Sport

  • Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti mendon se skuadra e tij ka luajtur mirë në përballje me Atletico Madridin (1-1), në sfidën e parë të Superkupës së Spanjës.
  • Liga e Kampioneve, ngecin Napoli
    e Arsenal, sot zbresin 5 çiftet e tjera

    Skuadrave të mëdha do t’iu duhet të djersisnin mirë për të siguruar kalimin në fazën e grupeve në Ligën e Kampioneve. Napoli e Arsenali nuk kanë shkuar më shumë se barazimi në ndeshjen e parë. Napolitanët janë trembur më shumë, pasi Atletik Bilbao i befasoi, kur në 41’ kaloi në avantazh me Muniain, por në 68’ Higuain ka sjellë gjithçka në barazpeshë.

  • Liga e Kampioneve, barazojnë
    Napoli e Arsenali, bind Leverkuseni

    Përfundojnë ndeshjet e para paraeleminatore të Ligës së Kampioneve. Në ndeshjet kryesore, Arsenali nuk shkon më shumë se një barazim pa gola ndaj Beshiktashit, në Turqi. Po në barazim është ndalur edhe supersfida tjetër mes Napolit dhe Atletikos së Bilbaos, të cilët u kënaqën me nga një gol.

  • Prezantohet  Conte tek Italia
    "Më pëlqejnë sfidat e reja"

    Antonio Conte zyrtarisht është prezantuar trajner i Italisë. Ish-trajneri i Juventusit ka firmosur kontratë dy vjeçare me Federatën e Futbollit të Italisë, ku do të përfitojë 8.2 milionë euro. Conte para gazetarëve, ka thënë se është i lumtur që ka marr drejtimin e skuadrës “Azurrë”.

  • Trofeu i parë në Spanjë
    vendoset nga derbi i Madridit

    Real e Atletik luajnë sot në “Santiago Bernabeu” aktin e pare e finales së Superkupës. Pas finales së Lisbonës, ku Reali e mposhti Atletikon në derbin e Ligës së Kampionëve vetëm pas kohës shtesë dhe mori kurorën e dhjetë në Europë, derbi i Madridit rikthehet në Superkupën e Spanjës. 

  • Kombëtarja shqiptare me shtëpi të
    re, 'Elbasan Arena' gati këtë shtato

    Ekipi ynë kombëtar që nga shtatori do të ketë një shtëpi të re dhe ajo do të jetë “Elbasan Arena”. Detaje të reja zbardhen nga projekti për rikonstruksionin e stadiumit të Elbasanit “Ruzhdi Bizhuta”. Siç bëhet e ditur, punimet për rikonstruksionin e ri kanë nisur në mars të këtij viti dhe pritet që të inaugurohet këtë shtator.FOTO

  • "Zonja e vjetër" arrin marrëveshjen
    me sulmuesin kolumbian Falcao

    Juventusi ka arritur marrëveshje me sulmuesin e Monacos, Radamel Falcaon. Sipas “Gazzetta dello Sport” sullmuesi kolumbian duket se është i vendosur që të largohet nga Monaco për të nisur një eksperiencë të re në futbollin evropian.

  • “Çmenduri” e Man.United, gati
    paketa 125 mln euro për Di Marian

    Humbja e pabesueshme në ndeshjen e parë të Premier League ka bërë që në shtëpinë e Manchester United të shpërthejë alarmi duke u rikthyer sërish në merkato. Sipas asaj që bën të ditur “Daily Mail” skuadra angleze është e gatshme të bëjë një ofertë shokuese për argjentinasin e Realit të Madridid, Angel Di Maria.

  • Skënderbeu fiton Superkupën e
    Shqipërisë, mposht 1-0 Flamurtarin

    Kampionja në fuqi e Superligës Shqiptare, Skënderbeu ka siguruar trofeun e parë sezonal në këtë vit të ri futbollistik, falë fitores së ngushtë 1 me 0 ndaj Flamurtarit, në Superkupën e Shqipërisë.

  • Bayern Munich kërkon nga Roma
    mbrojtësin maroken Mehdi Benatia

    Michael Reschke, drejtor teknik i Bayern Munich, ndodhet aktualisht në Romë lidhur me një transfertë të mundshme të mbrojtësit qendror maroken Mehdi Benatia (AS Roma), pas demtimit të Javi Martinez, shkruante të dielën shtypi gjerman. Transferta e marokenit 27-vjeçar pritet të realizohet në ditët e ardhshme për rreth 30 milionë euro.

  • Pirlo e Pogba shkëlqejnë
    në Azi, bind Juventusi

    Andrea Pirlo e Paul Pogba kanë treguar se edhe këtë sezon do të jenë nga protagonistët e Juventusii. Bardhezinjtë kanë mbyllur me një fitore 5-0 turin aziatik.

  • Junajtid humb ndeshjen e parë
    Adnan Januzaj nuk zhgenjen

    Trajneri i ri i Manchester United-it, Louis Van Gaal e ka nisur me humbje aventurën në krye të “Djajve të Kuq”. Swansea ia ka treguar dhembet United-it duke e mundur midis “Old Trafford-it” me rezultat 1-2, në ndeshjen e hapjes së sezonit të ri të Premier League-s.

  • Rekord shumëvjeçar i pathyer
    i kampiones Klodeta Gjini

    Me rezultatin 1.92 metra, 32 vite më parë Klodeta Gjini u shpall rekordmene kombëtare. Me këtë arritje, në garimin e 22 Majit të vitit 1982, në pistën e stadiumit “Qemal Stafa” në Tiranë, por edhe në ato të siguruara në konkurrimet ndërkombëtare.

  • Partizani dëbon sulmuesin brazilian
    nuk bindi trajnerin Duro

    Rafael Leandro Magalhaes nuk është më pjesë e Partizanit. Sulmuesi brazilian që mbërriti me shumë bujë në fillim të korrikut, nuk e ka bindur trajnerin Shpëtim Duro për vlerat e tij dhe dje ai është larguar nga të kuqtë.

  • Voskopojë zbarkojnë kampionët e
    rinj të boksit, premtojnë medalje

    Fitimi i medaljeve në kampionatin Europian të Boksit. Ky është zotimi i trajnerëve dhe sportistëve të sport klub "Tiranës", të cilët po zhvillojnë fazën përgatitore në Voskopojë të Korçës. VIDEO

  • Conte merr drejtimin e Italisë
    shpresa në kombëtaren "axurro"

    Antonio Conte është zgjedhur trajneri i ri i kombëtares së Italisë.  Lajmin e bëri zyrtar kreu i Federatës së Futbollit, Carlo Tavecchio i cili theksoi se ish-tekniku i Juves nënshkroi për dy vjet. Conte do të përfitojë deri në 3.5 mln Euro në vit dhe sipas Tavecchios, kjo kontratë është në të njëjtën linjë me atë të paraardhësit, Cesare Prandelli.

  • Kafshimi i Suarez, shuhen shpresat
    Gjykata refuzon uljen e dënimit

    Gjykata e Arbitrazhit Sportiv, KAS, shuajti edhe ato pak shpresa që kishte Barcelona për një reduktim të dënimit ndaj Luis Suarez. Në Losanë të Zvicrës tre gjykatësit Bernhard Welten, Marco Balmelli dhe Luigi Fumigalli lanë në fuqi vendimin e dhënë nga FIFA në dëm të sulmuesit uruguaian pas kafshimit që i bëri ky fundit, italianit Giorgio Chiellini.

  • Partizani, vjen Arben Muskaj
    largohet Besnik Krasniqi

    Arben Muskaj është përforcimi i radhës i Partizanit. Klubi i kuq ka njoftuar se ka arritur të mërkurën marrëveshjen me lojtarin 20-vjeçar, i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e grekëve të PAS Janinës.

  • Dortmund mposht Bayern Munich
    Superkupa i takon Jurgen Klopp

    Skuadra e Borussia Dortmundit e drejtuar nga Jurgen Klopp ka shënuar fitore në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë kundër Bayern Munichut me rezultatin 2:0.

  • Real Madrid fituese e Superkupës 
    së Europës,Ronaldo shënon 2 herë

    Real Madridi ka triumfuar përballë ekipit tjetër spanjoll të Sevilias në finalen e Superkupës së Europës që u zhvillua në Kardif të Uellsit. Gjithçka ka qenë tepër e lehtë për galaktikë e Carlo Ancelotit që kanë treguar në fushë një superioritet të pabesueshëm. 

Për lajme të tjera kërkoni në arkiv