Politikë

  • Gjatë takimit me Kryetari i Parlamentit të Hungarisë, László Kövér, kryeministri Berisha ka sulmuar sërish kryesocialistin Rama. Sipas tij, politika bllokuese e Ramës mori përgjigjen e shqiptarëve në zgjedhjet e 8 majit.
  • 21 janari, 5 gardistë
    nën hetim  për serverin

    Krahas inxhinierit te rrjetit kompjuterik në kryeministri, Armando Kasaj, Prokuroria ka marre nen hetim për fshirjen e pamjeve te 21 Janarit nga serveri qendror edhe 5 persona te tjerë, punonjës te Gardës së Republikës. Ata janë Bledar Lika, Ervina Osmani, Aurora Allkanjari, Ervin Lelaj dhe Arben Shkodra.

  • Kuvend, nesër seanca, Grupi
    i PS votë kundër "Albpetrolit"

    Deputetet socialiste do kundështojnë fort privatizimin e kompanisë së vetme të nxjerrjes së naftës në vend, pasi sipas tyre po bëhet në mungesë të plotë të transparencës. Ata do të kerkojnë në seancë përse s'është bëre analiza e plotë e gjendjes aktuale te Albpetrol e përse qeveria po ngutet në privatizimin e kësaj kompanie pa ditur vlerën e saj reale.

  • Rama: Më 21 janar PS s'kishte
    asnjë plan dhune e provokimi

    Partia Socialiste nuk ka pasur asnjë plan për të ushtruar dhunë me 21 janar 2011. Pohimi ka ardhur nga vetë lideri i socialistëve, Edi Rama, gjatë një interviste për Zërin e Amerikës. Në lidhje me proçesin e integrimit ai deklaroi se PS ka krijuar kushtet për konsensus në Parlament dhe se ka marrë përgjegjësinë e saj, ndërsa ftoi Qeverinë që të bënte të njëjtën gjë.

  • Të djelën lind Partia e
    të Përndjekurve Politikë

    Ditën e djelë, në 25 mars, ora 18:00, themelohet një parti tjetër politike në Shqipëri: Partia e të Përndjekurve Politikë. Kështu deklaroi për Respublica.al Gjergj Ndreca (foto) dhe Perikli Shqevi, dy nga nismëtarët e themelimit të kësaj partie.

  • SHBA, Rama me NDI: Rilindja,
    e ardhmja e Shqipërisë

    Kryetari i PS, Edi Rama ka vijuar edhe këtë të hënë takimet në SHBA. Sot në mesditë ai është takuar me drejtues të lartë të Institutit për Demokraci dhe Ndërmjetësim. I shoqëruar nga deputeti Ditmir Bushati dhe sekretarët Ilir Beqja e Erion Veliaj, Rama ka prezantuar para zyrtarëve amerikanë dhe përfaqësuesve të qeverisë e Kongresit shtyllat kryesore të programit të PS, “Për një Rilindje Kombëtare”.

  • Integrimi, BE: Tirana të
    kthejë vullnetin në fakte

    BE i ka kërkuar edhe një herë tjetër autoriteteve shqiptare që vullnetin për progres ta pëkthejnë në fakte. “Mirëpresim planin e veprimit dhe dialogun” tha drejtori për Ballkanin në BE, Pierr Mirel, gjatë takimit të Komitetit të Stabilizim-Asociimit. Ministrja Bregu (në foto me Mirel) theksoi se “kushtet e BE janë më kërkuese se më parë”.

  • Orban pret Berishën: Problemet
    e brendshme, i zgjidhim vetë

    Kryeministri Berisha, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Hungari, zhvilloi një takim tet a tet me Kryeministrin e Hungarisë Viktor Orban.Ky i fundi i është kundërvënë Bruskelit: Çështjet e politikës së brendshme i takojnë vetëm një shteti dhe po të shikosh demokracinë në Shqipëri, ajo nuk le asgjë për të dëshiruar. (Në foto: Berisha - Oban sot në Hungari)

  • Athina kritika Ikonomus
    për “Vorio Epirin”

    Ministria e jashtme Greke ka vendosur të thërrasë për këshillime ish diplomatin e saj Theodhoros Ikonomu - Kamarinos, që shërbeu si konsull në Korçë deri në 2011, për për Apologji të deklaratës së tij për minoritetin grek në Korçë.

  • Incidentet, diplomacia shqiptare
    kërkon sqarime nga Maqedonia

    Drejtori për rajonin në Ministrinë e Punëve të Jashtme Vladimir Pulaj ka raportuar sot në Komisionin Parlamentar për Politikën e Jashtme. Ai ka thënë se i është drejtuar një shkresë zyrtare ambasadorit të Maqedonisë në Tiranë për këtë çështje.

