Politikë
-
Përplaset kreu i Bashkisë së Elbasanit Qazim Sejdini me Kreun e PD së Elbasanit Aurel Bylykbashi. Ky i fundit akuzoi bashkinë dhe qeverinë për investime të dobëta në rrugët e qytetit dhe punime sa për të mbushur xhepat e investitorëve. Bylykbashi: Investimet, për të mbushur xhepat. Kryebashkiaku Sejdini reagon: Elbasani është në rrugën e zhvillimit dhe në këtë udhë do të ecë. VIDEO 11 Shkurt 2015, 22:18
-
Balla takon deputetët gjermanë
11 Shkurt 2015, 21:14
"Të thellojmë bashkëpunimin"Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla në cilësinë e Kryetarit të Grupit të Miqësisë Shqipëri-Gjermani u takua sot në një takim me raportuesit e Bundestagut Gjerman për Shqipërinë, Thorsten Frei (CDU), Christian Petry (SPD), Manuel Sarrazin (Bündnis 90/ Grüne) dhe Andrej Hunko, (Die LINKE).
-
Gjosha: Të vendosur për të ecur
11 Shkurt 2015, 19:53
përpara me axhendën europianeTë vendosur për të avancuar me axhendën europiane” ishte dhe kryefjala e Ministres së Integrimit Europian Klajda Gjosha, e cila u shpreh kështu gjatë një takimit të sotshëm me një grup deputetësh të Bundestagut të Gjermanisë, anëtarë të Komitetit të Çështjeve Europiane të Bundestag-ut.
-
Zyrtare: Selim Belortaja merr postin
11 Shkurt 2015, 19:36
e zëvendësministrit të jashtëmSelim Belortaja është tashmë zyrtarisht zëvendësministër i jashtëm duke zëvendësuar kështu në këtë post Sokol Dervishajn. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, ku është miratuar emri i Belortajës në postin e zëvendësministrit të jashtëm.
Pas dorëheqjes së Belortajës, në krye të portit të Durrësit vjen Shalsi
Durrës, dorëhiqet drejtori i Autoritetit Portual, Selim Belortaja
-
Nishani dekoron ambasadorin kinez
11 Shkurt 2015, 19:10
me titullin 'Merita të Veçanta Civile'Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar me titullin “Për Merita të Veçanta Civile”, ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës, Shkëlqesinë e Tij, Ye Hao.
-
Presidenti jo më kryetar i KLD-së
11 Shkurt 2015, 17:31
Spaho:Kapin institucionet e pavaruraHeqja me ligj e kompetencës së Presidentit si kryetar i KLD-së konsiderohet nga opozita një praktikë e të majtës për të vënë nën kontroll institucionet e pavarura. Por pavarëisht kësaj situate, nënkryetari i Partisë Demokratike, Edmond Spaho në një intervistë për A1 Report konfirmon se e djathta do t’i bashkohet punës së Komisionit të Reformës në Drjetësi, i cili duhet të sigurojë përfshirjen e të gjithë aktorëve. Për demokratët mbetet kusht angazhimi i komisionit të Venecias në këtë proces. VIDEO
-
Rimëkëmbja energjetike, reagon
11 Shkurt 2015, 17:11
PD: Rama ka sjellë vetëm rrënimPartia Demokratike ka reaguar pas daljes së kryeministrit Edi Rama në një konferencë pune duke vlerësuar rimëkëmbjen e sektorit energjetik. Koordinatorja për marrëdhëniet me publikun, Grida Duma, tha se rimëkëmbja në këtë sektor po ndodh vetëm për zyrtarët e lartë. Duma theksoi se korporata ka blerë një litër naftë me 4800 lekë dhe dy gjeneratorë që kushtojnë 79 milionë lekë, i ka blerë me 220 milionë lekë.
-
Basha takon Veselin: Institucionet
11 Shkurt 2015, 16:03
e reja, sfida të mëdha për vendin!Kryetari i Bashkisë së Tiranës njëherësh Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha priti sot në një takim kryetarin e Parlamentit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli.
Meta-Veseli: Mbështetje dialogut me Serbinë, thelbësor për rajonin!
Nishani takim me Veselin: Integrim të ekonomive mes Shqipëri-Kosovë -
Basha pret deputetët e Bundestagut
11 Shkurt 2015, 15:45
'Të bëhet dekriminalizimi i Kuvendit'Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me një delegacion deputetësh Gjermanë, anëtarë të Komitetit të Cështjeve Europiane të Bundestag-ut.
-
Deputetet nismë për ndryshime në
11 Shkurt 2015, 15:08
Kod,1 në 3 kandidate të jetë femëKur na ndajnë vetëm pak muaj nga zgjedhjet vendore gratë deputete të Kuvendit kanë ndërmarrë nismën që të propozojnë ndryshime në Kodin Zgjedhor .Pas kryerjes së disa konsultave me KQZ, kryetarët e partive dhe me institucionet ndërkombëtare, siç është OSBE deputetet femra pavarësisht kujt partie i përkasin, kanë depozituar në Kuvend amendamentet për Kodin Zgjedhor. VIDEO
-
Opozita, përplasja e parë
11 Shkurt 2015, 07:33
frontale me ndërkombëtarëtOpozita ka shënuar dje përplasjen e parë me përfaqësuesit e rinj të komunitetit ndërkombëtar në Shqipëri. Shpërthimi i tritolit me objektiv babain e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, të cilat janë shoqëruar nga deklaratat e liderëve të PD që nuk dënonin aktet por bënin lidhje kriminale, ka bërë që përfaqësitë diplomatike të vendeve të BE, SHBA dhe të OSBE të reagojnë fort në mbrojtje të ministrit të Brendshëm, duke dënuar ashpër krimin.
-
Paulin Sterkaj: Sulmi ndaj
10 Shkurt 2015, 22:06
Tahirit, sulm ndaj çdo zyrtariEdhe deputeti socialist Paulin Sterkaj i ka dënuar sulmet e sotmne ndaj familjarëve të Saimir Tahirit dhe shefit të krimeve në Korçë.
-
Balla: Basha qesharak, do ta
10 Shkurt 2015, 21:59
heqim edhe nga Bashkia e TiranësDeputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar sot Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha per sjelljet e tij jo dinjitoze përsa i përket deklaratave të tij të some për shpërthimet në Tiranë.
-
Lu takon Spiropalin: Mbresëlenëse
10 Shkurt 2015, 18:38
reforma që keni bërë në doganaGjatë një takimi me drejtoreshën e doganava Elisa Spiropali, ambasadori amerikan Donal Lu, tha se duhet më shumë angazhim në luftën kundër trafiqeve, të drogës dhe armëve. Por gjithashtu diplomati Amerikan vlerësoi me nota pozitive reformat e ndërmarra nga drejtoria e doganave. VIDEO
-
Përmbytjet, Basha: Qeveria nuk
10 Shkurt 2015, 17:15
ekziston, është si agjenci argëtimiKryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vazhduar sërish me akuzat ndaj qeverisë se nuk shpallë gjendjen e jashtëzakonshme për të mos dëmshpërblyer të përmbyturit në jug të Shqipërisë. VIDEO
-
Tritolet në Tiranë, Meta: Politika
10 Shkurt 2015, 16:35
t'i dënojë njëzëri këto akte terroristeKryetari i Kuvendit Ilir Meta ka reaguar në lkidhje me shpërthimet me tritol mëngjesin e sotëm në Tiranë, kun ë shënjestër të tyre ishte familja e Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
-
Nishani takim me Veselin: Integrim
10 Shkurt 2015, 16:07
të ekonomive mes Shqipëri-KosovëPresidenti i Republikës, Bujar Nishani, priti sot në një takim Kryetarin e Parlamentit të Kosovës, Kadri Veseli. Gjatë takimit, Presidenti Nishani vlerësoi konstituimin e Parlamentit të ri të Republikës së Kosovës si dhe kontributin e Kryeparlametarit Veseli për afirmimin e një imazhi me vlera pozitive të Kosovës në qendrat e parlamentarizmit botëror.
-
Reforma në drejtësi, dokumenti
10 Shkurt 2015, 14:46
i MD: Presidenti jo më kreu i KLDA1 Report zbardh dokumentin analitik të Ministrisë së Drejtësisë, dokument ky që do të prezantohet nga Ministri i Drejtësisë Nasip Naço në komisionin e posacëm të reformës. Duke iu referuar këtij dokumenti kryefjalë në pjesën e tij të parë janë ndryshimet kushtetutë. VIDEO
-
Drejtimi i "ekonomisë" në OSBE
10 Shkurt 2015, 14:40
Akuza personale Bumçi-BushatiMinistri i Jashtëm, Ditmir Bushati prezantoi në Komisionin e Jashtëm propozimin e qeverisë për ndryshimet në ligjin për shërbimin diplomatik. Prezantimi i ligjit u kthye në debat të fortë mes mazhorancës dhe opozitës në komision për çështje thelbësore të ligjit që kanë të bëjnë me rolin e Presidentit dhe Parlamentit në procesin e emërimit të diplomatëve. Po ashtu vëmendje të veçantë mori edhe raporti që kanë individët që emërohen brenda dhe jashtë shërbimit. VIDEO
-
Braçe: Politika mbështeti krimin
10 Shkurt 2015, 14:22
Shenjestër, Policia dhe MinistriSulmet me tritol/ Mazhoranca doli me nje deklarate te forte politike ne lidhje me ngjarjet terroriste qe tronditen Tiranen kete mengjes. Pas nje mbledhje urgjente te Grupit te PS, deputeti Erjon Brace doli me nje deklarate zyrtare: Familjarët e Ministrit Tahiri, që është qartësisht në krye të kësaj beteje, të goditur sot janë rasti i parë unik kur fryma politike në mbështetje të krimit të organizuar e terrorizmit cakton shënjestra njerëzore në funksion të terrorit ndaj një shoqërie të tërë VIDEO
'Si 21 Janari, tritolet i vuri vetë Tahiri'