjen e prefektes Etjona Hoxha pas firmosjes së vendimit për parkimet me pagesë nga ish-Sekretari i Përgjithshëm i Prefekturës. Meminaj tha se Etiona Hoxha duhet të marrë vetë përgjegjësitë për këtë zhvillim dhe jo të shkarkojë sekretarin si autor të kësaj shkelje të rëndë ligjore. 

  • Halilaj: Basha i tronditur nga
    humbja, do loboj ta marr në LSI 

    Kreu i bashkisë Kukës, Hasan Halilaj ka reaguar paraditen e sotme pas deklaratave të bëra nga Lulzim Basha gjatë protestës së zhvilluar në këtë qytetet tha se kalimi i Hasan Halilajt pas dy mandateve të fituara në radhët e PD në krahun e LSI-së erdhi në një kohë kur ai kishte abuzuar me fondet dhe siç tha Basha “gjeti strehë aty ku strehohen të gjithë maskarenjtë.” 

  • Gjergj Bojaxhi shpall kandidaturën
    "Do kthejmë Tiranën tek qytetarët"

    Gjergj Bojaxhi ka shpallur kandidaturën si i pavarur për Bashkinë e Tiranës. “Me vendosmëri dhe kurajë nisim një sfidë të vështirë”, tha Bojaxhi në një konferencë për mediat ku njoftoi për kandidimin. VIDEO

  • Hapja e dosjeve, “Ligjet” kalojnë
    qeverinë, rrëzojnë Dodën e Idrizin

    Komisioni i Ligjeve është përfshirë në debate gjatë mbledhjes së sotme ku janë diskutuar dy variantet e propozuara për hapjen e dosjeve. Por përveç qëndrimeve të ndara gjatë diskutimeve edhe votimi i anëtarëve të komisionit ka qenë i ndarë, duke miratuar në kahe të ndryshme për të dyja variantet. VIDEO

  • PDIU braktis PD, Rama-Idrizi
    firmosin për bashkëqeverisje

    Në zgjedhjet Vendore të 21 Qershorit koalicionit PS-LSI do t’i bashkohet edhe PDIU-ja e Shpëtim Idrizit. Marrëveshja u finalizua këtë të hënë nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i kësaj force politike Idrizi në një takim që zhvilluan në selinë e Partisë Socialiste. VIDEO
    Partia Aleanca Demokratike i bashkohet Koalicionit PS-LSI 

  • Vendoret, KVV prezanton raportin
    "Kuadri ligjor ende i pa plotësuar" 

    Ndërsa kanë mbetur më pak se 3 muaj nga data e zgjedhjeve të para lokale me ndarjen e re territoriale, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë publikoi sot raportin me rekomandime për zgjedhjet vendore 2015. Gjatë deklaratës për mediat KVV ka kërkuar sërish që të plotësohet në kohë mangësitë e procesit, por edhe që të realizohen edhe ndryshimet e nevojshme në Kodin Zgjedhor. VIDEO

  • Alibeaj: Në hetimin ndaj Bashës
    kishte përdorim politik të Akuzës

    "5 Pyetje nga Babaramo"/ Në procesin hetimor për akuzat ndaj Kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha për vjedhjen e rreth 230 milionë eurosh gjatë ndërtimit të rrugës së Kombit ka pasur një përdorim politik të Prokurorisë së Përgjithshme. Deklarata është bërë nga ish-Ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj gjatë intervistës dhënë në “5 Pyetje nga Babaramo” në studion e televizionit A1 Report. VIDEO

  • PKD:Drejtësia po mbahet nën
    presion, akuzat cënojnë dinjitetin

    Partia Kristian Demokrate përmes një njoftimi të shpërndarë për mediat ka reaguar duke thënë se drejtësia po mbahet në presion dhe se akuzat që janë bërë ndaj kreut të kësaj partie Mark Frrokut janë akuza që kanë për qëllim të cënojnë dinjitetin e deputetit. Sipas njoftimit të shpërndarë për mediat akuzat se Frroku ka kryer një krim në Belgjikë janë akuza të cilat nuk janë provuar asnjëherë.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv