-
Tiranë, vodhën 100 navigatorët
Autorët fillimisht thyenin xhamin e pasagjerit të automjetin, ndërsa më pas hynin për të marrë pjesët e shtrenjta të makinës luksoze, duke i çuar për shitje në pjesë këmbimi. Autorët e implikuar ishin bërë profesionist në realizimin e vjedhjes së automjeteve të kushtueshme. (Ne foto objektet e sekuestruara nga policia)
e makinave luksoze, arrestohen
21 Janar 2012, 08:51 -
Projekti antishqiptar i varrezave greke
Para disa vitesh(më 2008) Shqipëria dhe Greqia nënshkruajtën marrëveshjen për ndërtimin e dy varrezave për eshtrat e ushtarëve grekë, të rënë gjatë luftës italogreke në territorin e Republikës së Shqipërisë. Lajmi u bë i ditur në fillim nga Ministria e Jashtme greke dhe më pas Ministria e Jashtme e Shqipërisë e cila njoftoji me një komunikate për shtyp duke mos dhënë shumë hollësira rreth kësaj marrëveshje. Por në fillim të këtij viti Berisha sipas medieve ka urdhëruar nxitimin për realizimin e këtij projekti antishqiptar.
20 Janar 2012, 16:53 -
Ekonomia e Republikës
Republika e Kosovës është Republikë Parlamentare me Kuvendin e Republikës së Kosovës si organin e saj më të lartë politik, përfaqësues e legjislativ në Kosovë. Nëpërmjet vendimit për reciprocitet të plotë politik, ekonomik dhe tregtar me Serbinë, Kuvendi i Kosovës praktikisht mori vendim që t’ia mbyllë derën Serbisë në Kosovë përderisa ajo e mban derën e mbyllur për Kosovën. Nuk do shumë mend për ta kuptuar që aktualisht nuk ka kurrfarë reciprociteti me Serbinë.
20 Janar 2012, 16:48 -
Video Prifti-Beqiraj,
Videoja e transmetuar dje nga Spartak Braho, sipas personazheve që shfaqen në të, është e vjedhur nga tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të ekspertuar video- skandalin e Ilir Metës. Ata kërkuan kompjuterin si prove për të bërë ekspertizën dhe kanë kopjuar prej andej gjithë videot dhe materialet private të Dritan Priftit dhe video e transmetuar është e cunguar dhe spekulative. Videoja e transmetuar dje nga Spartak Braho, sipas personazheve që shfaqen në të, është e vjedhur nga tre ekspertët e caktuar nga Gjykata e Lartë për të ekspertuar video-skandalin e Ilir Metës.
ja pjesët që hoqi Braho
20 Janar 2012, 16:00 -
Qeveria bojkoton presidentin
Në takimin me trupin diplomatik të akreditar në Tiranë, kreu i shtetit tha se sfida në 100 vjetorin e Pavarësisë është marrja e statusit kandidat për anëtarësim në BE. Në pritja nga qeveria ka marrë pjesë vetëm ministri i jashtëm Edmond Haxhinasto, ndërkohë që tradicionalisht në të marrin pjesë drejtues të qeverisë dhe të Kuvendi. ( Në foto: Presidenti Topi me ambasadorin amerikan Withers gjatë pritjes në Durrës)
në takimin me diplomatët e huaj
20 Janar 2012, 15:50 -
Zyhdi Dajti: Si vdiq Ziveri
Në një intervistë për gazetën Shqiptarja.com, ish shefi i policisë bashkiake më 21 janar 2011 thyen heshtjen, dhe flet për tragjedinë që i mori jetën 4 personave. “Kur pashë se u rrëzua një person (ishte Ziver Veizi), unë kujtova se u rrëzua ndoshta ngaqë kishte thyer këmbën apo ishte penguar. Mendova të shkoj ta ndihmoj në vend. Por ai dha shpirt për 1 minutë e 30 sekonda”, rrëfen Dajti. (Në foto: Zyhdi Dajti)
në duart e mia më 21 jana
20 Janar 2012, 15:09 -
Braho publikon përgjimin
Një videopërgjim është futur në transmetim direkt televiziv nga avokati i Ilir Metës, z.Spartak Braho dhe komprometon ish-ministrin e Ekonomisë dhe deputet i Parlamentit, Dritan Prifti.Në të shfaqet edhe ish zv.ministri i METE, Leonard Beqiraj, i cili mohon se bëhet fjalë për korrupsion.
për Dritan Priftin
20 Janar 2012, 12:00 -
PS homazh 4 viktimave,nesër
Do të mobilizohen 800 efektivë të policisë, gardës dhe forcave Renea. Burimet policore thanë për Shqiptarja.com se është hartuar plani i masave të sigurisë për protestën – homazh që opozita do të organizojë nesër, në njëvjetorin e 21 janarit 2011. PS publikon axhendën: fjalime pas vendosjes së luleve. (Nr foto pamje nga 21 janari i një viti më parë) 21 janar, Berisha braktis Tiranën për Lushnjen Opozita homazh për 21 janar: Prokuroria të zbardhë vrasjet 21 janari, Arvizu: Të hetohet kush dha urdhër që të qëllohej Berisha: Vrasjet, ndoshta nga Garda
“blindohet” kryeministria
20 Janar 2012, 11:17 -
-
Provimi i shtetit, rrëzohen
Provimi i shtetit zhvillohet për herë të parë në vendin tonë. Atij i nënshtrohen të gjithë ata që janë diplomuar në vitin 2010 në degët emjekësisë, veterinarisë, inxhinierisë, arkitekturës, drejtësisë dhe mësuesisë. Vetëm nëse marrin këtë provim studentët marrin licencë për të ushtruar profesionin.
33 stomatologë
20 Janar 2012, 10:12 -
"Hakmarrja për drejtësi"
Emri i njohur për policinë shqiptare, ka rënë dje në pranga së bashku me dy persona të tjerë që ishte i shoqëruar, konkretisht Gentian Kaçe dhe një polic. Hate është një nga personat e dyshuar të bandës "Hakmarrja për Drejtësi" dhe ishte shpallur në kërkim që nga viti 1994, ndërsa dy të tjerët janë kapur me pistoleta dhe me maska.(ne foto Dritan Hate)
Arrestohet Dritan Hate
20 Janar 2012, 07:51 -
-
Freedom House: Shqipëria
Në një intervistë që i dha Zërit të Amerikës, zëvendës presidenti për strategjinë dhe analizën në "Freedom House", Christopher Walker, thotë se disa nga arësyet për rënien ishin dhuna në protestat e janarit 2011 që shkaktoi vdekjen e disa personave dhe vështirësitë në luftën kundër korrupsionit.
mes 21 janarit e korrupsionit
19 Janar 2012, 19:26 -
21 janari…. Një histori e papërfundua
21 janari u shndërrua në një ngjarje unikale në historinë e tranzicionit shqiptar. Gjatë 20 vjetëve të tranzicionit kishin ndodhur ngjarje dramatike, madje edhe tragjike, siç ishinvrasjet e 2 prillit dhe trazirat e 1997. Ndërkohë kujtimi i 97 rrinte mbi shqiptarët si shpata e Demokleut. Por, 1997 u prodhua nga një seri faktorësh dhe në një situatë të mbarsur me një krizë të shumëfishtë; 21 janari duke ardhur si një shpërthim popullor, në një klimë të mbarsur nga manipulimi i zgjedhjeve, shkaktoi një episod gati të harruar në vendet demokratike: vrasjen e demonstruesve. Kujtim vijnë në një libër nga Fatmir Xhafaj.
19 Janar 2012, 18:46 -
Berisha: Do iki nga politika,
Deklarata është bërë në intervistën e kryeministrit në emisionin “Debat” të gazetarit Alfred Peza. Intervista është zhvilluar në një prej sallave më luksoze në kryeministri, e cila është mobiluar nga ish kryeministri Nano.(Në foto: Kryeministri Berisha gjatë intervistës me gazetarin Alfred Peza)
nëse humb në zgjedhjet
19 Janar 2012, 16:54 -
I ftohti, Korca mbyll shkollat
I ftohti i vazhdueshëm ka sjellë pezullimin e zhvillimit të mësimit në disa prej shkollave dhe kopshteve të qarkut të Korçës. 130 shkollat do të mbyllin dyert pa afat duke lënë pa mësim 21 mije nxënës. Në Fier prej dy ditësh nxënësit e shkollave kanë zhvilluar mësim në temperatura shume të ulëta dhe pa ngrohje. Shkak është bere mungesa e energjisë me të cilën shkollat sigurojnë ngrohjen.
studentët fierak në protestë
19 Janar 2012, 14:49 -
Xhafaj: 21 janari, i mjegulluar
Sekretari i çështjeve ligjore në PS, Fatmir Xhafaj nxjerr në treg librin "21 janari.. Një histori e papërfunduar”. Gazeta "shqiptarja.com" publikon pjesë të librit. "21 janari u karakterizua nga përpjekje të hapura të strukturave shtetërore për të penguar zhvillimin e demonstratës. (Ne foto: Kopertina e librit )
ja ligjet që shkeli Garda
19 Janar 2012, 14:35 -
CEZ: Kontroll faturuesve
Pas shqetësimeve të herëpashershme në media dhe në opinionin publik për faturimin e energjisë elektrike, CEZ duke filluar nga kjo javë e deri në fund të muajit shkurt, do të kontrollojë mbi 100 faturistë të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, të cilët do të shoqërohen në terren nga një menaxher.
për ankesat e qytetarëve
19 Janar 2012, 14:06 -
Viti 2011, Naco: Do privatizohen
Naco njoftoi se METE po mbyll procedurat për garën konkurruese për HEC-et në kaskadën e Vjosa dhe Osum me fuqi të instaluar 450 MW, ndërsa ka gati për të futur në privatizim 100% të aksioneve për 4 HEC-et e mesme të Ulzës dhe Bistricës. (Ne foto: Nasip Naco)
HEC-et e Ulzës dhe Bistricës
19 Janar 2012, 14:02 -
100 vjetori i Pavarësisë, Rama
Nga dita e sotme flamuri kuq e zi valëvitet dhe në zyrën e kryetarit të opozitës Edi Rama, në selinë rozë. Një ditë më parë fotot e siguruara nga shqiptarja.com treguan se kreu socialist kishte vendosur flamurin edhe në ballkonin e apartamentit të tij në rrugën Myslym Shyri. ( ne foto flamuri shqiptar ne zyren e Edi Rames ne PS)
vë flamurin dhe në zyrë
19 Janar 2012, 13:50 -
Anri Sala zgjidhet të prezantojë
Ministri francez i Kulturës ka përzgjedhur Anri Salën për të prezantuar Francën në Bienalen e Venecias në 2013. Bertrand Lavier, Tatiana Trouve (fituese e cmimit Duchamp në 2007) dhe Adel Abdessemed janë përzgjedhur gjithashtu në garë për të prezantuar Francën në festival. (Ne foto: Anri Sala)
Francën në Bienalen e Venecias
19 Janar 2012, 13:31
