Sport

  • Legjenda e futbollit korçar dhe e Kombëtares, Teodor Vaso, nëpërmjet një shkrimi në “Facebook”, ka bërë publike kushtet e vështira të jetesës dhe problemet e shumta. Vaso tregon se jeton me pension 170 eurosh, një shifër që është e papërfillshme për një ish-lojtar të Kombëtares. Ish-mbrojtësi flet për padrejtësitë që janë bërë ndaj tij ndër vite.
  • Skandali në zgjedhje, FSHF nuk
    u kthen përgjigje ankimuesve

    Federata Shqiptare e Futbollit jo vetëm që nuk ka reaguar ndaj skandalit në zgjedhjen për Komitetin Ekzekutiv në të dy raundet, por kur kanë kaluar plot 3 javë nga Asambleja Zgjedhore e 7 shkurtit, nuk u ka kthyer përgjigje zyrtare as 2 ankimuesve, pikërisht Ekrem Spahiut, kandidatit që iu manipuluan votat pas numërimit në raundin e parë, por edhe Kristian Gjidodajt, i cili u la jashtë fituesve, duke manipuluar rezultatin dhe duke futur Edmond Spahiun, administratorin e firmës ndërtuese Arena Kombëtare.  VIDEO

  • Katër klube europiane duan
    Elseid Hysajn

    Dihet që janë disa skuadra prestigjoze në Europë që po ndjekin mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Këtë e thotë edhe ESPN, një nga rrjetet më të njohur të transferimeve të lojtarëve në botë. ESPN bën një analizë të vetën për Hysajn duke shkruar se mbrojtësi shqiptar ka treguar se është një nga lojtarët me paraqitjet më të qëndrueshme në klubin e Napolit, që ndjek titullin e parë kampion pas 28 vitesh. 

  • Menaxheri i Buffon: Strakosha,
    një portier i madh

    Silvano Martino, u kthye në një menaxher dhe zbulimi më i madh i tij është pikërisht Gigi Buffon, të cilin e ka shoqëruar gjatë të gjithë karrierës. 

  • Futsal, Shqipëria merr pjesë në
    turneun “Adem Jashari”

    Përfaqësuesja e Shqipërisë në Futsal e drejtuar nga trajneri, Erind Resuli do të marrë pjesë në turneun miqësor “Adem Jashari” i cili do të zhvillohet në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë në datat 2-5 mars 2018. Resuli ka grumbulluar 14 futbollistë për këto ndeshje miqësore . Ekipet pjesëmarrëse në këtë turne janë: Shqipëria, Maqedonia, Kosova A dhe Kosova U-21.

  • Super Strakosha,por finalja e Kupës
    së Italisë është Milan-Juventus

    Juventus-Milan është finalja e këtij viti e Kupës së Italisë. Milani eliminoi Lazion pas penalltive ku një super Strakosha nuk u mjaftoi kryeqytetasve. Ndërsa Juventusi nxorri jashtë Atalantën. Në Spanjë po shkëlqen sulmuesi Grizman që shënoi të katër golat në fitoren 4-0 të Altetico Madrid ndaj Leganes.

  • Neymar lë fushën i dëmtuar,
    ja çfarë vendimi merr klubi

    Të dielën në mbrëmje PSG mposhti me rezultatin 3-0 Marseillen, por fitorja ishte me një kosto shumë të rëndë, pasi Neymar la fushën i dëmtuar.

  • Partizani luan “tenis” me
    Lushnjën, Europa më afër

    Pas tri ndeshjeve të luajtura në orën 14.00, radhën e kishte sfida Partizani-Lushnja. Ishte një rast i artë që Partizani të afrohet me zonën europiane dhe e ka shfrytëzuar më së miri këtë mundësi, duke fituar 6-0, dhe rregulluar edhe golaverazhin me këtë sukses. Lushnja është tashmë e pashpresë në fundin e renditjes.

  • Kosova prezanton më 2 mars
    trajnerin zviceran Challanders

    Pasnesër do të prezantohet zyrtarisht trajneri i ri përfaqësueses kosovare të futbollit. Edhe pse Federata e Futbollit të Kosovës nuk ka zbuluar emrin zyrtarisht, mësohet se verdheblutë kosovarë do t’i drejtojë trajneri zviceran Bernard Challanders.

  • Ekskluzive/Zgjedhjet e KE në
    FSHF, si u manipulua raundi 2 

    Report Tv  vijon investigimin e zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, duke zbuluar  një tjetër skandal. Në raundin e dytë për zgjedhjen e Komitetit Ekzekutiv është manipuluar rezultati, duke shpallur fitues një kandidat që kishte më pak vota, pikërisht Edmond Spahiu, që është administratori i firmës ndërtuese të stadiumit “Arena Kombëtare” në Tiranë.  VIDEO

  • Sulmoi Gjokën, autori: Debatova, por
    nuk kisha qëllim ta qëlloja me thikë

    Zbardhet dëshmia para grupit hetimor e dy personave që u arrestuan për sulmin me thikë ndaj trajnerit të Vllaznisë, Gjoka. Nehat Fojleta 19-vjeç, personi që e goditi me grusht dhe tentoi ta qëllonte me thikë Gjokën ka deklaruar se nuk ka pasur qëllim që ta qëllonte.

  • Skënderbeu barazon në
    Kukës, fitojnë Laçi dhe Teuta

    U luajtën tri ndeshjet e para të javës së 22-të të Superiores. Në një mot me borë, në temperatura të ulëta, sidomos në “Zeqir Ymeri”, futbollistët kanë treguar përkushtim dhe shpirt gare. Kukësi kampion në fuqi ka pritur kryesuesit e Superiores, Skënderbeun dhe ndeshja ka përfunduar në barazim 2-2.

  • Komisioni i Disiplinës
    gjobit Skënderbeun dhe Partizanin

    Janë dhënë vendimet e Komisionit të Disiplinës për situatat disiplinore të fundjavës së kaluar në të gjitha ndeshjet e kampionatit shqiptar

  • Shoqata “fantazmë”,
    Starova: Asnjëherë s’më kanë ftuar

    Agresori dhe bashkëpunëtori i sulmit ndaj trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, u arrestuan, por ngjarja ka ngritur pikëpyetje të mëdha në lidhje me shoqatën “fantazmë” trë trajnerëve, që nuk reagoi aspak në lidhje me ngjarjen e shëmtuar

  • Formula 1, anullohet dita e tretë e
    provave si shkak i reshjeve të borës

    Pista e Montmelos ishte mbuluar nga bora kur ekipet kishin arritur për të nisur provat, duke i detyruar të gjithë të qëndronin nëpër garazhe

  • La Liga, eksperiment i dështuar 
    Espanyol mund 1-0 Real Madrid

    Surpriza në kampionatin spanjoll. Real Madrid bie në Katalonjë. Espanyol mundi 1-0 madrilenët që kishin disa mungesa. Sonte luhen ndeshjet e tjera të javës së 26-të në La Liga ku në fushë zbret edhe Atletico Madrid.

  • Borë e madhe në të gjithë vendin,
    por FSHF nuk e ndal kampionatin

    Programimi absurd dhe krejtësisht amator që FSHF i ka bërë kalendarit të këtij sezoni në elitën e futbollit shqiptar, po dëmton rëndë futbollin shqiptar dhe cilësinë e tij. Nëse në të gjithë Ballkanin dhe jo vetëm, ndeshjet e mesjavës dhe në disa vende edhe ato të fundjavës, janë shtyrë për shkak të kushteve ekstreme atmosferike në rajon, FSHF heziton të japë urdhërin për të ndalur futbollin, pasi ka bërë një gafë shumë të madhe me kalendarin e aktivitetit.

  • Ndryshon formati i Champions
    League, ja rregullat e reja

    Ndryshimet në Champions League do të fillojnë nga sezoni i ardhshëm dhe pastaj do të vlerësohen në dy vitet në vazhdim. Siç raporton faqja zyrtare e UEFA-s, këto janë ndryshimet më të rëndësishme në krahasim me edicionin aktual në formatin e Ligës së Kampionëve.

  • Nis shitja e biletave për miqësoren
    Shqipëri-Norvegji, ja çmimet

    Të gjithë të interesuarit që duan të ndjekin nga afër ndeshjen miqësore Shqipëri-Norvegji, kanë mundësi të blejnë bileta online për të qenë prezent në stadium. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena”, më 26 mars, ora 18:00.

  • Bora, menaxheri i Kukësit: Ndeshja
    me Skënderbeun nuk do të shtyhet

    Menaxheri i klubit të Kukësit, Naim Halili, ka folur në lidhje me shtyrjen e mundshme të ndeshjes Kukësi-Skënderbeu, për shkak të kushteve të vështira atmosferike, teksa stadiumi është mbuluar tërësisht nga bora. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv