Politikë

  • Banorët e pallateve të kompanisë Hawai-Alb, të cilët që prej vitit 2000 nuk kanë një zgjidhje për shembjen apo hipotekimin e pallateve, kanë marrë dje mbështetjen e qeverisë mbi legalizimin e objekteve. 
  • Territori, Basha kërkon shtyrjen
    e zgjedhjeve lokale të 2015-ës

    Kryetari i PD-se, Lulzim Basha, kërkon nisjen e bisedimeve për reformën territoriale, edhe pse parashikon shtyrjen me një muaj të zgjedhjeve lokale. Kërkesa është artikuluar dje gjatë konferencës së tretë për reformën administrative-territoriale. Basha zgjat ne kete menyre dhe pushtetin e tij ne krye te Bashkise se Tiranes.
    PD me rezolutë për Territorialenpor jo me një hartë për ndarjen e re

  • Komisioni i Venecias mbështet
    qeverinë për Reformën në Drejtësi

    Komisioni i Venecias jep aprovimin për reformën në drejtësi. Përgjigja e dhënë nga ekspertët evropian, mbi reformën që ka nisur Ministria e Drejtësisë në gjyqësore, është përshëndetur nga komisioni duke shprehur vlerësimin e tyre çka do të thotë se shumë shpejt kjo paketë reforme do të paraqitet në qeveri dhe më pas në parlament.

  • Transporti urban, Berisha:
    Mashtrimi i radhës ndaj invalidëve

    Ish-kryeministri Berisha përmes rrjetit social “Facebook” ka sulmuar qeverinë se ka vendosur heqjen e transportit falas për invalidët. Sipas tij ky është një vendim që vjen pas rritjes së çmimit të naftës me 10% që për rrjedhojë ka sjellë edhe rritje të biletave të transportit.

  • KM:Besnik Dervishi për Komisioner
    i ​Mbrojtjes së të Dhënave Personale

    Ish-Prefekti i Qarkut Vlorë, Besnik Dervish është propozuar nga Këshilli i Ministrave për Komisioner të Mbrojtjes të të Dhënave Personale. Vendimi i Këshillit të Ministrave për t’i propozuar Kuvendit Dervishin si Komisioner të Mbrojtjes të të Dhënave Personale është marrë në mbledhjen e sotme 

  • Qeveria miraton Planin Kombëtar
    për Integrimin Europian 2014-2020

    Qeveria ka miratuar sot Planin Kombëtar për Integrimin Europian 2014-2020 (PKIE). Vendimi është marrë sot gjatë mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

  • Izraeliti Edelstein-Metës:S’harrojmë
    atë që bënë shqiptarët për hebrenjtë

    Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka takuar gjatë vizitës së tij në Izrael ka takuar Kryetari i Parlamentit të Izraelit “Knesset”, Yuli Edelstein i cili shprehu mirënjohjen e thellë të popullit Izraelit për kontributin e çmuar të popullit shqiptar, i cili sakrifikoi për të shpëtuar të gjithë hebrenjtë gjatë Luftës së Dytë Botërore. VIDEO

  • PD me rezolutë për Territorialen
    por jo me një hartë për ndarjen e re

    Pas tre konferencash për reformën terrioriale, opozita sërish nuk ka një variant të sajin kontret për ndarjen e njësive vendore. Edhe pse të djathtët kishin deklaruar se do të shprehnin qëndrimin e tyre praktik në lidhje me reformën administrative-territoriale, sot dita e tretë e Konverencës së të Zgjedhurve vendorë, nuk ka nxjerrë një hartë të re për këtë ndarje. VIDEO

  • Gara në PD e lirë? Në Shkodër
    pritet të fitojë kandidati i Bashës

    Një pjesë e kryesisë shprehen se grupime brenda FRPD-së në Shkodër po përdoren nga  klane të caktuara për interesa të ngushta duke përkrahur hapur kandidatura që jetojnë në Tiranë dhe janë të ndarë nga baza e PD-së në Shkodër por kanë përkrahjen e Bashës. VIDEO

  • Presidenca italiane e BE, Mogerini
    vjen më 25 korrik në Tiranë

    Ndërsa Kryeministri Italian ende nuk kishte dalë para Parlamentit Europian për të prezantuar prioritete e presidencës italiane, ambasadori italian në Tiranë, Massimo Gaiani konfirmoi edhe njëherë se Roma do të mbështesë politikën e zgjerimit. E për të konfirmuar mbështetjen e Romës për vendet kandidate për në BE, ministrja e Jashtme e Italisë Federica Mogerin do të vizitojë Tiranën në 25 korrik. VIDEO

  • U emëruan politikisht, drejt
    largimit 3 ambasadorë shqiptarë

    Ministri i Punëve të Jashtme ka përjashtuar nga Konferenca e Ambasadorëve, tre diplomatët, Mal Berisha ambasador në Angli, Neritan Cekën në Itali, dhe Flamur Gashin ambasador në Bosnje. Ambasadorëve Gashi dhe Ceka i është cuar njoftimi përjashtues, pasi për ta ministria i ka kërkuar Nishanit çdekretim. Vendimi për Mal Berishën lidhet me parregullsi proceduriale. VIDEO

  • Basha: Taksat po rriten përditë
    papunësia ka arritur majat

    Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka azkuzuar qeverinë sa i përket gjendjes ekonomike të vendit. Nga Kuvendi Zgjedhor i demokratëve në Krujë kreu i PD tha se shqiptarët po e ndjejnë kudo në tavolinat dhe xhepat e tyre mjerimin.

  • Berisha dhe Basha, te Nishani
    të vetmua

    Ish-kryeministri dhe ish-kreu i PD Sali Berisha bashkë me Lulzim Bashën kreun e PD, kanë qënë më se të vetmuar gjatë pritjes së organizuar në presidencë nga Bujar Nishani për të festuar marrjen e statusit të vendit kandidat.

  • Territorialja, PS-PD pranë paktit
    për ndryshime në Kushtetutë 

    PD-PS kanë nisur diskutimet për ndryshimin e Kushtetutës. Në momentin kur palët kanë gjetur një dakortësi për të miratuar një reformë territoriale konsensuale, pretendimi për harmonizimin e kuadrit ligjore ka shkuar deri në ndryshimet kushtetuese. 

  • Reforma, PD pa hartë për territorin
    Kriteret për shkrirjen e komunave 

    Nis diskutimi teknik per reformen territoriale. PD do të prezantoi sot projektin e saj të për ndarjen e re administrative të Shqipërisë e cila shkon në 80 njësi të qeverisjes vendore. 

  • Territorialja/ 'Për fondet e BE të
    vendosen qarqe, bashkitë me kritere'

    INTERVISTA/ Një nga ekspertët mbi çështjet e territorit njëkohësisht dhe anëtar i këshillit bashkiak, Besnik Aliaj duke komentuar reformën e re territoriale, këmbëngul në krijimin e konceptit të qarkut si një strukturë e zgjedhur nga vota dhe jo me të mandatuar. por si strukture kompetente per te dhene zgjidhje reale. "Bisedimet, per te permiresuar me kurajo gabimet e se kaluares"

  • Gjykata e Strasburgut rrëzon 
    dosjet për shkak të kritereve

    OSBE në një manual të përgatitur me dhomën e Avokatisë ka sqaruar dhe procedurat që do të duhet të ndiqen në ankimimin e çështjeve në gjykatën e strasburgut. "Avokatet te demshperblejne nese i shkaktojne dem klienteve, t'u tregojne me pare nese fitojne apo jo."

  • Braçe:Prej 9-muajsh Basha s’vendos
    vetë, për të vendos mafia e betonit

    Deputeti socialist Erjon Braçe ka akuzuar Lulzim Bashën si politikanin më të korruptuar dhe administratorin më të korruptuar që Tirana ka njohur, kjo pasi sipas tij në veri të Parkut të Tiranës ka riaktivizuar ndërtimin e një rruge, për të hapur një shesh ndërtimi.

  • Shqipëri-Itali, Grup Miqësie
    Rama: Më mirë vonë se sa kurrë

    Pasditen e sotme është zhvilluar takimi i Grupit të miqësisë Shqipëri-Itali, me kryetare deputeten e PD-së, Majlinda Bregu dhe si nënkryetar deputetin socialist, Artan Gaçi. I ftuar në këtë takim kryeministri Rama është shprehur se ky takim mund të mbante titullin "më mirë vonë se kurrë", VIDEO

  • PS-LSI apel Nishanit:Rihap garën 
    për gjyqtarët, konsultimet boshe!

    ANETARET E GJYKATES SE LARTE/ Pas rrëzimit të dekretit të Nishanit për 3 anëtarët e Gjykatës së Lartë, mazhoranca i kërkon Presidentit të rihapë një proces të ri kandidimi për emërime të reja. Përmes një letre, dy krerët e grupeve parlamentare të PS dhe LSI, të cilën A1 REPORT e siguroi, i apelojnë Nishanit t’i përmbahet detyrimit ligjor në këtë proces. "Të mbajë një proces përzgjedhës bazuar në kriteret ligjore dhe jo në perceptimet personale e as në parapëlqimet politike” VIDEO

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv