Politikë

  • “Mjaft!” ka publikuar sot raportin mbi periudhën 1 mars – 30 prill në lidhje me monitorimin e veprimtarisë së Kuvendit ku veçohet “mungesa e etikës parlamentare, si dhe dhunim në mbi nëntë raste i Rregullores së Kuvendit të Shqipërisë”. Në procesverbalet e komisioneve hidhet edhe firma e deputetëve që nuk kanë marrë pjesë në mbledhje, duke abuzuar kështu me fondet e Parlamentit që u merren taksapaguesve.
  • Rama: Do çminojmë bregdetin
    nga konflikti i pronësisë

    Lideri i socialistëve, Edi Rama, u angazhua sot publikisht për të zgjidhur problemin e pronave në bregdetin e vendit. “Do ta çminojmë bregdetin nga konfliktet e pronësisë. Do realizojmë shembuj të bukur zhvillimi. Do kthejmë shtetin në krye të detyrës”, tha Rama përmes një mesazhi të publikuar në Twitter.

  • Rama: Sistemi shëndetësor
    ka nevojë 'të operohet'

    Sistemi shëndetësor në Shqipëri duhet 'operuar' në mënyrë që të bëhet e mundur ngritja e tij në këmbë dhe të jëtë në gjendje t'u shërbejë denjësisht qytetarëve. Kjo është deklarata që ka bërë lideri i opozitës, Edi Rama gjatë një tryeze zhvilluar në Vlorë për shëndetësinë në vendin tonë.

  • Samiti i NATO-s për sigurinë
    Berisha niset drejt Çikagos

    Kryeministri Berisha u nis sot për në Çikago (SHBA), ku do të marrë pjesë në Samitin e 25-të të Aleancës së Atlantikut të Veriut (NATO), i cili do të zhvillohet në 20 dhe 21 maj, në nivel të kryetarëve të shteteve dhe qeverive

  • Spahiu: Wollfarth dështoi, bën
    avokatin e Berishës për votat

    Kryetari i AK, Kreshnik Spahiu ka reaguar sot ndaj qëndrimit të ambasadorit Wollfarth kundër numërimit elektronik të votave në Shqipëri. Gjatë një aktiviteti të zhvilluar në kryeqytet, Spahiu ka kritikuar diplomatin e OSBE se në dy vitet e punës së tij në Shqipëri ka dështuar për reformën zgjedhore.
    Wolfarth: Mbyllni reformën, presidenti të jetë konsesual

  • Lesi: Aleanca me Metën e bën
    Ramën fitues në 2013

    Nikollë Lesi, aktualisht zv.ministër në MTKRS dhe një prej botuesve të parë të shtypit të lirë në Shqipëri ka hedhur dritë mbi marrëdhëniet e tij me një kandidatëvë më të përfolur për president, Fatos Nano. Ai pohon se nëse ai do të zgjidhet nga Berisha e Rama, atëhere vetë Lesi do të japë dorëheqjen.

  • Presidenti, Arvizu:Nano ka 71
    vota,Topalli  të bindë opozitën

    Një president nga PD? Ambasadori amerikan në Tiranë, tha dje në mbrëmje se e kupton pse Berisha kërkon dikë që t’i besojë, por dhe që mund të ndikojë. “Por, presidenti nuk është post në kabinet”, tha kryediplomati amerikan, i cili prej kohësh po bën thirrje për zgjedhjen e Kreut të ri të Shtetit me 84 vota.

  • Rama: Berisha kërkon
    imunitet përmes presidentit

    Lideri socialist Edi Rama tha sot se këmbëngulja e Kryeministrit Berisha për të zgjedhur presidentin e ardhshëm nga rradhët e Partisë Demokratike vjen sepse kërkon që në këtë mënyrë të përfitojë imunitet dhe garanci kur të mos jetë më në pushtet. Takimet me Metën në të mirë të vendit por njëra palë mbetet në mazhorancë e tjetra në opozitë. Mbi mocionin e mosbesimit të Priftit ndaj Berishës “nuk kemi dijeni”.

  • Ban Ki-mun takon Topin:
    Mbështetje Shqipërisë në BE

    OKB do ndihmojë Shqipërinë në procesin e integrimit në BE.  Kjo i është konfirmuar Presidentit Bamir Topi nga Sekretari I Përgjithshëm I OKB Ban Ki-Mun gjatë një takimi të zhvilluar mes tyre.

  • Topi: Presidenti i ri garant
    i pavarësisë institucionale

    Presidenti i ardhshëm i vendit duhet të dalë nga një konsensus i gjerë politik ndërsa një nga detyrat e tij më të rëndësishme duhet të jetë garantimi i pavarësisë institucionale. Ky është mendimi i Kreut të Shtetit, Bamir Topi, shprehur në një intervistë për Zërin e Amerikës. Sipas tij, një president i zgjedhur nga mazhoranca do të paragjykonte procesin e integrimit të Shqipërisë në Europë.

  • Wolfarth: Mbyllni reformen
    President konsesual

    Palët politike në Shqipëri të mbyllin brenda afatit reformën zgjedhore. Këshilla vjen nga ambasadori I OSBE në Tiranë Eugen Wolfarth. Përmes një deklarate dhënë nga Shëngjini ku ndodhej sot Wolfarth kreu i OSBE ka apeluar gjithashtu edhe për një president konsesual të pranuar nga të gjitha palët në vend.

  • "Mjaft": Presidenti jo riciklim
    i figuravë të njollosura

    Procesi i zgjedhjes së Presidentit në Shqipëri sot është kthyer në një tender ku po bëhen përpjekje për të ricikluar ose figura të njollosura ose figura zyrtarësh me dëshmi paaftësie për të mbështetur konsesusin.

  • PS:Basha po bën demagogji
    Rama e la gati Planin

    PS e ka cilësuar hipokrizi dhe demagogji fushatën e kreut të bashkisë së Tiranës Lulzim Basha për prezantimin e Planit Urbanistik të Tiranës.

  • Njoftimi i Shqiptarja.com, debat
    në Kuvend mbi mbledhjen e borxheve

    Njoftimi lidhur me një VKM që autorizon disa kompani private të grumbullojnë borxhe të këqia për llogari të shtetit, i cili është dhënë dje nga Shqiptarja.com, ka ngjallur reagime. Deputeti Braçe (PS) e ka përmendur në Kuvend, në prani të disa ministrave, që nuk janë prononcuar. Po kështu, lajmi është dhënë edhe në disa media private. Kompania CE2 ka deklaruar se nuk ka kontratë me shtetin.

  • Spahiu: Abetarja Kombëtare
    farsë e Berishës dhe Thacit

    Shumë afër kufirit më Kosovën, ku dje dy kryemininstrat Thaci dhe Berisha promovuan të parën Abetare Kombëtare, kreu i AK, Kreshnik Spahiu, ka shprehur një tjetër qëndrim. Në një takim me aktivistë të lëvizjes së tij në Kukës, Spahiu ka deklaruar se prezantimi i Abetares Kombëtare është "farsë e rradhës mes dy kryeministrave që shesin trojet etnike"

  • Donacionet, Arvizu: Më shumë
    dialog;Berisha:Më shumë taksa

    Në prezantimin e projektit të USAID, Arviz tha se qytetarët duhet të jenë edhe më shumë pjesë e vendimarrjes në pushtetit vendor. Berisha - bashkive e komuna: Mbledhja e taksave, jo në nivelin e duhur.

  • Tavo: Blerja e deputetëve
    Rama u diskutoi dinjitetin

    Nënkryetari i Kuvendit, njëherësh deputet i LSI Vangjel Tavo nuk beson se ka deputetë shqiptarë që shiten dhe blihen për votë, ndërkohë që deklaratën e Ramës e cilëson të rëndë dhe që vë në diskutim dinjitetin e ligjvënësve. Ai thotë se vendit i duhet një president konsensual, ndërsa takimin Meta-Rama e quan normal.

  • Topi dekoron Ricard Gir, njohu
    botën me krimet serbe në Kosovë

    Aktori i njohur amerikan është vlerësuar se bëri të njohur publikut amerikan, e më gjerë, krimin çnjerëzor, spastrimin etnik në Kosovë, në vitin 1999, nga makina ushtarake serbe, kundër popullsisë civile shqiptare që jetonte në trojet e veta. Nderohen dhe personalitete të tjera (foto: Topi mbreme ne ceremonine e zhvilluar ne Manhatan)

  • Holanda kërkon sqarime për
    incidentin "Dool- Spahia"

    “Konflikti i hapur” mes ambasadorit të Mbretërisë së Vendeve të Ulëta Henk Van den Dool dhe Ekrem Spahisë në lidhje me mbrojtjen e të drejtave të komuniteti LGBT kalon kufijtë shqiptarë dhe shkon në Holandë. Deputetët e opozitës i kërkojnë ministrit të jashtëm sqarojë incidentin.
    Myslimanët marshim kundër LGBT: Stop perversitetit
    Dool: Me vlerat e BE ofendova Spahinë?!
    Sondazh: A jeni dakord dhe ju me ambasadorin holandez se është injorancë të jesh kundër paradës gay?

  • Arvizu e Rama, darkë dyorëshe
    asnjë deklaratë pas takimit

    Rama dhe ambasadori Arvizu janë takuar mbrëmjen e sotme, për të darkuar në njërin prej restoranteve të kryeqytetit. Darka është shtruar në restorantin “Amour”, pranë stadiumit Dinamo.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv