Shëndeti

  • Ministria e Shëndetësisë ka reaguar në lidhje me akuzat e bëra ditën e djeshme nga ana e Partisë Demokratike lidhur me tenderin e sterilizimit të veglave kirurgjikale. ​Akuzat e opozitës, se tenderi po bëhet për të pasuruar miqtë dhe të afërmit e Kryeministrit Edi Rama, Ministria e Shëndetësisë i ka cilësuar shpifje të radhës.
  • Testimi, mjekët dorëzojnë peticionin
    'Beqaj gjeneral i ushtrisë së vdekur'

    Procesi i testimit të mjekëve dhe infermierëve nga Ministria e Shëndetësisë vazhdon të kundërshtohet me forcë nga bluzat e bardha të cilat vënë gishtin mbi gjendjen e rëndë spitalore ku atyre u duhet të punojnë çdo ditë. Mbi 8 mije mjekë e infermierë kanë firmosur një peticion, i cili i drejtohet krereve te shtetit për shfuqizimin e kësaj nisme, e cila për bluzat e bardha është antiligjore. VIDEO

  • Testimi,mjekët: Të dorëhiqet Beqaj
    Nesër protestë para Kryeministrisë!

    Për të tretën të hënë radhazi, bluzat e bardha doëln sërish sot në protestë duke kërkuar madje edhe dorëheqjen e ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj. Ata thanë se do të protestojnë nesër përpara kryeministrisë.  VIDEO

  • International SOS: Shqipëria vend
     me rrezik të lartë për shëndetin

    Shqipëria është një vend me rrezik të lartë sa i përket shëndetësisë. Në studimin e International SOS, organizatë e specializuar në shërbimin shëndetësor dhe ndihmën e shpejtë për klientët e saj që udhëtojnë për arsye biznesi në vende të ndryshme të botës, e klasifikon Shqipërinë si një vend me rrezikshmëri të lartë për shëndetin. VIDEO

  • Testimi, Ministria e Shëndetësisë
    publikon pyetjet për infermierët

    Ndërsa data e testimit për infermierët po afron, Ministria e Shëndetësisë ka publikuar sot edhe fondin e pyetjeve që do t’u nënshtrohen më datë 28 shkurt dhe 1 mars infermierët e kryeqytetit, ndërsa në rreth më 6 mars.

  • Mjekët e QSUT: Testimi antligjor!
    Shefat e shërbimit t'i zgjedhim vetë

    Mjekët e Qendrës Spitalore Universitare në Tiranë kanë dalë ditën e sotme në protestë lidhur me pagat, kushtet e tyre të punës dhe testimit të mjekëve që pritet të ndërmerret nga qeveria.  VIDEO

  • Testimi i mjekëve, Beqaj:Do nisë me
    infermierët e Tiranës më 28 shkurt

    Ministri i Shëndetësisë ka bërë publike edhe datën e nisjes së testimeve të shumë diskutuara për mjekët dhe infermierët. Sipas Ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj, testimi do të fillojë në datën 28 Shkurt dhe 1 Mars me testimin e infermierëve të Tiranës dhe më pas do të testohen të gjithë infermierët e rretheve në datën 6 Mars.

  • I ftohti, MSH masa që në dhjetor
    për 92 poliklinika në veri të vendit

    Raporti i MSH për përmbytjet tregon se nuk ka rritje të sëmundshmërisë gjatë këtyre ditëve. Ministria e Shëndetësisë ka marrë masa që në fillim të muajit dhjetor sa i përket të gjitha qendrave shëndetësore në veri të vednit të cilat izolohen nga reshjet e borës, dhe po kështu në të gjitha ato qendra shëndetësore ku ka rrezik për përmbytje.

  • Kush ushqehet mirë,
    mund të shpëtojë nga tumori

    U deshën më shumë se 50 vjet për të kuptuar se stili i jetesës është ndikues në sëmundjet e ndryshme e sidomos në ato ato kancerogjene dhe në tumore. Gjithashtu është shtuar mundësia që me anë të disa kufizime të përmërësojmë mënyrën e jetesës e njëkohësisht të shmangim sëmundjet e ndryshme. 

  • Denoncimi i Galdinit, MSH:Presim 
     bashkëpunimin për ta zbardhur 

    Pas denoncimit publik që Arian Galdini bëri në emisionin “Opinion” të datës 28 janar 2015 të transmetuar në TV Klan, Ministria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e QSUT-së ngritën menjëherë një grup pune për të hetuar rastin dhe për të zbardhur të vërtetën e ngjarjes.

  • Kanceri, ky vrasës i heshtu

    Sot është Dita Botërore kundër Kancerit. Kjo sëmundje e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit është përgjegjëse për 20 për qind të vdekjeve që ndodhin në Europë. Spitali Amerikan mundëson për të gjithë pacientët paketa check up-i për diagnostikimin në kohë dhe parandalimin e sëmundjeve që rrezikojnë jetën tuaj.

  • Sot Dita Botërore kundër Kancerit
    OBSH: 15 mln raste deri në 2020

    4 shkurti është Dita Botërore kundër Kancerit. Sëmundja e rëndë që mund të shfaqet në pjesë të ndryshme të trupit është përgjegjëse për 20 për qind të vdekjeve që ndodhin në Evropë.

  • Tumori i qafës së mitrës 
    35 gra humbasin jetën në vit

    Sipas të dhënave zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, vetëm gjatë vitit të kaluar janë diagnostikuar 100 raste të reja me kancer ne qafën e mitrës dhe 35 prej tyre humbin jetën. Të rrezikuara janë edhe femrat në moshë të re nga 15 deri në 44 vjeç. Drejtori i ISHP, Arjan Bregu: Tek moshat e reja, te diagnostifikuarit ne rritje.

  • Prova për kancerin e prostatës

    Ashtu si me mamografinë për të zbuluar kancerin e gjirit, ekzistojnë shumë polemika rreth testeve të përdorura për të diagnostikuar kancerin e prostatës. Një studim i ri tregon se mjekët tani mund të kenë një mënyrë më të besueshme për të diagnostikuar kancerin e prostatës për pacientët me rrezik të lartë.

  • Beqaj takohet me Drejtorin e ANEA:
     Mundësi të reja bashkëpunimi

    Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj, i shoqëruar nga një ekip drejtuesish të lartë të shëndetësisë gjatë një vizite dyditore zyrtare në Austri, zhvilloi një takim pune me Yukiya Amano, Drejtor i Përgjithshëm i ANEA-s (Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike – International Atomic Energy Agency - IAEA), ku u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe mundësitë e rrugët e reja të bashkëpunimit me këtë organizatë. 

  • Vendi i parë në botë, Britania voton
      ligjin pro fëmijëve me tre prindë

    Britania është bërë vendi i parë në botë që ka miratuar ligjin për atë që quhet lindja e fëmijëve me tre prindër,  ose foshnjat IVF, pasi Dhoma e Përfaqësuesve votoi me shumicë dërrmuese në favor të teknikës  së diskutueshme të dhurimit mitokondrial.

  • Epidemi gripi në Shqipëri, mjekët 
    apelojnë: Nuk duhet t'a neglizhoni 

    Autoritetet shëndetësore në vendin tonë janë vënë në alarm për situatën gripale. Drejtori i Përgjithshëm i Institutit të Shëndetit Publik, Arjan Bregu në një deklaratë për mediat tha se Shqipëria është duke përjetuar një intensitet të lartë të infeksioneve respiratore si një pjesë e mirë e rajonit Evropian. VIDEO

  • Telefonat inteligjentë si
    mjet diagnostikimi të malaries

    Mjekët që luftojnë malarjen, një ndër sëmundjet më vdekjeprurëse në planet, mund të kenë së shpejti në dispozicion një mjet ndihmës – një aplikacion në celularët e tyre inteligjentë. Shkencëtarët kanë zbuluar një mënyrë që përdor kamerën e celularit për gjurmimin në gjakun e pacientëve të mikroorganizmave që shkaktojnë këtë sëmundje.

  • Mjekimi në bazë të specifikave gjenetike

    Presidenti Barack Obama po kërkon që të investohen 215 millionë dollarë për një nismë të re të shëndetësisë, e cila do të ndihmonte në përshtatjen e trajtimit mjekësor të njerëzve me gjenet e tyre.

  • Prezantohet “Karta e Shëndetit” 
    ministri Beqaj shpjegon lehtësiratFOTO/ Si eshte "Karta e Shendetit"

    Gjashtë qind minuta në muaj është koha që do të kursejë përdorimi i “Kartës së Shëndetit” për të gjithë mjekët dhe farmacistët që i shërbejnë pacientëve. Kështu deklaroi ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj ndërsa shpjegoi lehtësirat që do të sjellë jo vetëm për pacientin, por edhe për bluzat e bardha ky proces i ri në shëndetësinë shqiptare. Beqaj: Deri ne pajisjen me karte, eshte e vlefshme librezaNe brendesi do te gjeni; Ku merret karta e shendetit dhe dokumentacioni i nevojshem. VIDEO
    Karta e shendetit, fjalët e plota të Ministrit Beqaj dhe dr. Astrit Becit

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv