Shëndeti
-
Fluks fëmijësh në Pediatrinë e Spitalit të Lezhës. Shkak janë bërë virozat, por edhe temperaturat e ulëta çka kanë çuar në shtimin e rasteve të fëmijëve të prekur duke e çuar në 50 në ditë, numrin e fëmijëve që kërkojnë ndihmë mjekësore.
15 Janar 2019, 17:34 -
Fruthi, Kreshnik Qyshka: Djali im u prek nga autizmi pas vaksinës, 2 fëmijët e tjerë të pavaksinuar e kaluan pa probleme
15 Janar 2019, 14:18Rikthimi i rasteve të reja të fruthit në vend ka risjellë edhe një herë në vëmendje debatin mbi frikën nga vaksinat.Kreshnik Qyshka, baba i 4 fëmijëve ka treguar sot përmes një interviste në emisionin “Rreze Dielli” në Report TV historinë me fëmijën e tij të dytë për të cilin, ka bindjen personale se është prekur nga autizmi për shkak të vaksinës MMR (fruth, shyta dhe rubeolë).
-
Fruthi, specialistja e ISHP thirrje prindërve: Vaksinoni fëmijët, pasojat mund të shfaqen 10-15 vjet më vonë
15 Janar 2019, 12:32Erida Nelaj, përgjegjëse e vaksinimit në ISHP,e ftuar në emisionin “Rreze Dielli” në Report Tv thotë ajo për të cilën duhet të shqetësohemi është vaksinimi pasi rastet e fundit të fruthit janë kryesisht fëmijë nën 2 vjeç të cilët janë të pavaksinuar. Sipas saj, ka prindër që refuzojnë të vaksinojnë fëmijët duke i vënë ata para rrezikut të pasojave edhe pas 10-15 vitesh
-
Manastirliu në qendrat e rehabilituara shëndetësore në Shkodër: Këtë vit investojmë në 100 të tjera
15 Janar 2019, 10:16Ministrja Ogerta Manastirliu ka inspektuar qendrat shëndetësore në fshatrat Bërdicë dhe Rranxë të Shkodrës. Në këtë qark katër qendra shëndetësore kanë përfunduar rikonstruksionin e plotë si pjesë e programit të 80 qendrave shëndetësore dhe ambulancave të rehabilituara me fondet e buxhetit të shtetit.
-
Këndi i ekspertit/ Deficitet e vitaminës D dhe të kalciumit dhe osteoperoza
13 Janar 2019, 08:49Në rubrikën “Mjeku im” në Report TV, Marina Pajllaku ka sqaruar se cilat mosha janë më të rrezikuara nga osteoperoza
-
I rrezikohej jeta/ Shtatzëna 41-vjeçare nga Burreli transportohet me helikopter në Tiranë, lind fëmijën e tetë (VIDEO-FOTO)
11 Janar 2019, 13:00E mbërritur me urgjencë në maternitetin e Burrelit, gruaja shtatzënë, ka shfaqur komplikacione shëndetësore të cilat i rrezikonin jetën asaj dhe mjekët vendosën dërgimin e saj në Tiranë. Shtazëna është transportuar me një helikopter në maternitetin "Koço Gliozheni" në kryeqytet ku edhe ka lindur, ndërsa mësohet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore ajo dhe foshnja.
-
Investimet në maternitete, Manastirliu: 29 inkubatorë të rinj në spitale, bonusi i bebes me dy pjesë
4 Janar 2019, 15:37Gjatë një inspektimi në maternitetin e Elbasanit, Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu deklaroi se bonusi i bebes ka nisur të shpërndahet në çdo maternitet dhe se falë ndjekjes së politikave të reja sociale të qeverisë janë shtuar investimet në sektorin e shëndetësisë ku së fundi janë shtuar dhe 29 inkubatorë të rinj në spitalet rajonale të vendit.
-
Keni shtuar kile nga festat e fundvitit? Ja si mund të riktheheni në formë (Recetat)
3 Janar 2019, 12:20E ftuar në emisionin ‘Rreze Dielli’ në Report Tv nutricionistja Albana Dako jep për të gjithë një dietë të specifikuar javore për t’u rikthyer në formë sikur kemi qenë para festave.
-
Familjet fierake dhe vlonjate kanë shpenzimet më të larta për shëndetin (Raporti)
3 Janar 2019, 07:25Nga të dhënat e publikuara në Anketën e Buxhetit të Familjeve 2017, Qarku i Fierit mbante rekordin për peshën më të lartë të shpenzimeve për shëndetin, me 5.1% të totalit të shpenzimeve.
-
Manastirliu në Maternitetet e Tiranës: Nga sot bonusi i bebes për çdo të porsalindur
1 Janar 2019, 15:52Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu vizitoi sot dy maternitetet e Tiranës, ku natën e ndërrimit të viteve kanë ardhur në jetë 14 fëmijë.
-
Manastirliu me ekipin e urgjencës së Spitalit të Traumës: Shërbim i përforcuar mjekësor gjatë ditëve të festave
31 Dhjetor 2018, 13:43Takimi i ministres Manasirliu vjen në kuadër të masave shtesë të marra gjatë ditëve të festave për shtim të personelit në urgjencat mjekësore në të gjitha spitalet, qendrat shëndetësore, pikat kufitare dhe personel “on call” në rast nevoje.
-
Bonusi i bebeve nga 1 janari 2019/ Batuta e Ramës për çiftet e reja: Shtyni fort përpara (VIDEO)
27 Dhjetor 2018, 12:38Gjatë prezantimit të flotës së 32 ambulancave të reja për shërbimin e urgjencës, kryeministri Edi Rama kujtoi bonusin e bebeve duke nxitur çiftet e reja me një batutë që pas janarit të lindin fëmijë.
-
Rama apel mjekëve që duan të ikin në Gjermani: Ju priftë e mbara, por këtu paguheni mbi 2500 dollarë në muaj dhe keni 5 herë më pak taksa
27 Dhjetor 2018, 11:09Nga inaugurimi i flotës së 32 autoambualancave të reja të cilat i shtohen shërbimit të Urgjencës, kryeministri Edi Rama u bëri thirrje mjekëve që të mos largohen në drejtim të Gjermanisë, pasi këtu, përveç rrogës mjore, përfitojnë edhe bonuesin 2500 dollarë. Sipas Ramës, në Gjermani mjekët paguajnë 5 herë më shumë taksa sesa në Shqipëri.
-
Nutricionistja Enkeleda Ferrollari: Dieta ketonike ndryshon reaksionet dhe dëmton organizmin
26 Dhjetor 2018, 13:19Dieta ketonike ka për qëllim të minimizojë konsumimn e sheqerit dhe karbohidrateve në mënyrë që trupi të futet në një gjendje metabolike të quajtur ketozë. Sipas nutricionistes Ferrollari, kjo dietë shkatkton ndryshim të reaksioneve kimike duke sjellë kështu edhe një funksionim jo të mirë të organizmit.
-
Këndi i ekspertit, Edlira Elezaj: Ulçera, simptomat dhe kurimi i saj
23 Dhjetor 2018, 07:27Mjekja gastrohepatologe sqaron në Report Tv simptomat e kësaj sëmundje, faktorët që ndikojnë në të, trajtimin e saj, mënyrën si duhet të ushqehemi.
-
Këndi i ekspertit/ Natasha Çela: Riniti alergjik, faktorët nxitës dhe si trajtohet
16 Dhjetor 2018, 08:24Këndit të Ekspertit i shtohet edhe rubrika Mjeku Im, ku e ftuar ishte mjekja alergologe, Natasha Cela. Mjekja alergologe sqaron në Report Tv një nga sëmundjet alergjike më të përhapura, ku dallohet riniti alergjik nga gripi apo virozat
-
Starton sot në Report Tv rubrika e re, 'Mjeku im' sa më pranë qytetarëve për problemet shëndetësore
14 Dhjetor 2018, 14:00“Mjeku im” do të vijë tek ju çdo të premte nën prezantimin e gazetares Valbona Mhilli, për të folur për të gjitha llojet e simptomave, viruseve dhe sëmundjeve.
-
Konkursi i infermierëve, ministrja Ogerta Manastirliu ftesë për të vëzhguar procesin
12 Dhjetor 2018, 15:42Vëzhguesit do të mund të shikojnë depozitimin e dokumentacionit të aplikantëve, testimin me shkrim, vlerësimin e kandidatëve dhe shpalljen e listës fituese
-
Lija e dhenve përhapet me shpejtësi në Gjirokastër, më të prekurit fëmijët e kopshteve dhe shkollave
5 Dhjetor 2018, 18:59Variçela prej disa ditësh është prezente në kopshtet e Gjirokastrës. Janë 9 fëmijë të cilët janë prekur nga kjo sëmundje, ndërsa në Drejtorinë e Shëndetit Publik të këtij qarku akoma nuk ka të dhëna se sa është numri zyrtar i të prekurve nga kjo sëmundje.
-
Hapet qendra e parë për viktimat e dhunës seksuale, Manastirliu: Mbrojtje pa dallim
4 Dhjetor 2018, 13:02Në 16 ditët e aktivizimit kundër dhunës me bazë gjinore, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale hapi qendrën ‘Lilium’, e para e menaxhimit të krizës për rastet e dhunës seksuale në Shqipëri, e cila do të ofrojë shërbim multidisiplinar për të gjithë të mbijetuarit nga dhuna seksuale