Politikë

  • Kryeministri Rama ka ftuar opozitën që të rikthehet Parlament, pasi janë plotësuar të gjitha kërkesat legjitime që kanë bërë. Këtë deklaratë Kryeministri Rama e ka dhënë gjatë konferencës për shtyp me Presidentin e Parlamentit Europian, Martin Shultz, i cili gjithashtu ka mbajtur të njëjtin qëndrim. VIDEO
  • Qeveria e Kosovë, Doda kritika për
    qeverinë:Gratë s'janë përpaqësua

    Deputetja demokrate Mesila Doda ka bërë kritika për qeverinë e re në Kosovë, që në kabinetin qeveritar janë vetëm 2 gra. Në një status në rrjetin social Facebook, Doda shkruan se dhe në Kosovë është përsëritur skema e njëjtë si në Maqëdoni ku nuk është vlerësuar roli i gruas.

  • "Territorialja", Kushtetuesja rrëzon
    PD, Bylykbashi: Zgjedhjet në rrezik

    Në një seancë maratonë, Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar këtë të hënë kërkesën e Partisë Demokratike për pezullimin e ligjit të ri për reformën territoriale dhe hartën administrative. Ndërsa opozita nëpërmjet përfaqësuesit të saj, deputetit Oerd Bylykbashi, u shpreh se nëse ky ligj nuk shpallet antikushtetues atëherë zgjedhjet lokale rrezikohen duke paralajmëruar në këtë mënyrë bojkotin e tyre. VIDEO

  • Bushati kundër Nishanit për BSH:
    Sejko, kandidat i papërshtatshëm

    Deputeti socialist Ervin Bushati, njëherësh anëtar i Komisionit parlamentar të Ekonomisë ka lënë të kuptohet se kandidatura e Presidentit Nishani për postin e Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë është e papërshtatshme. Sipas Bushatit, kreu i r ii BSH-së duhet të ketë njohuri makroekonomike e të politikave monetare dhe jo vetëm një njeri që vjen nga Bankat. VIDEO

  • PD përshëndet qeverinë e re në
    Kosovë: Të punojë për qytetarët

    Selia blu ka besim se ndërtimi i qeverisë me bazë të gjërë do t’i shërbejë më së miri interesave të qytetarëve të Kosovës, ndërmarrjes së reformave të rendesishme për përshpejtimin e procesit të integrimit Europian dhe liberalizimit të vizave, njohjes së mëtejshme ndërkombëtare të Kosovës dhe antarësimit në organizatat ndërkombetare.

  • PD: Çmimi i naftës në botë i ulur
    PS: Opozita ka probleme me shifrat

    Mazhoranca dhe opozita kanë hedhur replika dhe kundëreplika në distancë ndaj njëri-tjetrit, lidhur me çmimin e naftës në vendin tonë. Fillimisht ishte PD që akuzoi qeverinë se mashtron me shifrat, duke u shprehur se çmimi i naftës në të gjithë botën ka rënë 2-fish nga ato të deklaruara nga kryeministri Rama, por se kjo ulje nuk është reflektuar në Shqipëri.

  • Bojkoti i opozitës, politikanët
    europianë bëjnë ndërmjetësim

    Ngërçi politik mes mazhorancës dhe opozitës, e cila për pak ditë bën 6 muaj që ka bojkotuar Parlamentin, është diskutuar në Bruksel. Njësoj si dhe në rastet e mëparshme politikanët evropianë duket se janë bërë ndërmjetës për politikanët shqiptare që nuk gjejnë dot gjuhën e bashkëpunimit. Ndërsa ndodhet në Bruksel, kryeministri Edi Rama dhe deputetë që e shoqërojnë kanë zhvilluar një takim me Kryetarin e Grupit të Partive Popullore Europiane, Manfred Weber. VIDEO

  • Basha në kongresin e CDU me
    ftesë të kancelares Angela Merkel

    Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është nisur drejt Gjermanisë me ftesë të kancelares Angela Merkel, ku do të marrë pjesë në zhvillimet e kongresit të CDU që mbahet me datat 9 dhe 10 dhjetor në Këln.

  • Britani, Nishani pritet në takim nga
    Princi Charles, e fton në Shqipëri

    Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dhe Zonja e Parë, Odeta Nishani, u pritën në një takim zyrtar në Clarence House, nga Lartmadhëria e Tij Princi i Uellsit Charles.

  • Rama në Bruksel,diskutohet bojkoti
    i PD...Vuçiç anulon pjesëmarrjen

    Kryeministri Edi Rama do të kujdeset personalisht që mandatet e deputetëve të Partisë Demokratike të mos digjen apo shpallen të pavlefshme. Kreu i qeverisë është nisur drejt Brukselit për një sërë takimesh, në të cilat do të përballet me zyrtarë të Parlamentit Europian, institucion që deri më tani demokratët e kanë kërkuar si garanci për të zënë sërish vendet e tyre në Kuvend.

  • Dita e Rinisë, Studentët e Dhjetorit
    festojnë të ndarë

    Studentët e Dhjetorit ‘90 festojnë të ndarë në dy kampe 8 Dhjetorin, Ditën e Rinisë. Edhe pse një kauzë që duhet t’i bashkojë të gjithë së bashku, ishte e pamundur që ata të cilët para 24 vitesh aderuan për një kauzë, të ishin edhe dje krah njëri-tjetrit.

  • Përçahet PD, nis konfigurimi i
    një fraksioni të ri brenda opozitës

    Partia Demokratike gjendet përballë një krisje që mund të ndodhë nga çasti në çast në radhët e saj dhe krijimin e një fraskioni të ri brenda saj. Një fraksion i ri politik po merr jetë në radhët e demokratëve, ai i modelit “Olldashi”. Mesila Doda dhe Shpëtim Idrizi paralajmërojnë lëvizjen.

  • Komisionet “Mezini”, “Bezhani” tentuan
    pastrimin, por lanë “peshqit e mëdhenj”

    Ligji për “Lustracionin” është tentuar gjithnjë të realizohet gjatë këtyre 23 viteve, por asnjëherë nuk ka dhënë rezultatin e kërkuar dhe politika gjithnjë ka qenë e “populluar” nga elementë që kanë pasur dosje në kohën e komunizmit dhe kanë dëmtuar njerëz të pafajshëm. 

  • Bezhani: Emrat e spiunëve nga
    politikanët e deri te shkrimtarët

    Ish-kreu i Komisionit shtetëror për Verifikimin e Pastërtisë së Figurave të Zyrtarëve, Nafiz Bezhani, në një intervistë të dhënë më 8 qershor 2004, për gazetën gjermane “One Word Southest Europe” zbardh detaje të largimit të 104 zyrtarëve e politikanëve të të gjithë krahëve nga politika, e disa pseudonime politikanësh e zyrtarësh që bëhen publikë për herë të parë. 

  • Drafti për dosjet/ Çfarë ndodh
    me ish-sigurimsat në politikë

    Zbardhet Ligji i Lustracionit që shkon në Kuvend. Si dalin përgjithmonë jashtë politikës disa figura të rëndësishme me hapjen e dosjeve. Do ndalohen me ligj partitë ekstremiste, nis projekti për dekomunistizimin e Shqipërisë. Deputetët dhe studentët e dhjetorit kanë paralajmëruar se ligji i lustracionit do të jetë vetëm maja e ajsbergut, pasi më pas do të kërkohet me ligj heqja e partive esktremiste dhe pastrimi i figurave.

  • “Spiunët”, kush penalizohet
    ligji ‘pensionon’ Sali Berishën

    Zbardhet Ligji i Lustracionit që shkon në Kuvend. Si dalin përgjithmonë jashtë politikës disa figura të rëndësishme me hapjen e dosjeve. Në mars të 2012 ka qënë një përpjekje e një grupi me të vërtetë shumë të përkushtuar për t’i dhënë vendit një ligj “Lustracioni” dinjitoz dhe në përputhje me të gjitha ligjet e vendit por dhe normat ndërkombëtare.

  • Takimi vjetor për Ballkanin
    Vuçiç shmang Ramën

    Beogradi shmang përplasjen me Tiranën (mbi Kosovën) në Bruksel. Ndërsa konfirmohet mbërritja e delegacionit shqiptar, mësohet se kryeministri serb Aleksandar Vuçiç ka anuluar pjesëmarrjen e tij për takimin vjetor mbi Ballkanin që organizohet të martën nga Miqtë e Europës.

  • Doda: Statuti i PD s'parashikon
    largimin e kreut nëse humb zgjedhjet

    Deputetja e PD Mesila Doda e ftuar në emisionin “5 Pyetjet nga Babaramo” ka shfaqur pakënaqësitë e saj ndaj disa zhvillimeve të fundit në forcën politike ku ajo bën pjesë. E këtu Doda e ka fjalën te disa rregulla të pareflektuara në statut, si për shembull largimi i kryetarit të partisë nëse humbet zgjedhjet. Doda: Hapja e dosjeve me rëndësi shoqëria, të njihet me të kaluarën. VIDEO

  • Guvernatori i ri, Majko paralajmëron
    rrëzimin kandidaturës së Nishanit

    Ish-kryeministri socialist Pandeli Majko ka paralajmëruar rrëzimin e kandidaturës së propozuar nga Presidenti Bujar Nishani për Guvernator të Bankës së Shqipërisë. Deputeti i Partisë Socialiste në një intervistë për Zërin e Amerikës tha se Presidenti Nishani  nuk e ka herën e parë që nuk ka një komunikim normal me drejtuesit e mazhorancës. VIDEO

  • 8 Dhjetori, koncert në Qytetin
    Studenti, Basha 'braktis' të rinjtë

    Gjatë pasdites të kësaj të hënë është zhvilluar një koncert në “Qytetin Studenti” me rastin e 24 vjetorit të lëvizjes studentore, por kësaj here pa fjalime politike, duke lënë kështu të rinjtë të shijojnë vetëm muzikën. VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv