-
-
KS dënon masakrën në Hula:
Këshilli i Sigurimit i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dënoi mbrëmë unanimisht masakrën në fshatin Hula, Sirisë ku nga bombardimi mbetën të vrarë mbi 100 persona, përfshi dhe 49 fëmijë e 34 gra. Në një njoftim për shtyp pas takimit urgjenttë KS-së thuhet se “përdorimi i forcës së egër” kundër civilëve dhunon ligjet ndërkombëtare.
Damasku të ndalojë dhunën
28 Maj 2012, 06:15 -
-
“Dama plakë”, “hakmerret” në Tiranë
Kush e mban mend një grua të thyer në moshë, në trup dhe në shpirt që kthehet në vendlindje për tu hakmarrë ndaj të dashurit që e braktisi për tu martuar me një të pasur? Për ata që nuk e kujtojnë duhet thënë se ajo është Kler, një grua që luan me fuqinë e parave dhe vë në provë moralin e një qyteti. “Vizita e damës plakë” këtë herë rrëfehet gjatë fundjavës në Universitetin e Arteve, nga trupa e teatrit “Bylis”.
27 Maj 2012, 16:54 -
Swoboda: Presidenti të jetë mbi politikën,
“Zgjedhja e Presidentit mbetet një çështje shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe kandidati i duhur për president duhet të jetë një kandidat mbi politikën që të ketë besimin e të dyja palëve, të qeverisë dhe opozitës”. Kjo ka qenë deklarata e kryetarit të grupit parlamentar socialist dhe dekokrat në Parlamentin Europian, Hannes Swoboda gjatë forumit "Europa mes meje dhe teje", ku ishte i pranishëm edhe kryesocialisti Edi Rama si dhe ish-ministri i jashtëm grek Stavros Lambrinidis.
bëni reformë gjithpërfshirëse
27 Maj 2012, 15:58 -
Bashkia e Tiranës, ndihma për familjet në nevojë
100 familje në nevojë të kryeqytetit të cilat marrin trajtim në qendra sociale të cilat janë ngritur me nismë të Bashkisë së Tiranës do të përfitojnë për 6 muaj pako ushqimore. Projekti është financuar nga Alpha Bank dhe për 100 familjet në nevojë do të mundësohen pako ushqimore, deri në muajin qershor.
27 Maj 2012, 15:02 -
Suksesi në Eurosong, Berisha
Rona Nishliu, që përfaqësoi vendin tonë në këtë eveniment të rëndësishëm kulturor me këngën “Suus”, e ngjiti Shqipërinë në vendin e pestë, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm që mbahej prej këngëtares Anjeza Shahini, me këngën “Image of you”, në vitin 2004 kur Shqipëria u rendit në vendin e shtatë. Berisha uron Ronën: Përfaqësove shqiptarët në mënyrë të mrekullueshme.
uron Ronën: Je zëri absolut
27 Maj 2012, 12:12 -
28 Nëntori pa Berishën
Kreu i PS, Edi Rama ne editorialin e tij të rradhës thekson se "E vetmja mënyrë për ta kremtuar ditën e pavarësisë, pa e ngrënë tërë turpin e këtij viti me bukën e dështimeve të shkaktuara për hir të pushtetit dëmsjellës e qesharak të këtij personazhi, është që ky njeri të mos jetë më kryeministër kur të gdhihet 28 nëntori e të këndohet himni kombëtar". Rama bën ftesë për të bashkuar votat kundër Berishës.
27 Maj 2012, 12:08 -
-
-
Vrau komisionerët, familjarët:
Pas arrestimit të 43-vjeçarit shqiptar në Athinë , Kastriot Fejzo kane reaguar familjaret e tij. Ata deklarojnë se 43-vjeçari, babai i 4 fëmijëve nuk është fajtor për akuzat që janë ngritur kundrejt tij. Sipas tyre, Kastrioti, cili akuzohet për vrasjen e dy personave dhe plagosjen e pesë të tjerëve, ngjarje kjo e ndodhur në qershor të 97-të, në qytetin e Ersekës, nuk ka qene i pranishëm në ngjarjen e ndodhur 15 vjet më parë dhe kjo sipas tyre vërtetohet me dokumente dhe dëshmi të familjarëve të vetë viktimave.
Lironi Kastriotin, i pafajshëm
27 Maj 2012, 10:11 -
Arbri fitues i BB5, çmimi i madh
Pas 3 muajsh qëndrimi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, dje në mbrëmje u shpall edhe fituesi i Big Brother Albania 5. Ishte pikërisht Arbri ai që arriti ta fitonte çmimin e madh prej 100 milion lekësh. 25-vjeçari nga Prishtina, ka qenë një nga banorët më të fortë dhe më karizmatik, të këtij reality show. Ai është shprehur shpeshherë se nëse do të fitonte çmimin e madh, do ta ndante atë me familjen e tij.
për herë të parë në Kosovë
27 Maj 2012, 09:09 -
Austriakët, tri nota proteste
Autoritetet diplomatike austriake në Tiranë në të paktën tre raste kanë bërë notë proteste pranë Ministrisë së jashtme të Shqipërisë për shkeljet e kryera në Vjenë nga Selvi Beçaj, vajza e kryetares së Gjykatës së Lartë. Ky fakt zbulohet në gazetën “Shqiptarja.com”, e cila publikon në shkrimin kryesor të sotëm vendimin e Gjykatës së Tiranës i cili zbardh detajet e pathëna deri më sot, gjashtë muaj pas largimit të saj nga detyra si diplomate në Vjenë.
ndaj vajzës së Shpresa Becajt
27 Maj 2012, 06:49 -
Formula Krugman: Mësues
Intervistë fituesit të çmimit Nobel, tashmë një “guru” për të majtën e re amerikane. “Qeveritë duhet të shpenzojnë më shumë”. Disa e shohin si sekretarin e ardhshëm të Thesarit në SHBA nëse Obama rizgjidhet. Por ai thotë: “Më mjafton të bëj ndëshkuesin e ideve të gabuara”.
dhe welfare kundër krizës
26 Maj 2012, 21:20 -
-
Berisha përshëndet alpinistët e
Kryeministri Berisha, i cili vizitoi sot Budvën për të marrë pjesë në takimin e Evropës Juglindore, përcolli prej andej një urim për alpinistët shqiptarë, që u ngjitën në Everest duke valëvitur aty flamurin shqiptar.
Everestit: Historike për sportin tonë
26 Maj 2012, 18:07 -
-
-
-
-