  • Gjykata Administrative
    Biznesi: Miratoni pr/ligjin

    Kreu i BiznesAlbania kërkn miratimin sa më të shpejtë të pr/ligjit si një ndihmesë e madhe për biznesin ndërsa kërkon cilësi dhe shpejtësi në gjykim.  Nesër diskutimi nen për nen.

  • Berisha vizitë zyrtare në
    Hungari, takon Orban

    Me ftesë të kryeministrit hungarez Viktor Orban, Kryeministri Sali Berisha u nis dje për një vizitë zyrtare tri ditore në Hungari, vizitë që përkon edhe me 90 vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Shqipërisë dhe Hungarisë.

  • AK: Një qeveri teknike
    të përgatisë zgjedhjet

    Gjatë një takim në Librazhd, drejtuesit e Aleancës Kuq e Zi lëshuan kritika kundër dy partive të mëdha Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Aleanca Kuq e Zi deklaron se këto dy forca politike “po e çojnë vendin drejt humnerës”.  AK insistoi se qeveria është e paaftë të organizojë zgjedhje të, në zgjedhje duhet të shkohet me qeveri teknike.

  • Edi Rama: Me PS ndryshimi
    Nga SHBA, drejt Londrës

    Pas kthimit nga SHBA, kryesocialisti Rama do të udhëtojë drejt Britanisë së Madhe për të diskutuar me shqiptarët atje shtyllat kryesore të programit qeverisës socialist “ Për një Rilindje Shqiptare”. “Je në Londër? Eja të Henen 26 Mars të diskutojme me @edirama.al mbi një RilindjeShqiptare, në London School of Economics ora18, te CLM.4.02”, shkruan sekretari për rininë, Veliaj në Twitter.
    BLOG - Politika - misioni ende i papërmbushur - Nga MIRELA GEGRPIFTI

  • Presidenti ‘bllokon’ PD
    ngrirje deri në shtato

    Kryeministri Berisha la lënë të gjitha punët në PD për në shtator, ndoshta I kushtëzuar dhe nga zgjedhja e Presidentit dhe frika mos humbasin vota rrugës, nga ndonjë lindje pakënaqësie për zgjedhjet në forumet dhestrukturat e PD por dhe ndryshimet në qeveri, pasi një pjesë kanë pritshmëri në këto dy procese.

  • Kadilli, PD: Topi dhe PS
    bllokuan ligjin e ‘spiunëve

    Deputeti demokrat Fatbardh Kadilli thotë se ligjin e dosjeve e kanë penguar socialistët dhe së fundmi presidenti Topi që nuk firmosi ligjin për “Lustracionin”. Ndërkohë që në lidhje me reformat në BE, ai thotë se socialistët do votojnë me vështirësi, ndërsa partinë e re të Topit e cilëson një adresë të re për të.

  • Ardian Dvorani i përgjigjet
    Brahos: Hap çantën e zezë

    Ardian Dvorani, anëtar i Gjykatës së Lartë dhe relator në çështjen “Meta”, i ka kthyer përgjigje në numrin e sotëm të revistës “Java”, juristit të LSI, Spartak Braho. Dvorani thotë se nuk do të merret me detajime personale, por i kujton Brahos se çanta e zezë që ai mban gjithmonë në dorë, është përdorur vetëm në kohën e diktaturës.
    Çfarë deklaroi Ardian Dvorani në Shqiptarja.com

  • Qeveria, 10 mln Euro për
    helikopterë, 1 VIP për Berishën

    Ministria e Arsimit ka shpenzuar rreth 900 mijë euro për një pjesëmarrje në një konferencë shkencore në fillim të janarit 2012. Kjo ndërkohë që Qeveria vazhdon të paguajë fonde të konsiderueshme për blerjen e 6 helikopterëve nga Franca, prej të cilëve një VIP për Kryeministrin.

  • Pronat përçajnë mazhorancën
    Republikanët kundër PD-së

    Ndonëse ka përfaqësuesin e vet ministër në Qeverinë Berisha, Partia Republikane (PR) ka bërë kritika të ashpra lidhur me zgjidhjen e parashikuar nga Këshilli i Ministrave dhe Ministria e Drejtësisë mbi problemin e pronave në zonat rurale, aty ku shumë toka nuk janë ndarë sipas ligjit 7501 dhe nuk mund të hipotekohen.

  • AK në Kavajë: Titaniku PD
    ju ktheu në kooperativë

    “Zbrisni nga ‘Titaniku PD’ se po mbytet”. Ky është apeli që lideri i Aleancës Kuq e Zi (AK), Kreshnik Spahiu, i drejtoi sot qindra qytetarëve të Kavajës gjatë një tubimi në këtë qytet ku AK shpalli edhe anëtarët delegatë. Më pas ai vazhdoi edhe me akuzat ndaj Partisë Demokratike e cila “rrënoi Kavajën nga qytet në kooperativë bujqësore. PD shkeli besimin tuaj dhe të gjithë shqiptarëve”.

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv